Jeni në klasë të parë! Sapo keni mbaruar abetaren! Antologji e dedikuar për fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë! Tashmë mund të lexoni vetë librin tuaj! Praktikoni leximin dhe argëtohuni me historitë e bukura!
Një përmbledhje me vjersha të shkurtra për kafshët. Nëpërmjet tyre, fëmijët mësojnë artistikisht një vjershë dhe në të njëjtën kohë njihen me kafshë të rralla. Libri është një lloj enciklopedie poetike për fëmijë.
Libri, “Lodërzat e alfabetit”, ju mëson fëmijëve, 36 germat e alfabetit, nëpërmjet vjershëzave dhe ilustrimeve me ngjyra.
Vjershëzat, mund të përdoren, sipas alfabetit, për t’u recituar në festën e abetares.