titleToAlt
Ndërsa gjendesha në Shqipëri nën hijen e një pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të shkuarën e dhimbshme të këtij vendi. M'u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetuara nën diktaturën staliniste të mos harrohen. Por, gjithashtu, puna e bërë nga ky vend për të rilindur meritonte të përshëndetej dhe duhet të tregoja se kultura e tij, e ngulitur thellë në atë të Evropës, ishte gjymtuar dhe tani po gjente fytyrën e saj të re.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Realiteti që kemi jetuar dhe vuajtur me Xhovanin (Falkone) dhe Paolon (Borselino), tregon që ndryshe nga sa përsëritet nëpër ceremonitë zyrtare, kjo e keqe - mafie nuk është tërësisht vetëm jashtë nesh, është edhe ndër ne". Sa sipër do të thotë që vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk kanë vetëm fytyrën e shëmtuar dhe të pamëshirëshme të atyre që në skenën e krimeve kanë spërkatur duart me gjak, por edhe jo pak të tjerëve me shumë fytyra. Një takem njerëzish me jaka të bardha që kanë frekuentuar të njëjtat shkolla tona dhe që mbushin sallonet më të mira: kryeministra, ministra, parlamentarë kombëtar e rajonal, presidentë të rajonit të Siçilisë, krerë të shërbimeve sekrete e të policisë, magjistratë të lartë, avokatë që kullosin në parcela të arta, personazhe në majën e ekonomisë e të financës e shumë të tjerë. Edhe pse janë evidentuar përgjegjësi penale të vërtetuara nga vendimet përfundimtare që kanë kushtuar lotë e gjak, ato janë anashkaluar nga retorika publike boshe dhe nga një sistem mediatik që, përveç pak rasteve, ka ndriçuar e dhënë dritë të gjallë vetëm fytyrës së planetit - mafie, një botë e vrasjeve, kërcënimeve, xhvatjeve, trafikut dhe e drogës.” Nga parathenia e Roberto Skarpinatos Në këtë libër, diskutimet, intervistat, fjalët e Xhovani Falkones (1939- 1992) dhe Paolo Borselinos (1940-1992) dy shërbetorë të Shtetit. Një homazh detyrues dhe një kthim i domosdoshëm në burimet, domethenë në atë që kanë thënë dhe shkruar, tanimë që duket se po dalin në dritë të vërtetat për të cilat të dy kanë sakrifikuar jetën. "Rreziku i vërtetë është plogështia morale. Papajtueshmëria kushton shumë mundim". Piero Kalamandrei
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Gëzim ABDISHAHI u lind më 20.09.1974 në fshatin Tilaj, Kavajë. Shkollën 9-vjeçare e kreu në vendlindje dhe më pas studimet e mesme në shkollën profesionale agrobiznes në Golem, Kavajë. Ndërsa studimet e larta i kreu në universitetin islamik në Medinë të Arabisë Saudite. Ka shërbyer si imam dhe predikues në xhaminë e Golemit, duke qenë njëkohësisht punonjës i Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga viti 2004 dhe momentalisht mban postin këshilltarit të kryetarit aktual të Komunitetit. Ka shkruar artikuj të ndryshëm në shtyp dhe ky është libri i tij i parë publicistik.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza i lutet Clinton (Uashington, 1997): "Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Presidenti Clinton (te varri i Nënë Terezës, 2001): "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë." Presidenti Ibrahim Rugova (2005): "Pavarësia e Kosovës është kompromisi i shqiptarëve". Kryeministri Sali Berisha (2006): "Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme". Presidenti George W. Bush (Tiranë, 2007): "Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë". Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë (17.2.2008). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22.7.2017): "Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk është në shkelje të drejtës ndërkombëtare".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Tek furgoni m'u bë zemra mal teksa pashë banorët e "Unazës" që ishin ende përballë rajonit duke protestuar. Për një çast e harrova të keqen që më kishte zënë për të parën herë në jetë dhe që s'e kisha përfytyruar kurrë, pasi rrugën time që nga shkolla e politikës, e mendoja se do kalonte nëpër kancelari, tribuna konferencash apo takime të përmalluara me elektoratin. Por kurrë arrestim! Shqipëria jetonte një kohë tjetër nga ajo që shënonte në kalendar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Simon Sebag Montefiore lindi më 1965 dhe studioi historinë në Ko legjin Gonville and Caius të Kembrixhit. Libri i tij i parë historik Katerina e Madhe dhe Patjomkini hyri në listat përfundimtare të çmimeve Samuel Johnson, Duff Cooper, dhe Marsh Biography. Stalini: Oborri i Carit të Kuq fitoi Çmimin Vjetor të Librit Historik në serinë e cmimeve të blatuara nga British Book Aëards. Stalini i ri qe fitues i cmimit Costa Biography Prize, të Bruno Kreisky Prize për Literaturën Politike, të Los Angeles Times Book Prize për biografinë më të mirë, dhe të Çmimit të Madh të Biografisë Politike, dhe u përfshi në James Tait Black Memorial Prize. Ai është gjithashtu autor i romanit Sashenka. Librat e Montefiores janë bestseller-e në përmasa botërore, dhe janë botuar në 35 gjuhe. Monstrat, vëllimi shoqerues i Heronjve është botuar gjithashtu nga Quercus. Anëtar i Shoqatës Mbretërore te Lëtërsisë, ai jeton në Londer me të shoqen, romancieren Santa Montefiore, dhe dy fëmijët e tyre
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Romanovët kanë qenë dinastia me e sukseshme e kohëve moderne, duke sunduar një të gjashtën e sipërfaqes së botës. Si arriti një familje mbretërore të shndërronte një principatë të rrënuar nga lufta në një nga perandoritë më të mëdha të botës? Dhe si e humbi pastaj krejt atë? Kjo është historia e vërtetë e dymbëdhjetë carëve dhe careshave, disa të karakterizuar nga gjenialiteti, disa nga çmenduria, por të gjithë të frymëzuar nga autokracia e shenjtë dhe ambicia perandorake. Kjo kronikë tejet rrëmbyese e Montefiores nxjerr në pah botën e tyre të fshehtë për një etje të pakufishme për pushtet dhe për ndërtimin e një perandorie të pamëshirshme. Ajo është një botë e mbushur me koncpiracione të oborrit mbretëror, rivalitete familjare, dekadencë seksuale dhe ekstravagancë të egër, me një kastë aventurierësh, kurtizanesh, revolucionarësh, dhe poetësh, nga Ivani i Tmershëm deri tek Tolstoi, nga mbretëresha Viktoria deri te Lenini.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jeruzalemi është historia epike e tre mijë viteve të besimit, fanatizmit, gjakderdhjes dhe bashkëjetesës, nga mbreti David në shekullin e 21-të, që nga lindja e judaizmit, krishterimit dhe islamizmit në konfliktin Izrael-Palestinë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Flamuj të zinj. Ngritja e ISIS-it” është një histori e shkëlqyer dhe e plotë që zbulon harkun e gjatë të kërcënimit ekstremist më të rrëzikshëm të ditëve tona. Kjo vepër ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Massacres in Chameria: survivors’ testimonies of the genocide of Albanians in Chameria, mostly during 1944-1945.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Diskutime për stresin identitetin,marrëdhëniet,familjen e shkollën dhe të ardhmen. Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit,psikologët,mësuesit,për të diskutuar nv grupe të vogla e tv mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Legjenda e Leninit,legjenda e mugët që e ka kthyer atë borgjez të vogel fanatik,atë babëlok të ndrojtur e të vrazhdë,në një përbindësh të etur për gjak,në një Xhengis Khan proletar të dalë nga fundi i Azisë për t'u turrur drejt pushtimit të Europës ,nuk do të kishte lindur kurrë pa optimizmin e Kandidit dhe Babitit,heronjve përfaqësues të borgjezisë perëndimore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“1989: Fundosja e Utopisë” zë vendin e duhur në biblotekën e mendimit politik, duke plotësuar një zbrazëti të ndjeshme, por edhe dritë mbi shumë dukuri që, në mënyrë të drejpërdrejtë ose terthorazi, kanë qenë pjesë e histories përgjatë gjysmëshekulit të diktaturës në vendin tonë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Aleanca mes Greqisë dhe Jugosllavisë është në qendër të këtij libri, të shkruar nga një autor grek që denoncon intrigat historike mes këtyre shteteve në dëm të shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Libri ndalet në kohën e diktatorit Milloshevic dhe mbështetjen që ai gjeti tek qeveritë greke për të shtypur Kosovën.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një analizë e kujdeshme mbi krizën e naftës sot.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania