Blije këtë produkt
300 Lekë

Lisi dhe milingona ( Botuar nga: Dyrrah në 2010 )

Autori:  Viktor Canosinaj

Histori për fëmijë. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".

Çmimi: 300 Lekë
Blije këtë produkt
300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dyrrah (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-688-6-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 48
  • Përmasat e librit: 160 x 231 x 2 mm

Njihu me Autorin

Viktor Canosinaj -

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960 në Vlorë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. Pas studimeve universitare ne Gjuhë - Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes. Ai gjithashtu ka punuar për kujdesën e fëmijëve në një fshat të SOS-it. Në vitet 70 publikonte poezi dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania