Lidershipi Shqiptar Shqipëria Politike 1912-1989 ( Botuar nga: Geer në 2018 )
Ismail Qemali është modeli i liderit me tërësi tiparesh individuale. Ai mishëron Merin rilindas, liberalin perëndimo;,shtetarin osman, diplomatin e regjur dhe kalkuluesin konjuktural. Ismail Qemali ishte i prirur për stil udhëheqes bashkëpunues, sjellje motivuese, stil efikas dhe frymë pozitiviste.
Fan S.iNoli ngeli lider me aftësi universale por me sjellje kundraverse. Noli demostronte autoritet dhe papajtueshmëri, theks të fortë në detyrë dhe me më pak theks ne kërkesat e njerëzve. Noli ishte autokrat e determinues, imponimin e personalitetit dhe dominues mbi të tjerët .Ai ishte kontrollues, kërkues dhe drejtoi me stil autokratik, i pershtatshëm si Iider në situate të caktuar, ndërsa me ndryshimin dhe evoluimin e situates nuk e përshtati stilin e tij udhëheqës.
Ahmet Zogu demostroi inteligjence natyrore, aftësi njohje të njerëzve, natyrë te qetë e dinjitoze. pasionante e xheloze, dredharake dhe oportiuniste, të vetëpërmbajtur dhe imponuese. Zogu nuk simbolizon liderin me një tërësi sjelljesh ndikuese, dominues dhe të identifikueshëm. Zogu ishte mbreti pa mbretëri, lideri pa lidership, politikani me paqëndrueshmëri, autokrati europian me sens anti - Europian.
EnverHoxha është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtuesi Partisë Komuniste Shqiptare. Ai u rrit dhe edukua nën ndikimin majtist Perëndimor, fliste rrjedhshem, kishte kulture dhe më i lexuar në raport me liderët komunist të bllokut lindor. Ai simbolizon liderin politik me bazë historike të qëndrueshme dhe elementë që evoluojnë. Ai ngelet lider me profil ideologjik socialist nacional shqiptar. Ai përformonte me kulturë, demostronte popullaritet dhe sjellje populiste kishte aftësinë ti kombinonte dinakërinë, vigjilencën ballkanike, ideologun, parimorin. aplikuesin e metodologjisë dhe të zakone e post leniniste. Lidershipi i tij është një përzierje dhe mpleksje e teorisë së tipareve te trashëguara dhe të adoptimit situational.
Çmimi:
1000 Lekë