Blije këtë produkt
1800 Lekë

Libri i zi ( Botuar nga: Skanderbeg books në 2020 )

Autori:  Orhan Pamuk
Përkthyesi:  Hysen Voci

Galipi, një avokat nga Stambolli, pinjoll i një familjeje të madhe, ka hyrë në rutinën e martesës së tij, edhe pse e ka prekur ëndrrën: është martuar me vajzën që ka dashur qysh në femijëri, e cila është njëherësh edhe kushërira e tij e parë. Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur. Orhan Pamuk ndërthur historinë prej "detektivi" të Galipit, me kronikat e shkruara nga Xhelali ndër vite dhe ndërton një histori të pazakontë. Tek endet në kërkim të Ryjasë së tij të dashur, avokati ynë do ta përshkruajë mahnitshëm Stambollin e paqetë e plot kaos të fillimit të viteve 70-të, mu pas grushtit të fundit të shtetit, mes trazirash politike që nisën qysh pas vdekjes së Ataturkut. Përse e ka lënë Ryjaja aq befas? Galipi nuk është më i qetë në lëkurën e vet dhe nis ngadalë mu si një dytës, të marrë identitetin e Xhelalit, njeriut që ka adhuruar më së shumti në jetë, nis të flejë natën në shtratin e tjetrit dhe të veshë përnjëmend rrobat e tjetrit, t'i përgjigjet telefonit të tij, madje zë e shkruan edhe kolonat e tij të gazetës. "Libri i zi" është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.

Çmimi: 1800 Lekë
Blije këtë produkt
1800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Skanderbeg books (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 4279 7 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 554
  • Përmasat e librit: 138 x 210 x 40 mm

Njihu me Autorin

Orhan Pamuk - 02 Mars 2016

http://www.orhanpamuk.net/

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania