Blije këtë produkt
1000 Lekë

Libri i kuq i adresave ( Botuar nga: Botimet IDK në 2020 )

Autori:  Sofia Lundberg
Përkthyesi:  Virgjil Muçi

Ai bllok me kapak të kuq lëkure, që dikur asaj ia kishte dhuruar i ati, ishte për të gjëja më e shtrenjtë. Aty ishte historia e jetës së saj, që kur, fare e re në moshë, kish punuar si shërbyese në Stokholm, më pas, kur qe bërë modele për shtëpitë e modës në Paris, e në fund në Nju Jork, ku kishte vajtur të jetonte në prag të Luftës së Dytë Botërore. Aty, në atë bllok të vogël të kuq qenë të gjithë ata që ajo kishte njohur e dashur, të afërm, miq, dashnorë, secili prej të cilëve kishte një vend të vetin në romanin e jetës së saj. Secili syresh me një histori të vetën. E shfletonte gati përditë, herë për të shtuar në të një emër, e një adresë të re. Herë të tjera thjesht për të vizituar hartën e saj të kujtimeve, e nganjëherë edhe për të shtuar një X para emrave të atyre që tashmë s'ishin më. Sepse Dorisi e ndjente për detyrë t'i mblidhte gjithë ato histori bashkë, në mënyrë që një ditë mbesa e saj e dashur Xheni, i vetmi njeri i afërm që i kishte mbetur, të kishte mundësi të njihej me historinë e jetës së saj aq të vrullshme që ajo kishte patur mes Stokholmit, Parisit, e Nju Jorkut. Dhe të njihej dhe me Alanin, njeriun që ajo kishte dashur më shumë në jetë... “Në jetën e njeriut janë të pakët ata libra që lexuesi i mbart përjetë me vete. Për mua ky libër është pikërisht një prej atyre.”- Nina George

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet IDK (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 136 77 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 340
  • Përmasat e librit: 145 x 206 x 33 mm

Njihu me Autorin

Sofia Lundberg -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania