Blije këtë produkt
300 Lekë

Arti i të pleqëruarit ( Botuar nga: Ideart në 2003 )

Përkthyesi:  Erion Kristo

Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mplak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes. Ky traktat, përveçse është një ese filozofike mbi pleqërinë, e sheh atë me qetësi, në kontekstin e vet natyror, dhe në të njëjtën kohë, është një përmbledhje e personazheve më të rëndësishëm të historisë së asaj kohe. Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Nëse pleqëria e zhvesh njeriun nga kënaqësia e seksit, e çliron atë nga skllavëria e seksit, duke ia bërë jetën më të qetë. Fakti, që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë, si të kthehesh në port pas një lundrimi të gjatë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jete të rregullt dhe të përkorë.

Çmimi: 300 Lekë
Blije këtë produkt
300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ideart (2003)
  • Botuar në: 2003
  • ISBN-13: 978-99943-604-8-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 96
  • Përmasat e librit: 110 x 180 x 10 mm

Njihu me Autorin

Marco Tulio Cicerone -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania