Blije këtë produkt
800 Lekë

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve ( Botuar nga: Plejad në 2012 )

Autori:  Mehdi Frashëri

Veprimet që veprojnë përmbi kombet, kaq të shumta janë, të largëta e të mpleksura, sa shumë herë, shkoqitja e këtyre është e pamundshme. Por megjithëkëtë, kjo gjë s'na ndalon dot të mejtohemi për shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve të sotëm dhe ajo e kombeve të shkuar që kanë ardhur mbi faqen e dheut, studimi i klimës, i vendit, mbi njerëzit, mbi kombet, na kanë zbuluar mjaft të vërteta, për të dhënë kurajo të shkoqitim këto ngjarje. Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e tij, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë, se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot? Arbëri e vjetër, meqenëse fjala Shqipëri është fjalë e re, ndaj vjetërsisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri; se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë pasë ndenjur qëmoti, gjithë vëllazëritë arbnore. Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha: Iliria, Epiri, Maqedonia.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Plejad (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-99956-57-82-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 359
  • Përmasat e librit: 145 x 208 x 25 mm

Njihu me Autorin

Mehdi Frashëri -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania