Historiku i botërorëve të futbollit Kupa e Botës II ( Botuar nga: Botimet MAX në 2010 )
"Historiku i botërorëve të futbollit", i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës - një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël. Skuadrat më të famshme dhe lojtarët-yje ndjekin njëri-tjetrin botëror pas botërori, duke krijuar kështu një mozaik rrëzëllues. Kupa ishte një ide e FIFA-s, që u hodh në vitin 1921, vendimi u mor më 1928-n, ndërsa turneu u zhvillua më 1930-n. Është një takim, që bëhet çdo katër vjet, ku merr pjesë e gjithë bota dhe të gjithë drithërohen. Është një gjuhë universale, e thjeshtë, emocionuese, që shprehet me lëvizjen spektakolare të topit me këmbë, që ndriçohet nga krosimet e bukura dhe që të ekzalton me golat.
Çmimi:
400 Lekë