Delikat dhe kompleks, ky roman e përthith lexuesin dhe nuk e lë të ikë.
Ningen Shikkaku, vepra më jetëgjatë e gjigantit të letërsisë japoneze të pasluftës, ofron një portret të luftës së një të riu për të mbijetuar në një botë, të cilën ai nuk e kupton dot. Historitë e tij të mallkuara të dashurisë, mendimet mbi njerëzimin dhe frika e vazhdueshme nga ekspozimi i shqetësimeve të tij të vazhdueshme të hedhura në "fletoren" e tij dhe rënia graduale drejt vetëshkatërrimit është përafërsisht jeta e vetë autorit.
OSAMU DAZAI (1909 - 1948) vijon të jetë një nga shkrimtarët më të lexuar në Japoni edhe sot dhe është shumë i njohur nëpër të gjithë botën për romanet e tij introspektive e të zymta të rrëfyera si tregime për fëmijë. Ky libër vjen në shqip për herë të parë krahas romanit tjetër të Dazait, Dielli që perëndon.
Çmimi:
700 Lekë