Një dialog i pambaruar ( Botuar nga: Logos-A në 2020 )
Në këtë intervistë-rrëfim do të lexoni se si Kim Mehmeti, erdhi dhe u bë njeriu për të cilin lindi. Siç ai rrëfen pa asnjë klishe, i ati do kish dashur të ish bërë një hoxhë a një mjek. Pa prekur asnjë ndjeshmëri në projektimet e një ati ndaj të birit, Kim Mehmeti larg çdo parashikueshmërie dhe projektimi prindëror, u bë ai që lindi. Vetja e tij kishte ardhur e shënjuar si një zë i mendjes, duket se ai u bë ai zë. Kim Mehmeti është kordë e rëndësishme e zërit të brendshëm të "Shqipërive" tona, siç i quan ai.
Çmimi:
700 Lekë