titleToAlt
Xhudi dhe vëllai i saj binjak, Noa, janë jashtëzakonisht të lidhur. Në moshën trembëdhjetëvjeçare, Noa, tip i mbyllur, vizaton pareshtur kurse Xhudi guximtare hidhet nga shkëmbinjtë, vë buzëkuq dhe flet sa për të dy. Por, tre vjet më vonë, kur ishin gjashtëmbëdhjetë vjeç, Xhudi dhe Noa mezi flasin mes tyre. Ka ndodhur diçka që i shtyu binjakët në drejtime e rrugë të kundërta... deri sa Xhudi njeh një djalë hokatar e të bukur, por edhe dikë tjetër, një forcë te re e të paparashikueshme në jeten e saj. Vitet e para janë historia e Noas. Vitet e fundit i perkasin Xhudit. Ajo që nuk kuptojnë binjakët është se secili ka vetëm gjysmën e historisë dhe, nëse e gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit, do të kenë mundësi të ribëjne botën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë. Dhe, si në të gjitha historitë e ritreguara që janë në zemrat e njerëzve, atje ka vetëm gjëra të mira e të këqija, gjëra të bardha e të zeza, gjëra të mira e të liga dhe asgjë të ndërmjetme. Në qoftë se kjo histori është një alegori, ndofta do ta kuptojë ashtu siç t'ia presë mendja dhe do të lexojë atje jetën e vet. Sidoqoftë, në qytet thonë se...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ndodhej në udhëkryq dhe nuk e dinte që zgjedhja e saj do ta çonte drejt një rruge pa kthim. Këtë dilemë rrok romani “Sekretet e një jete magjepsëse” nga autorja Susan Meissner, i cili sjell historinë e jetës në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sulmet naziste mbi Londrën. DITËT E SOTME, OKSFORD, ANGLI. Studiuesja e re amerikane, Kendra van Zant, e përkushtuar për të realizuar vizionin e saj për një jetë të përkryer, interviston Izabela MekFarlandin pikërisht atëherë kur kjo grua e moshuar e ndien se ka ardhur koha për të rrëfyer të fshehtat e saj gjatë periudhës së luftës, të fshehta që i ka mbajtur brenda vetes për dekada të tëra... duke filluar të tregojë se kush është në të vërtetë. Në këtë mënyrë, Izabela i bën Kendrës një dhuratë, por edhe e vë përpara një prove që do të testojë bindjet dhe zemrën e saj. VITET ’40, ANGLI. Kur Hitleri nis një luftë të tmerrshme kundër popullatës civile londineze, qindra mijëra fëmijë shpërngulen nga qyteti dhe merren në kujdestari nga familje fshatare. Edhe pse pesëmbëdhjetëvjeçarja Emi Dauntri dhe motra më e vogël, Xhulia, sistemohen për mrekulli në një shtëpi të bukur në Kotsuollds, ambicia e zjarrtë e Emit për t’u kthyer në qytet, me qëllim që të trajnohet në atelienë e një stilisti mode, e përball atë me dëshirën e thellë të Xhulias për t’i qëndruar së motrës pranë. Mes mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, pikërisht atëherë kur avionët nazistë fillojnë bombardimin shkatërrimtar mbi Londër, motrat ndahen mizorisht dhe jetët e tyre marrin një rrjedhë tjetër...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zëri i saj tingëllonte ende kur veshjet e saj u rrëzuan në dysheme. U shtrinë në krevatin e ngushtë, trupat e tyre u kapluan, tani nuk ekzistonte më asgjë- as njerëzit e tjerë, as kohërat e tjera… Ata ishin të vetmit njerëz në botë, të ardhur nga kohëra që s’mbaheshin mend… Kujtonin vetëm çastin e shkurtër të pasionit, ndërsa kur përfundoi gjithçka, u shtrinë të ngjeshur ngushtë me njëri-tjetrin dhe fjetën deri në agim.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllembet e veta, e puthi. Ajo i mbylli sytë dhe ndjeu se si buzët e saj shkriheshin në të puthurën e tij, kurse shpirti i dukej sikur po i fluturonte lart në qiell. Asaj iu morën mendtë, prandaj u ngjesh te Piteri, pastaj e ngriti kokën dhe vështroi nga ai gjithë pikëllim, preku me gishtërinj fytyrën e tij, ndërsa doktori i puthte majat e gishtave të saj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Kur u zgjodh për Përzgjedhjen, Amerika nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta shihte veten aq pranë kurorës ose zemrës së Princit Makson. Por ndërsa afrohet fundi i garës dhe kërcënimet jashtë mureve të pallatit bëhen më të mprehta, Amerika e kupton se sa shumë e do humbjen - dhe sa fort duhet të luftojë për të ardhmen që dëshiron. “Tërheqës, rrëmbyes dhe i mbushur me sasinë e duhur të drithërimave!” - Kiersten White. “Ëmbëlsisht zbavitës” - Publishers Weekly. “Një rrëfim tërheqës që të kujton librin “Matched” të Ally Condie” – SLJ.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Cdo verë ,anëtarë e pasur e në dukje të përkryer të familjes Sinkler mblidhen në ishullin e tyre privt. NE ISHIM GENJESHTARET është hostoria e këtyre bashkimeve të përvitshme ,dhe tregon se çfarë ndodhi gjatë një vere që protagonistja Kejdëns nuk arrin ta kujtojë.Paragjykimet,zilia dhe favoritizmi patriarkal mes tri motrave të rritura,bën kontrast me shoqërinë dhe pikëpamjet e kushërinjve adoleshentë dhe shokut të tyre Gat.Ditët e qeta me limonadë në tarracë dhe lojërat maratonë ua lënë vendin tensionit,dashurisë së vërtetë dhe qëllimeve dashamirëse por që shkojnë tmerrësisht keq.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
'Një zbulim i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan letërsinë.' Ian McEwan
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Kjo Anë e Parajsës”, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij “Brezi të Humbur”, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete “liberale” studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër. Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi, “qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur.” “Pothuaj aq e përkryer sa ç’mund të jetë një vepër… Shpirti i lavdishëm i rinisë shkëlqen në këtë rrëfim magjepsës. Amori, egotisti romantik, është në thelb i riu amerikan.” – The New York Times Një shfaqje brilante e premtimit letrar... Proza e Ficxheraldit është e aftë të lartësohet në qiell si një violinë dhe të prekë lexuesit e vet sa me tingujt e mekur e të ngjirur, aq edhe me notat e mprehta... – Craig Raine Botuar kur ai ishte njëzet e tre vjeç, romani i parë i F. Skot Ficxheraldit, Kjo Anë e Parajsës, e lartësoi atë si djalin e artë të Epokës së Xhazit që po agonte. Si kronikë e viteve të rinisë, asnjë vepër tjetër letrare nuk mbetet kaq shprehëse… dhe kaq therëse.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake. Në romanin e ri të pasur plot personazhe të Daniel Stillit, Olivia përballet me të shkuarën, përpiqet të balancojë të tashmen dhe të rregullojë gjëra aty ku mundet, ndërkohë që drejton biznesin e saj të suksesshëm. Si një mënyrë për t'u kthyer në kohën e humbur, Olivia kalon muaj të tërë çdo vit duke planifikuar pushimet për t'i kënaqur të gjithë pjesëtarët e familjes. Këtë verë ka rregulluar një udhëtim prej ëndrrash në Mesdhe me një jaht luksoz dhe shpreson që këto të jenë pushimet më të paharruara për të gjithë. Ky gjest bujar shpreh çdo vit dashurinë e saj për ta, por edhe keqardhjen për çastet e rëndësishme që ka humbur kur fëmijët ishin të vegjël. Vajza e saj e vogël, Kesi, producente muzike që jeton në Londër, e refuzon ftesën, si çdo vit. Vajza e madhe, Liza, jeton nën hijen e së ëmës, me tmerrin e dështimit ndërsa përpiqet të përmbushë ëndrrën e saj si shkrimtare. Dy djemtë, Xhoni dhe Filipi, punojnë për Olivian, megjithëse të dyja gratë e tyre nuk e duan këtë gjë. Përgjatë shkëlqimit të brigjeve mesdhetare, kjo duhet të jetë një verë për t'u mbajtur mend për Olivian dhe për fëmijët e nipërit që mbushin anijen. Por si në çdo grumbullim familjar, ka gjithnjë të papritura dhe pavarësisht sa luksoze janë pushimet, gjërat nuk shkojnë të gjitha siç shpreson ajo. Dinamikat familjare janë të ngatërruara, mëritë e vjetra vdesin të fundit, kurse në lojë hyjnë edhe falja apo zbulimet e papritura, së bashku me lidhjet e reja. Kështu e ardhmja merr ngjyra më të gjalla. Njëri pas tjetrit, si për ironi të jetës, fëmijët e Olivias e gjejnë veten të zhytur mes të njëjtave "mëkate" për të cilat fajësojnë nënën prej vitesh. Kjo është një verë dhembshurie, mësimesh të rëndësishme dhe të vërtetash. Libri "Mëkatet e nënës" trajton shumë anë të dashurisë familjare; një dashuri kjo e ndërlikuar, sfiduese, e këndshme, plot pasion dhe jetëgjatë. Gjatë faqeve njihemi me heroinën e paharruar, një nënë të fortë që mban mbi supe më tepër se peshën e fajit të saj, aq të mençur sa t'i respektojë fëmijët për atë që janë dhe që fal aq sa t'i dojë pa kushte.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri “Plani i fshehtë MekKormak”, i llojit aventurë dhe dramë është shkruar nga autorja Catherine Marshall. Kur babai i Tessa-s, personazhi kryesor, shkrimtari Alex MacCormack, e dërgon atë në Jug të Francës për të mbledhur materiale për librin e tij të ardhshëm, ajo gëzohet shumë. Perspektiva e diellit të Mesdheut është joshëse dhe me atë entuziazmin e saj,Tessa i kushton pak vëmendje paqartësisë së babait lidhur me të zotin e shtëpisë, me emrin Grant Sullivan. Gjithsesi, që në çastin kur mbërrin në Nice dhe takohet me Grantin, ajo është e ndërgjegjshme se s'do të ketë gjëra të zakonshme atë stinë vere. Lidhja e tyre romantike thellohet, por Tessa kupton se do të përballet edhe me gjëra djallëzore, përveç faktit se do të bjerë në dashuri. Ngjarjet zhvillohen në Europë dhe shtrirja gjeografike do ta bëjë më interesante aventurën.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal. Presidenti e ka lëshuar këtë amnisti vetëm pasi ka pasur shumë presion nga CIA. Me sa duket Bekmani në ditët e tij më të mira si ndërmjetës, mund të ketë marrë vesh sekrete që komprometojnë sistemin më të ndërlikuar në botë të mbikëqyrjes satelitore. Pyetja për të cilën CIA pret përgjigje është: Kush do ta vrasë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i tij i fundit, "Klienti", ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Dëshira për të mësuar se çfarë vjen më pas, të bën të kalosh me padurim te faqja tjetër. Xhon Grisham është një mjeshtër i vërtetë i ndërtimit të ngjarjeve të ethshme. Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov, që kishte vetëm katër vjet punë si avokate. Prokurorët janë të gatshëm të thyejnë çdo rregull për ta bërë Markun të flasë. Asgjë nuk do ta ndalonte mafien për t'ia mbyllur gojën. Dhe Regi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur klientin e saj, madje duke vënë në lojë edhe jetën e të dyve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kolorado, viti 2003: Aleksandra Solarinin e thërrasin për ditëlindjen e së ëmës, në shtëpinë e të parëve të saj, në një vend të thellë e të izoluar në Malin Shkëmbor. Tridhjetë vjet më parë, prindërit e saj, Ket Velisi dhe Aleksandër Solarini, besonin se i kishin shpërndarë gurët e Takëmit të shahut Montglejn në të gjithë botën dhe bashkë me ta, kishin varrosur edhe sekretet e fuqisë që vinte nga zotërimi i atyre gurëve. Rastësisht, ajo zbulon se guri më i fuqishëm ka dalë papritmas në skenë dhe loja është hapur sërish dhe Aleksandra përfshihet në një udhëtim që e shpie nga Koloradoja drejt zonave të largëta ruse dhe, më në fund, në zemër të qytetit të saj të lindjes: Uashington D.C. Shqipëri, Viti 1822: Ali Pasha dërgon të vetmin person mbi të cilin mund të mbështetej - të bijën e tij të re, Haidenë - në një mision të rrezikshëm për të kaluar kontrabandë jashtë Shqipërisë një relikte të vjetër. Udhëtimi i Haidesë nga Shqipëria në Marok, Romë, Greqi dhe në zemër të vetë Lojës, lidhet me zbulirne që kanë të bëjnë me kompletin e fuqishëm të shahut dhe historinë e tij, që do ta çojë të paktën në vendin ku ai ishte krijuar më shumë se një mijë vjet më parë: Bagdad.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në krahët e tij Slloun ndihej ngrohtë dhe e qetë, sikur të ndodhej në një pallto me astar gëzofi. Duket sikur qëndruan një shekull të tërë të përqafuar në atë mënyrë, zemrat e tyre rrihnin me të njëjtin ritëm, pasioni u shtohej nga çasti në çast. Pastaj ai e ngriti kokën dhe ia kapi buzët. Dëshira vlonte te Karteri. Për një hop sikur ngriu, pastaj gjuha e tij depërtoi te goja e saj. Nga gjoksi i Medisonit u shkëput një rënkim shtaze, gjuhët e tyre u gërshetuan dhe ata po pinin me lakmi nektarin e buzëve të njëri-tjetrit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Woods Palmer, 44 vjeç punësohet si zëvendëspresident ekzekutiv i UBCO (United Bank & Trust Company). Atje ai duhet të durojë rivalitetin me Mac Burns-in, përgjegjësin për marrëdhëniet me publikun nga jashtë, i cili është i zoti dhe i ashpër në punë. Burns përpiqet të sigurojë financim për një veshje luksoze dhe shpreson te heqë qafe Burckhardt, presidentin moshuar të Ubco dhe zëvendësuesin e tij Palmer. Nga ana tjetër, trajtohet lidhja e Palmerit me Claire vajzën që punon në bankë. Ky libër është vëllimi i parë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Woods Palmer, 44 vjeç punësohet si zëvendëspresident ekzekutiv i UBCO (United Bank & Trust Company). Atje ai duhet të durojë rivalitetin me Mac Burns-in, përgjegjësin për marrëdhëniet me publikun nga jashtë, i cili është i zoti dhe i ashpër në punë. Burns përpiqet të sigurojë financim për një veshje luksoze dhe shpreson te heqë qafe Burckhardt, presidentin moshuar të Ubco dhe zëvendësuesin e tij Palmer. Nga ana tjetër, trajtohet lidhja e Palmerit me Claire vajzën që punon në bankë...Ky libër është vëllimi i dytë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Xhejn Margo është një vogëlushe e vetmuar. Mamaja e saj, një producente e fuqishme në Broduej, i përkushtohet asaj vetëm një herë në javë, në udhëtimin e tyre të së dielës, kur shkojnë për të parë bizhuteri te Tifani. Xhejn ka vetëm një shok: një burrë të pashëm, inkurajues, gazmor, i cili quhet Majkëll. Ai është i përsosur. Por vetëm ajo arrin ta shohë. Megjithatë, Majkëlli nuk mund të qëndrojë përgjithmonë. Në 9-vjetorin e Xhejnit ai e braktis, duke i premtuar se ajo do ta harrojë shumë shpejt. Vite më vonë, kur Xhejn i ka mbushur tridhjetë vjeç, është po aq e vetmuar sikurse ishte fëmijë. Dhe, pavarësisht suksesit të saj si dramaturge, është gjithnjë e më shumë e bllokuar nga autoriteti i së ëmës. Më pas, ajo takon dikë – një burrë të pashëm, inkurajues, gazmor. Ai është i përsosur. Emri i tij është Majkëll…
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania