titleToAlt
Ky libër paraqet një program stërvitor për ta mbajtur mendjen tonë në formë të përsosur në çdo moshë dhe për ta përgatitur atë që të plaket në mënyrën më të mirë. Autori propozon eksperimente me kujtesën, fjalëkryqe, analiza të fotografive dhe pikturave, si dhe teknika specifike për të përmirësuar përqendrimin dhe për të rritur efikasitetin e hemisferës së majtë dhe asaj të djathtë të trurit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
E keni menduar ndonjëherë se çfarë duhet për të gjetur dashurinë e jetës? A nuk ëndërroni edhe ju të gjeni një partner që do t’ju dashurojë e adhurojë? “Sekreti i shpirtit binjak” është një libër që do t’ju tregojë se si të merrni kontroll mbi jetën tuaj dhe mbi fatin e romancës tuaj duke përdorur ligjin e tërheqjes. Të gjesh dashurinë e vërtetë është një mision i mundur për të gjithë njerëzit e çdo moshe, gjithmonë nëse janë të gatshëm ta përgatisin veten që të shndërrohen në “magnete dashurie”. Arielle Ford e di këtë nga eksperienca personale. Ajo e gjeti shpirtin e saj binjak në moshën 44-vjeçare. Ata u fejuan tre javë më vonë. Sipas kësaj formule magjike, universi sjell në jetën tonë njerëz dhe gjëra në bazë të sistemit të besimit. Nëse ti vetë nuk beson se do ta gjesh shpirtin tënd binjak, me shumë mundësi nuk do ta gjesh kurrë atë. Ndërsa, nëse ti vërtet beson se njeriu i duhur jo vetëm që është aty jashtë, por edhe po kërkon për ty, atëherë me siguri do ta gjeni dashurinë e vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës per vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar nga themeluesi i psikanalizës, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera, Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, e degdisur në kampin e përqendrimit të Terezinit, që rikujton plot keqardhje të dhimbshme marrëdhënien e veçantë që kishte me të vëllanë, nga një fëmijëri e jetuar në simbiozë, ku Zigmundi ishte mentori, që e udhëhiqte në zbulimin e botës, deri në largimin e pashmangshëm prej saj, por gjithsesi fort të hidhur, në moshë të rritur dhe në hijen tragjike të shkëputjes përfundimtare. Na shpaloset një tablo mbresëlënëse e Vjenës kozmopolite në kapërcyellin e shekujve XVIII dhe XIX, e përshkruar nga këndvështrimi i një gruaje që pa pasur as burrë dhe as fëmijë s'mund të lakmojë rol tjetër veç atij të bijës dhe motrës. Bijë e një nëne, që nuk lë rast pa ia vënë në dukje kotësinë e jetës që bën; motër e një gjeniu të zhytur kryekëput në ndërtimin e mitit prej profeti të ri, që fati e ka blatuar të çlirojë njerëzimin nga besimet e rreme, me të cilat është ushqyer për shekuj të tërë. Një grua në arrati prej një jete të shkruar tashmë dhe kurrë të jetuar plotësisht, mes marrëdhënieve të akullta familjare, një dashurie tragjike dhe ëndrrës së parealizuar për t'u bërë nënë, e detyruar të gjejë prehje vetëm në harresën qetësuese të një marrëzie të vetëdiktuar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Nëse do të kishe një orë kohë për të jetuar dhe do të mund të bëje një telefonatë, kë do të telefonoje? Çfarë do t'i thoje? Pre po pret? Vdekja e papritur dhe tragjike e Richard Carlson – it në dhjetor të vitit 2006 tronditi miliona fansa të tij, madje edhe letrat e shumta ngushëlluese të tyre nuk mundën ta lehtësonin humbjen që ndjeu bashkëshortja e tij, Kristina. Për të zbutur pikëllimin e saj, ajo vendosi të sistemojë dhe tani kujdeset për botimin e të gjithë letrave dhe kujtimeve të shkëmbyera për një çerek shekulli, duke përjetuar kështu edhe një herë emocionet dhe duke mbajtur gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Në një akt thellësisht prekës gjatë këtij procesi, ajo u përqendrua në një letër plot me pyetje, të cilën asaj ia ka dhuruar Richard – i në përvjetorin e tetëmbëdhjetë të martesës. Kristin i është përgjigjur me emocione befasuese letrës së Richard – it. Nëse e shohim më në detaje, brenda kësaj lidhjeje të veçantë, botimi i tyre në këtë libër është një dhuratë e veçantë për shumë njerëz të cilëve u ka ndryshuar jeta nga veprat që ka botuar Richard – i.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mjaft më... thuaj.... Mjaft më...... Ky nuk është një manual, as një tekst i thjeshtë për tu lexuar, por një mjet i rëndësishëm që ju fton të reflektoni, diskutoni dhe të gjeni mënyrat e duhura për të rritur dhe edukuar fëmijët tuaj, të cilët shpesh me shumë kompetencë ju drejtohen: “Mami, Babi, Mjaft më… këshillat tuaja i mora. Nuk ka më nevojë që ju të vazhdoni të kujdeseni dhe të më mbroni. Me shembullin dhe ndihmën tuaj, mendoj se do t’ia dal mbanë”. Dhe në këtë moment do të kuptoni rëndësinë e të gjithë asaj periudhe kur ju keni thënë “Mjaft më”, shprehje e cila ka ndikuar tek fëmija juaj të ecë përpara pa ndihmën tuaj. Por ne të rriturit e dimë që rruga drejt realizimit të dëshirave është rezultat i një përshkimi të gjatë, duke u përballur me vështirësi të ndryshme, lodhje, punë, shpesh dhe mërzitje, e të gjitha mbështeten fort në ndjenjën e kufirit, përbërës të cilët janë shndërruar në tabu në kulturën në të cilën fëmijët tanë janë përfshirë. Mjaft më!, nuk është një libër në formën e një recetë që kërkon zbatim të menjëhershëm, por ofron mundësi për të reflektuar, për të fituar pikëpamje të reja dhe për të menduar më thellë se si mund t’i ndihmojmë adoleshentët, duke filluar nga ata që kemi në shtëpi... Sfidat me të cilat do të përballeni kanë të bëjnë me varësinë dhe konsumin e substancave psikotrope... një temë që në ditët e sotme i përket të gjithë prindërve. Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë… Kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm të paguajnë për t’u argëtuar… ku mjafton të paguash e të vendosësh xhetonin në një pajisje dhe fillon argëtimi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Teoria e Karl Jung për tipat psikologjikë është e njohur dhe e pranuar psikologjikisht. Kjo vepër e madhe studiohet jo vetëm në shkollat me profil psikologjik, po edhe në shkolla të tjera. Teoritë e tij në fusha të ndryshme të psikologjisë, nga social-psikologjia deri te psikologjia e fëmijës janë pranuar si rrjedhojë e vërtetësisë së tyre në praktikë. Ndikimi i veprës së Jungut është me peshë në psikologji. “Tipat psikologjikë” është vepra kryesore e tij dhe ne e kemi dhënë të plotë, shoqëruar me pamje dhe me mendime që e shoqërojnë atë. Shkolla jonë psikologjike nuk ka një bosht ku të mbështetet fort dhe të plotësojë boshllëqet e shumta, por flladitet sa andej këtej pa ruajtur një bosht të rëndësishëm. Nëse ne marrim si idhull Freud-in, duhet të kemi parasysh tendencën e sotme të psikologjisë, sidomos asaj amerikane, e cila citon njëlloj Freud-in, Adlerin, Jungun dhe mjaft psikologë të tjerë. Psikologjia e Jungut, p.sh. është e mbështetur në veprim, duke krjuar përvojë të re, larg neofrojdizmit të dikurshëm. Kjo dukuri është e rëndësishme të përkrahet dhe përqafohet nga shkolla jonë dhe sidomos nga psikologjia jonë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjenci botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara. Elën e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis t'i zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh. Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm, duke e çliruar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër tregohet se dashuria mësohet siç do gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë. Në qoftë se e përvetëson këtë koncept në mënyrë sa më të plotë, shpjegon autori, mund të marrësh nga jeta shpërblimin më të çmuar; të jesh vetvetja.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim që vend të parë zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjes feministe. Autorja studion dhe përshkruan botën e femrave dhe problemet e tyre: fatin e saj, në çfarë mjedisi gjendet e mbyllur, çfarë arratisjesh i lejohen. Libri është i ndarë në dy vëllime. Në vëllimin e parë do te lexoni për “Faktet dhe mitet”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim që vend të parë zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjes feministe. Autorja studion dhe përshkruan botën e femrave dhe problemet e tyre: fatin e saj, në çfarë mjedisi gjendet e mbyllur, çfarë arratisjesh lejohen, etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Leximi i këtij libri do t’ju ndihmojë në zbulimin e një paqeje të brendshme. Në këtë udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni: • Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. • Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. • Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të ndaluar mendimet që janë vërtet të frikshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Djemtë adoleshentë - ata duket se zhduken në një botë tjetër, ku mezi komunikojnë dhe ku makinat e shpejta, alkooli dhe droga janë tundime konstante. A do të mbijetojnë për t'u bërë burra të mirë? Si mund t'i kuptojnë prindërit dhe shkolla e t'i ndihmojnë ta kapërcejnë këtë fazë të vështirë dhe të rrezikshme? Celia Lashlie ka disa nga përgjigjet. Pas shumë vitesh pune në shërbimin e burgut, ajo e di se çfarë ndodh kur djemtë bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ajo e di, gjithashtu, çdo të thotë të jesh prind - ka rritur e vetme një djalë dhe ka pasur frikë për mbijetesën etij. Në këtë libër zbavitës, të çiltër, joabsurd, studiuesja dhe komentuesja sociale Celia Lashlie zbulon çfarë ndodh në botën e djemve, një botë krejt e ndryshme nga ajo e vajzave. Me qartësi dhe mendjemprehtësi ajo u ofron prindërve - sidomos nënave - këshilla praktike dhe inkurajuese për t'i rritur djemtë që të bëhen burra të mirë, të dashur, elokuentë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t'ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e "Sekretit", ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e më shumë në mekanizmin e të përshtaturit me këtë gjendje. Robin Norwood, tregon me simpati dhe kompetencë profesionale të padiskutueshme , rrugën për të njohur vetveten dhe për të vendosur ekuilibrin e ndjenjave .
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka si tematikë jetën praktike moderne dhe mënyrat e të sjellurit sot. Në këtë vepër do të gjeni: Si të përshtatemi me situatat e jetës moderne? Si të kujdesemi për veten, për familjen, për shtëpinë? Si t'i ndërtojme marrëdhëniet më të tjerët/ Si të komunikojmë e sillemi me këdo, pa lënë mënjanë aspektet e jetës profesionale, festat, hidhërimet, fenë, etiketat, këshilla për çdo aspekt të jetës njerëzore në këndvështrimin e kulturës moderne europiane, duke u futur në hollësitë më të imta të çdo qëndrimi.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Njerëzit flasin për erotizmin, pa droje dhe vazhdimishit. Kështu që ajo për të cilën po nis të flas dhe unë është tashmë e njohur. Desha vetëm të kërkoja kohezionin mes larmisë së fakteve të paraqitura. Desha vetëm të ndërtoja tablonë koherente të një tërësie sjelljesh.” - Kështu shkruan në paraqitjen e këtij libri në 1957 Georges Bataille. Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh "Erotizmi" i G. Bataille vazhdon të mbetet një përvojë trasgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
“Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë. Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do. Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses. Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde.” Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur, të famshëm dhe kanë gjetur lumturinë duke përdorur burimet e fuqisë personale, të cilat ai i pasqyron shumë qartë. E organizuar në mësime të përjavshme, që të mund të përfitoni nga këshillat e Napoleon Hill – it gjatë gjithë vitit, kjo vepër jashtëzakonisht motivuese dhe filozofike, ju ofron njohuri të reja dhe frymëzim të pashtershëm për ta plotësuar jetën tuaj në mënyrat më të fuqishme të mundshme. Duhen vetëm disa minuta çdo javë për të korrur një jetë të tërë me shpërblime. Pasuria, pushteti, shëndeti, lumturia dhe përmbushja e tyre varen nga një person: vetja jote. Tashmë, Napoleon Hill, autor bestseller dhe njeri i mençur e milioner i përjetshëm, të ofron mjetin e parë dhe të vetëm që të duhet për t'u bërë ai që ti dëshiron, të bësh atë që do dhe të kesh atë që do. Në këtë vepër të tij frymëzuese dhe që të jep mundësi, do të gjesh një mesazh për çdo javë që do të të mundësojë ta shohësh veten dhe botën përreth teje në një mënyrë krejtësisht të re. Do të mësosh të kuptosh të gjitha pikat e forta brenda teje dhe të dallosh edhe pasurinë e madhe të mundësive që ke në duart e tua teksa fikson këto fjalë. Lëri ligjëratat javore të Napoleon Hill – it të të ndihmojnë që të korrësh shpërblime, që mund të të jenë dukur përtej ëndrrave të tua, por që tashmë janë kaq të thjeshta në zotërimin tënd.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Eksiston një mënyrë tjetër se si i vendosim lidhjen me jetën, një mënyrë më e butë, më shumë e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më shumë të kuptueshëm. Kjo "mënyrë tjetër" e të jetuarit përfshin të zëvendësosh shprehitë e vjetra të "reagimit" me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi të reja na mundësojnë për të patur një jetë më të larmishme dhe më bukur.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmisimit të jetës duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminarët e tij .Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lidershipit, Sharma Lidership International , dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë si : Bill Clinton ,Deepak Chopra ,Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s , si “Murgu që shiti Ferrarin “ dhe “Udhërrëfyesi i madhëdhtisë “, kanë qenë në majat e listave të bestseller-ëve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh”, trajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Ky libër është tërheqës për t'u lexuar dhe i thjeshtë për t'u zbatuar. Le t'ju ndryshojë dhe t'ju përmirësojë edhe ju. Nuk keni pse të jetoni me shqetësimin dhe ankthin që ju pengon të bëni një jetë të plotë, aktive dhe të lumtur!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare. Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve më të njohur, në Amerikë dhe Evropë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër u bë President i Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kujtesa eshte nje aftesi e domosdoshme, por jo gjithmone ajo na pergjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjehere ta kete fjalen "ne maje te gjuhes", te kete veshtiresi per te kujtuar emrin e dikujt qe sheh, apo te mos mbaje mend nje numer telefoni? Nuk ka ndonje recete qe ben mrekulli per problemet e kujteses, por ama ka metoda qe mund te perdoren ne jeten e perditshme per ruajtjen dhe zhvillimin e kesaj aftesie. Mirepo, nese per t'i pervetesuar keto metoda eshte e nevojshme t'i veme ne praktike, atehere ku ka menyre me te mire sesa loja?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza...Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër-manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania