titleToAlt
E kam ndjekur këto ditët e fundit. E di ku i blen ushqimet, në çfarë pastrimi kimik i lan robat, ku punon. Nuk kam folur kurrë me të. Nuk do ta dalloja tingullin e zërit të saj. Nuk e di çfarë ngjyre i ka sytë apo si duken ata kur është e friksuar. Por do ta mësoj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Luisi, një Mjellmë Trumbetare, lindi me një të metë, nuk kishte zë. Dhe kështu me ndihmën e shokut të tij të mirë, Semit, mësoi të shkruajë e të lexojë! Por me gjithë këtë, ai nuk mund të zgjidhte problemin e tij kryesor, t'i shprehte dashurinë Serenës, mjellmës së bukur lozonjare. Kjo çështje e shtyu të atin të mendonte për një zgjidhje brilante - diçka që jo vetëm i dha mundësinë Luisit të vinte në jetë aventurën e tij, por edhe të bëhej i famshëm dhe i pasur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri i kushtohet miqësisë mbi këtë tokë, dhembshurisë dhe përkrahjes, aventurës dhe mrekullisë, jetës dhe vdekjes, besimit dhe tradhtisë, kënaqësisë dhe dhimbjes, ecjes së pandalshme të kohës. Ashtu siç është shkruar, përbën një vepër të përsosur dhe magjike ".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Stjuart Piciruku nuk është njdonjë mi dosido. Megjithëse i turpshëm dhe punët i mendon mirë e veçanta e tij është shpirti i aventurës. Kur mikesha e tij më e dashur, një zog i vogël i quajtur Margalo, ikën nga foleja e saj, Stjuarti merr rrugët e botës në aventurën e tij më të guximshme, në kërkim të mikes së tij të shtrenjtë. Por a do ta gjejë vallë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këshilla e Niki Maksuellit si ta kuptosh që ai të pëlqen: Ai do që të shkkojë me ty në mbrëmjen më të rëndësishme të vitit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fitues i cmimit të nderit "newbery". Libri më i spikatur për fëmpë sipas vlerësimit të "new york times".Libri më i mirë për fëmijë sipas "parents magazine". Fitues i cmimit "nerdy book club" për novelën më të mirë grafike. Libri ne dhjeteshen me te mire latine.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai tha të vërtetën se ata ishin një grup i fortë, por ashtu ishte shumica në cirk. Ata kishin rregullat e tyre dhe respektonin hierarkinë e vendosur sipas punës që bënin. Në jetën e cirkut ata ishin aristokracia, ashtu siç ishte ai në jetën e tij të vërtetë. Princesha dhe Konti, mendoi me vete, tek mbështeti kokën në nënkrejse dhe mbylli sytë, duke e kujtuar. Me sytë e mendjes e shihte atë gjithnjë mbi kurrizin e Athinës e veten mbi Pegasusin, kur shfaqnin numrin. Nuk e mendonte më përmbi tel, por vetëm si një zanë magjike që kalëronte lipizanerat. Në mendjen e tij ata gjithnjë kalëronin në ring së bashku mbi dy kuaj të bardhë të hatashëm, kapur dorë për dore. Ishte i vetmi imazh që kishte për të. Ajo ishte gruaja e ëndrrave të tij.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku i paepur Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tëra punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar. Në këtë furi fame dhe alkooli, Bukowski rrëfen haptas dhe pa asnjë nënkuptim një pasion magjepsës të tij: gratë dhe aventurat e tij të dashurisë, të vërteta apo të sajuara qofshin. Për të, ato janë burim i përhershëm tërheqjeje, një nevojë që nuk njeh prehje dhe nuk ndalet as para situatash nga më të pavolitshmet, më të turpshmet apo më të neveritshmet. Kërkimi i tij nuk resht përpara asgjëje, ndoshta sepse dashuria dhe lufta mes sekseve janë mjeti më i sigurt për shkrimtarin amerikan për të ruajtur lidhjet me realitetin. Histori të çuditshme, takime vulgare dhe groteske, bëma të paharrueshme a mjerane, dialogë të pacipë e të drejtpërdrejtë, në sfondin e një ekzistence endacake, të shënjuar nga maratona të gjata alkoolike. Një botë endacakësh e bohemësh, që askush më mirë se Bukowski s'ka ditur ta përjetësojë në faqet e një romani.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nënpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si zakonisht, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski. Ai lufton për të arritur punën e ëndrrave, atë të postierit, por parajsa që ai priste, i mohoet vrazhesisht nga realiteti: ai e gjen, veten me çantën e postierit krahaqafë, duke i rënë kryq e tërthor periferisë së zymtë të Los Anxhelesit. Thellësisht i zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga regulloret e ngurta të makinës burokratike, Çinaski ngushëllohet duke i mbytur frustrimet e veta në gotën e uiskit dhe duke gjetur strehë në krahët e butë të grave më të vetmuara se ai. Mes dehjeve të bujshme, basteve të guximshme në garat me kuaj dhe netëve në motele Çinaski do të largohet përfundimisht nga posta pas dymbedhjetë vjetësh, i pështirosur nga ai institucion i madh që në fund të fundit, është vetë jeta.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjecarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri-tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë. Shumë shpejt këta dy djem - njëri në pritje për t’u bërë rabin hasidik dhe tjetri i shkujdesur me Amerikën laike - tërhiqen në botët e njëri-tjetrit, pavarësisht kundërshtimit të fortë të njerit prej etërve. I vendosur në sfond të Luftës së Dytë Botërore dhe të krijimit , I ZGJEDHURI është një roman prekës për transformimin dhe traditën , ritjen dhe mençurin gjetjen e vetes edhe nëse kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga bashkësia.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Amfitrita dymbëdhjetvjeçare është një vajzë sirenë që dëshiron vetëm të shohë botën , po ka një problem të vogël. Ndryshe nga motra e saj binjake ,Tetisi ,dhe praktikisht nga çdo njeri sirenë tjetër , Amfitrita nuk mund ta ndryshojë akoma formën e vet për të ecur në tokë- dhe ndihet e zënë në grackë nga bishti i saj . Po kur Tetisi ftohet nga Poseidoni për t’iu bashkuar ekipit të tij në Lojërat e Tempullit Amo-së, Amfitrita zë tinëz vendin e së motrës. Ajo që fillon si argëtim dhe lojëra kthehet në telash kur gjigantët prishin garën. A mundet Amfitrita ta ruaje sekretin dhe ta çojë ekipin e vet drejt fitores ?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Një letër, një kërkesë … Gjatë një vizite në Gjermani,Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun , një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashkueshëm dhe është e tmerruar,sepse i shoqi e konsideron vajzen e tyre ,Amelinë, që ka lindur e shurdhër, një njollë turpi për prejardhjen e tij ariane. … Shpie drejt një të vërtete të errët … Për sa i përket Shlikut ,që i ishte vardisur dikur,Rakela është e bindur se ai është po aq i rrezikshëm sa dhe kryqet e thyera qe valëviten si merrimanga të zeza në çdo ndërtesë qeveritare të Berlinit. Ajo dyshon se dosjet e të atit përmbajnë planet famëkeqe të Hitlerit për asgjësimin e njerëzve, ndër ta dhe Amelinë,të cilët rregjimi i gjykon të padenjë për të jetuar. Rakela rrezikon shumë ndërsa rrëmon në ato dokumente të klasifikuara,ku,më në fund,zbulon sekrete tronditëse për historinë e saj personale dhe për një familje rreth së cilës nuk kishte ditur asgjë deri atë ditë. … Dhe ata do të rrezikojnë gjithçka për të hedhur dritë mbi të. E përndjekur nga forcat SS,Rakela i kërkon ndihmë Xhejson Jangut –një reporter amerikan tërheqës,profesionist kokëfortë, i dhënë pas gazetarisë investigative dhe që u shkon gjërave deri në fund , si dhe një person që ka shumë pak gjasë të bëhet aleat i Rakelës- i cili e lidh atë me Rezistencën dhe Ditrih Bonhoeferin,teologun që kishte hapur shumë polemika . E detyruar të fshihet,çdo ideal i Rakelës vihet në dyshim,ndërsa ajo dhe Xhejsoni ecin në fije të perit ,duke rrezikuar jetën e tyre dhe duke iu kërkuar të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë,për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë që nuk i njohin ,por i duan.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Gjithçka është e qartë për të . Apo jo? Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me djemtë, Remi ka rregullat e saj. Kurrë nuk i merr shumë seriozisht Kurrë nuk i lejon t'i thyejnë zemrën. Dhe kurrë nuk lidhet me një muzikant. Por një ditë, ajo takon Deksterin, dhe heq dorë nga rregullat e saj. Ndoshta ka nisur të kuptojë pse janë shkruar gjithë ato këngë për dashurinë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e arrin këtë me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore është një nga arritjet më të jashtëzakonshme Te "Kambana e qelqtë", Sylvia Plath ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer një nga teknikat më të rëndësishme të realizmit, atë që kritiku rus Shklovsky e ka quajtur "defamiljarizim". “Kambana e qelqtë " nuk është vetëm një klasik i letërsisë (megjithëse ishte kaq i pakohë për periudhen kur u shkrua) por është edhe një roman që do të vazhdojë t'u flasë njerëzve gjithmonë,pasi rrëfen për probleme dhe cene klasike të natyrës njerëzore, të cilat do të ekzistojnë jetë e mot. The Guardian Plath –i ilustron standartin e dyfishtë mes burrave dhe grave duke e ndotur librin me burra te vrazhdë,injorantë e të pazotë ,por që gëzojne liri, të cilat gratë as nuk i ëndërrojnë. The Telegraph ... Plath-i qe e vetmja që e veshtroi me vendosmëri çarmatosëse Gorgonëm ... u përball syhapur me të vërteta që brezi i saj nuk donte t’i shihte. The Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri-tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë? Danielle Steel shpalos hapësira të reja në karrierën e saj si një bestseller shumëvjeçare e New York Times me historinë prekëse të dy fateve paralele dhe me Ilojin e dashurisë që të gjithë shpresojmë se do tëjetë e përhershme. Billi, një avokat i ri i përkushtuar që punon në firmën prestigjioze të familjes së tij në Nju Jork, lë gjithçka, për të cilën eshtë trajnuar që të ndjekë ëndrrën e tij. Xheni, gruaja e tij, është një stiliste që ka investuar zemrën dhe shpirtin e saj në modë. Ajo lë gjithçka që i pëlqen për t'u bashkuar me të. Ata janë të sigurt se fatet e tyre janë të lidhura përgjithmonë. Në duart e shkrimtares Danielle Steel këto marrëdhënie të mrekullueshme vijnë së bashku me të papritura dhe surpriza të habitshme, ku të dashuruarit e humbasin, por edhe e gjejnë sërish njëri-tjetrin. Nëse dashuria zgjat përgjithmonë dhe të dashuruarit nuk mund ta humbasin njëri-tjetrin, atëherë romani "Deri në fund të kohëve "jo vetëm që do të na ngushëllojë dhe do të na magjepsë, ashtu sikurse fati bën me lojën e tij, por edhe do të na japë shpresë.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Një akt dashurie do të ndryshojë fatin e një familjeje. Veronika Parker, një nënë e devotshme, u është kushtuar tri vajzave të saj, si para edhe pas divorcit. Bota e saj përmbyset kur ish bashkëshorti vdes papritmas duke i lënë asaj dhe të bijave një trashëgimi të mahnitshme: një pikturë me origjinë misterioze, një kështjellë në jug të Francës, si edhe një zbulim tronditës nga e kaluara. Dhuratat e çmuara që ai u lë, do t'i udhëheqin ato drejt një udhëtimi që do të ndryshojë fatin e Veronikës dhe të vajzave në mënyrë të habitshme... Nga Roma në Paris, nga Nju Jorku në Venecia, dhuratat e çmuara janë një histori e mrekullueshme dashurie, humbjeje të njerëzve të afërt e të dhuratave të lëna trashëgim që mund të ta ndryshojnë jetën përtej imagjinatës.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Timi O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë. Por gjatë njëmbëdhjetë vjetëve pas divorcit shkëndija e dashurisë nuk i shpërtheu asnjëherë. Me gjithë suksesin që kishte te meshkujt, Timi e bindi veten se atë, mashkullin e vërtetë, nuk do ta takonte kurrë... Romani është i mbushur me intriga e përjetime dashurie, erotikë, kthesa fati, gra të hukura e të fuqishme.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mendon se tani do të të përqafoj dhe ne do të ecim përpara, të kapur për duarsh dhe pa i hedhur sytë mbrapa? -Mos të duket e pamundur kjo? Unë e di se të kam shkaktuar shumë dhimbje, por unë kam bërë atë që e kam quajtur të drejtë. Dhe tani nuk më vjen keq për asgjë. I tillë jam. Një pjesë të vetes, pjesën më të madhe, ia dhashë luftës me të keqen- por, ama, diçka ka mbetur. Dhe, ndoshta, ajo që ka mbetur, mund të jetojë më tej. Për disa çaste zëri i Shonit u ndërpre. -Mirëpo unë dua të jetoj më tej, Izi, dua të jetoj. Dhe këtë jetë dua ta ndaj me ty, nëse ti dëshiron. E sheh edhe Zoti se unë të dua. Dhe dashuria ime është më e fortë se dëshira për ta bërë botën më të mirë. Gjithçka që dua, është ta bëj atë më të mirë për ty.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Te “Shtrat trëndafilash”, stilistja e luleve Ema Grant, bashkë me shoqet, po arrin majat e suksesit në agjencinë e dasmave Uau. Edhe dashuria duket se po lulëzon për të. Ndonëse e rrethuar nga plot meshkuj, nuk e ka gjetur ende njeriun e duhur. Dhe e ka atë mu përpara hundës. Eshtë pikërisht Xhek Kuku. Aq i afërt me vajzat e Uaut, sa, praktikisht, është si pjesëtar i familjes. Por tani arkitekti ka filluar t'i pohojë vetes se ndjenjat e tij për Emën shkojnë shumë më përtej se ato të miqësisë. Dhe kur Ema bëhet dashuria e tij, kur puthjet pasojnë njëra-tjetrën, ata mund të besojnë te historia e tyre... dhe te zemrat e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t’u martuar me Timin? Në një ankand, Sharlota blen një sënduk të vjetër, brenda të cilit gjen një fustan nusërie. Ai duket si i ri, perlat i shkëlqejnë dhe stili i tij nuk njeh kohë. Nga ka ardhur vallë? Kush e ka veshur më parë? Kush e saldoi drynin dhe futi pllakëzat e identifikimit në çantëzën e mëndafshtë? Kush e la në bodrum për një vajzë dhjetëvjeçare? Cili ishte burri misterioz me këmishë vjollcë, që këmbëngulte se fustani ishte “shitur”? Kërkimi i Sharlotës për rrënjët e atij fustani, nisi si një dëshirë për t’u shpërqendruar nga jeta e saj sentimentale. Nuk kaloi shumë dhe ajo u njoh me femrat që e kishin veshur atë: Emilia në vitin 1912, Meri Grejsi në vitin 1939 dhe Hillari në vitin 1968. Secila prej tyre ka historinë e saj me dhimbje dhe premtime, si dhe diçka të veçantë për të treguar. Ai fustan përrallor njëqindvjeçar ruan të vërtetën për trashëgiminë e Sharlotës, fuqinë, kurajën, besimin dhe për dashurinë e vërtetë. Katër nuse, një fustan… Një histori besimi dhe dashurie e përjetshme
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në moshën tridhjetedyvjeçare, Rasëll Grini i ka të gjitha: një grua magjepsëse, një vajzë të dashur gjashtëvjeçare, karrierë të suksesshme si punonjës reklamash dhe një shtëpi të kushtueshme në Sharlotë. Ai po jeton ëndrrën dhe martesa me Vivianën e bukur është në qendër të saj. Por, poshtë sipërfaqes së shkëlqyer të kësaj jete të përsosur, fillojnë të përvijohen probleme... dhe askush nuk është më i habitur se vetë Rasi kur i shikon të gjitha këto aspekte të jetës së tij të kthehen përmbys. Vetëm gjatë pak muajve, Rasi e shikon veten pa punë e pa grua, duke u kujdesur për vajzën e tij të vogël teksa lufton të përshtatet me këtë realitet të ri e çoroditës. Duke iu futur xhunglës së prindërimit të vetëm, Rasi nis një rrugë që është tmerruese dhe shpërblyese njëkohësisht, një rrugë që do të vërë në provë aftësitë dhe ndjenjat e tij përtej çdo kufiri që kishte përfytyruar.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania