titleToAlt
Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashem dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme, Por ka edhe një të fshehtë të errët që mund ti shkatërrojë ëndrrat, karrierën madje dhe jetën. Një natë e fshehta i përplaset në fytyrë. Njerëzit që e takojnë Kajlin kanë një vidjo kompromentuese dhe do ta përdorin për ta shkatërruar- po të mos bëjë saktësisht çfarë i thonë ata. Ajo çka i propozojnë Kajlit është një gjë për të cilën një jurist i ri ambicioz do të bënte të pa mundurën: një punë në Manhatan si bashkëpunëtor në firmën juridike më të madhe të botës. Nëse Kajli pranon, shumë shpejt do të bëhet partner i firmë dhe do të fitojë pasuri. Por ka një kleçkë. Kajli nuk do të punojë për firmën poe kundër saj në një konflikt ndërmet dy kontaktuesve të fuqishëm të mbrojtjes, që vlen miliarda. Tani Kajli gjendet i kapur midis forcave kriminale që e manipulojnë atë, Fbi dhe firmës së tij- në një komplot të keq , nga i cili edhe Kajli me gjithë zgjuarsinë, shkathtësinë e trimërinë e tij, mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë i gjallë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një nga rrëfimet më të dashura të të gjitha kohërave. “Të vrasësh zogun përqeshës” (në origjinal “To kil a Mocking-bird”) ka fituar çmimin “Pulitzer” dhe është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës duke u shitur në më se 30000000; edhe filmi i bazuar në këtë roman është ndjekur nga një numër i shumë i madh shikuesish. Sipas një ankete të zhvilluar në bibliotekat e Amerikës, është cilësuar romani më i mirë i shekullit të njëzetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës. Por ëndrrat e saj marin një rrjedhë tjetës kur takon Renato Lanzarën, djalin e një familjeje të mirënjohur në qytet. Ai është djalë i arsimuar, i pashëm dhe poet tërheqës, cilësi tërheqëse për vajzat.. Miqësia e tyre ndez një romancë të zjarrtë për të cilën Nela është e bindur se do t’i çojë drejt altarit. Mjerisht ajo nuk është e vetmja vajzë që e ëndëron këtë lidhje me Renaton. Por ai zhduket krejt befasisht. Mbas katër vitesh mungesë, kthimi i papritur i Renatos në Roseto në mbrëmjen para dasmës së Nelës, me djaloshin energjik Franko Zollerano, tronditi gjithë qytezën Roseto. Ndonëse Renato ka zgjedhur një rrugë shumë të ndryshmë nga ajo e Nelës ata janë të dënuar të jetojnë të dy në Roseto, atje ku e kaluara ri pezull mbi ta si një stuhi gati për të shpërthyer.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qëne i pranishëm në një njoftim madhor- paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyren e shkencës". Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitese në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qënë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetevjeçarësh po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm një zbulim që do t'u jape përgjigje dy prej pyetjeve fundamental të ekzistencës njerëzore. Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t'u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit. Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t'i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjes... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t'ia mbyllur gojën Edmond Kirshit. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh. "Origjina" është jashtëzakonisht krijues - romani me i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Në romanin “tetë kushërinj” të autores së mirënjnohur Louisa May Alcott, rrëfehet historia e Roza Kapbellit, një vajzë e vetmuar, jetime e ndrojtur që, pas vdekjes së babait të saj të dashur, ka ardhur për të jetuar me gjashtë hallat, përfaqësueset e familjes të rrëmujshëm. Ajo është mjaft e mbingarkuar emocionalisht dhe mendon se si do të mundet ajo, një zonjushë e re kaq delikate, e sapo dalë nga korridoret e qeta të një shkollimi për vajza të përshtatet në një shtëpi të tillë plot gjallëri dhe jetë? Është pikërisht ardhja e xhaxhait ,Aleksit i cili mer përsipër kujdesin ndaj saj, që përmbys gjithçka. Për tmerrin e madh të hallave të saj xhaxhai i rozës këmbëngul që vajza nuk duhet mbajtur mbyllur në shtëpi por të dale ne ajrin e pastër ne dritë e diellit. Dhe Roza, si një gonxhe që ka nevojë për këta element të natyrës me kurajë dhe në mes të shumë aventurave me kushërinjtë e saj çapkënë, por të dashur dalëngadalë fillon të lulëzojë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. Elisi vendos se mënyra e vetme për të rifituar respektin e të atit është që të triumfojë atje ku ai ka dëshiruar në kapjen e përbindëshit të famshëm të Lok Nesit. Pasi e bind të shoqen t’i shkojë pas , Elisi, Medlina dhe shoku i tij i ngushtë përfundojnë në një fshat të largët të Skocisë, banorët e të cilit i përçmojnë të huajt çuditshëm. Gjatë ditës, kur Elisi dhe Henku janë në kërkim të përbindeshit, Medlina mbetet vetëm në bujtinën e izoluar, ku ushqimi është me racion dhe çdo e trokitur e postierit mund të sjellë një ogur të keq. Megjithatë nuk kalon shumë dhe ajo bie në dashuri më bukurinë e rrallë dhe magjinë e fshatit skocez. Pak nga pak, ajo zë miqësi me banorët e fshatit dhe kjo i hap horizonte të paeksploruara më parë. Pikërisht atëherë, fillon të kuptojë se asgjë nuk është ashtu si duket, madje duke nisur nga vetë jeta e tij. Në Skoci, Medlina Hajd kupton jo vetëm forcat e errëta që e rrethojnë, por edhe mundësitë e bukura që mund të të rezervojë jeta në çdo çast.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur e ardhmja të jetë e kaluara? 1946: Kler Rendëll shkon në malësinë skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që ti japin njëri tjetrit të drejtën përr të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për ti dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre.Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743. E kthyer pas në kohë ajo bie në duart e një klani skocez, mes të cilëve ndihet e huaj dhe mbi të gjitha, e rrezikuar nga Jakobitët dhe xhaketëkuqtë. Mes kaosit pasionit dhe dhunës, mundësia e saj e vetme për të gjetur siguri, është Xhemi Frejzërn një luftëtar i ri dhe i pashëm skocez. Ajo që nis si detyrim, kthehet në nevojë dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh në dy jetë të largëta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Me 1943, në Guadakanal, kur Lufta e Dyte Botërore ishte në kulm të saj, aktorja Fej Prejs takon një ushtarak të dalë nga shoqëria e lartë, Uard Tejer. Dy vjet më pas, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri: në dukje ata përbëjnë çiftin ideal. Por, vetëm në dukje...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në levizjë, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kunderta e tij. Për herë të parë, Greit i bie në sy Dilani teksa ajo është shtrirë barkas në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë, duke u përqëndruar te diçjka që askush tjeter nuk arrin ta shohë. I ka zënë rrugën Greit, ndaj ai është i detyruar t'i flase. Si pa e kuptuar, ajo ka hyre në jetën e tij, duke vendosur në menyrë pothuajse autoritare ta kalojne pasditen bashke. Dilani nuk është si vajzat e tjera që ka njohur Grei. Ajo është shpirterisht dhe mendërisht e hapur, tëresisht vetvetja, e pandikuar nga mendimet e të tjereve. Fillimisht, pyetjet e saj të çuditshme dhe energjia e pashtershme e bezdisin Grein, por shume shpejt ai do ta ndiejë veten më të hapur dhe kureshtar ndaj kësaj vajze "të çmendur". E rrëfyer nga pikëpamjet e dy personazheve, historia e Dilanit dhe Greit do të shpaloset gradualisht, së bashku me sekretet më të thella të këtyre dy adoleshenteve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në lagjen e sipërme të Nju Jorkut, ku jetojmë në shkollë, luajmë dhe flemë ( ndonjëherë edhe me njëri tjetrin) unë e miqtë e mi. S-ja u kthye nga shkolla me konvikt. Po të mos tregohemi të kujdeshëm, ka për t’i bërë për vete mësuesit, ka për të veshur ato rroba të bukura që ne nuk na bëjnë, do të vjedhë zemrat e të dashurve tanë dhe praktikisht do të na i nxijë fare jetën, që të gjithëve. Duhet ti hap mirë sytë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një joshës flokartë, i quajtur Nikolas, qe bërë i pashpirt nga një sekret i dhimbshëm në të kaluarën e tij. Dhe tani që ai kishte përlyer emrin e mirë të Regit, zonjusha gjaknxehtë ishte betuar se do të martohej me të. Bukuria e saj magjepsëse e trondit Nikolasin më shumë se çdo femër tjetër dhe kjo, i nagjall Regit një pasion shkatërrues. Dëshira kaq të shfrenuara mund të të përfshinjë vetëm në keqkuptime të rrezikshme... dhe, mbase në një dashuri që mund të jetohet vetëm një herë gjatë gjithë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një libër që flet për shumë faktorë që ndikojnë në rënien në dashuri ashtu siç na tregon edhe për aktin vetë. Dashamirësit e romanit të parë të Nicola Yoon-it “Ne jemi gjithçka” do të gjejnë shumë gjëra që do t’u pëlqejnë dhe do ta shohin se është padyshim një vazhdim edhe më i fuqishëm
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim! Shkolla ishte më e vështir nga sa kujtonte ai dhe, për të dalë mirë në mësime, i duhej të gjent një mënyrë për ta kthyer jetën e tij të mërzitshme në një fiymëzim për një vepër artistike. Metoda e tij? Operacioni: "Jeto për s'mbari"! Gjithçka që nuk e kishte bërë më parë, nisi ta bënte tani, nga mësimi lojës se pokerit deri te vizitat nëpë muzetë e artit modern. Por kur misioni i tij më i ri zbulon të fshehta për familjen, që ai nuk i kishte ditur kurrë, i duhet të vendosë nëse ësht gati ta shohë botën të përmbysur kokëposhtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për të rinjtë në France, Folkneri është Zot. Jean-Paul Sartre Për më tepër, krah për krah me Xhojsin dhe ndofta më shumë se ai, Folkneri është eksperimentalisti më i madh ndër romancierët e shekullit të njëzet. Gustaf Hellström, Është risuesi më i skajshëm në historinë e prozës amerikane, shkrimtar që përbën shkollë për avangardën e Evropës dhe Amerikës Latine. J.M. Coetzee Folkneri na ka dhënë, dhe vazhdon të na japë, një mësim të madh, i cili nuk është vetëm mësim për formen artistike, për përdorimin modem të barokut, por është edhe një mësim i thellë historik se si të trajtojmë dukurinë e humbjes, si të pranojmë në histori mundësinë e tragjikes, është, gjithashtu, një mësim i thellë letrar, sepse bën zbulimin e romanit nëpërmjet romanit, zbulimin e fabules e subjektit nëpërmjet rrëfimit të tyre, zbulimin e personazheve nëpërmjet mundësisë që u jep atyre për të vepruar. Karlos Fuentes Marrëzia e librit "Dritë e gushtit", pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mire që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishdindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri Gra të vështira tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionale. Dy motra kanë qenë të pandashme qëkur u rrëmbyen të vogla dhe tani, të rritura, duhet të negociojnë martesën e motrës së madhe. Një grua e martuar me njërin binjak, shtiret sikur nuk e kupton kur bashkëshorti i saj dhe i vëllai, pretendojnë sikur janë tjetri. Një striptiste që mundohet të përfundojë universitetin, shmang ngacmimet e një klienti të zellshëm. Një inxhiniere me ngjyrë, shpërngulet në pjesën veriore të Michigan për të punuar dhe përballet me kureshtjen dashakeqe të kolegëve dhe me vështirësinë e harrimit të së shkuarës. Që nga grindjet mes vajzave te një nënndarje e pasur në Florida, ku fqinjët përshtaten, konkurrojnë dhe spiunojnë njëri tjetrin, Gay u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri i dytë i eposit të akullit e zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsira e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat. Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut. Në jug Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të ettfr për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t'i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë. Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke që të mos e ndiejë tronditjen.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri i dytë i eposit të akullit e zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsira e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat. Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut. Në jug Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të ettfr për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t'i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë. Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke që të mos e ndiejë tronditjen.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania