titleToAlt
"Pëshpërima e fundit" është një roman që të bën për vete; ngjarjet e tij shtrihen në mijëra kiiometra e në dhjetëra vite, ai eksploron fuqinë e dashurisë, këmbënguijen e ndonjëherë dhimbjen që ajo shkakton. Si reziston dashuria e vërtetë në kohë e hapësirë përballë shtypjes dhe egërsisë? Kur fillon fuqia e mbijetesës nga kujtimet nostaigjike për t'i shkatërruar mundësitë e një të tashmeje të bukur dhe një të ardhmeje premtuese? Këto janë pyetjet me të cilat Pëshpërima e fundit e sfidon lexuesin të debatojë që nga paragrafi i parë e deri te fundi i tij prekës. Michael Jackson-Kryeredaktor i Black Intellect Journal
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Personazhi kryesor, një studente e komunitetit shvab gjatë regjimit të Çausheskut në Rumani, tronditet nga vetëvrasja e Lolës, njërës prej shoqeve të saj të dhomës. Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta. Absurditeti i jetës në diktaturë dhe qëndrimi i paepur disident ecin krah për krah në këtë roman, i cilësuar si kryevepra e nobelistes Herta Muller.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
«Për çfarë doje të më pyesje?» Ajo ndien sërish valën e vogël të alarmit t'i ngjitet nga brenda. «Pse mrekullia është e papërkyer?» Ai ia ngul sytë, në pritje. Ajo pyet veten nëse duhet të japë një përgjigje të zgjedhur me kujdes apo ta kalojë me një batutë, por në fund flet pa u menduar: «Sepse nuk zgjat.» Gjithçka ndodh në Provansë, në vjeshtë, në stinën që përzien mjegullat e para të lagështa me një vazhdë ngrohtësie pothuajse verore. Lagjet dhe vilat po zbrazen nga banorët dhe turistët. Po ndërkaq po përgatitet edhe një ngjarje e madhe. Pothuajse befasisht, në fushën lokale të aviacionit do të mbahet koncerti i një grupi të famshëm anglez, Bebonkers, pak për qëllime humanitare e pak për të kremtuar martesën e tretë të Nik Kruikshenkut, vokalist i grupit dhe lider tejet tërheqës i tij. Përgatitjet ziejnë, gjithçka organizohet me përpikëri nga Ailina, gruaja e ardhshme e Nikut. Në fshat është një dyqan akulloresh që e administron Milenë Miljari, një vajzë e re italiane që akulloret i krijon, i mendon dhe i eksperimenton me pasion artisteje. Një inat i vazhdueshëm që sillet rreth ekuilibrit të paqëndrueshëm të akullores, rreth mrekullisë së saj të papërkryer, sepse është konceptuar për t'u konsumuar ose për të shkrirë, për të mos zgjatur. Milena u ka thënë lamtumirë meshkujve dhe bashkëjeton që prej disa vitesh me Vivianën. Po ndërkaq, ylli i rokut anglez dhe vajza italiane kryqëzojnë fatet e tyre brenda tri ditësh, nga e mërkura në të premte. Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës, mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të flasësh për ushqyerjen nënkupton të flasësh më përgjithësisht për stil jetese, duke nisur nga ushtrimet fizike, që janë gjithnjë thelbësore.Në këtë libër ju njohim me aktivitetet më të përshtatshme për çdo fazë të jetës, që prej lëvizjeve të para kuturu të këmbëve tek i porsalinduri deri te joga për moshën e tretë. Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë. Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kalojmë shumë kohë duke ndjekur ëndrrat që na rrëshqasin nga duart, një lumturi që nuk e arrijmë dot. Pastaj ndodh që më e mira e jetës të na shfaqet në një çast të vetëm, ndoshta në magjinë e një takimi të beftë. Si ai i Lorencos me Fiamën, të befasuar nga një dashuri që ndoshta as ata nuk mendonin se mund t'u ndodhte. Lorenco Peregoja, burrë miklues e me kulturë, jep mësim lëndën e gjeografisë ekonomike në një shkollë profesionale të Milanos. Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. Nuk ka një familje të vetën, por siç i pëlqen ta përsërisë shpesh, nxënësit i ka si fëmijët e tij. Fiama Morinoja nuk i ka mbushur ende të dyzetat dhe është nënë e dy bijave që i adhuron, fryt i një martese të gabuar. Është drejtore e botimeve të një shtëpie të vogël botuese, që e ka themeluar së bashku me mikun e saj më të mirë, i cili, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë. Ndërsa shtëpia botuese pëson një ndryshim të beftë nga drejtuesit me të cilët Fiama nuk është në një mendje, ajo është gati të bëjë gjithçka për ta mbrojtur atë e për të vazhduar, si përherë, me kujdesin dhe dashurinë me të cilat u përkushtohet ngaherë autorëve të saj. Lorencoja dhe Fiama: profesori dhe gruaja e librave. Nëpërmjet përvojës së tyre shohim një përthyerje të Italisë së sotme - kriza e shkollës dhe e ekonomisë, por edhe njerëzit me shpirt iniciative, të gatshëm për t'i përveshur mëngët e që janë të vendosur për të mos u dorëzuar. Duke përshkruar jetët e të dyve, që fati do t'i ndërthurë pikërisht falë një libri, zbulojmë një dashuri që arrin t'i shpërblejë për gjithë ato përvoja të vështira që kanë kaluar e t'ua shërojë plagët. E kështu, Lorencoja dhe Fiama arri në ta prekin lehtas me gishta lumturinë që meritojnë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Mark Simoni: Valentina e ka vokacion egzistencial poezinë. Asaj i vjen si një jehonë e vetëdijes dhe ndërgjegjes së brendshme, dhe aty, në laboratorin e saj krijues, frymëzimi kthehet menjëherë në artin e vargut. Pikërisht kjo gjendje është garanti më i sigurtë i një letërsie të bukur, fine, elegante, delikate, si vetë fryma, ashtu siç është njëkohësisht dhe një furtunë revolte, zjarmi gjendjesh, zë i lartë qielli. Ky libër ka dinjitetin e vet që të rri me krenari në rreshtin e librave të mirë, me subjekte, imazhe, tema sa interesante aq dhe të veçanta. Simon Vrusho: Kur po lexoja E-maili-in e Valit për librin e saj të fundit me poezi, syri, në vend që ta lexonte si titull togfjalëshin "Libri i katërt", e lexoi "Libri i kaltër". Dhe ky titull, si një mirazh ofronte kaltërsi, kthjelltësi, një parandjenjë që shpalosej bashkë me leximin e poezive, ku shpaloset jeta, përjetime poetike, përjetime ritmike ku pulson fjala, detaji, metafora, paralelizmi dhe, siç dihet, ku ka pulsim, ka jetë... Naunka Lengu: Një vellim I ri poetik. Një sukses ri për poeten Valentina Aliaj Skënderaj, me librin e saj të kater me poezi. Jeta për poeten ështe vetëm dashuri, për çdo gje të bukur, e të brishtë. Ajo e përjeton me ndjeshmëri e finesë femërore, çdo gjë të bukur dhe fisnike për nënën, fëmijet dhe babanë që jeton me të, në kujtime të ëmbla.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ka lindur më 20 maj 1965, në Tiranë. Kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë së saj në këtë qytet. Ka kryer studimet e mesme në gjimnazin "Sami Frashëri" dhe ato të larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Pas vitit 1992 jeta e saj u shtjellua jashtë atdheut, në Itali ku vazhdon të jetojë dhe të shkruaj poezi e prozë poetike.Adhuron kafshët e ka pasion udhëtimet, kujdesin për lulet,detin,dëgjimin e muzikës (sidomos asaj blues) me një gotë verë dhe kohën që kalon me miqtë sa herë kthehet në atdhe.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike. Kasandra e Dimitriadisit është një anti-Kasandër, një grua e dhënë totalisht pas joshjes dhe dashurisë me Apolonin, e cila pohon dhe ripohon shprehjen e njohur të Niçes: “Trupi ka më shumë të drejta se dituria më e madhe”. Kasandra e Dimitriadisit është një rrëfim në retrospektivë e ndjesive seksuale të përjetuara nga ajo pas bashkimit të saj me Apolonin dhe shndërrimit të jo-së së saj të dikurshme në po.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Një ditë në kopsht të gjithë po tregonin për motra a vëllezërit e tyre, kurse Ameli nuk kishte as motër, as vëlla. Kishte "mbetur e fundit" në kopsht dhe kjo gjë e mërziste. Kështu, ajo nisi kërkimet për motrën a vëllanë e saj. Mjaftoi një "gënjeshtër e vogël" e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh... Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të bardha, që i thanë prindërit e saj, duke qenë se ata mendonin se Ameli ishte e vogël për ta kuptuar të vërtetën. 4 tregime gazmore, të frymëzuara nga 4 pyetje që çdo fëmijë ua bën prindërve të tij. Ilustrimet nga Geraldina Mehmeti.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam shumë më normale se prindërit e mi dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të çuditshme. Në shkollë, për shembull, në tabelë më shfaqen në mënyrë të mistershme fjali të sikletshme, ndërsa ushqimi që më pëlqen më shumë, papritmas merr shijen e lakrës së Brukselit. Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që më ka dhuruar mami? Në të vërtetë tani nuk kam aspak kohë të merrem me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam përgatitur madje edhe një plan për të arritur këtë qëllim. Por më prish punë ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri kudo... Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t'u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën" nuk është thjesht një libër që bazohet në kujtimet e diplomatit dhe gazetarit Muneka, as edhe një, kronikë e ngjarjeve dramatike që përfshijnë marrëdhëniet midis dy vendeve, dikur miq të ngushtë. Është shumë më tepër se kaq, është përpjekja serioze e studiuesit dhe sinologut Muneka për të zbërthyer dhe shpjeguar shkaqet dhe arsyet përse u zbehën dhe thuajse u shuan lidhjet e forta dhe miqësia e konsoliduar midis dy shteteve dhe udhëheqjeve të tyre, në dëm të interesave të vetë popujve që dikur e konsideronin njëri-tjetrin miq të ngushtë e madje vëllezër. Marko Bello - Ish Ministër i Integrimit Europian
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkalIët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të Iehtë, por prej saj dalin Iloj-Iloj objektesh me forma të çuditshme. Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët. Ajo është e rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh, e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj Iargohet pa asnjë Iajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi duke u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të Iumtur. Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë Iibra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një tjetër histori e mrekullueshme për Polon e treguar nga gjyshi Ariu i Bardhë i Ëndrrave. Këtë herë do ndjekim Jonin dhe Kaltrën, shtëpinë e tyre mbi pemë dhe ardhjen në ndihmesë të Ariut të Bardhë të Ëndrrave në rregullimin e saj. Ky libër është vëllimi i tretë në këtë seri me ilustrues Mario Shemaj.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Pjese nga libri: Bije mbrëmja... Bije mbrëmja e mbulon/kodra, male dhe dete./ Bota s’duket/Njësoj mbetet/ Si kujtimi marramëndës/ Në një cep me muzg të zemrës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ndodh të kthehesh prapa/prapa në hapa shekujsh/në një udhëtim mes malesh/ku akrepat e ores kane vdekur.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Qëllimi i filozofisë Islame është arritja e së vërtetës së dëshiruar, pra, arritja te Zoti nëpërmjet argumentit logjik, bazuar në mësimet islame. Ndër themeluesit e kësaj filozofie mund të përmendim Al Kindi, Farabi, Avicena, Gazali, Fakhre Razi, Sohrevardi dhe Molasadra, ku, me përjashtim të Al Kindit, që të gjithë ishin iranianë. Por edhe brezi i mëvonshëm i filozofëve që të gjithë ishin iranianë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm të shtrirjes të filozofisë Islame edhe jashtë territoreve Islame.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Heronjtë janë mes nesh: Masha ka ëndërruar gjithmonë të bëhej superheroinë. Nuk do të ishte e vështirë, nëse dikush do të kishte nevojë për ndihmë. A do të mundet superheroina Masha të hidhet në veprim kur një nga kafshët të gjendet në rrezik? Të gjithë në shtëpi Kur vjen koha e dimrit, ariun e viziton pinguini dhe të gjithë mblidhen në shtëpi! Megjithatë jo për një kohë të gjatë, sepse Mashën dhe pinguinin nuk i mban vendi një sekondë. Ata preferojnë luftën me topa bore dhe rrëshqitjet e çmendura me motor bore!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Numri i muajve Janar-Qershor 2019 i revistës letrare Shejzat përfshin shkrime dhe analiza të shumë autorëve shqiptar dhe të huaj si: Jose M. Floristan, Arben Ndreca, Italio Sarro, Bardhyl Demiraj, Matteo Mandala, Emine Sadiku, Mimoza Hysa, Karl Gurakuqi, Zef Valentini, Ernest Koliqi etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë romanet dhe dëshiron të bëhet shkrimtare. I pëlqejnë minifundet dhe këmbët e saj. Djaloshi i duket i shkëlqyer; ai kërkon të martohet me të. Ajo quhet Brizhitë dhe ai Emanuel. “Ai sapo kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një biografi dhe portret intim i Zonjës së Parë Franceze, Brigitte Macron. Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me të motrat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin shoqëror për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të ri se ajo. Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishte shtyrë Brizhitën të ‘shkatërronte vatrën e saj’ për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’ia mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? C’mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait? Në korrik 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazieres”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një ditë, në breg të detit, një djalë dhe qeni i tij gjejnë një valixhe të vjetër, brenda së cilës ndodhet një e fshehtë që do të ndryshojë plotësisht jetën e tyre. Për shkak të kësaj të fshehte ata nisin një sërë aventurash dhe marrin një arrati të gjatë drejt vendesh të panjohura, duke krijuar miqësi të reja dhe duke provuar forcën e karakterit të tyre. Çfarë fshihej vallë brenda në valixhe...?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Autori Emin Riza u lind në Korçë më 1937. Ka kryer degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës më 1962. Që prej këtij viti e deri në muajin shkurt të vitit 2009 wshtw punonjës i Institutit të Monumenteve, me përjashtim të periudhës 1993-1997 kur ka qenë ngarkuar me detyrën e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Që prej muajit shkurt 2009, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të ASHSH. Ka fituar, sipas radhës, gradat dhe titujt shkencorë, Kandidat i Shkencave, Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, Doktor i Shkencave dhe Profesor në vitin 1995. Në vitin 2009 ka qenë anëtar i jashtëm i ASHAK, në vitet 2008 dhe 2011 përkatësisht, anëtar i asociuar dhe anëtar i ASHSH. Për disa vite ka qenë kryeredaktor i revistës "Monumentet", "Studiaalbanica". Ka zhvilluar veprimtari në fushën e restaurimit të monumenteve të arkitekturës. Hartues i dy dosjeve për vlerësimin e Qendrave historike të Gjirokastrës dhe Beratit "Pasuri Botërore". Qytetar nderi i Gjirokastrës dhe Beratit. Ka botuar 134 artikuj në revista e botime shkencore si dhe 16 monografi.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
FATMIR MINGULl Ka lindur më 27 shkurt 1946 në Tiranë. Eshtë diplomuar në fakultetin e Inxhinerisë Mekanike të Universitetit të Tiranës, më 1969. Ka punuar si kryeinxhinier në UMB, drejtor në ORMN dhe me 1991 ka qenë Kryetar i Bashkisë së qytetit të Durrësit. Ka dhënë leksione në Univeristetin e Tiranës në degën e Inxhinierisë mekanike si dhe në Universitetin "Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe lektor i jashtëm për aplikime të paneleve diellore Shqipëri. Mbas viteve '90 ka kryer një sërë studimesh si kritik letrar, duke dhënë kontribute të vyera në fushën e kritikës letrare dhe të lëvrimit të esesë. Artikujt e tij janë botuar vazhdimisht në organet më kryesore të artit dhe kulturës në Shqipëri. Studimet e Fatmir Mingulit janë botuar ne organe të shtypit të shkruar në Shqipëri, si dhe në Maqedoni, Kosove, Rumani, Kroaci ctj. Një kontribut të madh ai luan në botimet e blogjeve elektronike duke qene aktiv në trajtimin modern të problemeve që Ietërsia ka sot.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania