titleToAlt
Botuar për herë të parë i pathyeshmi “ është testamenti i paharueshëm i qëndrueshmërisë së mendjes njerëzore, trupit dhe shpirtit , sjellë me aq gjallëri nga autorja Laura Hillendbrand. Pjesmarrës në listën e librave të vitit të revistës Time. Fitues i çmimimt të librit nga Los Angeles Times dhe fituesi i një çmimi per librat biografik më të mirë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar çudishëm me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar sa nuk mund ta shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrebullueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Lambertët, një familje gati trtadicionale e mes perëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të zetë. Të tre fëmijet e Alfredit dhe Enides, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit Autori i ndjek jetët e tyre hap pas hapi, me një kronologji marramendëse dhe të pasur me detaje mbresëlënëse, tek enden e përpiqen mes së shkuares që shpesh i përndjek, së tashmes që i vërvit nëpër befasira dhe së ardhmes së paqartëe dyshimtare. Deri në Krishlindjet e fundit kur familja do të bëhet bashkë që përkojnë me nisjen mi milenjumit të ri, autori ndërton një histori të mrekullueshme, njëherësh pikturon peizazhin e plotë të Amerikes së shtatorit 2001, vit kur u botua kjo vepër . kritika e cilësoj menjëher autorin e saj ndër shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, i cili dozenjon mrekullisht shoqërinë Amerikane sot, urat e brishta me Europën, lëvizjet dhe ndikimet e politikave globale në jetën e njerëzve, dhe mbi të psikologjinë e njeriut të gjendur në zgrip të jetës së vet tek shqyrton jo pa shkujdesje veten dhe të tjer .Me një humor të hollë dhe të rrallë,Jonathan Franzen të mbërthen dhe të argëton pa fund.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione "të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese. Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri më një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qëndër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijen në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë dhe shpirtcopetues i Klarës. Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klares gjatë punës në spitalin "Uillard", ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetera vjecar dhe një dritare në të shkuaren e saj. Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klares, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, con në rezultate tronditese dhe të papritura per të.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vajzat është një histori e një vajze që po rritet, e cila të rrëmben krejt. Rrëfyer me fjali që ndonjëherë jane aq të fisme, sa mund t'i mbash si stoli... një histori veshur me cipë magjike. Cline mrekullisht shtron në një hartë topografinë e zemrës se një adoleshenteje të rrenuar nga vetmia. Ajo na sjell të vërtetën e trilluar të një vajze që rend pas rrezikut në një verë plot lengata e humbje.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Ëilder, romani "Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh" është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të terë lexuesish. Libri na paraqet Laurën katërvjeçare, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të medha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun. Jeta në pyll nuk është e lehtë për familjen Ingalls, pasi fëmijët duhet të rriten duke siguruar me forcat e tyre gjithë ushqimin dhe të përgatiten per t'u përballur me dimrin e ftohtë. Por ata ia dalin më së miri të përballojnë çdo situatë të vështirë që iu del përpara. Ata bëjnë mbjelljet e pranverës, mbledhin të korrat në vjeshtë, festojnë, si dhe bëjnë udhëtimin e tyre të parë në qytet. Cdo natë, në shtëpinë e tyre të vogël, të sigurt dhe të ngrohtë, tingujt e ngrohtë të violines së babait venë në gjumë Lauren dhe motrat e saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron dëshiron me gjithë shpirt që ti harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit sidomos një ngjarje. Por për fat të keq vëllai i tij i madh Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t’i nxjerë sekretet sidomos kur plekset një ditar në këtë mes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në maj të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9- vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqinj, që madje edhe rruhen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Është viti 1951, viti i dytë i luftës Koreane. Markus Masner, nga Nju Jorku, Nju Xhersi, po fillon vitin e dytë në kampusin pastoral konservativ të Kolegjit Uajnsburg të Ohajos. Përse ndodhet aty? Sepse i ati kasapi i palodhur i lagjes duket se është marrosur nga frika, ankthi dhe rreziqet e moshës, rreziqet e botës, rreziqet që sheh në çdo cep për djalin e tij të dashur. Inati rrëfenja për arsimimin e një të riu mend mundësive tmeruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Harlan Coben, autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e librave më të shitur sipas NeW york Timësi-t, vjen me një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit. Kejt Donovon detektivja e Departamentit të Policisë së qytetit të Nju –Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se ju përmbys bota. I fejuari i saj i dikurshëm të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjet vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit. Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur u vunë në ndryshim madje edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar. Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrëzik jo vetëm jetën e saj, por edhe të njerëzve që e rrethojnë...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe shtatzane dhe e ve, kur arratiset nga Leningardi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe Aleksanër Belov, është ende gjallë ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të... Ndërkohë, përtej aqeanit dhe kontinentit , në Bashkimin Sovjetik, Aleksandri i cili sapo i ka shpëtuar ekzekutimit, është vënë në krye të një batalioni ushtarësh të konsideruar si të pavlerë nga komanda e lartë sovjetike. Jo të gjithë i mbijetojnë kësaj sfide, por Aleksandri është i vendosur ti udhëheqë përmes rënojave të Europës në një përpjekje të dëshpëruar pëe të shpëtuar nga makineria vdekjeprurëse e Stalinit, dhe për të gjetur sërisht Tatianën...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Aitorja më e shitur nr. l sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait. Një duel mund të konsiderohet çështje nderi, por tri duele quhen përpjekje për vrasje! Mes një shoqërie të shkolluar, mes zemërimit dhe sjelljes kaq të pakujdesshme midis fisnikëve të rinj, princi regjent urdhëron Robert Uituorthin, kontin trashëgimtar të Tamdonit, dhe lordin Dominik Ulfe, t'i japin fund mosmarreveshjes mes tyre duke i lidhur familjet e tyre me martesë. Cilado pale që nuk pranon, do të humbasë tokat dhe titujt. Uituorthit i pelqen ideja ta dërgojë motrën e tij të re Bruk në pronat e largëta të armikut. E di që Ulfi nuk do ta pranoj e si grua dhe kështu do të humbasë pasurinë dhe statusin. Por Ulfi është i vendosur t'i fusë frikën vajzës. Meqe duelet nuk janë meë mjeti i duhur për ta shkatërruar njeriun që urren, mendon të kënaqet duke e parë të humbasë tokat dhe titullin. Por nuk priste që motra e armikut të tij të ishte aq e shkathët dhe e zhdërvjellët. Bruk Uituorthi ëndërronte stinën e saj të parë në Londer sepse dëshironte ta bënte për vete burrin që do ta largonte nga familja e padëshiruar. Mirëpo tani e dërguan në Jorkshajer për t'u martuar me një fisnik misterioz, familja e të cilit ishte e mallkuar dhe i cili ishte përpjekur tri here t'i vriste të vëllanë. Por në zemrën e saj nuk kishte vend për frikë. Ky burre ishte mjeti i shpëtimit. Ajo do ta detyronte që ta donte!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe... Ksarit dhe Dëshirës u duhet të harrojnë që janë kundërshtarë, nëse duhet që tja dalin mbanë gjatë aventurës në burgjet e fshehta në Kështjellën e Luftëtarëve të hekurt... Atje diçka ka qënë duke fjetur për njëqind vjet dhe tani po zgjohet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një zgjedhje e gabuar mund të të kushtojë shumë, përfshirë edhe dashurinë e njerëzve më të dashur. Mund të kesh një karrierë të sukseshme, por jo domosdoshmërisht një jetë të suksesshme; mund të kesh një shtëpi të bukur, por një shpirt të varfër; mund të kesh çdo mashkull, por në të njëjtën kohë të mos kesh asnjë... Çfarë është dashuria? Si fitohet ajo? Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jea e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qënë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë. Por çfarë ta forcojë më shumë lidhjen e tyre? “Motra tjetër”, një roman i shkëlqyer! Sa i ëmbël, aq edhe i hidhur, ai eksploron gëzimet dhe hidhërimet që ndajnë motrat me njëra –tjetrën, gabimet e bëra në emër të dashurisë dhe premtimin për shpagim... të gjitha këto, të rrëfyera mjeshtërisht nga autorja e sukseshme Kristin Hannah.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
E gjitha kjo i dukej aq e qartë, e thjeshtë dhe e dukshme, saqë ajo vetëm mrekullohej sesi nuk mundi ta kuptonte më përpara. Dhe kur atë kur atë herë të parë dolën më në fund nga uji duke iu marrë fryma dhe shkuan të bregu i mbuluar me bar të butë, ajo pëshpëriti se edhe ajo e dashuronte. Çështë e vërteta këtu ndjenjat vështir se luanin rol... Por atëherë asaj kështu i ishte dukur. Thjesht nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente. Instinktet janë po aq të lashta sa vetë jeta... Ai i premtoi se nuk do të linte që më të ndoshte diçka e keqe dhe ajo i besonte, meqënëse nnuk i kishte mbetur asgjë tjetër. Ajo as që e vuri re sesi kaloi në plan të dytë fakti që Horhe e mori peng; sidoqoftë, ky fakt nuk po i dukej më aq vendimtar. Tani Ariana Ishte gati të pranonte se donte të mbetej me të në këtë pyll
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Një tjetër roman i shkëlqyer nga Jodi Picoult vjen në shqip. Kësaj radhe autorja sjell me ndjeshmëri të pabesueshme, inteligjencë dhe sinqeritet çështjen e konflikteve racore në ditët tona, paragjykimet, drejtësinë dhe dhembshurinë, - duke ofruar zgjidhje për çështje të komplikuara. Ky roman konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme që një shkrimtare bën me lojën e saj narrative
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Maribeth Klein, një prind i zakonshëm, që stërmundohet për të përballuar sfidat e jetës. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj. Klein i nënshtrohet një operacioni në zemrë dhe më pas nuk mund të shërohet. Kështu, ajo rend drejt të së pamendueshmes: paketon valixhet dhe lë pas gjithçka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë vërtet nga se është duke vrapuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Roji dhe Çelestja janë mishërimi i Ëndrrës Amerikane. Ai është një nënpunës i ri. Kurse ajo në prag të një karriere emocionuese. Por, ndërsa ata i merr me vete rutina e jetës, papritmas vendosen në rrethana që as nuk mund t’i kishin imagjinuar… Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve përtej mundësive të tyre . “Një martesë amerikane është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën duke ecur përpara, më shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Adami “Ata janë djem; e mësuam këtë vite më parë. Ardhja e tyre në atë formë të vogël, të papjekur, ishte për ne si gjegjëzë; nuk ishim mësuar me këtë. Tani kemi edhe disa vajza. Abeli është djalë i mbarë, por nëse Kaini do të kishte qëndruar ari, kjo do të ishte qënë më mirë për të. Tani e kuptoj që në fillim e kisha gabim për Evën; është më mirë të jetosh jashtë kkopshit me të sesa brenda tij dhe pa të. Në fillim mendoja që ajo fliste shumë por do të jëm i pikëlluar kur ky zë të bjerë në heshtje dhe të largohet nga jeta ime. Bekuar qoftë gështenja që na bëri bashkë e më mësoi mirësinë e zemrës së saj dhe ëmbëlsinë e shpirtit të saj!”
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashem dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme, Por ka edhe një të fshehtë të errët që mund ti shkatërrojë ëndrrat, karrierën madje dhe jetën. Një natë e fshehta i përplaset në fytyrë. Njerëzit që e takojnë Kajlin kanë një vidjo kompromentuese dhe do ta përdorin për ta shkatërruar- po të mos bëjë saktësisht çfarë i thonë ata. Ajo çka i propozojnë Kajlit është një gjë për të cilën një jurist i ri ambicioz do të bënte të pa mundurën: një punë në Manhatan si bashkëpunëtor në firmën juridike më të madhe të botës. Nëse Kajli pranon, shumë shpejt do të bëhet partner i firmë dhe do të fitojë pasuri. Por ka një kleçkë. Kajli nuk do të punojë për firmën poe kundër saj në një konflikt ndërmet dy kontaktuesve të fuqishëm të mbrojtjes, që vlen miliarda. Tani Kajli gjendet i kapur midis forcave kriminale që e manipulojnë atë, Fbi dhe firmës së tij- në një komplot të keq , nga i cili edhe Kajli me gjithë zgjuarsinë, shkathtësinë e trimërinë e tij, mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë i gjallë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania