titleToAlt
“Vëllezërit Karamazov”, është një roman pasionant filozofik që hyn thellë në debatet etike si Zoti, vullnetit i lirë, dhe morali. Romani është një dramë shpirtërore dhe betejë morale në lidhje me: besimin, dyshimin dhe arsyen, i vendosur në një Rusi që po përkrah modernizmin.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
“Vëllezërit Karamazov”, është një roman pasionant filozofik që hyn thellë në debatet etike si Zoti, vullnetit i lirë, dhe morali. Romani është një dramë shpirtërore dhe betejë morale në lidhje me: besimin, dyshimin dhe arsyen, i vendosur në një Rusi që po përkrah modernizmin. Dostojevski e krijoi romanin në qytetin Staraja në Rusi, që është gjithashtu edhe vendi ku zhvillohen ngjarjet kryesore të romanit. Që nga botimi i parë, kjo vepër ka qenë e respektuar në të gjithë botën nga intelektualë të ndryshme si Sigmund Freud, Albert Einstein, Ludwig Wittgenstein, Martin Heidegger, Cormac McCarthy dhe Kurt Vonnegut dhe është cilësuar si një prej arritjeve supreme në letërsi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj, përkthyer në shqip, do të qe pa dyshim i mangët, sikur mos të figuronte në të edhe Libri i Librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: “Historia pa mbarim” e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Mihael Ende. Ky roman, i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me 10 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese që bart në velvete një ndërthrje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga sim-boli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçante, një gjinie të re letrare, të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm. Mihael Ende (i ndarë para kohe nga jeta e tji shumë prodhimtare në gusht 1995) me romanin "Historia pa mbarim" zbuloi mjeshtërinë e mahnitshme që të shkruajë një rpman për fëmijët dhe për të rriturit njëherësh.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Është viti 1994. Nga territori i pushtuar i Shqipërisë Italia e Musolinit përgatit sulmin ndaj Greqisë. Kapiten Koreli, një oficer i ri italian, vendoset në ishullin grek të Qefallonisë, me forcat pushtuese. Ekstravagant, i sjellshëm, me humor, i përkushtuar më shumë ndaj mandolinës sesa armës ai detyrohet të strehohet në familjen e doktorit të fshatit Kur vajza e doktorit nuk merr përgjigjen e letrave që i dërgonte të fejuarit te saj që luftonte në viset e Shqipërisë Juglindore, në frontin e luftës italo- greke ... atëhere funksionimi i treshes së përjetshme duket i pashmangshëm. Por a mundet kjo dashuri e brishtë të mbijetojë kur lufta barbare qe dukej kaq larg ishullit, e përfshin atë me një mizori shtazarake dhe u ndryshon përgjithmonë fatin banorëve të tij? Në sfondin e pushtimit fashisto - nazist të Greqisë, Louis de Bernieres thurr epopene e tij të mrekullueshme, një histori dashurie dhe lufte, të gjatë, dramatike, një histori ndjenjash, e shkruar në vitet e errta të Luftës së Dytë Botërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Shumë Robinsonë kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve tanë të rinj. Por, me gjithë numrin e madh të romaneve të këtij cikli, më ngjau që mbetej ende vend për një roman të ri. Një grup fëmijësh nga tetë deri trembëdhjetë vjeç, të braktisur në një ishull, të shtrënguar të luftojnë për jetën midis pasioneve të rigjallëruara, të ndryshimeve të kombësisë, me një fjalë një kolegj Robinsonësh.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së revolucionit francez. Në një sfond të pasur historik me ngjarje dinamike e intensive, Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe. Romani shquhet për karakterin epik të tregimit, episodet dramatike dhe figurat, që vizatohen të gjitha si hallka të veçanta të epopesë së madhe të revolucionit dhe që mishërojnë idenë e autorit në gjerësinë dhe thellësinë e saj.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Romani tregon historinë e të riut inteligjent, të pashëm e ambicioz, të lindur në një familje të varfër, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicien të dallohet në shoqërinë e lartë. Dy dashuritë e tij pasiononte: zonja Dë Rënal dhe Matilda dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra, që përplasen në shpirtin e Zhylienit: nga njëra anë pasioni i pastër, nga ana tjetër ambicia e unit të tij për të triumfuar në shoqërinë e lartë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë. Vjen si libër i ilustruar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë. Pas vështirësive të panumërta, të rrëfyera nga autori me dramacitet por edhe me një ironi të lehtë, djaloshi arrin të realizojë shpresat e veta dhe të kurorëzojë ëndrrën e dashurisë me Anjezen e ëmbël, vajzën që me aq dashuri dhe përkushtim i kishte qëndruar pranë në çastet e vështira.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Robin Hood, ishte një figurë heroike në folklorin anglez. A ishte një shigjetar dhe shpatar shumë i aftë, dhe është i njohur për "vjedhjen prej të pasurve dhe dhënien të varfërve". Këto ai i realizonte i ndihmuar nga një grup i jashtëligjshëm të njohur si "Burrat qejflinj”. Tradicionalisht, Robin Hood dhe burrat e tij janë të përshkruar si të veshur me rroba jeshile. Robin Hood u bë një figurë popullore në periudhën mesjetare duke vazhduar edhe në epokat moderne në letërsi, filma dhe televizion.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Një histori gjestesh, takimesh, përkëdheljesh të rastësishme, pasioni të fshehtë dhe në fund, i një dite, ku gjithçka përfundon tragjikisht midis dallgëve të stuhishme të Detit të Veriut. Vepër e ngjyer me atë ndjenjë “malli’ që përshkon faqet më të mira të letërsisë gjermane nga Robert Walseri te Thomas Manni, Një minutë heshtje ka shënuar kthimin prepotent të një prej shkrimtarëve më të mëdhenj gjermanë bashkëkohës, në skenën letrare ndërkombëtare.Një histori e mrekullueshme dashurie.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Servantesi e shkroi “Don Kishotin” me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij ishte revolucionare, e për të diskretituar librat e kalorësisë duhet të diskreditonte Periudhën e Mesjetës dhe të gjitha përrallat e saj. Për këtë qëllim, Servantesi zgjodhi si heronj dy nga tipat më reaksionarë dhe medievalë: Don Kishotin e Mançës, sojliun e fandaksur të katundit dhe laron, sejmenlinë dhe fshatarin e varfër e të paditur Sanço Pançën. Këta të dy marrin përsipër që të ringjallin periudhën e kalorësve, domethënë ta kthejnë Spanjën e botën 300 vjet prapa.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet. Nga fillimet e përhumbura ai bëhet një reporter i suksesshëm dhe një gazetar politik falë ndihmës së miqve të gruas së vet, me të cilën martohet pasi i mbetet vejushë. Ai ndahet me të shumë shpejt për të përfituar nga pasuritë e një gruaje tjetër. Kjo është një karrierë gazetareske përmes martesave që paraqet një panoramë cinike mbi botën e gazetarisë dhe një këndvështrim pesimist mbi njerëzimin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani “Tre Shokë është i shkruar në veten e parë nga karakteri kryesor Robert Lohkamp, një ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët e tij me të cilin ai drejton një dyqan të riparimit të automobilave në Berlinin e viteve 1920. Gjithadhtu trajtohet dhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur dhe misterioze Pat.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Libri “Olelisku i zi”, përshkruan jetën në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920. Një veteran i regjur i Luftës së Parë Botërore, Ludvigu, tani punon për një firmë varrimesh, duke u shitur mermerë dhe gurë varresh të afërmve të viktimave të vdekjes. Ludvigu, i vetëquajturi poet, shumë shpejt ndien se një erë e re po fryn në atdheun e vet, era e hidhur e krizës që do ta përfshijë atë edhe njëherë në flakë të tjera, kësaj here jo nga lufta...
Çmimi: 850 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania