titleToAlt
Piratët më guximtarë argëtohen si ti me lojëra numerike. Vëzhguese labirinte dhe ngjyrosje midis shumë të tjerave. Shijoje ndërkohë që mëson dhe gjeji zgjidhjet duke kthyer librin mbrapsht: nëse dëshiron një pirat të vërtetë bëj siku ata mos i shiko zgjidhjet deri në përfundim!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fundi i viteve 30’ Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur indetitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah... Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshmedhe nga frika se mos zbulohet indetiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në paris, Maksi largohet për një çast... Viti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 la dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet ne Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga Universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, Specialiste për marrëdhëniet me publikun. Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione por edhe për te kujtuar fundin tragjik së historisë të tij me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbreslënëse gjashtëdhjetë vjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Le ta themi njëherë e përgjithmonë: të kërkosh të kuptosh se çfarë ka në mëndje një burrë është diçka që duam ta bëjmë të gjitha, por rallëherë ia dalim. E vërteta është se ne, gratë kemi sot më tepër informacione për të vlerësuaranijet hapësinore sesa për të kuptuar burrat. Ky libër lindi pikërisht nga nevoja për tu çliruar prej zhgënjimit që ndjejmë nga terr padije. Dhe kush mund ta zbulojë këtë mister më mirë se një burrë? Një që është paksa dhe në anën e grave dhe i gatshëm të punojë si spiun i tyre, të na tregojë rrëfime, shaka e mendime të burrave të tjerë? Si dhe të na mësojë gjëra të reja, duke na hapur portat e botës së tyre? Bob Berkoëitz është pikërisht ai që na duhet. Ai na zbulon se çfarë mendojnë vërtet burrat, na thotë se si të shkojmë përtej komunikimit me gojë e të lëxojmë mesazhet e trupit, na shpjegon cilat janë fjalët që duhen shangur patjetër dhe cilat duhen thënë nën zë, sepse nuk janë të kapshme për veshin mashkullor. Është një rrugë që ka plot shmangie, por që ecën gjithnjë në drejtimin e duhur dhe e cila në fund na jep çelësin për të kuptuar vërtet çelsin e kundërt.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viti i parë i presidencës Tramp ishte i nxehtë dhe i stuhishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë botën. Për të treguar pasojat, gazetari Michael Ëolff, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte frekuentuar selinë qendrore të Trampit depërton tani në Shtëpinë e Bardhë “si një mizë në mur”. Ëolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të pa dëgjuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Izi është vërtet e kënaqur që e kanë caktuar kujdestare të vajzës së sapoardhur në shkollë. Matilda është franceze dhe Izi me shoqet e saj mezi presin t’i tregojnë depon e tyre dhe fluturën e natës atje dhe ta ndihmojnë që të shmangë drekat e shkollës ( Të njohura edhe si helm). Por Matildës i pëlqejnë drekat e shkollës, madje ha dy të tilla! Dhe pikërisht në atë çast, ato e kuptojnë. Matilda është Spiune dhe ka ardhur të zbulojë sekretet e tyre. Ato duhet ta ndalojnë para se të jetë shumë vonë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është shkruar në nder të përrallave klasike që nuk vdesin kurrë dhe që fëmijët e gjithë botës i kanë shijuar në epoka të ndryshme. Së nashku me pikturat e bukura për të tëerhequr vëmëndjen e tyre, këto përralla vijnë me fjalë të shpjeguara, në fund të faqeve me qëllim pasurimin e fjalorit të fëmijëve
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Romani “Shkëndija e Jetës është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëzve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internuan në kampet e përqëndrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë luftës së dytë botërore
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në lagjen e sipërme të Nju Jorkut, ku jetojmë në shkollë, luajmë dhe flemë ( ndonjëherë edhe me njëri tjetrin) unë e miqtë e mi. S-ja u kthye nga shkolla me konvikt. Po të mos tregohemi të kujdeshëm, ka për t’i bërë për vete mësuesit, ka për të veshur ato rroba të bukura që ne nuk na bëjnë, do të vjedhë zemrat e të dashurve tanë dhe praktikisht do të na i nxijë fare jetën, që të gjithëve. Duhet ti hap mirë sytë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një joshës flokartë, i quajtur Nikolas, qe bërë i pashpirt nga një sekret i dhimbshëm në të kaluarën e tij. Dhe tani që ai kishte përlyer emrin e mirë të Regit, zonjusha gjaknxehtë ishte betuar se do të martohej me të. Bukuria e saj magjepsëse e trondit Nikolasin më shumë se çdo femër tjetër dhe kjo, i nagjall Regit një pasion shkatërrues. Dëshira kaq të shfrenuara mund të të përfshinjë vetëm në keqkuptime të rrezikshme... dhe, mbase në një dashuri që mund të jetohet vetëm një herë gjatë gjithë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dashurine, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemë dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh. E di mirë Leonardi, që e ka ndier t’i përvëlojë lëkurën dhe ende nuk arrin të clirohet nga kujtimet. Kishte pasur plot gra pas ikjes së Anxhelës, por asnjëra s’mund të shpresojë t’ia zërë vendin. Dashurinë, tani Leonardi e kërkon në gjërat e thjeshta: në buzëqeshjet e kënaqura të kliantëve kur iu ndreq makinat: në muzikën që degjon në Duetto-n e tij, model antik apo në mbrëmjet me miqtë që i njeh prej një jete. Pastaj është Laura, bija e tij shtatëmbëdhjetë vjeçe, përherë e më e bukur, por edhe tmerësisht e largët. Ajo dashurinë e mëson në internet, në fjalët e blogerëve që dinë t’ia sëmblojnë zemrën ashtu siç ai baba kaq i heshtur nuk mundi ta bëjë kurrsesi. Mamaja, pa dyshim e ka një arsye që ka ikur, i thotë vetes. Po cila të jetë vallë? Dhe si ta zbulojë? Përgjigjen do t’ia sjellë fati, në përfundim të një udhëtimi mbreslënës, që asaj do t’i ngjallë guximin për të dashuruar, kurse Leonardit do ti japë forcën për te filluar sërisht. Sepse edhe gjesti më i vogël i dashurisë është një mrekulli, vetëm së ajo mrekulli duhet dëshiruar së bashku
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër që flet për shumë faktorë që ndikojnë në rënien në dashuri ashtu siç na tregon edhe për aktin vetë. Dashamirësit e romanit të parë të Nicola Yoon-it “Ne jemi gjithçka” do të gjejnë shumë gjëra që do t’u pëlqejnë dhe do ta shohin se është padyshim një vazhdim edhe më i fuqishëm
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga New York hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të kalifornisë. I porsanderuar me çmimin pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, skishta dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë. Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi ju bën ferrë që te dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të madhe. Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në New york do të njohe Lorenën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po rozë një gjini që Ejdëni e përbuzte, sepse sipas tij ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomte dashurie. Apo ndoshta jo ?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por magjistarja e pyllit, Ksani, është e mire. Ajo banon në një shtëpi me Përbindëshin e Moçalit dhe me Dragoin Modestisht të Vogël.Ksani i shpëton foshnjat dhe ua jep ato familjeve në anën tjetër të pyllit, duke i ushqyer gjatë rrugës me dritë yjesh. Një vit, Ksani e ushqen gabimisht foshnjën me dritë hëne në vend të dritës së yjeve, duke e mbushur atë fëmijë të zakonshëm me magji të j ashtëzakonshme. Ksani vendos ta rrisë si fëmijën e saj vajzën, të cilën e quan Luna. Ndërsa Luna i afrohet të trembëdhjetave, magjia e saj fillon të shfaqet, me pasoja të rrezikshme. Ndërkohë, një djalë i ri nga Protektorati, është i vendosur të çlirojë banorët e qytetit, duke e vrarë magjistaren. Aty pranë mblidhet një tufë e madhe zogjsh vdekjeprurës, që nuk kuptohet çfarë qëllimi kanë. Një vullkan, i heshtur për shekuj të tërë, buçet e dridhet nën sipërfaqen e tokës dhe gruaja me zemër tigri sillet rrotull ...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim! Shkolla ishte më e vështir nga sa kujtonte ai dhe, për të dalë mirë në mësime, i duhej të gjent një mënyrë për ta kthyer jetën e tij të mërzitshme në një fiymëzim për një vepër artistike. Metoda e tij? Operacioni: "Jeto për s'mbari"! Gjithçka që nuk e kishte bërë më parë, nisi ta bënte tani, nga mësimi lojës se pokerit deri te vizitat nëpë muzetë e artit modern. Por kur misioni i tij më i ri zbulon të fshehta për familjen, që ai nuk i kishte ditur kurrë, i duhet të vendosë nëse ësht gati ta shohë botën të përmbysur kokëposhtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fëmijët do të zbulojnë përmes këtij libri tiparet e ndryshme të planetit tonë, një udhëtim i mahnitshëm që do t’i çojë nëpër oqeane, male, pyje, shkretëtira dhe pole...Do të mahniten nga peizazhet, shumëllojshmëria e bimëve dhe pemëve, sigurisht edhe nga kafshët që jetojnë që këto zona! Ky libër do t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë botën që i rrethon. Falë tekstit të shkurtër dhe të kapshëm, fotografive dhe ilustrimeve zbavitëse, është i përkryer për një qasje të parë drejt nënës natyrë
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Për një fëmijë adoptimi i një kafshe është shpesh ënderr,por ka plot gjëra që duhen ditur mbi këto kafshë nëse dëshiron të adoptosh një po thjesht nëse ke interes për kafshët. . Falë tekstit të shkurtër dhe të kapshëm, fotografive dhe ilustrimeve zbavitëse, është i përkryer për një qasje të parë drejt kafshëve familjare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Për fëmijët, jeta në fermë eshte shpesh e vështirë për t’u kuptuar. Ky libër do t,i ndihmojë të kuptojnë më mirë se prej nga vijnë drithërat, qumështi, mishi,leshi,vezët dhe shumë prodhime të tjera. Ata do të zbulojnë jetën në fshat dhe do të njihen me të gjitha kafshët që jetojnë në fermë nga pula te lopa, nga rosa te delja. Falë tekstit të shkurtër dhe të kapshëm, fotografive dhe ilustrimeve zbavitëse, është i përkryer për një qasje të parë drejt botës së fermës
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër i mrekullueshëm dhe i këndshëm është ndërtuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë fëmijët e vegjël të mësojnë numrat dhe format në një mënyrë të këndshme dhe të gëzueshme. Çdo faqe shoqërohet me ilustrimet plot ngjyra dhe me fjalët përkatëse. Metoda ofron një mënyrë të thjeshtë dhe interesante qe fëmija te mesoje fjalët e reja.Ky format i madh, është hartuar enkas për t'u përdorur në një mjedis mësimdhënës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër i mrekullueshëm dhe i këndshëm është ndërtuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë fëmijët e vegjël të mësojnë kafshët në një mënyrë të këndshme dhe të gëzueshme. Çdo faqe shoqërohet me ilustrimet plot ngjyra dhe me fjalët përkatëse. Metoda ofron një mënyrë të thjeshtë dhe interesante qe fëmija te mesoje fjalët e reja.Ky format i madh, është hartuar enkas për t'u përdorur në një mjedis mësimdhënës.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania