titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Eliot-i arrin t'i dëgjojë Muzat-sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale - të vështrojë brenda çmendurisë së vetes prej anës së jashtme të kesaj çmendurie, të ndërgjegjësohet për modelin e vet karakterizues dhe t'i gjejë atyre një ekran ku mandej t'i hedhë ato - kjo është detyra që i kërkohet poetit. Kur Eliot-i pa dhe kuptoi që qe i aftë ta bënte këtë përmes një sistemi të paepur gjuhësor, ai u bë shkrimtari që patë dëshiruar së brëndshmi të ishte. Bota e kuptoi këtë arritje të rrallë, sikurse do ta bëjë përherë. Janë të pakët ata persona në çdo brezni të cilët arrijnë t'i bëjnë të dukshme emocionet e brendshme njerëzore nëpërmjet një strukture ritmike gjuhësore e që sjell një ndjeshmëri estetike, teksa tejmbart, në një menvrë trans-historike, ndjesinë e të jetuarit në një periudhë të caktuar historike. Ne i quajmë këta persona poetë: e ndërsa u bë i tillë, Eliot-i qe kristalizuesi i përgjigjeve emocionale për mbarë epokën ku jetoi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra,vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.Kurrfarë shtirjeje,kurrfarë teprie,kurrfarë maske. Këtë ligjerim ,që na jepet pa dredha, mund ta rrokim pa patur nevojë të tregohemi finokë.Një magjepsje,një mirnjohje na rrëmben:theksi poetik,shprehja poetike na qënkan gjëra të mundshme,përherë të mundshme!Ndaj pra, duke vëzhguar pjesën më të madhe të prurjeve të sotme,ngjante sikur lypsej të dëshpëroheshim, teksa nuk ndeshnim tjtër veçse kujtimin e thyer të asaj ç’pat qenë Poezia …
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
..Bedri Islami është padyshim personalitet i kohës, një shqiptar i mrekullueshëm, me një vetëdije të epërme që karakterizohet nga një vizion i madh. Njeri i letrave, autor librash historikë dhe publicist i klasit të parë, me një guxim të paepur. Bedri Islami ka qënë një figurë kryesore e organizimit kombëtar në vitet '90 të shekullit të XX, në aksionin e jashtëzakonshëm konceptual dhe real për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Bedri Islami ka qënë përherë poet, edhe sikur të mos shkruante e as të botonte kurrë, qoftë edhe një poezi të vetme...MOIKOM ZEQO
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Arqile Garo vjen me një synim, të sjellë pothuajse tërë kampionet e ujërave të shenjta të poezisë së madhe greke, që ti si lexues t'i provosh një nga një për t'i pirë, të sjellë pothuajse tërë patriarkët e mëdhenj të fjalës poetike helene. E këtu puna ndryshon krejt, synimi i tij ngrihet deri në lartesinë e fjalës së madhe e befasuese që quhet mision. Një ndërmarrje sa "e frikshme", aq edhe ëe marrë", derisa mbetet një nga punët më të vështira e të skëterrshme që ka shpikur mendja krijuese e njeriut, kalimin e frymës së një gjuhe në tjetrën. ... e lexon këtë liber, mbushesh me madhështinë e shpikjes me sipërore, poezinë e perëndishme, qëndron diku i shastisur pas ndonjë poezie të paharrueshme, sa të marrësh pak veten e të ngopesh me frymë nga tronditja dhe i thua vetes: sa vonë na ka ardhur kjo poezi e madhe, ky libër që dropulliti ynë i palodhur po na dhuron tërë këtë kënaqesi shpirti.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Xhemail Ali Peci është një poet me zemër të madhe. Në poezinë e tij gërshetohen harmonishëm erudicioni dhe nderimi i thellë për patriotikën. Vargjet e Pecit janë mirënjohëse për mendjet e ndritura të kombit tonë dhe të njerëzimit, për patriotët shqiptarë që sakrifikuan gjithcka për çështjen kombëtare, si dhe miqtë e huaj që na kanë ndihmuar në momentë kyçe kur është ynë pikëpyetje ekzistenca jonë si komb. Poezia e Pecit mund të tingellojë, dhe ndoshta është, disi romantike dhe idealistë. Peci me vargun e tij na kujton se romantizmit dhe idealizmit nuk u kalon koha kurrë. Zgjimi dhe ndërgjegjësimi i kombit tonë, një proces i vështirë që akoma nuk ka arritur pjekurinë e duhur, u fillua nga romantiket idealistë si Konica dhe Noli. Poezia e Pecit është një kujtesë që na behet në momentin e duhur se të jesh romantik dhe idealist në rrethanat që po kalon Kosova dhe kombi shqiptar është të jesh realist dhe se cfarë duhet berë për të reflektuar për atë se ç'kemi arritur si komb dhe për të parandaluar dështimet kur akoma nuk eshtë shumë vonë. Nga Dr. Gëzim Alpion
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania