titleToAlt
Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë. Në të shumtën e rasteve jam i detyruar t'i huazoj nga vëzhgimi mbi vetveten shembujt e turbullimeve funksionale me origjinë psikike që ndodhin në jetën tonë të përditshme, të cilat i kam përmbledhur në këtë libër. Kur bëhet fjalë për një material më të pasur që më ofrojnë pacientët e mi, përpiqem ta shmang, sepse kam frikë se mos më kundërshtojnë që dukuritë në fjalë janë plotësisht rezultate dhe shfaqje të neurozës. Pra, është një rast me vlerë të veçantë për qëllimet që i kam vënë vetes, ai kur një person i huaj i shëndetshëm në planin nervor, paraqitet si objekt i një hetimi të tillë. Kjo analizë është shumë e rëndësishme për mua edhe nga një pikëpamje tjetër: për faktin se ajo hedh dritë në një rast harrese të një fjale të pashoqëruar me rikujtm zëvendësues, duke konfirmuar tezën që kisha vendosur paraprakisht, mbi atë që emergjenca apo mosshfaqja e kujtimeve të pasakta zëvendësuese nuk mund të japin bazën e një dallimi themelor midis kategorive të rastit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan,vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "Mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit. Duke u mbështetur mbi një material të pasur antropologjik, gjuhësor e klinik Frojdi këtu synon ta interpretojë psikologjinë kolektive nëpërmjet psikoanalizës, duke e bërë atë kësisoj teorinë universale të njerëzimit. Në veprën "Totemi dhe Tabuja" parashtrohen parimet themelore të psikoanalizës në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Osho u bën thirrje lexuesve që jetën e tyre ta vështrojnë në një këndveshtrim te ri, të clirohen nga arsyetimet dhe paragjykimet stereotipe, të cilat e gozhdojnë njeriun, e pengojnë të shijojë plotësisht kënaqësitë e jetës. “Unë nuk jam kundër Zotit,- thotë OSHO, -atë e kërkova gjithandej dhe ja se cfarë zbulova: ai nuk gjendet askund. E kerkova brenda, jashte dhe bera gjithcka munda. Zoti nuk ekziston. Ky është një konstatim i thjeshtë i nje fakti, pa zemeratë dhe pa armiqësi. C’mund të bëj, kur ai nuk ekziston? Une nuk jam fajtor”.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme. Në këtë mënyrë mënjanohet edhe mundësia për të treguar lidhjen midis neurozës infantile dhe formës përfundimtare të mëvonshme të sëmundjes. Përsa i përket kësaj të fundit vetëm mund të them që për shkak të saj i sëmuri kaloi një kohë të gjatë në sanatoriumet e Gjermanisë dhe atëherë u klasifikua nga instancat kompetente si një rast "çmendurie maniako – depresive". Kjo diagnozë vlente me siguri për të atin e pacientit, jeta e të cilit, e pasur me aktivitete dhe interesa, shqetësohej nga kriza të përsëritura depresioni të thellë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përzgjedhja varet vetëm nga ne; t’i bashkohemi valles së jetës, apo rrugëtimit të vdekatarëve. Shoqëria përfaqëson rrugëtimin e vdekatarëve. Trupa, kudo trupa, rreth e qark vetëm trupa, që përpunojnë njeri-tjetrin. Përzgjedhja varet vetëm nga ne. Mos harroni se nëse e vlerësoni jetën, nuk duhet t’i lejoni vdekjes të strehohet brenda jush, nuk duhet të lejoni frikën të gjejë strehë, të ngulitet tek ju. Dhe gjithashtu mos harroni se për keto gjëra nuk duhet të pranoni kurrë të bini në ujdi duke bërë lëshime, pasi për këtë nuk ka asnjë nevojë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sekreti i zanafillës krijuese, sikurse edhe sekreti i lirisë së vullnetit, përfaqëson në vetvete një problem që nuk mund të njihet e që psikologjia është në gjendje ta përshkruajë, por jo ta zgjidhë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për njeriun krijues – kjo është një enigmë, të cilën, sigurisht, mund të përpiqesh ta zbulosh me disa mënyra të ndryshme, por kurdoherë pa sukses. E megjithatë psikologjia bashkëkohore herë pas here i është drejtuar problemit të artistit e të krijimtarisë së tij. Frojdi mendonte se e kishte gjetur kyçin, me të cilin mund të çelet një vepër arti duke u larguar nga sfera e emocioneve personale të krijuesit të saj. Dhe vërtet, këtu hapen mundësi të mëdha, e pse të mos bëhen përpjekje për ta nxjerrë veprën e artit nga "komplekset", siç bëhet me neurozat?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shpesh kemi dëgjuar të formulohet kërkesa se një shkencë duhet të ndërtohet mbi koncepte themelore të qarta e të përcaktuara mirë. Në të vërtetë, asnjë shkencë, edhe ajo më e sakta, nuk fillon me të tilla përkufizime. Fillimi i vertetë i veprimtarisë shkencore qëndron me shumë në përshkrimin e dukurive që më pas mbidhen, rregullohen dhe bashkërendohen. Në analizën që do të bëjmë, nuk mund të shmanget zbatimi i disa ideve abstakte të marra aty-këtu dhe jo vetëm nga përvoja e sotme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ne fakt ti e ke pergjigjen, pasi ajo ekziston ne trajten e fares, po pikerisht keshtu lindin pyetjt. Ato pyetje, ne te vertete, synojne te kerkojne pergjigjet qe qendrojne brenda teje. Pjese nga "Ti je bota": "Ti je bota". Ky eshte nje prej pohimeve te Krishnamurtit, qe te fusin ne pershtjellim. Ne mendojme se ne Toke nuk ka askend tjeter perveç teje, qe mund te jete ne gjendje te na ndihmoje qe ta kuptojme kete,prandaj te kerkojme te na e shtjellosh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Te pranosh grishjen e madhe nenkupton qe te analizosh drejtpersedrejti dhe ne menyre te pa paragjykuar dhe ta jetosh jeten ne çdo moment duke ja hapur zemren qenies duke zbuluar zotin brenda vetvetes... Si te gjejme vetveten dhe te mesohemi te degjojme zerin e zemres? Si te mos dalim nga udha e drejte? Si te dashurojme qe vete dashuria te jete nje lulezim i vertete dhe si te meditojme me qellim qe meditimi te shnderrohet ne nje rritje te vetvetes shpirterore? Cfare eshte jeta dhe cili eshte kuptimi i saj? Kur jeta mbretet pas-çfare ndodh me pas? Dhe a ekziston valle zoti ne te vertete? Thelle bindshem dhe ne menyre krejtesisht te gjalle OSHO u pergjigjet ketyre pyetjeve te cilat trazojne shpirtin e çdo njeriu.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Osho i fton lexuesit ta shohin jetën nga një këndveshtrim i ri, të clirohen nga të menduarit dhe paragjykimet stereotipe, të cilat e prangosin njeriun dhe e pengojne njeriun dhe e pengojne qe ta shijojë jeten deri ne fund. Ky libër modest, por ndërkaq serioz, i frymëzuar nga idetë radikale të mistikut modern Osho për vetë njohjen dhe kërkimet shpirtërore, që prek anë të ndryshme të jetës së përditshme përfaqëson ne vetevete një puhizë të fresket shpirtërore, e cila ripërtërin ndërgjegjen dhe lind dëshiren për t’u bërë më i mirë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Disa muaj para se të vdiste Jungu sheh një ëndërr: ulur në zyrën e tij i fliste një publiku të gjerë që e kuptonte shkëlqyer për një veper që nuk ua kishte treguar kurrë specialisteve. Kjo ëndërr e shtyu të shkruante veprën “ Ese mbi gjurmimin e pavetëdijes”, në të cilën ai i jep një rëndësi parësore jetës së pavetëdijshme në plotësimin e individit modern e të shoqërisë. Kjo veper e psikoanalistit të madh, në të cilën Jungu përmbledh për herë të fundit doktrinën e tij, është gjithashtu testamenti i tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
T’i mohosh një populli njeriun që ai e nderon si më të shquarin mes bijve të vet, nuk është dicka, së cilës mund ti futesh thjeshtë dhe mendjelehtësi, sidomos kur edhe vetë i përket këtij populli. Por gjithsesi, nuk kemi ndërmend të ofrojmë asnjë shembull, i cili ka gjasa ta shperfillë të vërtetën përkundër interesave të fryrë kombëtare, ndërkohë që kemi plotësisht të drejtë të presim përsosjen e dijeve tona, si rrjedhojë e kthjellimit të një sërë rrethanash.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Po e keqja eshte se nenvetedija eshte me fuqishme, nente here me e fuqishme se mendimi i vetedijshem. Prandaj, kur keto gjera ndodhen ne nenvetedije, ato behen nente here me te fuqishme se me pare. Ato mund shfaqen ndryshe, por mund te gjejne rruge tjeter per te dale. Prandaj menimi pozitiv eshte nje metode shume e dobet qe nuk ka kuptim te thelle; perveç kesaj, ai ju jep perfytyrim te pasakte per veten.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t’u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike. Gjatë periudhës së njohjes fillestare frustrohen dhe tremben djemtë, por në dallim nga shumë kultura të tjera njohja fillestare nuk përfaqëson fillimisht ndonjë provë të vështirë. Vrasja praktikisht mungon; vetëvrasja është e përjashtuar. Tema e terrorit dhe rrezikut nuk është e lëvruar në mite dhe rrëfime. Nuk ekziston asnjë ndjesi mëkati, mbi të gjitha për sa i përket seksit dhe në përgjithësi dëlirësia seksuale vlerësohet negativisht. Seksi është thjesht një pikëpamje e një jetë të lumtur dhe nuk është burimi i vetëm i kënaqësisë, siç ngjet në një shoqëri më tepër agresive. Mesa duket, seksi është i qarkuar nga një brerore druajtjeje: burrat kanë frikë prej grave dhe prej marrëdhënieve seksuale me to.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit. Në fund të librit, dhe pikërisht në pjesën e tij të tretë, është thelluar një temë që e kam trajtuar në librat "Shoqëria e shëndoshë"dhe "Shpresa dhe revolucioni"– kriza e shoqërisë aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Termi "histeri"zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, I kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Termi "histeri"zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, I kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky punim është fryt i punës që unë, me kërkesën e botuesit, ndërmora për të përgatitur për botimin e dytë artikullin "Rrugë të reja të psikologjisë". Kësisoj, punimi që po paraqesim, përfaqëson në vetvete artikullin e mëparshëm në një formë të ndryshuar dhe në një volum të zmadhuar. Këtu jam kufizuar me shtjellimin e pjesës thelbësore të mënyrës së studimit psikologjik të zbuluar nga Frojdi. Për shkak të ndryshimeve të shumëllojshme e të mëdha që kanë ndodhur në psikologjinë e së pavetëdijshmes gjatë viteve të fundit, u detyrova ta zgjeroj dukshëm volumin e punimit tim të mëparshëm. Këtu gjykimet e ndryshme lidhur me Frojdin janë shkurtuar, por në të njëjtën kohë është marrë parasysh psikologjia e Adlerit dhe, aq sa ishte e mundur në caqet e këtij punimi, u trajtua edhe parashtrimi i përgjithshëm orientues i pikëpamjeve të mia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit. Në të njëjtën kohë do të përpiqem të tregoj ku dhe në çfarë mënyre mendimi borgjez, aq karakteristik për Frojdin, e ngushtoi, madje edhe e shtrembëroi thelbin e zbulimeve të tij. Dhe meqenëse me kritikën e teorisë së Frojdit po merrem prej një kohe mjaft të gjatë, në këtë libër do të ketë jo pak citime nga arsyetimet e shprehura më parë prej meje për këtë lëndë, të cilat, për shkaqe të kuptueshme, nuk arrita t’i shmang.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nëse ekziston një krijues,edhe ti nuk je gjë tjetër vecse një kompjuter. Krijuesi ka futur te ti një informacion të vecantë, të ka programuar dhe ti vepron në bazë të gjithë kësaj. Nëse je një shenjt, nuk është merita jote, por e programit; nëse je mëkatar, nuk duhet të ndihesh keq dhe fajtor; kjo varet nga programi. Nëse ekziston Zoti që ka krijuar boten, asgjë tjetër pervec tij nuk është përgjegjës. Dhe kundrejt kujt mund të ishte pergjegjës Zoti? Nuk ka asnjë mbi të. Ti nuk je përgjegjës sepse Ai te ka krijuar, Ai nuk mund të jete përgjegjës sepse nuk ka asnjeri, para se cilit Ai mund të jetë përgjegjës.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Jeta ime mbeshtetet ne njohje dhe njohja eshte nje permase krejtesisht ndryshe. Niset nga dyshimi,jo nga besimi. Sapo te besosh ne dicka, ti resht se zhbiruari. Besimi eshte nje nga helmet qe e shkaterrojne me shume inteligjencen njerezore.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania