titleToAlt
"Gratë e vogla rriten" është pjesa e dytë e romanit "Gra të vogla", që vazhdon me martesën e lumtur të Megit, përpjekjet e Xhoit për t'u bërë shkrimtare, tragjedinë e Betit dhe përjetimin e një romance të papritur dashurie nga Emi. E bazuar në jetën e saj, Alcott ka dhënë historinë e familjes Març, duke mrekulluar brezni të tëra lexuesish.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një roman historik dhe interesant nga autorja e bestsellerave ndërkombëtarë Kate Quinn, dy femra: një spiune e rekrutuar në Rrjetin Alisa, që ka vepruar vërtet në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një vajzë rebele e shoqërisë së pasur amerikane, që kërkon kushërirën e saj në vitin 1947, bashkohen në një rrëfim magjepsës për guximin, sakrificën dhe dashurinë. VITI 1947. Në rrëmujën e kohës së pas Luftës së Dytë Botërore, një vajzë amerikane, Sharlotë Sen Kleri, studente kolegji, është shtatzënë, e pamartuar dhe në zgrip të rrezikut për t'u përzënë nga familja e saj. Por ushqen edhe shpresën e dëshpëruar se kushërira e saj e dashur, Roza, e cila u zhduk gjatë luftës në Francën e pushtuar nga nazistët, mund të jetë ende gjallë. Kur prindërit e dërgojnë në Europë që të çlirohet nga "problemi i vogël" i saj. Sharlota arratiset dhe shkon në Londër, e vendosur që të zbulojë çfarë i ka ndodhur kushërirës që e do si motër. VITI 1915. Një vit pasi ka filluar Lufta e Madhe, Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, "Mbretëresha e Spiuneve", e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut. Tridhjetë vite më pas, e torturuar nga tradhtia që shkatërroi përfundimisht Rrjetin Alisa, Eva i kalon ditët e dehur dhe e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër. Deri sa një amerikane e re vjen dhe i përmend një emër të cilin kishte dekada që nuk e kishte dëgjuar e që i fut të dyja në udhëtimin për të gjetur të vërtetën... pavarësisht se ku i nxjerr ajo.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t'i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s'mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t'ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
PËR VETËM NJË NATË DHE PËR NJË FESTE TË MARRË, E ARDHMJA IME NDRYSHOI PËRGJITHMONË... Deri në vitin e fundit të shkollës, githçka e kisha për bukuri: Nota të shkëlqyera, një familje të dashur që më mbështeste, pa përmendur të dashurin më të pashëm të shkollës. Gjithçka ishte e përkryer, deri kur ia behu Zak Andersoni, një parkour i përsosur, një delinkuent i vockël që nuk e donte aspak shkollën. Nuk mund të ishte rastësi që, ardhja e tij shënoi një ndryshim aq të madh në jetën time, apo jo? Tani, gjithçka ka ndryshuar . Nuk e di më kujt mund t'i zë besë. Dhe shënimet kërcënuese që marr, duket sikur janë vetëm fillimi i problemeve...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vajzat rebele reagojnë! Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit I ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të ndjekë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet '90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën ketë thjesht për t'u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur s'është veçse një "revolucion" vajzash. REBELET është një libër për jetën shkollore që do t'ju bëj të rebeloheni!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne rrimë ulur dhe lëpijmë plagët dhe, duke qenë tepër të frikësuar, ngurrojmë të rrezikojmë, duke e mashtruar veten me arsyetime se koha qëndron në vend dhe se ne do të mbetemi gjithmonë të rinj. Por një ditë të bukur zgjohemi dhe zbulojmë se jemi plakur dhe se jeta na ka anashkaluar. Unë nuk dua që kjo gjë të ndodhë me mua, por dëshiroj ta jetoj plotësisht jetën, derisa të vijë çasti i vdekjes, që askush nuk e di se kur do të ndodhë. Ndonëse marrëdhëniet e ndërsjella mund të jenë të rrezikshme, nganjëherë ia vlen të rrezikohet. Por, nëse nuk bëni përpjekje, qoftë edhe duke rrezikuar se mund të pësoni disfatë, gjë që do tju shkaktonte dhembje, asnjëherë nuk do të njihni lumturinë e vërtetë. Nuk ka gjë më të mirë sesa të ndash jetën me njeriun e afërt shpirtërisht dhe nuk ka më keq se kur zbulon se ai njeri mund të rezultojë i huaj për ty.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjatë periudhës që jetoi në Paris Anzhelika kishte mësuar shumë në lidhje me qeniet njerëzore. Njerëz që as ta priste mendja e që hiqeshin sikur u përmbaheshin vlerave e parimeve të forta, bënin veprime krejt në kundërshtim me to. Mendoi për vajzat që kishin punuar për të dhe pavarësisht se çfarë bënin për të fituar jetën ato kishin vlera në krahasim me disa që pretendonin se i kishin por në të vërtetë ishin të shthurur. Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. Ishte e pamundur të përfytyronte reagimin e tij për jetën që kishte ndërtuar e bija dhe nëse do ishte krenar që ajo kishte arritur të mbijetonte, apo nëse do t'i vinte thellësisht turp. Shpresonte më shumë për të parën, por kishte disa aspekte, për të cilat as ajo vetë nuk ndihej krenare.. Kishte bërë më të mirën që kishte mundur në rrethana të caktuara dhe shpresonte që nëse ai e shikonte, të arrinte ta kuptonte.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët. Kjo është arsyeja përse ky njeri të vë në siklet: ai i drejtohet gjithë botës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley. Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D'Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi. Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos. Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me "La Candelan", kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe. Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse. Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Dr. Methju Hilleri po përballet me çastin më të vështirë të jetës. Neurokirurgu brilant ka takuar shumë njerëz të dëshpëruar. Po rasti i radhës nuk është thjesht një pacient që vuan e për të cilin ai ka mbetur shpresa e fundit e shpëtimit. Është Silvia, dashuria e tij e vetme. Tani, martuar me njërin prej burrave më të pasur të botës, ajo ka aftësinë t'i evokojë atij ende të njëjtat ndjenja si shumë kohë më parë në Paris dhe Afrikë. Edhe pse ka kaluar kohë mjaft e gjatë, ai nuk e ka marrë ende veten nga zhdukja e saj e pashpjegueshme në vigjilje të martesës së tyre; mendimet për të e kanë ndjekur nga pas si hije Dr. Hillerin në gjithë këta vjet. Si mjek, ai duhet të përpiqet ta ndihmojë. Si i dashur i braktisur, ai duhet të mundohet ta hedhë pas krahëve të shkuarën e të harrojë. Mirëpo, i kapluar nga dilemat, nuk guxon të mendojë se ç'do të ndodhë, nëse ia del mbanë ta shpëtojë ish-të dashurën e vet nga thonjtë e vdekjes...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Jackie Collins sjell të gjallë në këtë libër botën e egër dhe seksi të të qenit yll kinematografie. Romanet e saj, tejet fenomenalë në suksesin e tyre, e kanë bërë atë po aq të famshme sa edhe ata që tundin e shkundin botën mbarë, pushtetmbajtësit dhe superyjet, për të cilët ajo shkruan si njohëse e brendshme. Me më shumë se 200 milionë kopje të librave të shitur në më shumë se 40 vende, Jackie Collins eshtë një nga shkrimtarët në majat e lavdisë për libra të shitur. Në një seri librash bestseller sensacionalë, ajo ka shpërthyer tej kapakun e jetës dhe dashuriçkave në Hollivud. Gjithçka është e vërtetë, thotë ajo. Unë shkruaj për njerëzit e vërtetë të maskuar. Nëse ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar, është vetëm fakti se po të zbresin personazhet e mi nga piedestali - ajo çka do të shihni do të jetë mjaft më e çuditshme. Në botën e letërsisë ka pasur shumë imitues, por vetëm Jackie Collins mund t'ju tregojë me vërtetësi se çfarë ndodh në të vërtetë në korsinë më të shpejtë të autostradës. Nga dhomat e gjumit në Beverli Hills në një fermë ndanë rrugës së Hollivudit. Nga mbrëmjet e koncertet plot me gurë të shndritshëm e deri në limuzinat e stërgjata dhe vilat e pushtetmbajtësve - kronikat e Jackie Collins pasqyrojnë vetëm të vërtetën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
RREGULLAT E XHON GOTIT: 1. Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij. 2. Sa herë që të jetë e mundur, përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete. Në këtë mënyrë do të përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet. 3. Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës. DHE SHUMË TË TJERA! Mafia amerikane mori sistemin e vlerave të komunitetit italo-amerikan dhe e bastardoi atë duke e përdorur për përfitimet e veta. Konceptet e nderit, besnikërisë dhe respektit, koncepte qe vazhdojnë të karakterizojnë pjesën më të madhe të familjeve italo-amerikane, ashtu si makaronat dhe goftet për darkën e së dielës, u deformuan në një kod sjelljeje që u jepte pushtet dhe status gangsterëve dhe mafiozëve. Xhon Goti e luajti mirë këtë lojë. Xhunior Goti e shfrytezoi atë, por asnjëherë nuk diti të luante si duhej. Në mënyrë krejt ironike, Alite, me prindër shqiptarë, e kuptoi këtë lojë më mirë sesa Xhuniori. Mësonte më shumë me kalimin e moshës. Në fillim u tundua dhe u magjeps nga mafia, e tërboi pushteti dhe karizma e familjes Goti, por më pas u abuzua prej saj. Në fund, u shkëput fare. Mos vallë ai bashkëpunoi me drejtesine për të shpëtuar lëkurën? T'i lëmë kësi pyetjesh. Kjo është pjesë e historisë së tij. Por ka më shumë se kaq...
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Për askënd nuk është sekret që shërbimet e fshehta amerikane dhe sovjetike i hapën njëri-tjetrit një luftë të pamëshirshme. Nga ana tjetër, funksionimi i brendshëm i kundërspiunazhit mbetet një botë e panjohur. Ndërkohë, nuk ka ngjarje të mëdha në fushën ndërkombëtare që të mos jetë prekur nga lufta e KGB-së kundër CIA-s. Dy personazhe, sa të shquar, aq edhe enigmatikë, kanë luajtur një rol vendimtar në këtë luftë hijesh: William Harvey, Xhejms Bondi i luftës antisovjetike, i njohur sidomos për ndërtimin e tunelit të famshëm nën Murin e Berlinit, që synonte të spiunonte komunikimet sovjetike, hobe në operacionet antikastriste dhe hartues i madh i planeve për vrasjen e liderit kuban. James Angleton, "truri" i kundërspiunazhit, poet dhe intelektual maniak i agjentëve të dyfishtë - "urithëve" - që mund të kishin depërtuar në rangi më të larta të shërbimit të fshehtë amerikan. Duke u nisur nga aktiviteti i këtyre dy burrave, David C. Martin-i pikturon një tablo të gjallë të spiunazhit modern. Ai zbërthen për lexuesin mekanizmat e lojës së dyfishtë", duke nxjerrë në pah turbullirën e këtij aparati të çuditshëm. Po aq tërheqës si roman, ky libër është një dokument i dorës së parë që u drejtohet burimeve më të mira dhe dëshmive të pabotuara. Kritika amerikane e ka përshëndetur si punimin më të rëndë sishëm që është shkruar për këtë temë prej një kohe të gjatë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mei, Kristina, Hida, Xhuniëri, Vida - madje edhe L-ja: të gjitha gra të fiksuara pas Bill Kozit. Pronar i pasur i të famshmit Hotel dhe Shtëpi Pushimi, ky u jep formë dëshirave të tyre për atë, burrë, dashnor, kujdestar dhe mik, dëshira që sundojnë jetët e këtyre grave edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Sidoqoftë, ndërkohë që është o boshllëku, o qendra e historive të tyre, ai vetë drejtohet nga fuqi të fshehta - një e shkuar turbulluese dhe nje grua magjepsëse me emrin Silestiël. Ky zhbirim i guximshëm brenda natyrës së dashurisë dëshirës, zotërimit sublim, frikës - është i pasur në karaktere, skena gjurmëlënëse dhe në një pranim të thellë të së vërtetës se sa e gjallë mund të jetë e shkuara. Romani përbën një pasurim madhor në veprën e një prej mjeshtërve të letërsisë botërore.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme ku virgjëria e një vajze i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë stërviten të mashtrojnë burrat më të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction - romantike, erotike dhe që të mban në ankth. “Duke qenë pjesërisht roman historik, pjesërisht përrallë, pjesërisht romancë dikensiane, “Kujtimet e një geishe" e fut lexuesin në një botë ekzotike. Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe mbreslënëse” The New York Times
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Xhek Mekevoj është gazetar i kronikës së zezë në një gazetë lokale të qytetit të Denverit: profesioni i tij janë vdekjet e dhunshme. Kështu që kur Shoni, vëllai i tij binjak, detektiv në sektorin e vrasjeve në policinë lokale, gjendet i vrarë dhe mendohet se ka vrarë veten, ai gjykon se mënyra më e mirë për t'u përballur me këtë tragjedi, do të ishte të bënte atë që dinte të bënte më mirë: të shkruante për të. Por kur i futet punës të kërkojë të kuptojë arsyet që mund ta kishin shtyrë të vëllanë të vetëvritej, gjithnjë e më tepër bindet se jo vetëm që i vëllai s'e kishte vrarë veten, por se ai ishte viktimë e një vrasësi serial, i cili me sa duket kishte vrarë po ashtu një numër policësh të tjerë nëpër Amerikë. E vetmja gjurmë që vrasësi kishte lënë pas ishin disa vargje enigmatike nga Edgar Allan Poe. Dhe kështu Xheku nis të kërkojë të vërtetën e një historie që rezulton mjaft më e komplikuar nga ç'e kishte përfytyruar, nga e cila ai do mund të shkruante atë që padyshim kishte për të qenë vepra e jetës së tij, por sigurisht nëse ndërkohë s'do kthehej vetë në një viktimë. “Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora... një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it.” - New York Times ‘Libri me të cilin Connelly u bë i njohur në mbarë botën, si mjeshtri i padiskutueshëm i letërsisë policore.” - François Busnel, Lire
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Tregimet e Carver-it përmbajnë, nga njëra anë, një patos dhe melankoli intriguese, që nuk të lënë indiferent dhe, nga ana tjetër, një realitet autentik në ndryshim Daily Telegraph Carver-i hodhi gjurmët e një jete të re në gjininë e tregimit të shkurtër. Ai dëshmoi se si humori dhe tragjedia bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjeshtë. Falë përmbledhjeve të tij me tregime të shkurtra, poezive dhe eseve, që u botuan gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ai fitoi një numër lexuesish gjithnjë në rritje.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në traditën romantike të Ngadhënjimi i dashurisë dhe Net të stuhishme, shkrimtari i bestsellerëve të New York Times-it Nicholas Sparks vjen sërish me historinë e një takimi të rastit që bëhet pikë qëndrore e jetës së dy njerëzve shumë të ndryshëm, histori që kapërcen dhjetëvjetëshat, kontinentet dhe mbrapshtitë e fatit. Hopi Anderson është në udhëkryq. Tridhjetegjashtëvjeçare, ka gjashtë vjet që është e lidhur me të dashurin e saj kirurg ortoped. Pa ndonjë plan martese në horizont dhe me babain të diagnostikuar me sëmundjen e SAL-it, ajo vendos të kalojë një javë në shtëpinë e familjes në Sunset Beach të Karolinës së Veriut që ta bëjë gati shtëpinë për shitje e të mendohet për vendimet e vështira lidhur me të ardhmen. Tru Uollsi nuk ka qenë kurrë në Karolinën e Veriut, por është thirrur të shkojë në Sunset Beach nga letra që ka marrë nga një burrë që thotë se është i ati. Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme... por kur largohen nga njëri-tjetri ndjenjat do t'ua lënë vendin detyrimeve familjare të secilit, duke i detyruar të sakrifikojnë e të shkatërrojnë lumturinë e tyre. Duke nxjerrë në dritë pendesat zemërthyese dhe shpresën e pashuar, NË ÇDO FRYMËMARRJE zbulon aspektet e shumta të dashurisë që shkojnë deri në thellësitë më të fshehta të njeriut dhe ngre një pyetje: sa gjatë mund të jetojë një ëndërr?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për here të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më pare. Duke eksploruar një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës, "Mami, unë dhe mami" zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, që kërkoi kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për t'u ngritur nga thellësi të oamata në lartësi të pamundura .
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania