titleToAlt
I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, “Xhejn Er” është sot një nga vepra më të kremtuara të të gjitha kohërave. I ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit të XIX, “Xhejn Er” solli një revolucion në artin e rrëfimit. Falë tij, autorja Charlotte Brontë konsiderohet si “një nga historianet e para të ndërgjegjjes individuale” dhe pararendësja letrare e shkrimtarëve si Joyce dhe Proust. Kjo është historia e një jetimeje të zgjuar dhe plot temperament, megjithëse trupvogël e shëmtaraqe. E abuzuar dhe e braktisur nga të afërmit e saj, heroina jonë lufton e patundur për një jetë të pavarur e dinjitoze. Xhejni do të kërkojë lumturinë me ngulmin e një shpirti rebel, por pa pranuar kurrë të bëjë kompromis me moralin e saj. Rrëfimi i apasionuar rrotullohet rreth historisë së dashurisë së Xhejn Erit me punëdhënësin e saj, Z. Roçester, një aristokrat arrogant dhe hijerëndë. Romani përshëndeste një figurë heroike të panjohur më parë; një figurë e cila, falë integritetit virtuoz, intelektit të mprehtë dhe këmbënguljes së palodhur, arrinte të çante përmes barrierave të klasave sociale për të fituar një pozicion të barabartë me njeriun që dashuronte. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e duan Xhejn Erin: ata mund të identifikohen me të. Ajo nuk është e bukur, shtatlartë apo e hijshme. Ajo është një vajzë fare e rëndomtë, nga ato që nuk bien në sy. E megjithatë ajo gjen lumturinë romantike. Është një përrallë për të pasigurtët, për të gjithë njerëzit e zakontë. I lavdëruar nga William Makepeace Thackeray si “kryevepra e një gjeniu të madh”, romani “Xhejn Er” konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pershkrimi Ky roman është historia e Hans Kastorpit. Veprimtaria e personazheve të tij pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore të Europës përpara Luftës së Parë Botërore.
Çmimi: 2400 Lekë
titleToAlt
Ky roman është historia e Hans Kastorpit. Veprimtaria e personazheve të tij pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore të Europës përpara Luftës së Parë Botërore.
Çmimi: 2600 Lekë
titleToAlt
Plaku Grande nuk është një kurnac i thjeshtë, i pavetëdijshëm dhe maniak, por një njeri shumë i zgjuar, dinak, lajkatar dhe manipulues. Evgjeni Grande me përvojën e jetës së saj është shprehje e dramacitetit të Balzakut. Nga një vajzë e ëmbël e brishtë, e etur për dashuri dhe lumturi, shndërrohet në një makinë të pashpirt të shumëfishimit të parave, në një imitacion të mjerë, deri diku të pavetëdijshëm të përvojës jetësore të babait të saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet mbi katër personazhe kryesore, dy djem: djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen në sallonet mondane të kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca dhe dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, që banojnë në një provincë me Lenskin, të fejuarin e Ollgës. Dy motrat kanë natyrë të ndryshme nga njëra-tjetra: Ollga është një vajzë e gjallë e çapkëne, kurse Tatjana shpirtbutë e melankolike. Nga ana tjetër Onjegini është një i ri i edukuar sipas modës së aristokracisë franceze të gjysmës së parë të shekullit XIX, ai paraqitet si një "dandi" skeptik, egoist, disi i zymtë dhe i velur nga jeta, me qenë se ndihet i papërshtatshëm me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepërt". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu për të kaluar verën në provincë, ku ka pronat e familjes. Këtu ai zë miqësi me Lenskin i cili e prezanton motrave Larina. Tatjana bie menjëherë në dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret që ky t’ia shprehe dashurinë, por ajo e hedh vetë hapin e parë dhe ia shpreh dashurinë Onjeginit në një letër të mrekullueshme, ku shfaqet tërë ndjeshmëria dhe bota shpirtërore e vashës së re. Onjegini ia kthen përgjigjen me një letër të ftohtë e moralizuese, duke i kujtuar asaj se nuk është e udhës që një vashë e re të verbohet nga pasioni.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, ndodhia, domethënë subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Thelbi i Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë dhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë (bovarizëm). Për Floberin Ema është viktimë e librushkave romantike pa vlerë dhe e mjedisit meskin shoqëror, por edhe mishërimi i falsitetit, i egoizmit dhe e një trilli sentimental, kështu që ai e simpatizon (më mirë, e mëshiron) dhe e kritikon njëherësh.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Pashko Gjeçi si përkthyes i paarritshëm mund të cilësohet edhe vetëm me përkthimin e një vepre aq të gjerë nga rrokja, aq të pasur nga idetë dhe aq të lartë nga forma artistike siç është kryevepra e Dante Aligierit, e letërsisë italiane dhe e gjithë letërsisë botërore, Komedia Hyjnore, pa qenë nevoja të përmenden përkthimet e tij tjera, disa të njohura nga lexuesi si Odiseja e Homerit e disa të panjohura si Hamleti, Fausti (pjesa e parë), tragjedi nga Rasini etj.etj. Gjithmonë vargje, gjithmonë kryevepra, gjithmonë në mënyrë mjeshtërore! Ç'përfaqëson Komedia Hyjnore dhe përse mjafton përkthimi i saj në gjuhën shqipe me atë cilësi, me të cilën e ka kryer mjeshtri Pashko Gjeçi, për të na bërë ta nderojmë përkthyesin-poet si një ndër figurat më të mëdha të kulturës sonë të të gjitha kohëve? Të gjitha letërsitë kanë nga një figurë qendrore, gjithëpërfaqësuese: letërsia e vjetër greke - Homerin, letërsia latine - Virgjilin, letërsia spanjolle - Servantesin, letërsia angleze - Shekspirin, letërsia gjermane - Gëten, letërsia ruse - Pushkinin, letërsia franceze - Balzakun, në letërsinë tonë - Naimi. Në Ietërsinë italiane kjo figurë qendrore është Dante Aligieri. Në radhë të parë dhe pothuaj vetëm e vetëm për Komedinë Hyjnore. Madje aq simbolike është figura e tij sa ashtu si në rastin e Naimit tonë, ai njihet e citohet jo me mbiemrin, por me emrin e tij. Për më tepër kështu mund të gjesh referencën për të edhe nëpër fjalorët enciklopedikë, jo vetëm ata italianë, ndonëse dihet mirë që fjalorët e mbështetin renditjen e zërave sipas kriterit alfabetik të mbiemrit. Dante është ndër të rrallat përjashtime.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Botimi i një prej kryeveprave të Balzakut, siç është “Xha Gorioi”, nën një përkthim të ri dhe me një vështrim e vlerësim të ri, është një prurje me vlera të veçanta si për penën e Balzakut ashtu edhe për kulturën dhe përkthimet shqiptare. Me këtë përkthim të ri pena balzakiane është ngritur ashtu siç ka qenë dhe mbetet në elitën e aristokracisë dhe të kulturës parisiene.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Metamorfoza & Në koloninë ndëshkimore” është një libër i autorit Franc Kafka, i përkthyer nga Gjergj Vlash për lexuesin shqiptar. Në këtë botim mund të gjeni veprën “Metamorfoza”, një kryevepër letrare. Si zakonisht tek Kafka, edhe këtu ambienti ka një natyre simbolike. Kafka e fillon veprën e tij me mëngjesin në të cilin një person ndjen që po shndërrohet në kandër. Mëngjesi është i zakonshëm në shkrimet e tij, zgjimi që personifikon shpresën e re, emocionet e reja, të gjitha këto turbullohen menjëherë sapo personi fillon kontaktin me botën, ai rrënqethet nga atdheu zhgënjyes. Grigori i transformuar tashmë, krijon fillimisht një shqetësim të thellë në familje. Të gjithë ata në ketë moment janë të përkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkës është se ai e paraqet Grigorin në ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtëror dhe të ndërgjegjes.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dikur në Greqinë e vjetër njerëzit besonin që kishte shumë Zota, falë dhe njohurive të tyre më të pakta mbi botën. Pikërisht mbi një legjendë të kësaj kohe e ka shkruar historinë e këtij libri shkrimtari italian, Gianni Rodari. Atalanta, bijë e mbretit Jaso, rritet në pyll, në strofkën e arushës. Më pas ajo bëhet gjahtarja më e famshme e Greqisë. Pasi vret derrin e egër në një garë ku ishin mbledhur gjahtarët më të njohur të asaj kohe, ajo njihet me të atin, mbretin Jaso dhe më pas martohet me Melanionin, fituesin e garës së madhe të vrapimit...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Eksploratori Dr. Samuel Ferguson i shoqëruar nga shërbyesi i tij Joe, dhe shoku i tij gjuetar profesionist Riçard “Dik” Kenendi, shkojnë të eksplorojnë Afrikën akoma pak të vizituar në një udhëtim me balonë me hidrogjen. Dr. Samuel ka shpikur një mekanizëm që i mundëson balonës të bëjë udhëtime të gjata. Ai ka ndërmend të vizitojë Saharanë, Çadin dhe Afrikën lindore. Udhëtimi fillon në Zanzobar në bregun lindor dhe kalon afër: liqenit Viktoria, liqenit Çad, Timbuktu, e deri në Senegal. Libri tregon për kontinentin afrikan ende të paeksploruar plotësisht ndërkohë që bota po kalon një fazë modernizimi të gjithanshëm ndërkohë që në Afrikë, mbretërojnë savanat dhe nëna natyrë, ashtu siç duhet të jetë.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Shekulli XIX, në Francë dhe në Europë, ka qenë një shekull i ngarkuar me ngjarje të mëdha shoqërore e politike. Në këtë sfond historik, plot ngjarje të mëdha, Hygoi shkroi “Të mjerët”. Vepra e tij mban vulën e kohës. Te “Të mjerët” autori na ka paraqitur një mori personazhesh nga shtresat më të ndryshme të shoqërisë. Në këtë galeri të madhe, për sa u përket hapësirë dhe kohës, kemi një varg figurash të planit të parë, që përbëjnë boshtin kryesor të romanit dhe të ideve që shpalos autori. Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përpara sysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve. Romani “Të mjerët” ndahet në pesë pjesë të mëdha: “Fantina”, “Kozeta”, “Mariusi”, “Idili i rrugës Plyme dhe epopeja e rrugës Sen-Dëni” dhe “Zhan Valzhani”. Secila nga këto pjesë është baras me një roman të zakonshëm. Romani, pra, është shumë voluminoz dhe shtrihet mjaft gjerë dhe shumë thellë në kohë e hapësirë. Tregimi i romanit, fati i personazheve të tij kryesore, sidomos ai i Zhan Valzhanit dhe i Zhaverit, nga pikëpamja e kohës shtjellohen gjatë disa dekadave dhe nga pikëpamja e vendit kalojnë në shumë krahina e qytete të Francës. Në faqet e romanit lëvrijnë dhe veprojnë me dhjetëra personazhe të dorës së parë, të dytë dhe episodikë të të gjitha kategorive shoqërore. Nga ana tjetër, në roman gjejmë kapituj të tërë që kanë të bëjnë me përshkrime vendesh, objektesh, periudhash historike, zakonesh dhe institucionesh, me analiza problemesh politike e shoqërore, me soditje filozofike etj. “Të mjerët”, nga pikëpamja e materialit, është shumë i gjerë e i larmishëm. "Të mjerët” është një thirrje therëse kundër çdo shtypjeje e dhune dhe një mbrojtje e flaktë e parimeve demokratike dhe e lirisë së njerëzve. Ky libër është vëllimi i parë i veprës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shekulli XIX, në Francë dhe në Europë, ka qenë një shekull i ngarkuar me ngjarje të mëdha shoqërore e politike. Në këtë sfond historik, plot ngjarje të mëdha, Hygoi shkroi “Të mjerët”. Vepra e tij mban vulën e kohës. Te “Të mjerët” autori na ka paraqitur një mori personazhesh nga shtresat më të ndryshme të shoqërisë. Në këtë galeri të madhe, për sa u përket hapësirë dhe kohës, kemi një varg figurash të planit të parë, që përbëjnë boshtin kryesor të romanit dhe të ideve që shpalos autori. Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përpara sysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve. Romani “Të mjerët” ndahet në pesë pjesë të mëdha: “Fantina”, “Kozeta”, “Mariusi”, “Idili i rrugës Plyme dhe epopeja e rrugës Sen-Dëni” dhe “Zhan Valzhani”. Secila nga këto pjesë është baras me një roman të zakonshëm. Romani, pra, është shumë voluminoz dhe shtrihet mjaft gjerë dhe shumë thellë në kohë e hapësirë. Tregimi i romanit, fati i personazheve të tij kryesore, sidomos ai i Zhan Valzhanit dhe i Zhaverit, nga pikëpamja e kohës shtjellohen gjatë disa dekadave dhe nga pikëpamja e vendit kalojnë në shumë krahina e qytete të Francës. Në faqet e romanit lëvrijnë dhe veprojnë me dhjetëra personazhe të dorës së parë, të dytë dhe episodikë të të gjitha kategorive shoqërore. Nga ana tjetër, në roman gjejmë kapituj të tërë që kanë të bëjnë me përshkrime vendesh, objektesh, periudhash historike, zakonesh dhe institucionesh, me analiza problemesh politike e shoqërore, me soditje filozofike etj. “Të mjerët”, nga pikëpamja e materialit, është shumë i gjerë e i larmishëm. Të mjerët” është një thirrje therëse kundër çdo shtypjeje e dhune dhe një mbrojtje e flaktë e parimeve demokratike dhe e lirisë së njerëzve. Ky libër është vëllimi i dytë i veprës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shekulli XIX, në Francë dhe në Europë, ka qenë një shekull i ngarkuar me ngjarje të mëdha shoqërore e politike. Në këtë sfond historik, plot ngjarje të mëdha, Hygoi shkroi “Të mjerët”. Vepra e tij mban vulën e kohës. Te “Të mjerët” autori na ka paraqitur një mori personazhesh nga shtresat më të ndryshme të shoqërisë. Në këtë galeri të madhe, për sa u përket hapësirë dhe kohës, kemi një varg figurash të planit të parë, që përbëjnë boshtin kryesor të romanit dhe të ideve që shpalos autori. Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përpara sysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve. Romani “Të mjerët” ndahet në pesë pjesë të mëdha: “Fantina”, “Kozeta”, “Mariusi”, “Idili i rrugës Plyme dhe epopeja e rrugës Sen-Dëni” dhe “Zhan Valzhani”. Secila nga këto pjesë është baras me një roman të zakonshëm. Romani, pra, është shumë voluminoz dhe shtrihet mjaft gjerë dhe shumë thellë në kohë e hapësirë. Tregimi i romanit, fati i personazheve të tij kryesore, sidomos ai i Zhan Valzhanit dhe i Zhaverit, nga pikëpamja e kohës shtjellohen gjatë disa dekadave dhe nga pikëpamja e vendit kalojnë në shumë krahina e qytete të Francës. Në faqet e romanit lëvrijnë dhe veprojnë me dhjetëra personazhe të dorës së parë, të dytë dhe episodikë të të gjitha kategorive shoqërore. Nga ana tjetër, në roman gjejmë kapituj të tërë që kanë të bëjnë me përshkrime vendesh, objektesh, periudhash historike, zakonesh dhe institucionesh, me analiza problemesh politike e shoqërore, me soditje filozofike etj. “Të mjerët”, nga pikëpamja e materialit, është shumë i gjerë e i larmishëm. Të mjerët” është një thirrje therëse kundër çdo shtypjeje e dhune dhe një mbrojtje e flaktë e parimeve demokratike dhe e lirisë së njerëzve. Ky libër është vëllimi i tretë i veprës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një fshat në Karpatet e Transilvanisë ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe vendasit besojnë se Chort (djalli) ka pushtuar kështjellën e zonës. Konti Franz de Télek, vizitor në këto terrene, intrigohet nga historitë dhe vendos të shkojë në kështjellë dhe të hetojë. Ai gjen të zotin e kështjellës, baronin Rodolphe de Gortz, me të cilin vite më parë ishte rival pasi dashuronin të njëjtën grua
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Shtëpiza e vogëlushes Doroti nga Kansasi ngrihet lart në ajër për shkak të një tufani. Kështu Dorotia do të gjendet befas në vendin e limonshtrydhësve. Vogëlushja e hirshme, së bashku me qenin e saj të adhuruar Totonë, do të ndeshet me personazhe të çudtishme derisa të mbërrijë në mbretërinë e magjistarit Oz.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
“Robinson Kruzo”, është mbështetur në historinë e vërtetë të një detari të quajtur Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandez, në Oqeanin Paqësor. Ai jetoi atje, i vetmuar, për 28 vite me radhë dhe arriti të largohej me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Robinson Kruzo kishte jetuar dikur i qetë, një periudhë kohe në shtëpinë e tij në Angli; mirëpo, ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjithë detet e botës mbarë. Aty nga viti 1659 papritur e pakujtuar ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili për në Afrikë dhe një ditë të bukur shpërtheu stuhia e cila e çau anijen dhe kështu Robinsoni së bashku me shokët e tij u gjendën në mes të dallgëve. Bënë aq e aq shumë përpjekje për të shpëtuar por u mbytën mizorisht, ndërsa Kruzo shpëtoi nga dallgët të cilat e hodhën në breg të një ishulli të vetmuar. Ky ishte një vend i çuditshëm, i egër. Kështu ai mbeti i vetëm pa ushqim, pa shokë, pa anije dhe pa asnjë mjet shpëtimi. Aty ai qendroi e jetoi për njëzet e shtatë vjet dhe gjithashtu takoi edhe shokun e tij të egër Premtin.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Historia e Polianës, e “vajzës së kënaqur” ose, siç u quajt më vonë nëpër filma, “vajza e dashur”, është një histori e jashtëzakonshme, që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ky libër aq i pëlqyeshëm sidomos për të rinjtë, shpalos të bukurën që në faqet e para, të cilat ndiqen nga një vazhdim që është thjesht i mrekullueshëm.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një mbrëmje në klub, Phileas Fogg vë një bast prej 20 mijë paundësh me kolegët e tij se mund të udhëtojë përqark globit për vetëm 80 ditë. Jo vetëm kaq, por ai është i vendosur që mos ta humbasë bastin. Duke ndryshuar rutinën e mërzitshme të përditshmërisë së tij,anglezi dhe shërbëtori i tij gjaknxehtë francez nisin udhëtimin nga Doveri.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet. Stili i shkrimit të Grinit është i përkryer. Asnjë fjalë nuk çohet dëm dhe libri është një shembull i shkëlqyer i krijimit letrar. Ai e jep në mënyrë të përsosur mënyrën se si luajnë psikologjitë e tre karaktereve kryesore për të ndërthurur zemrat e dy burrave me jetën e një gruaje. Mund të konsiderohet njëherësh edhe si një roman tepër shpirtëror, që ngre pyetje të mprehta, por me një ndershmëri të fortë që nuk e gjen shpesh në librat romantikë. Karakteret duken si realë, jeta e tyre nuk dramatizohet por përfshin edhe ato vogëlsitë, pakënaqësitë, dëshirën e pashpjegueshme për të pasur më tepër, gjë që karakterizon njeriun. Një rrëfimtar i shkëlqyer me një dhuratë që synon të ngjallë debate.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1922, Francis Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar "diçka të re, diçka te jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ngatërruar në formë". Milioneri i sajuar dhe vetëshpikur Xhej Getsbi mishëron disa nga tiparet më karakteristike të Fitzgeraldit dhe vendit të tij: paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart. Po nuk ka rëndësi. Nesër do të vrapojmë më shpejt, do t'i shtrijmë krahët më larg. Dhe një mëngjes të bukur, ngjitja e Getsbit drejt lavdisë dhe rënia e tij bëhen një lloj përralle paralajmëruese rreth "Ëndrrës Amerikane". Është gjithashtu një histori dashurie dhe fatesh ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzi Bukananin. Çifti takohet pesë vjet para se të fillojë romani, kur Dejzi është një bukuroshe e hijshme nga Louisville dhe Getsbi një oficer i varfër. Ata bien në dashuri, por ndërkohë që Getsbi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun brutal e zemërgur Tom Bukananin. Pas luftës, Getsbi ia kushton veten verbërisht vënies së pasurisë me çdo mjet, si dhe ndjekjes së Dejzit. Pasi bëri miliona, Getsbi blen një rezidencë në Long Island, organizon festa bujare dhe pret që ajo të rishfaqet. Kur më në fund ajo vjen, ngjarjet shpalosen me gjithë tragjedinë e pashmangshme të një drame greke, kurse fqinji cinik Nik Karrauej shërben si një lloj kori për gjithçka ndodh.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Vajza e postës”, është një roman i këndshëm dhe një libër i shkëlqyer për ta nisur nëse je i ri me këtë romancier austriak. Është një histori e fuqishme sociale që përshkruan ndikimin social të Luftës së Parë Botërore dhe varfërinë e skajshme ku u detyruan të jetojnë shumë njerëz. Tregon sfidat e qytetërimit evropian në fillim të viteve 1930 dhe dështimin e humanizmit, ku Cvajgu besoi deri në fund të jetës së tij. Përshkruan ankthin, dyshimet, depresionin dhe shpërbërjen shpirtërore. Cvajgu ia del mbanë të përshkruajë edhe konceptet më komplekse të psikanalizës duke i sjellë ato në mënyrë të gjallë.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania