titleToAlt
Robin Hood, ishte një figurë heroike në folklorin anglez. A ishte një shigjetar dhe shpatar shumë i aftë, dhe është i njohur për "vjedhjen prej të pasurve dhe dhënien të varfërve". Këto ai i realizonte i ndihmuar nga një grup i jashtëligjshëm të njohur si "Burrat qejflinj”. Tradicionalisht, Robin Hood dhe burrat e tij janë të përshkruar si të veshur me rroba jeshile. Robin Hood u bë një figurë popullore në periudhën mesjetare duke vazhduar edhe në epokat moderne në letërsi, filma dhe televizion.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Së bashku me historitë e heronjve të shquar, të kënduara nga Homeri dhe Virgjili, pra pranë aventurave legjendare të Akilit, të Odisesë dhe të Eneas, vjen historia e një heroi të vërtete: Aleksandri i Maqedonisë. Fushatat e tij nuk janë fryt i fantazisë së poetëve. Betejat, në të cilat luftoi dhe vështirësitë që përballoi, nuk qenë fryt i muzes poetike: qenë të vërteta si drita e diellit. Por ishin aq madhështore, aq të jashtëzakonshme, madje mund të themi edhe aq të pabesueshme, sa mund të duket sikur edhe ato janë rrjedhim i një fantazie heroike.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Servantesi e shkroi “Don Kishotin” me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij ishte revolucionare, e për të diskretituar librat e kalorësisë duhet të diskreditonte Periudhën e Mesjetës dhe të gjitha përrallat e saj. Për këtë qëllim, Servantesi zgjodhi si heronj dy nga tipat më reaksionarë dhe medievalë: Don Kishotin e Mançës, sojliun e fandaksur të katundit dhe laron, sejmenlinë dhe fshatarin e varfër e të paditur Sanço Pançën. Këta të dy marrin përsipër që të ringjallin periudhën e kalorësve, domethënë ta kthejnë Spanjën e botën 300 vjet prapa.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i errët po bëhet sërish i fuqishëm? Një mbrëmje vere në Privet Drajv ndodh diçka e çuditshme... Harry Poteri rrezikon të përjashtohet nga shkolla!
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Unë hapem kur mbyllem”: një nga enigmat e shumta që Urtimorti, me të cilin Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lusi, një vajzë tekanjoze 11-vjeçare, merr si dhuratë për ditëlindje një unazë prej rubini. Në kutinë e vogël të unazës është shkruar: Kjo unazë e rubintë fsheh një sekret, dy dëshira t'i kthen në tëvërtetë... Lusi e rrotullon unazën dhe shpreh dëshirën e saj të parë. Befas ajo gjendet në Irlandën e vitit 1885! Ç'jetë e çuditshme kjo e "shtëpisë së madhe" dhe sa ndryshim midis atyre që jetojnë lart dhe të tjerëve që ngrysin ditët poshtë! Ajo vendos të kthehet sa më parë në shtëpinë e saj. "Kur vështrimi i saj u përqendrua mbi dorën e djathtë, ajo ia dha një klithme tmerri. Gishti ishte i zhveshur. Unaza ishte zhdukur!" “E fshehta e Unazës prej Rubini’ është një histori magjepsëse e një vajze që gjendet midis dy botëve - bota e saj e kohës së sotme dhe ajo e Irlandës së dikurshme, dëbimeve, vrasjeve dhe Çarls Stjuart Parnelit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një libër nga Odhise Grillo, “Historia e Skënderbeut (versioni për fëmijë dhe të rinj)”, trajton sipas ngjarjeve kronologjike: Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite.Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po kushërinjtë e tij, si do ta presin Urtimorin?
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kushte kushedi sa vjet që familja nuk banonte aty. Të gjithë hengëlltaunasit mendonin se shtëpia e vjetër ndillte ters. Pesëdhjetë vjet më parë aty kishte ndodhur diçka e çuditshme dhe e llahtarshme...Në turneun e kupës së tri magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bie në duart e Fluronvdekjes.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Që kur Harry kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka I fshehin. Harry mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur në Hoguorts. Por tamam kur ai po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: Hoguortsi kërcënohet nga një fatkeqësi! Dikush i shndërron nxënësit e tij në gur. Mbase është Drako Mallfoi? Mbase Hagridi? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime... Harry Potter vetë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Harri Poter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh dhe pikërisht në ditëlindjen e vet zbulon fuqitë e tij magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Një libër ku magjia rrëfehet dhe e magjeps edhe lexuesin. Një libër që flet për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson dhe të qetëson njëherazi dhe që shpesh, me humorin e bukur të bën të qeshësh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Hoguortsi kërcënohet nga një fatkeqësi! Dikush i shndërron nxënësit e Hoguortsit në gur. Mbase është Drako Mallfoi? Mbase Hagridi? Apo mos është dikush për të cilin ka më shumë dyshime... Harri Poter vetë!?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndonëse skllavi grek Ezop, u ekzekutua mbi 2000 vjet më parë, fabulat e tij ushtrojnë ende një ndikim të fuqishëm te lexuesit e të gjitha moshave. Ato bëhen mjaft të njohura për fëmijët përpara se këta të mësojnë të shkruajnë e lexojnë dhe formojnë një pjesë të qenësishme të edukimit tonë moral, ndërkohë që shprehjet e tyre kanë hyrë në fjalorin tonë të përditshëm bashkëbisedues. Shprehje të tilla si "ujku, ujku!", "qeni në grazhd" apo "rrush të papjekur" janë kthyer në shprehje simbolike për sjellje të tilla si pamençuria, padrejtësia apo gjendja e mjerueshme morale. Si lexues, ne mund të mësojmë nga bëmat e dhelprës dinake, ujkut e gomarit budalla, por Ezopi kërkonte, gjithashtu, të nxirrte në pah pashpirtësinë dhe kotësinë e njerëzimit dhe kësaj ia del mbanë me zgjuarsi, qartësi dhe urtësi. Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një "tryezë morale" që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
NJE BANDE E MREKULLUESHME! I jashtëligjshmi trim dhe sypatrembur, Robin Hud dhe banda e tij me djelmoshat e mrekullueshëm enden nëpër pyllin e Shervudit, duke u vjedhur të pasurve e ndihmuar të varferit. Të veshur me rroba në ngjyrë jeshile linkolni, ata i dredhojnë e i shmangen Sherifit të Notingamit, i cili është i vendosur për t'i kapur. Bashkohuni me ta në aventurat e tyre ngacmuese e të guximshme teksa ia hedhin Sherifit e tërheqin pas vetes miq të rinj. Bëmat e tyre të çuditshme kanë rrëqethur e kënaqur lexuesit e rinj prej shekujsh.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e mrekullueshme, tërheqëse historish Krishtlindjeje, që do të magjepsë dhe mbushë me gëzim lexuesit e rinj. Këto janë histori që të ngrohin zemrën për guximin dhe premtimin, humorin dhe fantazinë, për dashurinë familjare dhe besnikërinë. Plot me skena të paharrueshme dhe personazhe të mrekullueshme, këto histori madhështore janë mbresëlënëse si rrëfenja përpara gjumit në një kohë të veçantë të vitit!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga banda, Oliveri mëson, më në fund, të vërtetën se cila është origjina e vet: fiton një shtëpi, një trashëgimi dhe një familje!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t'i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Eduard Tudori dhe Tom Kanti kanë të njëjtën moshë dhe të njëjtat tipare, vetëm se njëri prej tyre është djali i një të vobekti, ndërsa tjetri është trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë. Kur rastësia bën që dy djemtë të takohen, ata, për t'u zbavitur, vendosin të ndërrojnë teshat. Po befas fati e hedh secilin prej tyre në botën e tjetrit. Tomi mëson si është jeta në rolin e trashëgimtarit të dashur nga të gjithë, ndërsa Princi mëson se çfarë duhet të durojnë lypsët. Kjo fabul e mrekullueshme e Mark Tueinit ka magjepsur lexuesit e vegjël për më shumë se njëqind vjet!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Jeta e një kali mund të jetë e mbushur me dashuri dhe përkujdesje. Por ajo mund të ketë edhe plot poshtërsi e mizori. Bukuroshi i Zi i përjeton të dyja këto anë në rrëfimin klasik të Ana Suellit. Treguar nga këndvështrimi i një kali, historia e Bukuroshit të Zi krijon në zemrën dhe mendjen tuaj figurën e një kafshe të ndjeshme, e cila kërkon dashuri dhe mirëkuptim. Nga ditët e lumtura, kur mëzi i vogël hidhej e luante me nënën e vet, Dukeshën, deri në vitet e vështira si kalë i një karroce taksi në qytet dhe, më në fund, në qetësinë e gjetur në moshë të thyer, jeta e Bukuroshit të Zi na tregon se edhe kuajt kanë ndjenja, madje ndonjëherë kuptojnë gjëra, që njerëzit as nuk i çojnë në mendje.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
I mërzitur e i vetmuar, djali i një milioneri gjendet në një udhëtim nëpër oqean. Duke u lëvduar e mburrur para pasagjerëve të tjerë, befas bie në ujë. Shpëtohet nga një barkë e vogël peshkimi, ku paratë e tij nuk kanë vlerë dhe përtesës nuk i njihet emri. Harvi duhet të punojë përkrah të tjerëve, në zanatin e tyre të rrezikshëm, për të fituar bukën e gojës. Ai njihet me një mënyrë jetese, ku paratë nuk blejnë gjithçka dhe vlera e njeriut qëndron në punën që ai bën dhe jo në pasurinë që zotëron. Mësimi, zbulimet, rreziqet, të tëra këto kontribuojnë në shndërrimin e tij nga njomëzak në burrë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Dëgjoni të rrahurat e zemrës së një të vdekuri, mbani vesh ulërimat rrëqethëse të dikujt që është varrosur për së gjalli, shikoni hijen e një fantazme që ngrihet nga varri! Hyni në botën drithëruese, të frikshme, krijuar prej shkrimtarit të parë të madh amerikan të misterit e që të mban zemrën ngrirë, Edgar Alan Po. Insekti prej ari, Shembja e shtëpisë së Ashërve, Zemra tradhtare dhe Fuçia e Amontijados, katër prej tregimeve më të famshme të Posë, janë mbledhur këtu në një variant të lehtë për t'u lexuar e të vështirë për t'u harruar.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Xhejni dhe Elizabetë Beneti nuk janë vetëm motra, por edhe shoqe të ngushta. Ato ndajnë me njëra-tjetrën shpresat dhe ëndrrat. Kur Xhejni bie në dashuri, Elizabeta ngazëllehet për të. Mirëpo ëndrra e Xhejnit copëtohet dhe Elizabeta e di se kush e ka fajin: Darsi, një zotëri i pashëm dhe krenar, ai burrë, që Elizabeta e dashuron dhe e urren njëkohësisht! Si e gjejnë, më në fund, dashurinë vajzat Benet? Kjo eshte nje nga histonte me te njohura dhe më të dashura të rrëfyera ndonjëherë.
Çmimi: 620 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania