titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më të rritur. Dhe librat e tjerë humoristikë bestseller të Dav-it do t'i bëjnë me siguri edhe lexuesit më shpërfillës të qeshin për orë të tëra.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Jam Semi Rejes- Rodrigez.Jam si shumë fëmije të tjerë…Vetëm se jetoj në një shtëpi plot me robotë! Disa herë është shumë bukur.Kemi Blicenin,kositësin e madh të barit; Z. Fshiendrit,shërbëtorin e çmendur; Mekfeçin ,qenin robot dhe plot të tjerë. Por ardhja më e re është A-ja,roboti më i keq në botë.Ai është i mërzitshëm.Ai i di të gjitha.Ai është i bindur se është vëllai im i vërtet.Dhe tani,do të vijë në shkollë me mua. Nëse kjo nuk është një emergjencë,nuk e di çmund të jetë tjetër!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Neti e di se është caktuar për gjëra të mëdha. Gjëra VËRTET të mëdha. Por, jeta nuk ecën gjithnjë si dëshiron ti, vetëm se je i tmerrshëm. Duket se e ndjekin telashet, por Neti ruan qetësinë, çfarëdo që të ndodhë. Ai e di se është i madh. Ia tha këtë një biskotë me pusullë fati. Për ata që pëlqejnë librat zbavitës të serisë Ditari i Gregut: Ja ku vjen BIG NETI, rebeli që bën pa dashje prapësi dhe që, pa dyshim, NUK është i përkëdheluri i mësuesve..
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur. Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t'ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë. Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën. Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin mëkatarja, besimtarja dhe e pavendosura.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zoti Grant duhet të dorezojë një PIRM (domethënë një Person i Rëndësisë së Madhe, kuptohet) te një njeri i caktuar në një kohë të caktuar. Por ka edhe njerëz të tjerë përreth që e duan PIRMIN për veten e tyre. Shto në këtë histori MekGint Këmbëshpejtën me karrocen me rrota, misteriozet Maks dhe Marta (që përdorin me radhë të njëjtën palë mustaqe) dhe Roder Lesenbin që e ka ngritur sjelljen e vrazhdë në art të përsosur dhe do të kuptoni pse djali i vjedhur i Grantëve, Sani, nuk di kujt t'i besojë... apo nëse Gishtoja, elefanti, do ta përmbysë anijen e do t'i bëjë të gjithë të mbeten në det. Familja Grant në mes të detit
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Jeta e Ed Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë përspektivë për të ardhmen. Kur s'lexonte e kalonte kohën me miqtë duke luajtur letra para një gote birrë ose duke shëtitur Portierin, qenin e tij, që pintë shumë kafe dhe kutërbonte edhe kur ishte i pastër. Nuk para ishte fort i shkathët me vajzat, sepse e vetmja që i interesonte vërtet ishte Odri, arsyeja përse kishte mbetur në ketë vend pa rrugëdalje. E zonja ta godiste në zemer me një fjalë: "Je miku im më i mire". S'ka nevojë për plumb që ta vrasesh një burrë, mjaftojnë fjalët. Gjithçka dukej kaq tmerrësisht e pandryshueshme; derisa rastësia e vuri përpara një grabitësi, dhe Edi bëhet heroi i dites. Nga ai çast nisi të merrte mesazhe të çuditshme të shkruara ne letra bixhozi, dhe secila syrësh i priu udhë drejt bëmash të reja të paharrueshme. Dhe ndërsa Edi bëhej përherë e më popullor, ndërsa shihte një tjetër dritë të shkreptinte në sytë e Odrit dhe njerëzit e përshëndesnin rrugës, filloi të pyesë: prej nga mbërrijnë mesazhet, kush është lajmëtari?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur dalmatët e Dirlit bënë këlyshët e parë - 15 gjithsej - të gjithë u mrekulluan. Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë sepse këlyshët i rrëmbyen. Skotland Jardi nisi kërkimet por në lojë qenë futur mëndje djallëzore! Kruela de Vili kërkonte të bënte një gezof me lëkurën e tyre! Pongoja dhe Zonja do të jepnin gjithcka që t'i kthenin këlyshët shëndoshë e mire në shtëpi... po a do t'ia dalin vallë t'i shpëtojnë nga kthetrat e Kruela deVilit?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Izi dhe shoqet e saj llahtarisen kur takojnë drejtorin e ri të shkollës. Ai ka flokë të zinj, mban pelerine dhe ka buzë të çuditshme që u ngjajnë krimbave. Madje, një herë, ato e dëgjojnë që fishkëllen në zyrë, kurse drita e diellit e bën të skuqet si spec! Është dita e kuzhinës italiane kur ato kuptojnë që drejtori i tyre i ri është vampir, ngaqë ai ka ndaluar bukën me hudhra. Ai dhe ushtria e tij e minjve – vampirë po bëhet gati të pushtojnë shkollën !
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep,shkrimtari Tom Bojd nuk po arrite ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej i zënë në çark, një kurth që rezikonte ta shkatërronte. Derisa një natë, gjatë një stuhie të furishme i duket se bie pre e një halucinacioni, të tarracë i shfaqet një vajzë, misterioze dhe perri e bukur. I thotë se është protagoniste e romanit të tij, e rënë në botën reale nga një fjali e lënë pezull prej tij. Dhe nëse Tomi nuk do ti kthehej të shkruarit, ajo do të vdiste. Duket absurde e megjithatë... e megjithatë Tomi e beson. Sepse është marrëzisht i dashururar me të.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Me mbi 10 milionë kopje të shitura në mbarë botën, ky roman përshkruan në menyrë epike historinë e tri brezave të një familje të shquar australiane, një histori që është shndërruar në një nga serialet më të dashur televizivë të të gjitha kohërave. Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor të udhëhequr nga ëndrra, të mbeshtetur nga fuqia e karakterit... të rrenuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Me mbi 10 milionë kopje të shitura në mbarë botën, ky roman përshkruan në menyrë epike historinë e tri brezave të një familje të shquar australiane, një histori që është shndërruar në një nga serialet më të dashur televizivë të të gjitha kohërave. Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor të udhëhequr nga ëndrra, të mbeshtetur nga fuqia e karakterit... të rrenuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Aitorja më e shitur nr. l sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey, na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait. Një duel mund të konsiderohet çështje nderi, por tri duele quhen përpjekje për vrasje! Mes një shoqërie të shkolluar, mes zemërimit dhe sjelljes kaq të pakujdesshme midis fisnikëve të rinj, princi regjent urdhëron Robert Uituorthin, kontin trashëgimtar të Tamdonit, dhe lordin Dominik Ulfe, t'i japin fund mosmarreveshjes mes tyre duke i lidhur familjet e tyre me martesë. Cilado pale që nuk pranon, do të humbasë tokat dhe titujt. Uituorthit i pelqen ideja ta dërgojë motrën e tij të re Bruk në pronat e largëta të armikut. E di që Ulfi nuk do ta pranoj e si grua dhe kështu do të humbasë pasurinë dhe statusin. Por Ulfi është i vendosur t'i fusë frikën vajzës. Meqe duelet nuk janë meë mjeti i duhur për ta shkatërruar njeriun që urren, mendon të kënaqet duke e parë të humbasë tokat dhe titullin. Por nuk priste që motra e armikut të tij të ishte aq e shkathët dhe e zhdërvjellët. Bruk Uituorthi ëndërronte stinën e saj të parë në Londer sepse dëshironte ta bënte për vete burrin që do ta largonte nga familja e padëshiruar. Mirëpo tani e dërguan në Jorkshajer për t'u martuar me një fisnik misterioz, familja e të cilit ishte e mallkuar dhe i cili ishte përpjekur tri here t'i vriste të vëllanë. Por në zemrën e saj nuk kishte vend për frikë. Ky burre ishte mjeti i shpëtimit. Ajo do ta detyronte që ta donte!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çfarë misteteri i lashtë fshihet prapa origjinave të Masonërisë? Një secret aq i fuqishëm, saqë vet vllazëria është në kërkim të tij për më shumë se treqind vjetësh. Libri i jashtëzakonshëm i Lorenc Gardanit u zbulon më në fund të vërtetën të gjithë atyre që pyesin me vete se cilat janë origjinat e kësaj shoqërie të fshehtë misterioze. Autori, vetë ai mëson për më shumë se njëzet vjet hap portat e sancta sanstrumi-t të Tempullit Mason. Në këto faqe, që përfaqësojnë pikëmbërritjen e shumë viteve kërkimesh arkivore, zbulohen sekretet çelës të Masonërisë dhe kthehet në dritë ajo botë e zhdukur; në të cilën kanë qënduar të varrosura për shekuj.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri botëror i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë.Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në eçurinë e jetës sonë. Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi "inteligjenë emocionale" është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohe që një me IQ mesatare t'i kapë majat e suksesit. Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpermbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenët "i mencur". Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijerisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhenie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Një libër jashtëzakonisht zbavitës që hedh poshtë shumë mite dhe, mbi të gjitha, ofron këshilla për të ashtuquajturin "seksi i dobet", për të përmirësuar vlerësimin mbi veten dhe marrëdhënien në çift. Sepse, për fat të keq, në vitet 2000, miliona vajza nuk e kanë kuptuar ende se në dashuri fiton ai që largohet. Për vite me radhë, sillen si të dashura të përsosura, duke gatuar darka të shijshme e duke u shndërruar në geisha. Pastaj, kur duket sikur ka ardhur çasti për Po-në e shumëpritur, ai largohet për t'u martuar me një tjetër që, para tenxheres së gatimit pëlqen restorantin dhe i jepet vetëm një në çdo tri herë. Me një fjalë, një budallaqe. Por në fakt, kjo budallaqja është një grua e fortë, me identitetin e vet, që e mbron me dhëmbë pavarësinë e saj. Sherry Argov tregon me një stil ironik dhe pikant se me çfarë dashurohen vërtet meshkujt dhe çfarë i shtyn t'u largohen "këmbëve të ngritura". Tregon se çfarë duhet bërë për ta shndërruar çdo femër në një budallaqe të dashuruar dhe të respektuar
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky koleksion do t’u sjellë lexuesve të vegjël temat që u interesojnë dhe i befasojnë më shumë, përmes figuarave, tabelave, grafikëve dhe dokumenteve ndihmësit e tyre më të mëdhenj për mësim dhe argëtim.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Princeshat tepër magjepsëse argëtohen si ti me lojra e me numra. Lojëra vëzhgimi labirinte e ngjyrosje midis shumë të tjerave. Shijo nderkohë që mëson dhe vërteto zgjidhjet duke kthyer mbrapsht librin: nëse dëshiron të jesh një kandidate kokurente e vërtetë për mbretëreshë. Bëj siç bëjnë ato mos i shiko der në fund zgjidhjet!
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania