titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë në gjuhën shqipe vepra e Mark Tëain-it e mbetur dorëshkrim. Në një hotel në paris,në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t'u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t'ia nisnin, Tueini zu t'u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të shpëtuar princin e rrëmbyer. Më pas, Tueini do të hidhte disa shënime të papërpunuara rreth kësaj historie, por përralla mbeti e papërfunduar... gjer më sot. E nxjerrë prej arkivit të Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë, në Berkelej, shënimet e Tueinit janë sot baza e një përralle me zana, e rimarrë mbi njëqind vite më pas. Me copëzat e përrallës së Tueinit dhe me një histori të ndërprerë udhës, autori Filip Sted ka shkruar një përrallë që na bën të imagjinojmë se si do të kish qenë vepra e Tueinit, po të ishte shkruar e plotë. E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, kjo është një histori që mbërrin për herë të parë te ne në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë.
Çmimi: 1355 Lekë
titleToAlt
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e odet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Një libër i mrekullueshëm. Vjersha të një niveli superior që argëtojnë dhe, njëkohësisht, arrijnë të japin mesazhe edukative. Ky libër shkathtëson dhe motivon, luan dhe mpreh imagjinatën e fëmijëve, formon shprehitë dhe i bën ata më krijues. Në kushtet e mungesës së librave cilësorë, ky botim vjen si një dhuratë e çmuar për fëmijët tanë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël - Mariana emrin ia thonë - të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit. Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!... Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen... Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne. Një djalë i vogël shpreh një dëshirë, që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie, natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë: “Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua." Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht. Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Rrugëtimi i Nikit drejt famës: ✔ Përballja me Divën ✔ Mosmarrëveshja me shoqet e ngushta ✘ E guximshmja, e cila e fiton famën falë talentit të saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Receta për të qenë një katastrofë: 4 përbërës. Shto 2 shoqe dhe dashurinë sekrete. Pjesëtoji me një vajzë të keqe, të gatshme për të shkatërruar Nikin. Përzieji mirë, fërko sytë dhe fillo të qash.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
VETËM ZJARRI MUND TA SHPËTOJË KLANIN TONË Për breza të tërë,katër Klane macesh kanë ndarë bashkë të njëjtin pyll. Por, Klani i Bubullimës është në rrezik të madh, teksa Klani i Hijes forcohet çdo ditë e më shumë. Në mes të kësaj trazire, shfaqet një maçok shtëpie i quajtur Ndryshkamani... i cili mund të rezultojë të jetë luftëtari më i guximshëm nga të gjithë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i zbutur Rovër duhet t’ia gjejnë fillin kësaj pune. A do të munden Xheku dhe miqtë e tij ta zbulojnë përse zombit po zhduken... përpara se t’u vijë radha edhe vetë atyre?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një luan i përzënë nga tufa e tij. Një elefant që mund ti lexojë kockat të vdekurve. Një babun që ngre krye ndaj fatit të vet. Për breza me radhë kafshët e rrafshinave të Afrikës janë sunduar nga një kod i pandryshueshëm: vrit vetëm për të mbijetuar. Por ekuilibri i brishtë midis grabitqarëve dhe preve tani qëndron në dorë të këtyre tre heronjve të pazakontë... “Personazhe të thellë, një fabul e larmishme, mitologji e pasur dhe një peizazh që të lë pa frymë. I egër dhe i mrekullueshëm.” - Kirkus Reviews
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur dri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojrat dhe rezervat e pafund me biskota Oreo, TË MARRA NGA DYQANET E BRAKTISURA. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, djaj me krahë e kacavjerrëse të gjalla. Prandaj ngre një skuadër me: shokun e tij të ngushtë Kuint, Dërkun, Rovërin dhe Xhunin. A do të arrijë Xheku me ndihmën e tyre të mposhtë krijesat apokaliptike dhe të mos jetë më një djalë i zakonshëm?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë. Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve mbërthejnë lexuesit e çdo moshe. Ky roman është përkthyer në 31 gjuhë. Në Francë është vlerësuar me disa çmime mes të cilëve veçojmë: - ÇMIMIN E MADH TË LETËRSISË IMAGJINARE - ÇMIMIN E MADH TË LEXUESIT - ÇMIMIN E BIBLIOTEKAVE. "Pasi të lexoni këtë libër, do t'i shihni pemët me një sy tjetër." - Figaro "Një hyrje brilante në letërsinë imagjinare" - Le Monde Tobic Lolnes e ka shtatin një milimeter e gjysmë. Prej shekujsh, bashkëkombësit e tij jetojnë në trojet e tyre ne një lis të lartë e të dendur. .., Për shkak se i ati i Tobit nuk pranoi të tregonte sekretin e një zbulimi të ri familja e tyre u internua dhe u burgos. Teksa rend mes degëve të lisit, duke u fshehur në të Çarat e lëvores, Tobi largohet sepse bashkëvendësit e tij po e ndjekin këmba-këmbës për ta kapur. Tobi ia del të shpëtojë. Por, per sa kohë? ILUSTRUAR NGA FRANÇOIS PLACE
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sot në shkollë ndodhi diçka emocionuese. Berenike fon Bëdekeri krijoi grupin e vajzave të quajtur VAJZAT RREZATUESE. Aty bëjnë pjesë të gjitha vajzat e klasës, përveç meje dhe Shajenit, shoqes sime të ngushtë, kështu që ne u themi gjithnjë Delet acaruese. Por nuk e kemi aspak problem, pasi edhe ne kemi krijuar grupin tonë, LEPURUSHAT EGERSIRA. Duke qenë se dy veta janë shumë pak për një grup, kemi futur në të edhe Paulin bashkë me shtëpinë që ai ka në pemë. E sikur të mos na mjaftonin vetëm DELET ACARUESE tani duhet të merremi edhe me Rokerët. A thua do të na ndihmojë fyelli indian që kam për t'i hequr qafe? Apo do të na ndodhin edhe më shumë gjëra të çuditshme? Aventura e dytë e Sharlotë Petermanit, një ditar mëse gazmor për vajza!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë. Më veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare. Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këte libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
"Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e rënda, të cilat janë të detyruar t'i bëjnë. Do t'i bëjë motori im në vend të tyre. Motori im do t'i çlirojë."
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
I shihni në foto se si janë hedhur? Ato të dyja janë Este dhe Kokoja, kurse ajo teta është teta Natasha, autorja e këtij libri. Teta Natasha, kur ishte sa Este, të themi të vërtetën nuk ishte aq çamarroke, por ama i pëlqente shumë të luante, por edhe të bënte ca rrëmujë. Ashtu si Kokoja me Esten, edhe ajo nuk e linte të qetë vëllanë e vogël: ia ngatërronte gjërat, ia rrëmbente çokollatat dhe ia lexonte fshehurazi ditarin. Ama, kur ishte sa ju, kishte një mace të bukur, të quajtur Bardha, së cilës i ndriçonte qimja nga pastërtia, sepse e lante çdo ditë. Vetëm se... ato gjërat, iiii e kuptoni vetë se për çfarë e kam fjalën... ato nuk i pastronte kurrë, por ia linte gjyshes. Ashtu si Este, teta Natasha pëlqente shumë baletin, por, ama, ashtu si Kokoja nuk e shijonte fare qumështin. E shihni sa shumë ngjan ajo me Esten dhe Kokonë? E po, prandaj dhe e ka shkruar këtë libër të bukur, sepse herë pas here, edhe tani që është e rritur, asaj i pëlqen shumë të jetë si ju fëmijët. Mos u çudisni nëse ndonjë ditë e shihni të ulur te karuseli, apo në shilarësin pranë teje. Përshëndeteni dhe pyeteni nëse do të ketë një tjetër libër të tretë për bëmat e Estes dhe të Kokosë. Bah, por ku i dihet....
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalloset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të tij. Ajo i tregon për zhdukjen e një marinari gjerman. Ky nuk është i vetmi mister. Shumë shpejt, Morisi dhe Odri do të zbulojnë se në të gjithë fshatin fshihet një sekret i errët. që i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Në të njëjtën Luftë, Romeli, gjenerali nazist i quajtur Dhelpra e Shkretëtirës, dhe Sant-Ekzuperi, autori i famshëm i Princit të vogëi mund të kenë bashkëpunuar për të ndryshuar fatin e konfliktit, duke nisur një gjueti thesari që zgjat prej 40 vjetësh dhe që shpie pikërisht në ata shkëmbinj...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Ky libër nuk është thjesht një udhërrëfyes turistik, pasi qyteti ka plot gjëra për të treguar dhe për të zbuluar: legjendat dhe historitë, figurat e shquara të shkuara dhe të sotme, e plot vende e thesare të trashëgimisë sonë, aq tërheqëse për ju.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fëmijët Kid janë rritur me zhytjet në thellësi të deteve e me udhëtimet nëpër botë, duke ndihmuar prindërit e tyre të famshëm të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit shpata, dupje floriri lloj-lloj objektesh të tjera. Por kur prindërit e tyre zhduken për shkak të detyrës fëmijët gjenden papritur në gjahun më të madh të thesareve të jetës së tyre. ata duhet të punojnë të bashkuar për të mposhtur piratët e rrezikshëm dhe të mashtrojnë gjahtarin rival të thesareve duke ndjekur gjatë gjithë kohës shenjat e fshehta për të zbërthyer misterin se ç’u ka ndodhur në të vërtetë prindërve dhe për të zbuluar nëse ata janë ende gjallë. Kjo seri e re premton gjithçka: piratë të pamëshirshëm, spiunë të CIA-s, terroristë, vepra arti dhe thesare të paçmueshme të vjedhura. Për më tepër, ajo rrëfen një aventurë të tillë në dete të hapura që do ti duket tërheqëse edhe tokësorëve më të vendosur. ‘’Nuk ke kohë as të marrësh frymë ndërsa fëmijët e familjes Kid hidhen sa në një telash në tjetrin në një rrëfim plot humor e që nuk lëshohet nga dora. Për moshën 8-12 vjeç. ‘’ -Publishers Weekly ‘’Piratët, shenjat e fshehta, stuhitë detare dhe Xhejms Patersoni janë një përzierje shpërthyese.’’ -Barnes and Noble
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas dredhisë me kalin e drunjtë, grekët pushtojnë dhe i vënë flakën Trojës. Enea e braktis qytetin mes flakëve, duke mbajtur mbi supe babanë e tij, Ankiein, dhe për dore djalin e tij, Julin. Pasi u end deteve, përpara se të shkonte në Itali për të lënë aty popullin e tij, Enea qëndroi në Butrint. Kjo vepër epike përbëhet nga dy pjesë: - në pjesën e parë përshkruhen peripecitë e heroit trojan, Eneas, nga Troja drejt brigjeve të Italisë; - në pjesën e dytë përshkruhen luftërat fitimtare të trojanëve kundër latinëve, në krye të të cilëve ishte Enea, si dhe vendosjen e trojanëve në tokën latine, për të ngritur një qytet të ri në brigjet e lumit Tiban. "ENEIDA” është vepër epike latine, e shkruar rreth viteve 29-19 p.e.s., nga poeti romak, Virgjili. Ajo i përket epokës së poemave homerike. Në të rrëfehet historia legjendare e princit trojan, Enea. Ai ishte i biri i Ankieit, mbretit dardan dhe i perëndeshës Venus (Afërdita). Pas rënies së Trojës, perënditë kishin përcaktuar fatin e tij dhe ai duhej të themelonte një qytet të ri tokën e latinëve. Enea ndërmori një udhëtim plot peripeci drejt Italisë, ku u bë dhe paraardhësi i romakëve. Enea ishte i njohur tashmë me legjendën dhe mitin greko-romak, duke qenë personazh i Iliadës. Eneida konsiderohet gjerësisht si një nga veprat më të mëdha të letërsisë latine.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania