titleToAlt
Bazat dhe modelet e analizës së socio-semiotikës, një fushë teorike e magjishme, ku takohen moda, televizioni, gazetaria, reklamat dhe politika, organizma të vërtetë e të mirëfilltë shoqërorë prej të cilëve rrezaton një frymë jete kolektive individuale.Përballë transformimeve në rritje të proceseve komunikuese që ristrukturojnë vijimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre vihet re nga shumë anë nevoja e rishqyrtimit të studimeve për gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre. Që këtu ka lindur dhe është përhapur sociosemiotika, një aventurë e magjishme intelektuale, bazat dhe modelet e analizës së të cilës rreket t'i rindërtojë ky libër. Moda, televizioni, gazetaria, reklama, politika dhe hapësira interpretohen në të në formë diskutimi dhe testesh që qarkullojnë në kulturën e masave duke u gërshetuar, ngatërruar e transformuar midis tyre.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky nuk është ndonjë libër i mirëfilltë filozofik, që synon të thotë gjëra shteruese, për këtë temë shumë komplekse. Autori dëshiron që, në mënyrë modeste, të japë ndihmesën e tij në njohjen e konceptit  shoqëri civile , pak histori për rrugën e ndjekur për formimin e saj, komponentët përbërës dhe pa dyshim, edhe një vlerësim për stadin e zhvillimit të saj në Shqipëri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. Ato anë që rregullojnë shoqërinë, bazat e vërteta të saj, mbeten thuajse në heshtje. I mbulon ligji i heshtjes. Fjalët që thuhen, shpesh nuk janë veçse eufemizma duke i dhënë të shprehurit njerëzor një përmasë të thekshme hipokrizie. Ne e quajmë veten "qytetarë", ndërkohë që mund të thërriteshim "konkurrentë" në një botë ku gjithkush dëshiron të jetë më mirë se të tjerët. Askush nuk i tregon burimet e pasurisë së vet. Pa fund burra dhe gra që i fshehin njëri-tjetrit marrëdhëniet e tyre jashtëmartesore. Pa fund të rinj dhe të reja që iu fshehin prindërve jetën e tyre seksuale dhe lidhjet e tyre dashurore. Gjuha njerëzore është bërë hipokrite pikërisht për të fshehur agresivitetin ndaj të tjerëve. Jetojmë kohën e një komunikimi eufemik.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
"Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi, mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka. Tamam atëherë kur sulmet e 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë e vendosën atë në një rol jo fort të lakmueshëm, Xhulianit i kishin mbetur edhe pak muaj për të plotësuar mandatin e tij si njëri prej kryebashkiakëve më të suksesshëm, që kishte parë ndonjëherë qyteti i Nju-Jorkut. Pasi mori në dorë një qytet të shkatërruar nga krimi dhe të gjymtuar nga mundësitë për t'u shërbyer qytetarëve, Xhuliani tregon se si, në një çast, kuptoi që çdo aspekt i karrierës së tij që nga koha kur kishte qenë një gjykatës i mrekullueshëm e deri te lufta kundër krimit të organizuar, gjatë viteve kur ishte prokuror federal e kishte ndihmuar për të formuar konceptin e tij për udhëheqjen, dhe për të kapërcyer sfida të tjera. Duke rrëfyer me hollësi parimet e tij të drejtimit, Xhuliani shpalos histori mahnitëse, të cilat janë po aq vetjake sa dhe përgjithësuese: si përvetësoi mësimin e ruajtjes së gjakftohtësisë në gjendje të tensionuara; si iu ngjall që herët dashuria për leximin nga nëna e tij dhe si iu rrit vendosmëria për t'u dhënë pas fushave të reja; se si gjatë luftës së tij të fundit me kancerin e prostatës mësoi të merrte vendime në kohën e duhur, por dhe informacionin e duhur, që do ta ndihmonte në marrjen e vendimeve të një shkalle të gjerë". -Rudi Xhuliani, Kryebashkiaku i Botës, është Njeriu i Vitit 2001, i përzgjedhur nga gazeta  TIME .
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
TË GJITHË NE KËRKOJMË MËNYRA për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh.Dhe ato janë  Më të lehta nga se e mendoni. Në bestsellerin fenomenal "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë. Në librin "Më lehtë nga se mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.Me mënyrën fantastike të dhënies së këshillave nëpërmjet historive, Carlson na sugjeron tridhjetë e nëntë mënyrë të vërtetuara që tregojnë se si një ndryshim fare i vogël mund të bëj një dallim të madh dhe të rëndësishëmnë jetën tonë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nuk ka gjë më të magjishme sesa të shohësh një vogëlushe të kalojë me radhë etapat e veta të dashurisë. Nuk di asgjë, e megjithatë di gjithçka.JEAN D OMERSSON. Një bisedë në mes të autorit dhe të bijës nëntë vjeçare, e cila zgjat në kohë, që ofron ide dhe mendime të çmuara për çështje të ndryshme në lidhje me ndjenjën e dashurisë, nëpërmjet së cilës ofrohet një portret i çiftit sot.Midis tabusë e gjithçkaje që është thënë, midis realizmit të skajshëm dhe naivitetit gacmues, mbetet një pikë takimi prind-fëmijë mbi temën e dashurisë. Dashuria është si një anije e mirë, por shpesh është nën drejtimin e njerëzve pa përvojë. Ndonjëherë ndodh të ketë kapitenë në bord, e nëse nuk ka, kush duhet të marrë në dorë timonin për të përballuar një stuhi të rrezikshme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një libër i shkëlqyer. Imponues. Demaskues. Zbavitës. Frymëzues. I sinqertë dhe me humor. Për cilindo që ka një zell përvëlues sipërmarrjeje, kujtimet e tij mund të konsiderohen si shumë të ngjashme me një tekst të shenjtë. Një udhëtim ku i provon të gjitha! Lexoni se çfarë ka bërë ky njeri i shkëlqyer dhe punëtor i palodhur, për të qenë i suksesshëm.n Libri këshillohet për t u lexuar nga biznesmenë, njerëz me ambicie në karrierë, studentë të mirë, manaxherë, profesionistë të zotë, politikanë etj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zecchi merr në shqyrtim fenomenologjinë e disa prej programeve më të spikatura të televizionit italian në dhjetë vitet e fundit (si Maurizio Costanzo Show, Porta a porta, Il Processo di Biscardi), dhe pa ngurruar aspak padit si rrokopujën që ka marrë reality show dhe programe të shumta zbavitëse, ashtu edhe përhapjen e vulgaritetit. Me një ironi të hollë ai thumbon tërë ata kolegë që, të shtyrë nga snobizmi kulturor, kanë hequr dorë nga detyra  për t i bërë një kritikë të brendshme botës televizive , duke i bishtnuar rolit të  intelektualit nacionalpopullor . Po ashtu ata kanë hequr dorë nga  etika e përgjegjësisë , që duhet të përbëjë shqetësim për të gjithë, për shkak të pasojave, ndonjëherë të kobshme, të pushtetit që televizioni ushtron mbi teleshikuesit dhe në formimin e moshave të reja.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
 NJERIU MË I PASUR NË KOHËRA - NJË UDHËZUES DREJT SUKSESIT DHE PASURISË.nLibri ofron këshilla mbi veprimet që duhet dhe nuk duhet të ndërmerrni, që t ia dilni mbanë.nKrijoni një vizion të qartë, hartoni një plan të saktë, zbatojeni në praktikë me përpikëri, si dhe shmangni pengesat dhe grackat gjatë rrugës.nDuket sikur Solomoni urdhëron:  Thjesht, përpiquni!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në libër na shfaqen dy mënyra krejt të ndryshme të të kuptuarit e të jetuarit të bukurisë: njëra, viktimë e "tiranisë së dukjes", e bën ekskluzivisht bukurinë art në joshjeje, maskë për të tërhequr vështrimin e të tjerëve; tjetra, e ilustruar më së miri prej termit "sharm", shquan dimensionin estetik tek ekuilibri i duhur e harmonik i pamjes së jashtme me personalitetin individual, që krijohet prej kulturës, moralit, zgjuarsisë dhe jetës që ke bërë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fëmijët janë negociatorët më të mirë në botë. TË NEGOCIOSH SI FËMIJË të mëson si t i japësh më tepër energji arsenalit tënd të mjeteve të negocimit, duke përshtatur disa nga strategjitë më klasike, që fëmijët i përdorin rregullisht.nPërmes inteligjencës dhe një humori të rrallë, që do t ju ndihmojë ta zgjidhni shejtanin e vogël që keni brenda vetes, ky libër zbavitës dhe tepër serioz, ju paraqet disa nga taktikat më të frytshme të negocimit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një udhërrëfyes për të gjitha femrat me defekte. Këtu do të zbuloni teori të ndryshme, si: "rituali i ballukeve", "teoria e pjatës me kikirikë" ose koncepti universal i teorisë "të dalë ku të dalë". Do të mësoni gjithashtu se si "të ruani dinjitetin kur jeni e dehur", "si të reagoni përpara një foshnje të shëmtuar" apo "pyetjet që nuk duhet t'i drejtoni një burri, nëse nuk doni t'i dëgjoni përgjigjet."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Libri i Profesor Pëllumbit vjen në formën e një trinomi. Ai është ndarë në tre pjesë. Në pjesën e parë “Demokracia dhe zhvillimi i kapitalizmit”, në pjesën e dytë “Nata e kapitalizmit global” dhe në pjesën e tretë “Në kërkim të postdemokracisë”. Pjesa e parë e punimit është një përqasje teorike e lidhjes që ekziston ndërmjet zhvillimit të sistemit kapitalist dhe zhvillimit të demokracisë si sistem politik. Autori është mbështetur si në mendimet e klasikëve të antikitetit grek si Platoni e Aristoteli, te filozofët e kontratës sociale Xhon Lok e Zhan Zhak Ruso deri te Adam Smith dhe Karl Marks. Në këtë pjesë autori hedh në diskutim cështje sa tradicjonale aq edhe bashkëkohore të teorisë së demokracisë. Cila është alternative e këtij sistemi? Cila është lidhja që ekziston midis demokracisë dhe partive politike? A mund te ketë demokraci pa partitë politike? A e përmban demokracia si nocion lirinë? Apo liria e tejkalon demokracinë? Të gjitha këtyre pyetjeve autori i përqaset duke marrë shembuj konkretë nga historia botërore (në përgjithësi për periudhën deri në fillim të viteve 90’ për këtë pjesë) por pa lënë pas dore edhe historinë shqiptare. Kuptohet që autori nuk pretendon të japë përgjigje shteruese për këto pyetje dhe dilema por përpiqet ta bëjë lexuesin të reflektojë mbi to. Pjesa e dytë e punimit është sipas mendimit tim edhe pjesa më interesante kjo për një arsye personale. Në këtë pjesë profesor Pëllumbi merret me një cështje që edhe mua më ka nxitur kuriozitetin si studiues. Me krizën globale. Kuptohet që këndvështrimet tona janë të ndryshme sepse unë jam marrë kryesisht me anën ekonomike të krizës kurse Serveti me aspektin politik. Cështjet që trajtohen në këtë pjesë janë ndikimi që epoka e globalizimit ka ushtruar ndaj demokracisë dhe si kjo e fundit është përshtatur me këto zhvillime. Sa kanë ndikuar zhvillimet e rëndësishme të teknologjisë këto 25 vitet e fundit (dhe kryesisht interneti) në procesin e demokratizimit? Nga fokusi shkencor i autorit nuk janë lënë jashtë as lëvizjet e fundit sociale si ajo e “Occupy” ose e të “Indinjuarve” të cilat nga një pjesë e madhe e studiuesve janë parë si një formë embrionale e demokracisë së drejtpërdrejtë. Cilat janë arsyet që një numër kaq i madh i të rinjve anë e mbanë botës ndihen të përjashtuar nga sistemi dhe përpiqen të gjejnë forma alternative të të shprehurit dhe të të protestuarit? A do të mundet sistemi demokratik ti mbijetojë pakënaqësisë së kësaj gjeneratë të re apo duhet të shohim përtej demokracisë? Cilat janë gabimet që janë bërë këto pesë vitet e fundit në përballimin e krizës globale dhe sa negativisht kanë ndikuar politikat e austiritetit dhe shtrëngimit në dobësimin e shtetit social? Profesor Serveti na bën të reflektojmë mbi këto cështje të cilat nuk kanë vetëm vlerë teorike por janë thellësisht praktike sepse një gjeneratë e re, e zhgënjyer, me një papunësi që në vende si Greqia e Italia i kalon të 50%, është rreziku më i madh që i kanoset demokracisë sot. Sa më shpejt që qeveritë dhe klasat politike ta kuptojnë këtë dhe të reflektojnë, aq më mirë do të jetë. Por duhet ta pranojmë që mënyra se si elitat politike i janë përqasur krizës së fundit ekonomike e financiare ka qenë në rastin më të mirë, jo me fat. Kjo sepse politika e egër e shkurtimeve ka lënë pas plagë të rënda sociale, plagë të cilat janë përhapur edhe në sistemin politik duke lënduar edhe vetë demokracinë. I referohem këtu jo vetëm forcave ekstremiste dhe ksenofobe që vitet e fundit u forcuan në shumë vende të përfshira nga kriza por edhe për mënyrat se si vetë masat shtrënguese u imponuan në këto vende duke anshkaluar vetë institucionet bazë të demokracisë, pra parlamentet vendase. A është e moralshme një gjë e tillë? Cila është lidhja ndërmjet etikës (ithosit) dhe demokracisë? A mundet të kemi një etikokraci? Pra një sundim të ithosit? Me këto cështje autori merret në pjesën e tretë ku etikokracia paraqitet si një perspektivë teorike në lëmin e teorisë së demokracisë. Cështja që që nga koha e Aristotelit ka okupuar mendimin e cdo intelektuali, hidhet përsëri për diskutim. Sa e nevojshme është etika në politikën e sotme anë e mbanë botës. Dhe sa shumë e nevojshme është kjo gjë në vendin tonë. Profesori i nderuar na fton të reflektojmë mbi këtë temë me gjithë forcën dhe vullnetin tonë intelektual. Le të përpiqemi të gjithë me përulësi ta bëjmë këtë.”- Anastas Angjeli.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Si të marrësh sa më shumë nga ky libër? Ky libër përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për t'u socializuar në vendin e tyre të punës. Kini parasysh se askush nuk i bën të gjitha, por secila bën më shumë se një. Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni tek vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do t'ju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë. Pasi të keni mbaruar me vlerësimin e vetes hidhuni menjëherë tek ato sjellje specifike, me të cilat ndesheni më shpesh. Për secilin gabim, do të gjeni këshilla që mund t'ju shërbejnë ose për t'u kundërpërgjigjur ndaj sjelljes që ju dëmton, ose për ta neutralizuar krejtësisht atë. Siç thashë edhe më sipër, këto janë këshilla konkrete për kliente dhe raste reale, por si në çdo sipërmarrje që do angazhim, edhe këtu do të keni sukses, vetëm nëse përpiqeni, kryeni me përpikëri atë që ju këshillohet dhe mbi të gjitha, të besoni tek ndryshimi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Më afër nga sa mendoni" nuk është thjesht një libër. Ky nuk është një nga ata librat e zakonshëm mbi hidhërimin që sjellin humbjet e njerëzve të dashur dhe trajtimi i vdekjes. Nuk është as ndonjë prej atyre historive individuale që njerëzit "në këtë anë" përpiqen të kuptojnë sinjale të të dashurve të tyre nga "ana tjetër". Libra të tillë kanë vlerë reale, por ky që keni në dorë, ka më shumë. Shumë më tepër! Gërshetimi i të gjitha llojeve të historive, që kanë edhe një pjesë të saj brenda, e bëjnë Deborah Heneghan-in të përfshijë çdo aspekt të vdekjes dhe asaj që po mbaron, jetës dhe asaj çka vazhdon të jetojë në zemrat e mbushura plot e të lartësuara, krejtësisht unike dhe të mrekullueshme pa fund! Gjithçka që ajo ka shkruar, është një udhëzues i dashur dhe i dhembshur, i pakrahasueshëm me asgjë tjetër që kam lexuar më parë. Na ka bërë të gjithëve një nder... me këtë libër na hapi zemrat dhe më në fund, ne mund të shikojmë se ç'ka aty brenda".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Publiku shqiptar jeton aktualisht në tri Shqipëri: Shqipërinë reale, Shqipërinë e ekranit dhe të gazetave dhe Shqipërinë që ndodhet midis tyre. Kjo e fundit nuk është as e para, as e dyta. Me librin e vet Roland Lami na jep pak nga të tria Shqipëritë. Por më shumë përpiqet të na zbërtheje sesi Shqipëria reale"përkthehet"në Shqipërinë e ekraneve, duke na zbuluar me esetë e tij një pjesë të këtij mekanizmi shndërrues. Duke vendosur në qendër të analizave të veta disa prej dukurive shoqërore më të spikatura, që kanë një rol të caktuar në këtë mekanizëm, autori na i jep ato në një optikë interesante: optikën e sociologjisë së komunikimit.”- Kosta Barjaba.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Si kanë ndryshuar shoqëritë gjatë 5000 viteve të shkuara? Ky tekst i përbledhur i makro-sociologjisë, i shkruar nga Daniel Chirot, profesor i studimeve ndërkombëtare dhe i sociologjisë në Universitetin e Uashingtonit, në Siatëll, i çon studentët në një udhëtim të gjatë për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Ky libër, i vetmi tekst i përmbledhur i makro-sociologjisë në dispozicion të studentëve të universitetit, tregon sesi kanë ndryshuar shoqëritë gjatë pesë mijë viteve të shkuara. Ai fokusohet te ideja se shoqëritë industriale, pavarësisht nga suksesi i tyre i madh, kanë krijuar një varg të ri problemesh të përsëritura dhe të pazgjidhura, që do të shërbejnë si shtysë kryesore për ndryshimet e ardhshme shoqërore. Ky libër nxjerr në dritë zhvillimin nëpërmjet përshkrimit historik dhe shqyrton paradoksin e globalizimit/zhvillimit nëpërmjet rasteve të studiuara në thellësi. Ai ka për qëllim t'u japë studentëve nisjen në një rrugë të drejtë për të kuptuar shoqërinë e tyre, duke e krahasuar atë me shoqëritë e të tjerëve, si me ato bashkëkohore, ashtu dhe nga pikëpamja historike. Ky libër do t'i frymëzojë lexuesit e tij të mësojnë më shumë vetë rreth kësaj historie të rëndësishme dhe magjepsëse.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Personæ Seksuale sendërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion e transhendencë. Por judeo-krishtërimi nuk ka mundur kurrë, sipas saj, ta mposhtë paganizmin; vetëm se e ka përvetësuar dhe më pas sublimuar atë. Në themel të veprës qëndron një koncepsion ngërthenjës mbi botën e njeriut, një koncepsion hobsian e ndofta demestrian që e sheh këtë botë me rrezikshmërinë e brendalindur të natyrës njerëzore si luftë, përplasje, konflikt; prej këndej edhe feminizmi i saj kombativ, që e pohon femërorësinë si të dallueshme dhe pse jo edhe fitimtare.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, po nga vetë natyra dhe objekti i saj i parë: habia. Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, domethënë për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që, prej atëhere, nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia. Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë; para-sokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikureanët, stoikët, shën Agustini Thoma d'Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Konti, Marksi, Frojdi, Bergsoni, Kirkegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është, ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shqipëria bëhet me të vërtetë e "Madhe" me njerëzit e saj, me virtytet që kanë karakterizuar në shekuj shqiptarët, me kulturën e thesaret e shumta që ajo ka, me zhvillimin dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Ky duhet tëjetë sot thelbi i idealit kombëtar të shqiptarëve dhe mësimi tepër i vyer për 100-vjetorin e dytë, që nisi "marshimin" po në Vlorë, më 28 nëntor 2012. E përkthyer për rastin tonë, kjo do të thotë: Arritje e një konsensusi kombëtar për integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ç'ka do të realizonte edhe aspiratën e tyre për bashkim kombëtar. Në këtë rast, do të kishim një përputhje tjetër fatlume të aspiratës kombëtare të shqiptarëve, si me prirjen kryesore të progresit në botën e sotme, ashtu dhe me aspiratat pro-europiane të popujve të tjerë të rajonit dhe më gjerë. Shqiptarët nuk duan të vonohen përsëri në "sofrën e historisë", duke u dhënë pas nacionalizmit të bërë anakronik.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat. Në intervistat dhe artikujt, tashmë edhe në librat e tyre flasin për peshën e dhunës që kanë mbajtur në kurriz, por nuk kujtohen të bëjnë autokritikë për dhunën që ushtrohej mbi të tjerët në kohën kur këta ish – aparatçikë të rënë në fatkeqësi ishin aparatçikë aktivë dhe faktorë të rëndësishëm në pushtetin e dhunës. Autori i librit dhe të ngjashmit e tij u "kujtuan" se ka burgje, kampe, hetuesi, gjyqe, tortura, dënime, spiunime vetëm atëherë kur këto të këqija ranë mbi kokat e tyre. Dhe tani revoltohen që këto mjete dhune paskan qenë në shoqërinë "më demokratike të botës" dhe zemëron shumë, por me kë vallë?! Me rojat e burgjeve, me hetuesit, me gjyqtarët, me spiunët, me dëshmitarët, me ministrat e Brendshëm, jo me sistemin, me partinë që i polli ata përbindësha, sepse sistemi, partia ishin të tyret, i kishin krijuar e rritur bashkërisht. Ajo parti që rrënoi ekonominë e vendit nxiti artificialisht "luftën e klasave" dhe e ndau shoqërinë shqiptare në "tanët" dhe në "armiq"; që ndërtoi sistemin e përbindshëm të spiunimit të përgjithshëm e reciprok midis njerëzve, spiunim që fillonte nga lart, nga anëtarët e byrosë politike, që spiunonin njëri – tjetrin tek Enver Hoxha, e deri poshtë në vatrat familjare, ku gruaja duhet të spiunonte burrin, djali të atin, vëllai vëllanë, nipi xhaxhanë e xhaxhai nipin, pa folur për kunetërit dhe për ata më të largëtit. Ishte ferri i komunizmit real.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Fuga vlerësohet “për mënyrën e re se si e shkruan qytetin si koncept, si jetesë dhe si metamorfozë. “Rënia e qytetit” është një botim ku ndërthuret syri i vëzhguesit që jeton brenda një qyteti shqiptar, me analizën e fakteve prej një filozofi social siç është dhe filozofi Artan Fuga, duke parashtruar njëkohësisht ide bashkëkohore se si duhet të jetë një qytet”.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania