Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. “Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut” thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël. Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar. Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës. Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të. Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Dashuria , miqësia dhe ambiciet e një grupi të çuditshëm vajzash intelektuale në kërkim të vendit të tyre në botë .” Courtney J.Sullivan , New York Times Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa; vepra e Elizabeth Percer potretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta , me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhëtinë. Çdo faqe e kësa vepre zbulon të vërteta të fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.” Lauren Belfer “Është e pamundur të qëndrosh indifferent ndaj Naomi Feinshtejnit , një vajzë e ndjeshme në kërkim të jetës së saj dhe mënyres së duhur për të mbrojtur njerëzit që do .Edukimi i një gruaje di të jaë diçka fort të rrallë : një botë dhe një jetë që duken thellësisht të vërteta.” Nicole Montes
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjej praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës , Ka dhe nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës … Mia, shtatëmbëdhjet vjeçe vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë të prek me mëndje njerëzit dhe botën reale , e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit .Megjithëse makina ku po udhëtonte me familjen është shkatërruar nga përplasja e tmerrshme me një kamion, Mia ngrihet lehtë nga vetja e saj , ndodhet në këmbë në cep të rrugës , arrin të shohë trupat pa jetë të prindërve , villain e vogël me sytë e mbyllur dhe veten e saj të katandisur pa shpresë jashtë makinës. Mia është në koma, por mendja e saj shikon,dëgjon, i ndjen mendimet dhe i prek fjalët si të jenë të gjalla. Pasioni për violinçelin, ëndrra për t'u bere një muzikante e famshme, dashuria e një djaloshi që luan muzikë të bukur si ajo. Por kujton dhe atë që nuk do ta gjejë në rizgjimin e saj: ëmbëlsinë e ngrohtë të babait, kurajën e nënës, gjallërinë eTedit të vogël, emocionet e orëve të kaluara rne dashuri në familje. Dhe nuk e kupton ç'po ndodh me të. Në çfare është shndërruar? Në një shpirt që vërtitet në kërkim të diçkaje të paperaktuar dot? Duhet të largohet, apo të qendrojë? Për çfarë ia vlen të mbetet mbi tokë, tani që familja e saj e dashur nuk do të ekzistojë më, nëse vendos të zgjohet? la vlen të durojë dhimbjen apo më mirë ta lërë veten të shkojë? Çka mbetur më për Mian që të qëndrojë edhe nesër?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në romanin Vajza që le pas të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë. Por lufta nuk mbaron aq shpejt sa shpreson çifti dhe Sen Peroni pushtohet nga ushtarët gjermanë. Ata marrin në zotërim hotelin dhe e detyrojnë Sofinë dhe motrën e saj të gatuajë për oficerët... Moyes përshkruan vuajtjet e fshatit nën sundimin e ashpër gjerman dhe ankthin në rritje të Sofisë larg burrit. Kur një komandant gjerman shpreh simpati ndaj Sofisë dhe mirëkuptim për gjendjen e saj (ndoshta edhe dëshirë për vetë Sofinë), ngrihen pyetje të ndërlikuara për frikësimin, detyrimin dhe atë se çfarë mund të quhet bashkëpunim. Moyes është autore e shtatë romaneve dhe ka punuar për disa vjet si gazetare në një gazetë kryesore në Mbretërinë e Bashkuar. Romani i saj i mëparshëm, "Unë më parë se ti", ishte bestseller në SHBA dhe në Britani. Aty nga gjysma e librit "Vajza që le pas", Moyes e ndërpret historinë e Sofisë për të kaluar në kohën e sotme, me Liva Halstonin, një vejushë e re në Londër. Burri i ndjerë i Livës, Davidi, i kishte dhuruar një pikturë për martesë dhe kjo pikturë ishte rastësisht portreti i Sofisë, që tani quhet "Vajza që le pas". Si i ra në dorë Davidit kjo pikturë? Ku ishte fshehur për 90 vjet? Dhe, pyetja më e madhe nga të gjitha: Kujt duhet ti përkasë? Pasardhësit e Eduard Lëfevrit pretendojnë ta rimarrin pikturën dhe e paditin Livën në gjyq, në bazë të Konventës së Kartës së Gjenevës të vitit 1949, që ndalon grabitjen e pronave civile gjatë kohës së luftës. Pikturat e Lëfevrit del se janë tepër të çmueshme. Trashëgimtarët thonë se e duan ngaqë ajo përfaqëson trashëgiminë e tyre kulturore, po mos vallë kanë ndërmend ta shesin kundrejt një shume të majme parash? Liva nuk mund të heqë dorë nga piktura dhe nis betejën ligjore...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fitues i çmimit RNA-Libri i vitit 2011 Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazettes së saj për një histori , nuk mendoi se do të gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960 , shkruar me passion dhe me një gjuhë mjaft interesante , e cila e bëri Elin të tregonte vëmëndje krejt të veçantë , duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës , ndoshta për shkak të lidhjes së saj romantike me një burrë të martuar. Dukej si një ndërtim paralel i dy dashurive të cilat do të rëndonin në të gjitha ditët e gazetares së re … … Në vitin 1960, Xheniferi u zgjua në spital pas një aksidenti me makinë. Nuk mbante mend asgjë për burrin e saj , miqtë apo se kush ishte vetë .Dhe pastaj , kur u kthye në shtëpi ,zbuloi një letër të fshehur dhe fillon të kujtojë të dashurin për të cilin ishte gati të rrezikonte gjithçka.Rrëfimet për Elin dhe Xheniferin mbri tradhëtinë bashkëshortore , pasionin dhe humbjen janë ndërthurur bukur së bashku.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Pesëdhjetë Hijet e Greit” një roman romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja, derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë. Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t'i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë. Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
E tmerruar nga sekretet e errëta, që torturojnë biznesmenin e ri Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Po dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar, të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo ...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romantik, çlirues dhe kryekëput pëfthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve. Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin. Tani, së bashku, më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme. Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Dëshironi të shihni fotografinë e një vrasësi?"- një i panjohur pyet Xhejn Marpëllin gjatë pushimeve të saj ekzotike në Karaibe. Por, perpara se ajo të mund te përgjigjej, burri ndërron mendje dhe largohet, vetem për t’u gjetur te nesërmen i vdekur. Ngjarja misterioze pasohet nga vrasje dhe kercënime të tjera të pashpjegueshme. Por çfarë ndodhi me foton? Pse administratoren e kompleksit turistik e kane pushtuar makthet? Pse me i përfoluri i klienteve, një milioner i njohur, nuk largohet asnjehere nga dhoma e tij? Pse me i përfoluri i klienteve, një milioner i njohur, nuk largohet asnjehere nga dhoma e tij? Pse Xhejn Marpelli mendon se e ka jetën në rrezik? Një dorë enigmatike po i ve në panik pushuesit në Karaibe…Njeriu misterioz është mes tyre…
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Verë e vitit 1942, Afrika e Veriut,Romeli falë një fushate ushtarake, që u bë shkatërrimtare për Aleatët,ka rrethuar trupat britanike. Gjenerali gjerman duket i pathyeshëm. Arma e tij e fshehtë është një spiun i pazakontë, Aleks Ulfi, që ka për detyrë të shtjerë në dorë planet strategjike të ushtrisë britanike dhe t'ia raportojë ato vetë Romelit duke përdorur një kod të fshehur mes faqeve të Rebekës, romanit të famshëm të Daphne du Maurier. Fatet e luftës do të ndryshojnë shumë shpejt dhe Gjermania naziste do të fitojë vetëm nëse ushtaraku anglez, majori Vandam, nuk do të arrijë ta ndalojë Ulfin dhe t'ia rrëmbejë atij çelësin e kodit të fshehtë... Një roman intrigues dhe i jashtëzakonshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohet gjatë viteve më të nxehta të Luftës së Dytë Botërore. Një tjetër sukses i madh i Ken Follett-it.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Kadareja e sheh Hamletin nga një këndvështrim ndryshe. Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër, një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Hamleti” pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit. Dramaturgu e arriti pjekurinë artistike të kësaj vepre përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrje, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shtëpia botuese SARAS ka nxjerrë në treg vëllimin e parë me drama të William Shakespear. Përmbajtja: Dramat Timoni nga Athina Simbelini Masë për masë Përktheu: Kristaq Traja
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania