titleToAlt
Jeta e çdo fëmije është e mbushur me imagjinatë dhe fantazi të cilat janë një thesar shumë i madh. Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim. Boka tashmë e kishte kuptuar se sa më shumë që të përpiqemi në jetë, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç pranimit të fatit tonë dhe besimit në të.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"O Shvejk! O Shën Mëri! Do t'ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!""Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!" Dhe ai, Jozef Shvejku, do të jetë me të vërtetë, sipas pohimit të vetë trupës mjekësore të përfaqësuar ashtu si duhej, budallai më i madh i kompanisë, por edhe dinak si një dhelpër, tregtar qensh (të vjedhur) në jetën civile dhe pijanec tërë kohën e kohës. Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911. Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç'dërdëlliste. Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore. Ç'e bën kaq komik ushtarin? Ai është "i mirë", sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë. Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç'lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit. Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Jean Racine ishte shkrimtar dhe dramaturg francez. Së bashku me Corneille, ai ishte përfaqësuesi më i madh i teatrit tragjik francez të shek. XVII. Djali i madh i Jean Racine (1615-1643) dhe Jeanne Sconin (1612-1641). Upagëzua në La Ferte-Milon më 22 dhjetor 1639. Jeanne Sconin vdiq në janar 1641, gjatë lindjes së motrës së tij Marie. Dy vjet më vonë vdiq edhe babai i tij; dhe Jean iu besua gjyshërve nga babai, Jean Racine dhe Marie Desmoulins. Kjo e fundit i dha atij mundësinë të studiojë pranë helenistëve të shquar të cilët e njohën me letërsinë klasike greke, që në masë të madhe ndikoi në punën e tij të ardhshme. Për të ndjekur studimet e tij filozofike ai shkoi në Paris, duke hyrë (ndoshta në 1646) në "Petites Ecoles" të Port-Royal. Nga viti 1653 deri më 1655 ai studioi në Kolegjin e Beauvais. Në 1655 u kthye në Port-Royal për të përfunduar retorikën e trajnimit, nën kujdesin e mjekut Jansenist, Jean Hamon. Në këtë periudhë, Racine, ende adoleshent, shkroi tekstet e tij të para; ode dhe himne të karakterit fetar. Në 1660 ai kompozon oden "La Nymphe de la Seine a la Reine" me rastin e martesës së Luigjit XIV të cilit do t'i kushtojë gjithashtu edhe "Ode sur la convalescence du Roi” dhe “La Renommée aux Muses”. Në moshën njëzet e tre vjeçare, kthehet nëParis, ku hyn në gjykatë në sajë të ndërmjetësimit të Dukës së Saint-Aignan. Në 1677 ai u bë historian zyrtar i gjykatës francez; në 1679, ndoshta për shkak të një skandali në gjykatë, u tërhoq në jetën private dhe martohet me Catherine Romanet, me të cilën pati shtatë fëmijë. Anëtar i Akademisë Franceze që nga 12 janari 1673, Racine mori në dhjetor 1690 titullin "Gentilhomme ordinaire de Sa Majesté”. Ai u bë gjithashtu Arkëtar i Francës. Më në fund u emërua historian i mbretit në 1677, në të njëjtën kohë me Nicolas Boileau. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi me gruan dhe fëmijët, në Paris, ku edhe vdiq. Sipas dëshirë së tij, u varros në Port-Royal des Champs. Veprat e tij kryesore: Tebaida ose Vëllezërit armiq (1664), Aleksandri i Madh (1665), Andromaka (1667), Britannicus (1669), Bérénisa (1670), Bajaziti (1672), Mitridati (1673), Efigjenia (1674), Fedra (1677), Ester (1689), Atalia (1691).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jean Racine ishte shkrimtar dhe dramaturg francez. Së bashku me Corneille, ai ishte përfaqësuesi më i madh i teatrit tragjik francez të shek. XVII. Djali i madh i Jean Racine (1615-1643) dhe Jeanne Sconin (1612-1641). Upagëzua në La Ferte-Milon më 22 dhjetor 1639. Jeanne Sconin vdiq në janar 1641, gjatë lindjes së motrës së tij Marie. Dy vjet më vonë vdiq edhe babai i tij; dhe Jean iu besua gjyshërve nga babai, Jean Racine dhe Marie Desmoulins. Kjo e fundit i dha atij mundësinë të studiojë pranë helenistëve të shquar të cilët e njohën me letërsinë klasike greke, që në masë të madhe ndikoi në punën e tij të ardhshme. Për të ndjekur studimet e tij filozofike ai shkoi në Paris, duke hyrë (ndoshta në 1646) në "Petites Ecoles" të Port-Royal. Nga viti 1653 deri më 1655 ai studioi në Kolegjin e Beauvais. Në 1655 u kthye në Port-Royal për të përfunduar retorikën e trajnimit, nën kujdesin e mjekut Jansenist, Jean Hamon. Në këtë periudhë, Racine, ende adoleshent, shkroi tekstet e tij të para; ode dhe himne të karakterit fetar. Në 1660 ai kompozon oden "La Nymphe de la Seine a la Reine" me rastin e martesës së Luigjit XIV të cilit do t'i kushtojë gjithashtu edhe "Ode sur la convalescence du Roi” dhe “La Renommée aux Muses”. Në moshën njëzet e tre vjeçare, kthehet nëParis, ku hyn në gjykatë në sajë të ndërmjetësimit të Dukës së Saint-Aignan. Në 1677 ai u bë historian zyrtar i gjykatës francez; në 1679, ndoshta për shkak të një skandali në gjykatë, u tërhoq në jetën private dhe martohet me Catherine Romanet, me të cilën pati shtatë fëmijë. Anëtar i Akademisë Franceze që nga 12 janari 1673, Racine mori në dhjetor 1690 titullin "Gentilhomme ordinaire de Sa Majesté”. Ai u bë gjithashtu Arkëtar i Francës. Më në fund u emërua historian i mbretit në 1677, në të njëjtën kohë me Nicolas Boileau. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi me gruan dhe fëmijët, në Paris, ku edhe vdiq. Sipas dëshirë së tij, u varros në Port-Royal des Champs. Veprat e tij kryesore: Tebaida ose Vëllezërit armiq (1664), Aleksandri i Madh (1665), Andromaka (1667), Britannicus (1669), Bérénisa (1670), Bajaziti (1672), Mitridati (1673), Efigjenia (1674), Fedra (1677), Ester (1689), Atalia (1691).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nicolas Boileau – Despréaux u lind më 1 nëntor 1636 në Paris. Ishte poet, shkrimtar dhe kritik letrar francez. Që në fëmijëri u edukua nga familja të ndiqte rrugën për shkencën e drejtësisë. Ka kaluar një fëmijëri shëndetlig, por kjo nuk e ndaloi të ndiqte studimet për këtë shkencë. Shume shpejt tek ai spikati prirja dhe pasioni i madh për letërsinë, sidomos adhurimi për poetët e antikitetit. Më 4 shtator 1656 u pranua në auditorin e juridikut, por shumë shpejt i braktisi studimet në këtë fushë. Një degë tjetër e provuar prej tij qe teologjia, që e nisi në Sorbonë, por dhe kjo degë nuk doli e suksesshme për të. Pas vdekjes së babait me 1657, me trashgiminë e pakët që i la, ai iu përkushtua letërsisë. I njihet merita për reformimin e poezisë franceze, i influencuar kryesisht nga Horaci, poet lirik romak ne kohën e Augustit. Në vitin 1666 boton veprën e tij madhore "Satira", i fiymëzuar nga idetë programatike të Rilindjes Franceze. Me idetë e tij ai u bë një teoricien i klasicizmit poetik. Në vitin 1674 botoi "Artin Poetik" ku shprehu kodin e ri të shkrimit te të vargjeve të gjuhës frënge. Vepra ka karakter didaktik në formën e një traktati kn vendoseshin rregullat e kompozimit të poezisë me traditën klasike. Nicolas Boileau vdiq më 13 mars 1711.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pierre Corneille ishte shkrimtar dhe dramaturg francez, një nga tre më të mëdhenjtë e shekullit të shtatëmbëdhjetë, së bashku me Molierin dhe Rasinin. I lindur në Rouen nga një familje e pasur, në rini studioi në shkollën jezuite të Rouen. U diplomua në drejtësi dhe u bë avokat i Parlamentit të Rouenit, por karakteri i tij i ndrojtur e bën atë të preferojë letërsinë dhe teatrin. Fillimet e karrierës karakterizohen nga një impenjim ekskluziv në komedi. Në vitin 1629 shkruan dramën e tij të parë "Melite", që shfaqet me sukses në Paris. Sezoni 1634-1635 shënon një ndryshim të madh në teatrin francez, me shfaqjen e ,”Sophonisbe” nga Jean Mairet, që korr një sukses triumfues dhe lançon zhanrin e tragjedisë në skenën franceze. "Sidi", shfaqur në fillim të vitit 1637, ende konsiderohet si kryevepra e Kornejit, e konsakron dramaturgun më të madh të teatrit të kohës, prestigj që do të zgjasë, deri më 1670, vit në të cilin fillon ngjitja e Rasinit. Mbreti Luigji XIII i dha Korneijt titullin fisnik. Në vitet në vazhdim ai shkruan pa pushim drama, komedi dhe tragjedi të suksesshme. Në zhanrin tragjik përmendim "Horasin", frymëzuar nga historia romake (1640), "Sina"-n (1641) dhe "Poliuto" (1642) që së bashku me "Sid"-in formojnë një lloj “tetralogjie” ku ekzaltohet vullneti, i mishëruar nga heroi i cili nuk zmbrapset para sakrificave. Përmendim gjithashtu komedinë e tij më të mirë', "Gënjeshtari", dhe tragjeditë "Rodogyna"dhe "Nikomedi". Në vitin 1640 ai martohet dhe vendoset në Rouenin e tij të lindjes. Karriera e tij si një dramaturgut ndërkohë e vazhdon dhe në vitin 1647, ai u pranua në Akademinë Franceze. Pleqëria e tij është e trishtë e bile ndodhet edhe në vështirësi ekonomike. Vdes në Paris më 1 tetor 1684.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Histori dashurie në Oksford” ose “Culika Dobson”, një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja. Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe The Guardian e ka përfshirë në një listë të ngjashme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Qeni i Baskervilëve është një nga klasikët e mëdhenj të librave të verdhë e një nga më të lexuarit mes tyre. Sherlok Holmsi është nga personazhet më të famshëm në letërsinë e vërdhë. Që kur u botua së pari pjesë-pjesë në Strand Magazine e deri më sot, Qeni i Baskërvilëve është përshtatur në dhjetëra e dhjetëra forma të ndryshme artistike: është filmuar për kinemanë të paktën 18 herë e për televizionin 24 herë, si dhe është përshtatur si shfaqje muzike rock, shfaqje teatrale etj. Kaq i fuqishëm është ndikimi i Conan Doyle-it në brezat e shkrimtarëve të shekullit XX, sa gjurmë të këtij libri e të personazheve të tij gjenden në plot vepra të famshme të mëvonshme, shpesh edhe si referenca të qarta ndaj tij: Umberto Eco te Emri i Trendafilit, Nabokovi në shumë nga veprat e veta, Ray Bradbury te Farenheit 451 etj. Një klasik i letërsisë angleze e një nga më të lexuarit mes tyre, “një nga 50 librat që duhen lexuar në jetë”, sipas gazetës Times.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
“Haidi” u publikua për herë të parë në vitin 1880. Është një rrëfim kasik për fëmijërinë dhe miqësinë dhe ka frymëzuar gjenerata të tëra fëmijësh në të gjithë botën.Haidi është një vajzë të cilën e ka rritur tetoja e saj, Dete, pas vdekjes së prindërve të saj. Dete e dërgon Haidin te gjyshi i saj, i cili prej vitesh jeton gati i izoluar. Në fillim ai nuk e pëlqen mbërritjen e vajzës, por me kalimin e kohës vajza e vogël arrin të hyjë në zemrën e plakut.Tre vjet më vonë, Dete do që ta marrë Haidin në Frankfurt, që të shoqërojë zonjushën invalide, Klara. Haidi kalon një vit me Klarën, por gjendja e saj shëndetësore rëndohet gjithmonë e më shumë. Për këtë arsye, mjeku i Klarës sugjeron që Haidi të kthehet në shtëpi te gjyshi i saj.Haidi dhe Klara i shkruajnë shpesh njëra-tjetrës. Doktori i rekomandon edhe Klarës që të shkojë në mal te Haidi. Klara kalon një verë të mrekullueshme me Haidin dhe bëhet më e fortë, madje ajo arrin të ngrihet në këmbë duke i mrekulluar të gjithë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
"Kemi kështjellën, por jo Kështjellën e Kafkës, kemi procesin, por jo Procesin e Kafkës dhe një Pragë, që nuk është Praga e Kafkës." Robert Irvin "Kabala gjeti nëpër geto strehën e përshtatshme për spekulimet e veta të çuditshme mbi natyrën e Zotit, mbi fuqinë magjike të letrave, dhe mundësinë për ithtarët e saj që të krijonin një njeri, njëlloj siç krijoi Zoti Adamin. Ky njeri u quajt Golem. Gustav Meyrink e përdor këtë legjendë për të ndërtuar një mjedis onirik në Anën Tjetër të Pasqyrës, duke i përcjellë këtij mjedisi një tmerr aq të prekshëm, saqë më ka mbetur në kujtesë për vite të tëra." Jorge Luis Borges
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evropës. Natyrisht, hapim gojën kur mësojmë që ka rrojtur në zemër të Azisë dhe që ka vdekur tetëqint vjet më parë. Me gjithë këto, është një lajthim të besohet që Rubairat kanë mbirë në tokën persiane si për çudi. Përkundër, janë produkti natyral i kohës dhe i vendit të tyre, të cilat ishin mjaftë pëllore për të lindur të këtilla lule të rralla." Fan Noli "Lexoni Rubairat, me shpirt të kulluet, siç i ka shkrue Poeti, dhe do të lartësoheni shpirtnisht. Pse Vena e Dashunija, dy motivet qendrore të veprës së tij, pas vështrimit të tyne të zakonshëm, kanë marrë gati kuptime metafizike. E mu kjo fuqi idealizmi e ban tonin Omar Khajamin, dhe na ep përshtypjen sikur aj të ketë jetue jo në Lindje, por mu në zemër t'Evropës." Pashko Gjeçi
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Me heroinën saj të këndshme e mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit. Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur. Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë e cila, në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë e realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme. Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord. Por Hygoi është njëherësh dëshmitar edhe i agonisë së Balzakut të cilit i shtrëngon për herë të fundit dorën e pajetë dhe i shumë ngjarjeve të tjera, përfshirë, për fat të keq, edhe më tragjiket, si për shembull vdekja e djalit të tij Sharlit. Në vitin 1887, dy vjet pas vdekjes së Hygoit, miku i vet Pol Mëris nxjerr nga letrat dhe blloqet e tij lëndën e parë për librin e mëvonshëm. Kujtime? Pa dyshim që jo. Më tepër një farë ditari por i cili përmban edhe faqe të shkruara më vonë dhe shënime nga më të ndryshmet: një mori fragmentesh njëherësh historike dhe vetjake, ku shkrimtari, shpesh i vendosur në sfond, na propozon kronikën e tij për një gjysmë shekulli. Gjëra të para, të dëgjuara, të regjistruara në kujtesë, karikatura apo portrete, histori zemërthyese, zhbirime, çaste të mëdha që tashmë janë pjesë e historisë kombëtare, por edhe fjalë shpirti, shprehje të mbledhura nga rruga - ja shekulli i Hygoit. Ky koleksion i jashtëzakonshëm, i bërë pas vdekjes së Viktor Hygoit dhe me porosi të tij, përbëhet nga copëza të fletoreve të tij, të ditarit e librave të llogarive, të cilat ai vetë i quante "gurë të çmuar që kanë rënë nga tribuna", nga fletushka, kujtimet vetjake, nga "ngjarjet bashkëkohore" të klasifikuara këtu nga redaktorët e mëvonshëm në rendin kronologjik. Në këtë libër, shekulli i nëntëmbëdhjetë na shpaloset mes viteve 1830-1885, nën syrin e mprehtë dhe pa kompromis të kronikanit. Një vështrim politik dhe letrar, i këndshëm dhe tronditës i atij shekulli, por që ia lë vendin kryesor njeriut, babait të pasionuar, të mbushur me dashuri, më vonë, zotërisë së moshuar me ndjeshmëri të shfrenuar, një luftëtari të palodhur kundër dënimit me vdekje - Viktor Hygoi shfaqet si një politikan i madh me popullaritet të pashembullt... Faqe ku ngazëllimi i shpirtit përzihet pa pushim me tragjeditë më të tmerrshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. “Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut” thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël. Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar. Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës. Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të. Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dhimbja na vë përpara një  çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës . Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer.  Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë. Në tregimin Zoti x. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin x, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore. Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, Don Kazmurro (ose Zotëria i zymtë) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër ose Quincas Borba, por me këtë roman gjeti diçka që s e kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes rrëfimit dhe refleksionit; shijen e një letërsie të konceptuar si një vështrim të fuqishëm mbi dhimbjen. Me një ton mirëbesimi, veshur me ironi dhe melankoli të hollë, personazhi kryesor, Bento Santiago, i tregon lexuesit aventurën e jetës së vet, qysh nga adoleshenca, nga dashuria dhe xhelozia për Kapitunë, nga tradhtia e hamendësuar e saj me mikun e tij më të mirë, mbylljen e ngadaltë dhe të vazhdueshme nga bota, mbushur me fantazma dhe kujtime. Një jetë dramatike, e cila, gjithsesi, nuk e çon asnjëherë në pesimizëm të thellë. Me nota të mprehta dhe gjuhë plot aforizma, lexuesi ndjek uljengritjet e jetës së Bentinjos, një valë mendimesh që dallon zërin e pashoq të autorit të librit, perspektiva skeptike dhe banale e të cilit ushqehet nga humori cinik, thuajse anglosakson, që mbizotëron në vështrimin e zymtë të Bentos. Falë mënyrës së veçantë me të cilën është shkruar, Don Kazmurro mbetet ende sot një vepër moderne dhe gur themeli për letërsinë braziliane.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që mënpas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë mëntë varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e papajtueshme që do t'i faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.” Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij. Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori nuk bën asgjë që t'ua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin protagonistin e ndjeshëm. “Bij dhe dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje e tillë e njerëzimit. Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetë dërgjegjësimin, ndjeshmërinë e tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti “do t'ia ndryshoje fytyrën tokës në një mënyrë a një tjetër”. Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27-nvjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i “Bijndhe Dashnorë” është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë libër, ai nuk kishte as kohë për të. Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tisntë mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes. Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet. Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.n“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në debutimin e detektivit më të famshëm në letërsi, një burrë i vdekur zbulohet i mbuluar në gjak në një dhomë në rrugën Brikston. Të dhënat e vetme janë një unazë martese, një orë prej ari, një botim xhepi i Dekameronit të Bokaços dhe një fjalë e shkarravitur me gjak në mur. Me këtë hetim fillon edhe bashkëpunimi i Sherlok Holmsit dhe Dr.Uotsonit. Kërkimi i tyre për vrasësin çon në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, “Pellgun e Djallit”, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për t’u mburrur. Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për t’u shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë t’i flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirt trazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë. Babai i saj koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit... Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj... Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Vlerësuar si libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort. Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh (George) Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit “të lindur memec”, i cili nuk begenis të lehë... Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII – dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike – rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani "Tre muskëterët" i Aleksandër Dymasë u botua fillimisht me kapituj në gazetën "Siécle", nga marsi deri në korrik të vitit 1844. Më pas u botua me volume, po në vitin 1844, nga shtëpia botuese "Baudry" dhe u ribotua më 1846 te "Fellens dhe Dufour" me ilustrimet e Vivant Beauce. Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe bukuroshja misterioze Miledi dë Uinter, për të shpëtuar nderin e mbretëreshës së Francës, Ana e Austrisë. Me duelet, betejat, përleshjet e shumta dhe zhvillimet romaneske, "Tre muskëterët" është shembulli tipik i romanit kalorësiak dhe suksesi i romanit qe aq i menjëhertë dhe aq i madh, sa vetë Dymaja e përshtati veprën për pjesë teatrale dhe i rimori të katër heronjtë për të shkruar edhe dy romane të tjera "Njëzet vjet më vonë" dhe "Vikonti i Bargelonne – s ose Dhjetë vjet më vonë" në vitet 1847 – 1850, duke krijuar kështu trilogjinë e tre muskëterëve. Përherë e më popullore, kjo vepër ka frymëzuar një numër shumë të madh filmash dhe pjesësh teatrale.
Çmimi: 2000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania