titleToAlt
Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj. Ideja e shkrimtarit nuk është thjesht të na rrëfejë historinë e një vajze provinciale, Kerit - ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë, është dëshira për të nxitur, për t'u hapur sytë dhe për t'i vënë në lëvizje njerëzit. Aq forcë të madhe ka libri "Motra Keri," sa lexuesi nuk e mbaron dhe nuk e lë dot mënjanë, vetëm me një nënqeshje të kënaqur - ai e përfundon atë së lexuari, me ndjenja jashtëzakonisht të prekura.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tomasi i Huktonit, pasi i mbijeton betejës së Kresisë, ngarkohet nga mbreti i tij me misionin e rëndësishëm për të kërkuar e zbuluar më shumë rreth reliktit të çuditshëm të trashëguar nga i ati. Thuhej se ky relikt kishte lidhje me Gralin e Shenjtë. Por, Tomasi nuk është personi i vetëm që interesohet për të, janë edhe rivalët e tij, që nuk do të stepeshin para asgjëje. Tashmë, zotërues i këtij sekreti, ai përbën, në të njëjtën kohë, edhe një rrezik tepër serioz për armikun dhe kushëririn e tij, të pakapshmin Gi Veksil. Ende mbetet mister pse ishte vetëm Anglia që rreshtonte në formacionet e luftimit skuadra harkëtarësh të pajisur me armë të tilla vdekjeprurëse, që u bënë, në fakt, padronë të pakundërshtueshëm të fushave të betejave në gjithë Europën, por përgjigjia më e pranueshme e kësaj pyetjeje është se mjeshtëria e shigjetarisë me hark të gjatë ishte një pasion kulminant i anglezëve, që e praktikonin këtë si sport në qindra fshatra. Madje, erdhi një kohë kur ushtrimi me këtë lloj harku u bë i detyrueshëm me ligj, ndoshta se edhe entuziazmi kishte filluar të fashitej.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit të nëntëmbëdhjetë që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me termat klinike dhe të frikës. Horla, është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers. Ai është dublanti ynë, vëllai ynë, por gjithashtu rivali ynë: jashtëtokësori, ardhja e të cilit do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të njeriut. Tregimi i të sëmurit mendor bëhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit të romanit.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Xheni Gerhardi është simbol i feminitetit të shoqërisë amerikane e vendosur mes humanizmit e situatave të rënda sociale, e ndodhur përbri dinamikës së zhvillimit të një shoqërie në udhëkryq dhe civilizimit ekstrem.Shumë kritikë mendojnë se materiali autobiografik i vizatuar me detajet te holla, e veçon Drajzer nga të gjitha shkrimtarët e tjerë te kohes, nga përshkrimi i mizanskenave të gjalla, situatave depresive dhe atmosferës shpresëmbytëse. Stili realist, njohja e ligjeve të kapitalizmit, përcaktojnë përfundimisht qëndrimm letrar, drejtimi i të cilit merr karakter spikates në krijimtarinë e Drajzerit. Xheni Gerhardi nuk është vetëm personazhi më i dashur i Drajzerit, por është edhe fenomen tipologjik shoqëror, i drejtimit letrar të një brezi të caktuar ku më dominanti është emri i Teodor Drajzerit. Xheni Gerhardi është madheshtore. Kjo është vepra më përfaqësuese e Drajzerit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me Trilogjinë e Dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar me besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetem me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim. Trilogjia, "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik. Drajzeri është edhe terapisti i duhur për plagët që nisën t 'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të egzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën ndaj mbiegzistencës, virtutin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i ri i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Stoiku" pas "Financierit" dhe "Titanit" mbyll "Trilogjinë e dëshirave" të Drajzerit. Kjo qe vepra e fundit e shkrimtarit. Ai vdiq gjatë kohës që e shkruante atë, duke bërë çmos ta mbarojë, meqenëse romanin e tretë për Kauperudin, e quante "pjesë të pandashme" të krijimtarisë së tij letrare. Siç dihet, midis "Titanit" dhe "Stoikut" pati një shkëputje prej tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, Drajzeri pati kohë t'i rishikojë vlerat që prodhoi te romanet e mëparshme; "Financieri" dhe "Titani." Ka mundësi që, herë pas here, shkrimtari i hynte punës me "Stoikun" duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e detyrës së vështirë. Ajo çka nxori nga pena, në muajt e fundit të jetës, dëshmon për fluturimin e guximshëm të mendimeve të tij. Romani mbeti i papërfunduar edhe ngaqë ndoshta Drajzeri kishte ndërmend t'u rikthehej e t'i zgjeronte disa kapituj të ndryshëm. Të gjitha këto duhen patur parasysh gjatë leximit të "Stoikut." E megjithatë, romani të le mbresë mjaft të thellë. Në të është dhënë dënimi i pashmangshëm i Kauperudit dhe në këtë kuptim, "Stoiku" paraqitet si përfundim i denjë i "Trilogjisë së dëshirave" në po atë nivel që ishte përgatitur i gjithë zhvillimi logjik i kësaj vepre madhore. "Stoiku" u botua në Sh.B.A. në 1947 nga e veja e Drajzerit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Romani “Një Tragjedi Amerikane” trajton historinë e një njeriu me vullnet të dobët, që është edhe djall dhe viktimë në të njëjtën kohë (viktimë e një shoqërie të pavlerë, materialiste), që në fund shkatërron vetveten. Draizer e modeloi historinë e Clyde Grifisit me një vrasje të vërtetë, të ndodhur në vitin 1906, ku një ngjitës social, i bukur dhe sharmant vret të dashurën e tij shtatzënë për ta hequr qafe në mënyrë që ti hapej rruga me një femër të re dhe të pasur të cilës i kishte vënën syrin. Por një tragjedi amerikane nuk thjesht një histori vrasjeje. Draizer derdh shpresat e tij të errët në karakterin e Clyde Grifisit, gjatë rrugës së tij ambicioze për: pasuri, fuqi dhe vetëkënaqësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Një Tragjedi Amerikane” trajton historinë e një njeriu me vullnet të dobët, që është edhe djall dhe viktimë në të njëjtën kohë (viktimë e një shoqërie të pavlerë, materialiste), që në fund shkatërron vetveten. Draizer e modeloi historinë e Clyde Grifisit me një vrasje të vërtetë, të ndodhur në vitin 1906, ku një ngjitës social, i bukur dhe sharmant vret të dashurën e tij shtatzënë për ta hequr qafe në mënyrë që ti hapej rruga me një femër të rë dhe të pasur të cilës i kishte vënën syrin. Por një tragjedi amerikane nuk thjesht një histori vrasjeje. Draizer derdh shpresat e tij të errët në karakterin e Clyde Grifisit, gjatë rrugës së tij ambicioze për: pasuri, fuqi dhe vetëkënaqësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Financieri" është pjesa e parë e "Triologjisë së dëshirave" të Drajzerit. Me këtë vepër, shkrimtari nis zbatimin e mendimit të madh për të treguar trajtën e vërtetë të kapitalizmit amerikan të gjysmës së dytë të shekuliit të XIX. Me syrin depërtues të artistit, ai ka kapur tiparet e veçanta, të cilat karakterizojne fillimin e epokës imperialiste. Në planin e parë të telajos së madhe, siç paraqitet "Triogjia e dëshirave", ne shohim grabitqarët kapitalistë që zhvatin popullin, duke u pasuruar me ndihmën e makinacioneve më të ndyra, ndërsa shfrytëzojnë me cinizëm për qëllimet e tyre, të giithë aparatin shtetëror të Sh.BA-së. Autori mblodhi materiale të shumta, që deëshmonin për veprimtarinë kriminale të qarkullimit të kapitaleve financiare dhe industriale në Amerikë, të cilat në atë kohë u bënë të njohura nga buja që shkaktuan makinacionet e "manjatit të tramvajeve," Çarlz Jerksit, që e pati shtrirë veprimtarinë e vet në Filadefia, Çikago, Nju Jork dhe Londër. Padyshim që, ai edhe i shërbeu Drajtçerit si karakter i ngiashëm për figuren e Kauperudit, personazhit kryesor të "Triologjisë së dëshirave."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Eja dallëndyshe”, përmban përalla të bukur, të ilustruara për fëmijë. Midsi tyre do të gjeni këto përralla: Ketri dhe ujku, Trumcaku i vogël çapkën, Patat budallaqe, Maçoku i zi, Tigri dhe majmuni, Në pranverë, Nina-nana, Shtëpia e bubit e shumë të tjera.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë e thjeshtë. Një prozë e bukur e tejdukshme si xham, nga një rërë pa hekur të tepërt e që mund t'ja turbullonte ngjyrën. Nasho Jorgaqi del një mjeshtër i shquar i bukurisë së fjalës shqipe.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Eksiston një mënyrë tjetër se si i vendosim lidhjen me jetën, një mënyrë më e butë, më shumë e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më shumë të kuptueshëm. Kjo "mënyrë tjetër" e të jetuarit përfshin të zëvendësosh shprehitë e vjetra të "reagimit" me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi të reja na mundësojnë për të patur një jetë më të larmishme dhe më bukur.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhet një portret interesant i Cezarit, perandorit që e bëri Romën, për katër shekuj, qendrën e botës. Ky njeri ishte i Caius Julius Caesar, me një personalitet të jashtëzakonshëm, plot ambicie, por interesante është se Max Gallo e trajton atë edhe në sferën njerëzore. Përtej anekdotave që e shohin is fituesin e Vercingetoriges apo dashnorin e Kleopatrës, ai ishte një shkrimtar brilant dhe orator i aftë. Julius Cezari dallon për aftësitë e tij politike dhe ushtarake të jashtëzakonshme që e çuan në pushtimin e tërë pellgut të Mesdheut, nga Spanja në Azi dhe nga Egjipti në bregun lindor të Afrikës, pavarësisht vështirësive politike dhe luftës politike civile me Pompein.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim do të gjeni disa nga kryeveprat e Dino Buzzatit si: Barnaboja i maleve, E fshehta e Pyllit të Vjetër, Shkretëtira e Tartarëve, Shtatë lajmëtarët, Dyndja e famshme e arinjve në Siçili, Frikë në Skala, Shembja e Balivernës, Gjashtëdhjetë tregime, Eksperimem magjie,18 tregime, Portreti i madh, Zotëri i nderuar, na vjen keq që, Një dashuri, Kolombra dhe pesëdhjetë tregime të tjera, Butiku i mistent, Poemë në fumet, Netët e vështira, Regjimenti niset në agim, Krishtlindjet e çuditshme të Mr. Skroxhes dhe histori të tjera dhe vepra të zgjedhura.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kirurg i ati i vajzës. Eshtë ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe opercionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij kolegut neurokirurg. Timoteoja, babai, pret i ngrirë si statujë pranë sallës së operacionit. E pikërisht në këtë pritje, të ngujuar nga tmerri i ngjarjes, ky njeri, prej vitesh i rehatuar në ekzistencën e qetë si profesiomst, bashkëshort i një gazetareje me famë, baba hutaq i një adoleshenteje të zakonshme, "zhvishet" befas lakuriq, dhe zbulon imazhin e tij të panjohur e të dhunshëm. Me sa duket të vërtetën e pambuktë të jetëve tona mund ta shtrydhë vetëm dhimbja e skajshme. E kjo ndodh gjatë monologut të tij të gjatë me Anxhelan, vajzën e tij që dergjet e shtrirë në koma.Tashmë Timoteoja i rrëfen me njësaktësi kirurgjikale së bijës, luhatjet e jetës dhe zemrës së tij, i rrëfen për një udhëtim prapa ne stacionet e brendshme të një pasioni dashuror që e ka tërhequr larg identitetit të tij, drejt një vetvetje tjetër të pacipë. Mos luaj vendit "rrëfen", historinë e shumë dashurive, udhëtimin e një burri drejt thellësive të botës femërore, rrëfen udhëtimin e një bije drejt atit të tjetërsuar nga dhimbja. Timoteoja i lutet së bijës të mos vdesë, të mos luaj vendit, t'i mëshojë hapat mbi gjurmët e asaj dashurie mjerane por madhështore, për të shkëmbyer vdekjen me jetën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
luzionet monetare nuk janë një dukuri e re dhe as e panjohur. Gjatë pesë apo gjashtë shekujve të fundit, ato janë shfaqur valë valë, njëra pas tjetrës duke krijuar përshtypjen se askush nuk ka dashur të mësojë e të nxjerrë konkluzionet e duhura si për shkaqet e lindjes së tyre ashtu dhe për pasojat, shpesh katastrofike për shtete, kontinente apo mbarë globin. Duket sikur krizat monetare e financiare kanë qenë e do të jenë bashkudhëtaret e përhershme të zhvillimit dhë kapitalizmit. Në të gjitha rastet, konkluzioni mbi shkaqet e tyre ishte pothuajse i njëjtë: neglizhimi i fenomenit të spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësisë pa Iimit që e krijon paraja dhe tregu financiar. Aq e vërtetë është kjo, sa në shumicën e librave apo studimeve në këtë lushë, fjalia e fundit është pothuajse e njëjtë në formën e pyetjes lakonike: Cila pritet të jetë kriza e radhës?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Fjalori im i parë i ilustruar”, një fjalor praktik dhe i vlefshëm për të gjitha ata që kanë nisur të mësojnë gjuhën angleze. I shoqëruar me shpjegimet e duhura dhe shumë vizatime të mrekullueshme, që e lehtësojnë përdorimin e librit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë normat zakonore të tij shprehje të brendshme dhe të vetvetishme të vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato, njohja e tyre do të mund të na dritësojë dhe të na prijë për të njohur vlerat psikologjike të popullatave malësore, apo të mbarë popullsisë shqiptare nëse dëshirohet më tej, ngaqë ato shprehin me to pjesën më të mirë të mbetur më të pastër dhe të paprishur, pavarësisht invazionit turk.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut. Malësori, cilitdo bajrak apo fis t'i përkasë, kur pyetet mbi një institucion të caktuar, tregon elementët e tij dhe thotë "Kështu e don Kanuni”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Histori më të bukura të kafshëve, me ilustrime të shkëlqyera origjinale. Një udhëtim i magjishëm në botën e jashtëzakonshme të fantazisë. Historia e patokëve, lepuruashave dhe familjeve të tyre. Këtu do të njiheni me Pendartin, Çorapin, Çin Çinin, Pushatorin, Kërcimatrin dhe shumë të tjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
"Perëndia e Mizave" analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen mbi një ishull tropikal gjatë një konflikti planetar. Pas përpjekjeve të para të kurorëzuara me sukses për t'i dhënë jetë një shoqërie të organizuar dhe demokratike (më të vegjlit të lirë për të luajtur, më të mëdhenjtë të ndarë në gjahtarë dhe rojtarë të zjarrit, që tymi i tij të dallohej nga larg), mjet i domosdoshëm për të shpëtuar tensionet brenda grupit shpërthejnë në mënyrë dramatike dhe përkeqësohen me shpejtësi, deri në rrjedhoja skajore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Përbindësha shakatarë,me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave.Hyr e zbuloji! Njëri pas tjetrit, lojëra tmerruese dhe krijesa të përbindshme të presin në kurthet e tyre nga më të çuditshmet. Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh aq lehtë prej andej.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër zbavitës, për t’i mësuar fëmijëve të njohin duke u argëtuar planetin tonë të bukur nënën Tokë e cila duhet të jetë në harmoni me universin. Në këtë libër do të mësoni për tokën dhe Planetet dhe disa ligje të fizikës të shpjeguara thjesht.Do të mësoni për shtresat e saj, polet, banorët e saj që vijnë nga të gjitha shtetet dhe kulturat, ditën dhe natën, shiun dhe fenomenet e tjera natyrore, kontinenetet dhe kafshët që jetojnë në to përfshirë këtu edhe njeriun dhe teknologjinë e tij shkatërruese të ekosistemit.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Për mendimin tim, formulën më të mirë për prindërit, të afërmit dhe aktorët e tjerë të mjedisit ku jeton një subjekt autik, të paktën deri tani për aq sa kam parë, dëgjuar e lexuar për autizmin dhe autikët, e kanë përcaktuar Judy Barron dhe i biri Sean në një libër me titull “There's a boy in here “ është historia e Sean-it vetë, fëmijë autik që falë dashurisë, mirëkuptimit e durimit të prindërve të tij dhe, sigurisht, me ndihmën e mjekëve, u shpëtoi praktikisht kthetrave të autizmit. Tri fjalë të thjeshta - nga më e lehta te më e vështira për t'u konkretizuar në jetën e përditshme: DASHURI pa kushte, empatike , MIRËKUPTIM që njeh luhatje,pikëpyetje, por pa kthim prapa, DURIM që kërkon nerva të çelikta dhe që vë në provë qëndresën shpirtërore të prindërve.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania