titleToAlt
Libri “Autobiografia e popullit në vargje”, përmban shënime që janë botuar e shkruar në shtypin letrar të viteve ’70, nga autori Ismail Kadare. Këto shënime sillen të ribotuara pa ndryshime për lexuesin sot.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Vajza e Agamemnonit”, është një nga dorëshkrimet e nxjerra jashtë shtetit, që më pas do të përbënte pjesën e parë të një dipliku. Vepra u botua për herë të parë pas rënies së komunizmit. Në këtë libër përshkruan thelbit e sistemit totalitar dhe në radhë të parë, të mekanizmave kryesorë të tij: thirrja që i bëjnë popullit drejtuesit e këtij sistemi, për të bërë sakrifica. Kadareja ka treguar se ashpërsia e Agamemnonit ndaj vajzës së vet, Ifigjenisë, që për të pasur në favor zotat, është i gatshëm ta flijojë atë, ngjason dukshëm me historinë e vendeve të Lindjes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Kush e solli Doruntinën”, është një legjendë shqiptare që të mahnit. Ajo është një parabolë magjike dashurie, vdekjeje dhe pushteti të prangave të familjes. Ajo ç’ka të tërheq më shumë kur e lexon është sensi i kohës. U vlen të gjitha kohërave, proza e tij nuk është e ngarkuar me fshatarësinë supersticioze apo historinë fetare, në të cilat janë tipike për romanet moderne të mesjetës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër në pamje të parë mund të duket si roman, ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. Kjo nostalgji epokash të përziera në kryeqytetin e vendit merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkeli në kryeqytet. Kjo është vajza 18-vjeçare, e cila gjithashtu, si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të autorit, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Për shkak të komplotit të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadareja jep një version të tij të ngjarjes, në një roman që ta mban frymën pezull deri në rreshtin e fundit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Kadare flet për temat delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarë serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase dhe për arsyen përse i ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Romani “Dimri i vetmisë së madhe” ëshë një epope, nje poeme e gjerë epike e botës komuniste. Në vështrim të parë mund të cilësohet edhe si roman historik që trajton përçarjen me bllokun sovjetik dhe më pas grindjen me Kinën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një pasdarke kryeqytetase, personazhi i romanit “Aksidenti”, i propozon gruas së hijshme të porsa-njohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme vite më parë, gjatë kohës së komunizmit. Në këtë vepër magjistrale, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo një histori vrasjeje, ose diçka tjetër që i mbulon të parat si me një maskë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Kristal”, është pasuesi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë herë libri vjen me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej 100 poezish, që përmbajnë këto dy libra, përfaqësojnë pjesën më të mirë të gjithë krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni dyzetë poezi të zgjedhura nga shkrimtari i madh Ismail Kadare. Disa poezi edhe të kësaj përzgjedhjeje autoriale të Kadaresë kanë përfundim të papritur, paralajmërohen ngjarje, përplasje, shantazhe; na shfaqet një artikulim imagjinativ i shkallës së lartë. Por kjo duhet shikuar si një aftësi e poetit, që shqetësimeve personale u jep dimensione kombëtare.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Palimpsest”, është libër i autorit Martin Camaj që përbehet nga tre cikle: “Nema”, “Buelli” dhe “Palimpsest”. Çdo cikël përmban poezi të ndryshme. Poezia e tij rrjedh nga ato rrethana jete që autori do të kujtojë, nga gjërat e fundit deri tek jeta e hershme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Ditë Kafenesh” është një tregim i librit “Qyteti pa reklama”, por që u botua e veçuar nga ai si një novelë. Tema kryesore e saj është iluzioni i lirisë. Ky libër u botua për herë të parë i përkthyer anglisht në SHBA dhë më vonë u botua në Shqipëri.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Jeta ime”, në vetvete është një poezi në prozë dhe është një vepër e rëndësishme në karrierën e Mark Shagall-it. Ai është një eksplorim i mrekullueshëm i kujtimeve të tij çifuto-ruse për fshatin e tij të dashur Vitebsk dhe për “takimin” me avantgardën në Parisin e fillimit të shekullit të njëzetë. Libri është një shembull i mirë i ndjeshmërisë dhe spiritualiteti të Shagallit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Hamleti” pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit. Dramaturgu e arriti pjekurinë artistike të kësaj vepre përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrje, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dom Gjergji përpiqet që me gjithë modestinë e skajshme të përhapë konceptin kristian për njeriun, që mbështetet tek individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i çdonjërit. Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë. Pra Dom Gjergj Meta i është përkushtuar me të gjitha mjetet çështjeve morale dhe zakonore, raporteve midis njerëzve dhe përgjegjësive të gjithsecilit për veten e tij ashtu edhe përgjegjësisë kolektive. Modeli i njeriut kristian, që predikon ndër shkrimet e veta Dom Gjergji ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e krijesës dhe vlerave të veçanta të familjes. Kësisoj ai e ka shndërruar kishën e vet të improvizuar prej betoni edhe në studion e një publicisti që nxit shpirtin qytetar dhe mirëqenien publike. Ai nuk akuzon, ai bashkëndan fajin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm. Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre. Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq. Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Makbeth”, është tragjedia e ambicies kriminale dhe mëkatit, jo në ferrin e jetës tjetër, por në ferrin e kësaj jete. Gjëja më tragjike e kësaj vepre është se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harxhojnë heroizmin e tyre për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë veten. Tragjedia e Makbethit dhe Zonjës Makbeth, e përsëritur me qindra herë me ca variante në histori të botës, na provon me një mënyrë shkencore, që ka një gjyq këtu mbi dhe për të ligun. Nga tragjeditë shekspiriane, kjo është më e lehta për t’u kuptuar. Zhvillimi i subjektit është i qartë dhe natyral, aksioni rritet gjersa arrin në kulm me një simplicitet e një shpejtësi pothuajse klasike.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Jul Çezari” është tragjedia e parë e Shekspirit dhe një nga tri tragjeditë me temë historike. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur në historianin e lashtë romak Plutarkun. Jul Cezari është gjithashtu një tragjedi, por, pavarësisht nga titulli, karakteri tragjik i pjesës është Bruti, romaku fisnik, vendimi i të cilit, për të marrë pjesë për hir të lirisë, e çon atë, në një konflikt personal dhe vendin e tij në një luftë civile.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër përcaktohet si komedia e fundit e Shekspirit. Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i “Shumë zhurmë për asgjë”, nuk krijohet nga situatat qesharake. Humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyra e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë. Subjekti kryesor vërtitet rreth pengesave që i dalin bashkimit të dy të dashuruarve të rinj Klaudios dhe Heros, linja dytësore e ngjarjeve, “lufta zbavitëse” e dy gjinive që zhvillohen midis Beatriçes dhe Benedikut, është shumë tërheqëse dhe interesante dhe zbavitëse në krahasim me të parën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë. Kjo nuk ishte sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe krenarisë. Është një ngjarje në kufirin e së pamundurës, nga e cila peshkatari del fitimtar. Për Heminguejin njeriu duhet të provojë edhe të pamundurën se sa të tërhiqet pa e provuar.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në vepër autori krijon një personazh që ngjan si shumë të tjerë, që kërkon “nuk e di se çfarë” dhe do ta gjejë “nuk e di se ku”. Dashuria, paraja, mirënjohja e të tjerëve, suksesi profesional janë disa nga qëllimet që “ai” i ka vënë vetes në mënyrë të verbër dhe që nuk përbëjnë veçse një fasadë. Sepse objektivi i Beigbeder-it shkon më tej , ajo përbën një kërkim të vërtëtë humanist ku ndjenjat më të forta kalojnë në plan të dytë. Libri e përsos më shumë këtë kërkim gati mistik dhe megjithatë fundi të bën të ëndërrosh, në një botë ku sensacionet formojnë mozaikë të pafund. Tregimi është komik, por gjithashtu i trishtë dhe zhgënjyes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Dritë që vjen nga humnera” është libër ditar dhë me poezi të autores Drita Çomo. Libri është shkruar gjatë kohës kur autorja ka qenë e internuar. Fate të përmbysura, njerëz të ndarë përjetë për së gjalli, egërsi e skajshme, mungesë mëshire, çnjerëzi e ngritur në doktrinë, janë tema trajtohen ne këtë libër të shkruar në kohën e komunizmit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Rubairat”, është një nga veprat poetike më të bukura të botës. Ato kanë lindur në tokën persiane, kanë jetuar në zemër të Azisë dhe kanë vdekur 800 vjet më parë. Një Rubai është sa një tog vëllimesh, aq modern nga mendimet dhe ndjenjat sa duket sikur autori i tyre ka jetuar në zemër të Evropës. Janë të qarta, të thella nga kuptimi dhe mund të merren vesh lehtësisht nga çdo lexues.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania