titleToAlt
“Kristal”, është pasuesi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë herë libri vjen me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej 100 poezish, që përmbajnë këto dy libra, përfaqësojnë pjesën më të mirë të gjithë krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni dyzetë poezi të zgjedhura nga shkrimtari i madh Ismail Kadare. Disa poezi edhe të kësaj përzgjedhjeje autoriale të Kadaresë kanë përfundim të papritur, paralajmërohen ngjarje, përplasje, shantazhe; na shfaqet një artikulim imagjinativ i shkallës së lartë. Por kjo duhet shikuar si një aftësi e poetit, që shqetësimeve personale u jep dimensione kombëtare.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Palimpsest”, është libër i autorit Martin Camaj që përbehet nga tre cikle: “Nema”, “Buelli” dhe “Palimpsest”. Çdo cikël përmban poezi të ndryshme. Poezia e tij rrjedh nga ato rrethana jete që autori do të kujtojë, nga gjërat e fundit deri tek jeta e hershme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Ditë Kafenesh” është një tregim i librit “Qyteti pa reklama”, por që u botua e veçuar nga ai si një novelë. Tema kryesore e saj është iluzioni i lirisë. Ky libër u botua për herë të parë i përkthyer anglisht në SHBA dhë më vonë u botua në Shqipëri.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Jeta ime”, në vetvete është një poezi në prozë dhe është një vepër e rëndësishme në karrierën e Mark Shagall-it. Ai është një eksplorim i mrekullueshëm i kujtimeve të tij çifuto-ruse për fshatin e tij të dashur Vitebsk dhe për “takimin” me avantgardën në Parisin e fillimit të shekullit të njëzetë. Libri është një shembull i mirë i ndjeshmërisë dhe spiritualiteti të Shagallit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Hamleti” pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit. Dramaturgu e arriti pjekurinë artistike të kësaj vepre përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrje, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dom Gjergji përpiqet që me gjithë modestinë e skajshme të përhapë konceptin kristian për njeriun, që mbështetet tek individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i çdonjërit. Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë. Pra Dom Gjergj Meta i është përkushtuar me të gjitha mjetet çështjeve morale dhe zakonore, raporteve midis njerëzve dhe përgjegjësive të gjithsecilit për veten e tij ashtu edhe përgjegjësisë kolektive. Modeli i njeriut kristian, që predikon ndër shkrimet e veta Dom Gjergji ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e krijesës dhe vlerave të veçanta të familjes. Kësisoj ai e ka shndërruar kishën e vet të improvizuar prej betoni edhe në studion e një publicisti që nxit shpirtin qytetar dhe mirëqenien publike. Ai nuk akuzon, ai bashkëndan fajin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm. Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre. Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq. Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Makbeth”, është tragjedia e ambicies kriminale dhe mëkatit, jo në ferrin e jetës tjetër, por në ferrin e kësaj jete. Gjëja më tragjike e kësaj vepre është se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harxhojnë heroizmin e tyre për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë veten. Tragjedia e Makbethit dhe Zonjës Makbeth, e përsëritur me qindra herë me ca variante në histori të botës, na provon me një mënyrë shkencore, që ka një gjyq këtu mbi dhe për të ligun. Nga tragjeditë shekspiriane, kjo është më e lehta për t’u kuptuar. Zhvillimi i subjektit është i qartë dhe natyral, aksioni rritet gjersa arrin në kulm me një simplicitet e një shpejtësi pothuajse klasike.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Jul Çezari” është tragjedia e parë e Shekspirit dhe një nga tri tragjeditë me temë historike. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur në historianin e lashtë romak Plutarkun. Jul Cezari është gjithashtu një tragjedi, por, pavarësisht nga titulli, karakteri tragjik i pjesës është Bruti, romaku fisnik, vendimi i të cilit, për të marrë pjesë për hir të lirisë, e çon atë, në një konflikt personal dhe vendin e tij në një luftë civile.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër përcaktohet si komedia e fundit e Shekspirit. Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i “Shumë zhurmë për asgjë”, nuk krijohet nga situatat qesharake. Humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyra e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë. Subjekti kryesor vërtitet rreth pengesave që i dalin bashkimit të dy të dashuruarve të rinj Klaudios dhe Heros, linja dytësore e ngjarjeve, “lufta zbavitëse” e dy gjinive që zhvillohen midis Beatriçes dhe Benedikut, është shumë tërheqëse dhe interesante dhe zbavitëse në krahasim me të parën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë. Kjo nuk ishte sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe krenarisë. Është një ngjarje në kufirin e së pamundurës, nga e cila peshkatari del fitimtar. Për Heminguejin njeriu duhet të provojë edhe të pamundurën se sa të tërhiqet pa e provuar.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në vepër autori krijon një personazh që ngjan si shumë të tjerë, që kërkon “nuk e di se çfarë” dhe do ta gjejë “nuk e di se ku”. Dashuria, paraja, mirënjohja e të tjerëve, suksesi profesional janë disa nga qëllimet që “ai” i ka vënë vetes në mënyrë të verbër dhe që nuk përbëjnë veçse një fasadë. Sepse objektivi i Beigbeder-it shkon më tej , ajo përbën një kërkim të vërtëtë humanist ku ndjenjat më të forta kalojnë në plan të dytë. Libri e përsos më shumë këtë kërkim gati mistik dhe megjithatë fundi të bën të ëndërrosh, në një botë ku sensacionet formojnë mozaikë të pafund. Tregimi është komik, por gjithashtu i trishtë dhe zhgënjyes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Dritë që vjen nga humnera” është libër ditar dhë me poezi të autores Drita Çomo. Libri është shkruar gjatë kohës kur autorja ka qenë e internuar. Fate të përmbysura, njerëz të ndarë përjetë për së gjalli, egërsi e skajshme, mungesë mëshire, çnjerëzi e ngritur në doktrinë, janë tema trajtohen ne këtë libër të shkruar në kohën e komunizmit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Rubairat”, është një nga veprat poetike më të bukura të botës. Ato kanë lindur në tokën persiane, kanë jetuar në zemër të Azisë dhe kanë vdekur 800 vjet më parë. Një Rubai është sa një tog vëllimesh, aq modern nga mendimet dhe ndjenjat sa duket sikur autori i tyre ka jetuar në zemër të Evropës. Janë të qarta, të thella nga kuptimi dhe mund të merren vesh lehtësisht nga çdo lexues.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Iliada”, është kronikë zhvendosjeje, në lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes. Ngjarjet e kësaj poeme janë të vendosura në vitin e fundit të luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin kryesor të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky “Ditar” i fshehtë, i botuar për herë të parë në fitin 1973, pra më se njëqind e ca vjet pas hartimit të tij në kundërshtim të plotë me vullnetin e autores, nuk do të kishte dalë në dritë, po qe se ai do të kufizohej thjesht me ca imtësi therëse apo zbulime të papritura, që duket sikur nganjëherë e ulin figurën e njeriut për të cilin janë shkruar. Ana Grigoievna, gruaja e dytë e autorit të madh, shënon në këtë ditar vetëm gjëra thelbësore të jetës së saj me shkrimtarin e madh. Ana tregon me hollësi ngjarjet që shënojnë qëndrimin e tyre në Gjenevë. Dëshmia e saj mallëngjyese, aq e ngrohtë, aq e përmbajtur, ripërtërin gjininë e vështirë të ditarit intim që ka të bëjë me njeriun e madh, që e ka në të njëjtën kohë bashkëshort. Por kjo nuk është e papritura e këtij ditari, marrim vesh se sekretarja e re është vetë një shkrimtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sikundër nënkuptohet dhe nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar një roman për dashurinë, Për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, dashurinë romantike, dashurinë e mishit, dashurinë madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër , ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Karpa”, një roman kompleks që rrëfen dëshirat e papërmbushura të autorit Martin Camaj. Personazhi kryesor Voni, është një qenie e destinuar të mbijetojë falë vetive mbinjerëzore që i jep arti i të shkruarit. Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: atë historike-gjuhësore dhe mbi shtyllën antropologjike. Ky parim i shfrytëzimit të rremë të botëve të trilluara dhe të banorëve të tyre i jep të drejtën letërsisë të sfidojë vdekjen në emër të jetës. Camaj i besoi personazhit kryesor detyrën “të rindërtojë” një botë që t’i ngjasojë atij, duke e lejuar të përdorë të gjitha mjetet e mundshme, kujtimet, mallin, për të krijuar një vend ideal, imagjinar, magjik, origjinal, ku njerëzit ëndërrojnë të lënë dëshirat e papërmbushura.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Këtë radhë autori Camaj vjen me një libër me novela. Në këtë vepër autori është vetja që kërkon veten,të pandashmin nga fisi dhe atdheu. Në këtë libër do të gjeni këto novela: • Katundi me gjuhë të fshehtë • Rrungaja në Mars • Gjon Gazulli • Jasminë • Bigami • Pishtarët e natës • Shkundullima
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri “Tolstoi dhe gruaja e tij” është një histori dashurie. Autori na tregon se alternimi i fazave të zhvillimit të Tolstoit gërshetohet me rrethanat e jetës së tij intime. Ja përse, si sfond rrëfimi ka zgjedhur historinë e marrëdhënieve familjare të Tolstoit. Për studimin e figurës së tij, Autori Tihon Polner ka pasur mundësinë ti hidhte një sy ditarëve të pabotuara të Tolstoit, si dhe kujtimeve të gjetura në dorëshkrime.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësoi Shqipërinë e Zogut në Uashington,1926-1939, e deri sa vdiq në vitin 1942. Bazuar në dëshmi të arkivave amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse së Konicës me Zogun, me qeverinë e SHBA-së, miqësinë dhe polemikat mes tij dhe Nolit, si dhe një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.
Çmimi: 2000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania