titleToAlt
Faza e vështirë e tranzicionit e shënjuar nga shthurja e shtetit (në Shqipëri) dhe lufta (në Kosovë e Maqedoni) nuk ka përfunduar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Strukturat e shoqërisë civile arritën të formohen vetëm në kushte pikënisjeje nga më modestet. Në thelb në Shqipëri elitat e vjetra e ruajtën pushtetin e tyre. Kjo do të thotë, se ato, si instrument i rëndësishëm pushteti, nuk e lëshuan nga dora as kontrollin mbi të kaluarën. Shkenca historike shqiptare vijoi edhe tradita të tjera të epokës komuniste. Ajo nuk e merr parasysh fare ose thuajse fare shkencën ndërkombëtare, por izolohet sa mundet prej saj. Historianët shqiptarë marrin pjesë shumë rrallë në tubime ndërkombëtare. Për këtë arsye nga ana metodike studimet kanë mbetur në pjesë të madhe në gjendjen e fillimviteve pesëdhjetë, kur studimet shqiptare u ngritën me ndihmën e Bashkimit Sovjetik; edhe më të vjetra janë metodat që etërit themelues të historiografisë shqiptare patën mësuar më së shumti në Austrinë e viteve tridhjetë. Në përputhje me këtë, studiues të jashtëm, rezultatet e të cilëve nuk përkojnë me kuadrin nacional-stalinist të historisë, ashtu si dhe intelektualë vendas që përfaqësojnë mendime të ndryshme, përgojohen shpesh me argumente apo sajesa jashtëshkencore. Një kulturë debati shumë e dobët, shenjë e një mungese të ndjeshme të shoqërisë civile, vështirëson mjaft shkëmbimin shkencor. Kësaj i shtohet fakti që studiuesit e specializuar e kanë humbur prej kohësh epërsinë interpretuese mbi historinë. Nga revistat e pakta, që pasqyrojnë më së miri ngurtësinë mendore dhe armiqësinë ndaj diskutimit të historiografisë, në masmediat dhe në forumet e internetit është depozituar debati që shpesh nuk plotëson as edhe kriteret minimale të cilësisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Libri më i rëndësishëm për publikun amerikan mbi seksualitetin njerëzor, që prej kohës së botimit më 1948 të librit të Alfred Kingsley - it: "Sjellja seksuale e gjinisë mashkullore".-Dan Savage "Ky libër është një dallgë ndryshuese për pjesën më të madhe të atyre ideve të mëdha që ekzistojnë mbi natyrën njerëzore: se varfëria është një pasojë e pashmangshme e jetës në tokë, se njerëzimi është prej natyre i keq, dhe më e rëndësishmja, se njerëzimi evoluoi drejt monogamisë... Ai arriti të shkatërrojë pothuajse secilën prej këtyre nocioneve të kësaj displine, duke bërë një kthesë epokale të paarritur as edhe nga emrat më të mëhenj të shkencës në këtë fushë..."-Kate Daily "Zbavitës, i mprehtë, hokatar...libri është një skandal në kuptimin më të mirë të fjalës, pjesët e tij më të mira ju duhet t'i lexoni me zë të lartë e do të kuptoni se do të keni riparë më në fund idetë tuaja mbi nevojat më urgjente të njerëzimit."-Newsweek
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ky është një album i cili i kushtohet 100-vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarsisë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ndonëse Shekspiri sjell një sfond që nis nga luftrat e Trojës, përmes Romës dhe Britanisë së Lashtë e deri tek Lufta e Trëndafilave e tek Venediku i shekullit të 16-të, kultura e shkrimit të letrave që paraqet ai është prerazi ajo e Anglisë Elizabetiane dhe jakobine, me një përjashtim, Tit Androniku, përjashtim që vërteton rregullin. Ideja për shkrimin e këtij libri nis që nga materialet që përdoren për shkrimin e tyre, mjetet, që përdoret për gatitjen e bojës, pata prej së cilës është shkulur penda, veprimet e dorës për të palosur letrën, shkrimi, tharja e bojës me pluhur, vulosja e letrës, bartja e saj dhe dorëzimi nga bartësi, marrja e saj në dorëzim, një serë veprimesh, ndër të cilët leximi është vetëm një pjesë, si dhe veprimi i fundit pas tij, ruajtja në dosjet e arkivit, në një hajmali pranë zemrës, apo djegia e saj në flakët e zjarrit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në fillim të vitit 1913 Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishullin misterioz ballkanik, të zënë nga Serbët, Bullgarët dhe Grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e Turkut të lig. Për Shqiptarët, është e vërtetë, ishte dëgjuar diçka, madje kishin dëgjuar edhe ata që nuk kishin qenë ekspertë në çështjet e Lindjes së Afërme, por në njëfarë mënyre Shqiptarët ishin konsideruar si Turq dhe si shtypës të të Krishterëve dhe ishte disi si surprizë, për shumicën e njerëzve, kur veprimi i Austrisë dhe Italisë është e mundur të jetë veprim egoist, i detyroi Europianët Perëndimorë që ta marrin vesh se Shqiptarët nuk janë Turq, por janë raca më e vjetër e Europës dhe se një pjesë shumë e madhe e tyre i përket Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kur Austria këmbënguli që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur në kufi me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë qytetet, shkëmbinjtë dhe fushat e Shqipërisë filluan të dalin nga errësira mesjetare, nga e cila kishin qenë të mbështjella për një kohë shumë të gjatë, një errësirë aq e thellë sa madje edhe Gibboni arriti të shkruante për Shqiptarët si një "fis endacak barinjsh dhe hajdutësh", pa ndonjë të dhënë se kush dhe çfarë janë ata në të vërtetë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Veprimet që veprojnë përmbi kombet, kaq të shumta janë, të largëta e të mpleksura, sa shumë herë, shkoqitja e këtyre është e pamundshme. Por megjithëkëtë, kjo gjë s'na ndalon dot të mejtohemi për shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve të sotëm dhe ajo e kombeve të shkuar që kanë ardhur mbi faqen e dheut, studimi i klimës, i vendit, mbi njerëzit, mbi kombet, na kanë zbuluar mjaft të vërteta, për të dhënë kurajo të shkoqitim këto ngjarje. Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e tij, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë, se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot? Arbëri e vjetër, meqenëse fjala Shqipëri është fjalë e re, ndaj vjetërsisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri; se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë pasë ndenjur qëmoti, gjithë vëllazëritë arbnore. Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha: Iliria, Epiri, Maqedonia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e të cilit do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye. Austro-Hungaria nuk lejonte ndërhyrjen e asnjë Fuqie në çështjen e përfshirjes së Shkodrës në shtetin e ardhshëm shqiptar. Shkodra dukej se po bëhej çështje e Fuqive të Mëdha. Duhej të merrej diçka vendimtare për të mënjanuar dështimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjë që do të sillte ashpërsimin e situatës ndërmjet Austrisë dhe Rusisë dhe pas tyre ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, deri në konflikt të armatosur. Në sy të palës ruse, Ipeni e quajti kufirin e propozuar prej tyre si më të keqin për Shqipërinë e ardhshme. Ai renditi arsyet e mëposhtëme: "Në veri, prej Shkodrës e deri në Urën e Vezirit, kufiri kalonte sipas një rruge moçalore; një rrugë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një kufi. Në lindje kufiri ndiqte rrjedhën e Drinit të Zi, por një lumë do të ishte vetëm atëhere një kufi i mirë nëse ai do të kishte një rrjedhë të mjaftueshme, që të konsiderohej si një pengesë, por Drini i Zi kalohej lehtë në shumë vende.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kleopatra, mbretëresha e pavdekshme e Egjiptit, "me prejardhje gjysëm maqedonase e (me sa duket) gjysëm greke, "duhet të vendoset gjithashtu mes mbrojtësve të një mbretërie. Shkrimtarët kanë folur shumë për "joshjen e saj seksuale", por historianët që kanë studiuar dokumentat e historisë së saj shkojnë përtej këtij gjykimi sipërfaqësor të personalitetit të saj dhe shohin rolin e saj si administratore dhe mbrojtëse e popullit. Ata na thonë se ajo nuk ishte "veçantërisht e bukur" dhe i joshte burrat e pushtetshëm me anë të aftësive të tjera. Më tej, ata theksojnë fakte të tjera. "Përveç bukurisë së saj joshëse, ajo ishte shumë e edukuar, kishte interes ndaj studimeve letrare, mund të bisedonte në shumë gjuhë të huaja, dhe ishte një organizatore shumë e aftë. Kodi moral nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe për të; ajo kishte ligjet e veta. Çelësi për të kuptuar karakterin e saj nuk është seksi, por ambicja e prirur drejt një objekti të vetëm, pushteti."
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në faqet e këtij libri do të zbuloni njohuritë më të reja që mund t'ju ndihmojnë shumë në : - Adoptimin e një stili jete në përputhje me kërkesat dhe prirjet tuaja. - Planifikimin e ditës për të patur sa më pak stres dhe për të qenë sa më të kënaqur. - Rritjen e fëmijëve me objektivin e ekzaltimit deri në maksimum të potencialitetit të tyre. - Plakjen e shtruar, duke reduktuar kështu rënien fizike dhe mendore. - Perfeksionimin e strategjive dietetike që konsistojnë në fitimin e forcës dhe qëndresës. - Shmangien e sëmundjeve kronike që mund t'ju shqetësojnë ju dhe familjen tuaj për dekada të tëra. - Gjetjen e një ekuilibri të drejtë emotiv, duke eliminuar ankthin dhe depresionin. - Të ndjerit në rregull në trup, në mendje e në botën tuaj
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tema e Nevruzit ka pasur për qëllim të tregojë një tip shqiptari, i dalë nga rrethanat e vendit tonë, në një kohë kur po fillonte të agonte mendimi i nacionalizmit shqiptar. Brezi i ri që ka studiuar në Evropë, sipërfaqsisht, mbase nuk ndjen shijë nga leximi i Nevruzit, sepse ai kujton të gjejë një skenë si ato që përfshijnë romancat e Evropës, por një vepër e tillë nuk do të quhej një roman kombëtar. Nevruzi do t'i përngjasonte një malësori, ose një bajraktari, si për tallje të veshur me një frak e me cilindër në krye. Brezi i ri këtu e ka gabimin. Shqipëria gjithmonë ka pasur një aristokrat të maleve, zakone fisnike, petka artistike edhe madhështore, jetë patriarkale, sjellje bujare, inteligjencë natyrale, gjithë këto formojnë një grumbull faktorësh, të cilat përgatitsin njerëz për t' i bërë vezir në Stamboll, si Gyperlit, princ në Vllahi si Gjikët, kryetar republike në Athinë, si Kundërjoti etj. Heroi i romancës sonë, Nevruzi, formon një tip si burrat e sipër përmendur, por që ka dalë në dritë në periudhën që takon në mes të viteve 1856-1878.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh? Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman (George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli. "100 vitet e ardhshme", botim i shtëpisë botuese "Plejad", është një botim futurologjik, që gërsheton dhe rrok në mënyrë brilante fusha të tilla si gjeopolitika, historia apo aspekte të tilla të demografisë, teknologjisë, gjeorgafisë apo fushave të zhvillimit demografik dhe ekonomik. Ky libër është një grishje e këndshme për t'u lexuar dhe përpirë, por është edhe një ide-ngjallëse dhe serioze për t'u marrë në konsideratë. Ai i vjen në shqip lexuesit shqiptar, në një distancë kohore shumë të shkurtër nga botimi i tij në Amerikë, e pothuajse në një distancë rekord në ritmin e botimeve shqiptare. "100 vitet e ardhshme" është jo vetëm një analizë që kombinon një gjykim të ftohtë realist dhe një parashikim të guximshëm dhe të besueshëm për shekullin XXI, por edhe një rrugëtim global i luftës dhe paqes. Vlerat e librit ia shton edhe fuqia shprehëse dhe depërtuese e autorit një ekspert i njohur ndërkombëtar në çështjet e sigurisë dhe inteligjencës, sigurisë kompjuterike dhe informacioneve militare. Bazuar në analizën e faktorëve të tillë si burimet natyrore dhe ciklet e popullsisë (rritja dhe mplakja e saj), Friedman shpjegon se në ç'zona dhe përse do të shpërthejnë luftërat e ardhshme, si do të luftohen ato, cilat kombe do të fitojnë dhe do të humbin fuqinë politike dhe ekonomike dhe se si teknologjia dhe prirjet e reja kulturore do ta ndryshojnë mënyrën tonë të të jetuarit në shekullin e ri. 100 vitet e ardhshme kryen kështu me largpamësinë e një autoriteti kompetent të fushës një eksplorim magjepsës, bazuar në shembuj historikë dhe gjeopolitikë të kombeve të ndryshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vëllimi «Lulet e së keqes» është një rrëfim për shpresat, ëndrrat. Bodler ka thënë se detyra e tij është të nxjerrë të bukurën nga e keqja. Në vëllim ka kundërvënie ndërmjet kategorisë estetike të së bukurës, që ka për simbol lulet, dhe kategorisë morale të së keqes, që ka për simbol satanain. Modernizmi qëndron në faktin se Bodler, ndryshe nga autorët klasikë, shkruan për të bukurën duke e parë në një këndvështrim të ri: Letërsia duhet të evokojë edhe për anën absurde dhe paradoksale të jetës dhe të bukurisë. Femra në poezitë e Bodlerit është objekt kryesor mbartës i simbolizmit. Ajo është një ndërmjetëse e dy gjendjeve kontrastuese të sipërpërmendura. Femra, sipas tij, është një engjëll që të fal kënaqësi, por edhe një djall, burim i së keqes, është qenia që na i mbush ëndrrat me terrin më të madh; puthja e saj është helmuese. Simbolika e udhëtimit ka të bëjë me rrugën e njeriut në jetë, lindjen dhe zhgënjimin nga realiteti, tundimin nga djalli, dëshpërimin dhe revoltën e njeriut të vrarë dhe së fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe botën.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Të djelë për të djelë çunat e asaj Korçës jetike Shqiptare i merrnin dhe i çonin në Bobushticë edhe u mësonin marrshin e Greqisë. "se gnorizo apo tin kopsi" "tu spathiu tin tromeri" "se gnorizo apo tin opsi" "pu me via metra ti gji". Kur dilte Hoxha në minare, oficeri grek mështillte çunat dhe u thoshte: Këta u kanë vrarë, e u kanë prerë, përgatituni për ti luftuar deri sa të zhduken. Po të vërejmë një hartë etnografike të shtypur nga Ministria e arsimit e Greqisë për shkollat greke, shohim me ngjyrë greke jo vetëm Korçën, Gjirokastrën, e Çamërinë, por edhe Durrësin edhe Elbasanin. Më 1885 një grup idealist frëng- italian edhe anglez, vendosën që të bëjnë propagandë për një konfederatë Ballkanike. Grumbull u nisën e shkuan në Athinë; një grup politikanësh grek të kryesuar nga një politikan i famshëm i quajtur Vurgari. Kur anglezët biseduan për krijimin e shtetit shqiptar, kryetari grek me gjak në fytyrë thotë: Ç' është ajo Shqipëri! Shqipëria është e destinuar të jetë me Greqinë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell historinë e Grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14-18 vjeç.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kastriot Myftaraj është autor i librave : "Një shenjtore për reconquistën shqiptare", Albin ,Tiranë, 1988; "Gjyqi intelektual i Kadaresë “ Buzuku, Prishtinë, 2008; “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës” (1908-1944)" Plejad, Tiranë, 2008; "Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës (1944-1961), Plejad, Tiranë, 2009; "Terrorizmi historiografik: Kritikë librit të Nathalie Clayer "Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” , Plejad, Tiranë, 2009; "Ballkanadolli gjeostrategjik: Një histori e realiteteve strategjike, përplasja mes Neo-Otomanizmit e Neo-Bizantizmit dhe Shqiptarët” ,Buzuku, Prishtinë, 2011; "Prilli që nisi në idet e marsit: Konti Ciano dhe ngjarjet enigmatike ndërkombëtare që çuan në pushtimin e Shqipërisë në 1939", Botimet Morava, Tiranë, 2011. Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Shtëpia botuese SARAS ka nxjerrë në treg vëllimin e parë me drama të William Shakespear. Përmbajtja: Dramat Timoni nga Athina Simbelini Masë për masë Përktheu: Kristaq Traja
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Me këtë roman Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe të paqeta, që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve Tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë; disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje. Por ky roman di sidomos të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konfiikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një anije ndodhet në afërsi të brigjeve greke.Në bord ndodhet një grua, është Helena e Trojës e rikthyer në atdhe nga Menelau, pas shkatërrimit të qytetit krenar.Zëri i saj rrëfen një të vërtetë të ndryshme nga ajo që njohin të gjithë. Ajo flet për një krijesë të etur për dashuri, të mbushur me pasion dhe sensualitet, por të shtrënguar t’i bindet ligjit të të atit-mbret dhe tyë martohet me një burrë që nuk e kishte zgjedhur dhe as dëshiruar. Një vendim fatal prej nga do të lindin kobe dhe tragjedi, sepse Helena do ta kërkojë në krahët e të tjerëve atë që i është mohuar. Duke humbur gjithçka, dhe duke përfunduar e damkosur si “bushtër”, fatprerë dhe tradhëtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madron-it një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e ftindit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky studim me vlera shkencore, është i pari i këtij lloji, që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme. Është e para herë, që në librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit, që prej pesë shekujsh.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
I joshur nga një episod i jetës së të famshmit, Xhiakomo Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e “lëndoi” në rininë e tij, para se të bëhej ai që u bë, Artur Japin, ndërton një libër të mrekullueshëm, plot histori, jetë dhe emocion. Ftohtësia klinike e rrënqethëse me të cilën Luçia, e dashura e Kazanovës, rrëfen është tronditëse. Ky roman është një rrëfim intrigues mbi dashurinë sublime e të pafat dhe një kontribut i ri në njohjen e një njeriu kureshtues, si Kazanova.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani tregon historinë e Humbert Humbertit, një mesoburri, kritiku letrar. Pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një vendi ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Duke kërkuar për një dhomë në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e saj Dolorezën, një 12-vjeçare të rritur para kohe, pas të cilës ai lë mendjen. Për të ndenjur afër nimfëzes së tij ai pranon të rrijë në dhomën e ofruar madje më vonë martohet me zonjën Hejz, e cila zbulon nga shënimet e ditarit të shoqit, që ai është dhe lakmitari i së bijës. Ngjarjet do të precipitojnë dhe ai e gjen veten si njerku dhe dashnori i vajzës së re Lolitës, status ky që do ta çojë në një spirale ngjarjesh dhe emocionesh. “Lolita” është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
K j o eshte historia e vete Marlon Brandos, e thene me fjalet e tij: "...une s'mund te nxjerr konkluzione per jeten time, sepse eshte nje proces persosjeje dhe i hapur. Nuk e di se ç'vjen me pas. Por me shume se gjithcka tjeter, jam i befasuar se si ndryshova. As e kujtoj qe perpiqesha te isha i sukseshem. Une vecse rrekesha te mbijetoja dhe hedh syte me habi pas ne gjerat qe kam bere ne jete... Historia e jetes sime, eshte nje kerkim per dashuri, me shume se kaq, nje perpjekje per te riparuar veten nga demet e vuajtjeve te hershme dhe te caktoj detyrimet e mia ndaj vetes dhe llojit tim. Kush jam une? ç'duhet te bej me jeten time? Duke mos gjetur pergjigje, them se ka qene nje odise e dhimbshme, me caste gezimi dhe hareje... Ky liber eshte deklarata ime e lirise. Me ne fund, ndjehem i lire dhe nuk dua t'ia di me per ate qe mendojne njerezit per mua. Une e shijoj jeten tani me mire se kurre me pare. Edhe hollesite me te vogla, me sjellin kenaqesi... Kjo histori s'ka ndonje fund. Dote isha i lumtur t'ua tregoja nese do ta dija..." Per Marlon Brandon jane shkruar mbi nje duzine librash. Me ne fund, pesedhjete vjet pas shfaqjes per here te pare te tij ne Skene, ai flet vete. Dhe ky eshte nje liber i jashtezakonshem per aktorin me te madh te koheve tona. Kushdo qe ka pare filmat e Brandos, do ta gjeje kete ne liber.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania