titleToAlt
Fillimi i historisë sonë, origjina e gjithësisë, për të cilën na flet shkenca prej disa vitesh, është shpërthimi i dritës në errësirën e kohërave. Por përpara se të interesohemi për këtë dukuri, ju lind pyetja se çfarë kishte përpara fillimit të universit dhe pastaj shumë pyetje të tjera. Në qoftë se doni të merrni përgjigje për pyetjet tuaja në librin “Historia më e bukur e botës” do të gjeni disa opinione të gërshetuara midis shkencës,fesë dhe gjithça tjetër midis të dyjave.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
“Kjo vepër është aq e mrekullueshme, sa unë nuk e di se me çfare tjetër mund të krahasohet“ Gëte.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Françesko Petrarka është poeti më i madh lirik i periudhës së lavdishme të letërsisë italiane, Il trecento, ku spikasin edhe emrat e Dante Aligierit e të Xhovani Bokaçios. Poeti ka shkruar shumë vepra në gjuhën latine, si poemën Afrika dhe të tjera me karakter filozofik dhe moral. Pjesa më e çmuar e trashëgimisë letrare të Petrarkës mbetet poezia lirike e përmbledhur në Il Canzionere, që e përpunoi gjatë gjithë jetës. Kjo përmbledhje ndahet në dy pjesë. Në të parën i këndohet dashurisë për Laurën sa ishte e gjallë dhe në të dytën përfshihen poezitë e shkruara pas vdekjes se' Laurës. Shumica e poezive të Canzoniere-s janë sonetet e famshme të Petrarkës, por aty ka edhe kancona, madrigale, balada e sekstina, që shquhen për ndjenja të thella e formë të përsosur. Megjithëse tema kryesore e Canzionere-s është dashuria për Laurën, në vepër trajtohet dhe problemi i lirisë e i pavarësise së Italisë; ka edhe lirika me karakter qytetar e moral me frymëzim të lartë e të sinqertë.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Ushtrime përgatitore për mësimin e italishtes: • Përgatit nxënësin të mësojë gjuhën italiane me themel; • Ushtrime të përmbledhura dhe njohuri themelore të gramatikës ; • Mësime të shkurtra dhe zhvillim gradual në ritmin e mësimit të gjuhës italiane.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një pjesë e vogël e krijimtarisë shkencore te autorit Ferdinand Leka. Pjesa tjetër, më e madhja, përbëhet nga vargu i gjatë i fjalorëve, për të cilët ka punuar një jetë të tërë. Leximi i këtij libri është me përfitim të madh për çdo njeri që e ndien si detyrë të bëjë një gjë të qëndrueshme në jetën e tij.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fjalor ital.-shqip-shqip-ital. Në vazhdën e botimit të fjalorëve me përmasa të ndryshme me synim të caktuar, i jepet përdoruesit dhe ky fjalor i ri kompakt për të dy gjuhët, fjalët më të zakonshme, pa lënë jashtë terma e fjalë speciale më të përdorshme, duke u mbështetur në të dhënat më të fundit të leksikografisë e në fjalorët më të përditësuar; po ashtu duke dhënë barazvlerësit më të njohur e më të gjallë në gjuhën tjetër. Këto karakteristika, si dhe vëllimi e formati praktik shpresojmë se do ta bëjnë këtë fjalor të ri një vepër të dobishme konsultimi për studiuesit e italishtes dhe të shqipes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përmban: •Rreth 25 000 fjalë-titull me barasvlerësit italisht • Fjalët më të përdorshme të shqipes • Ilustrime me shembuj të përdorimit të fjalëve • Shprehjet frazeologjike më të përdorshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor i ri praktik me rreth 30 000 fjalë, i drejtohet një publiku më të gjërë, kryesisht nxënës e studentë, por edhe atyre që komunikojnë në gjuhën italiane. Falë formatit më të përdorshëm mund të gjejë vend edhe në valixhen e atij që udhëton për punë, për specializim etj, në Itali.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor janë shtuar rreth 12 000 fjalë-titull të reja, fjalë që kanë hyrë gjerësisht në përdorim këto 10-15 vjetët e fundit: terma të politikës e të teknikës që pasqyrojnë zhvillimin e vrullshëm të Shqipërisë. Përveç fjalëve të reja, Fjalori është pasuruar dhe me sinonime në pjesën italisht e me shprehje nga të dy gjuhët .
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Fjalori italisht-shqip me rreth 40 000 fjalë-titull është ribotim i fjalorit të mëparshëm me të njëjtat permasa por mund të quhet një vepër e re sepse është rishikuar tërësisht, është ndrequr e përmirësuar duke e ballafaquar e përditësuar me punimet më të mira të kohëve të fundit të leksikografisë italiane. Janë shtuar edhe mjaft fjalë të reja e shumë të përdorura në gjuhën esotme taliane. Ky fjalor i kushtohet një rrethi të gjerë studiuesish e përdoruesish përherë në rritje të italishtes si gjuha më e njohur sot e tradicionalisht në vendin tonë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Disa nga karakteristikat themelor të këtij fjalori janë: •Rreth 55 000 fjalë-titull • Mbi 200 000 ilustrime me shembuj përdorimi e shprehje frazeologjike, barasvlerës të saktë e të zgjedhur shqip • Terma shkencore e teknike, shënime gramatikore e shënime përdorimi sipas fushave.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1506 Erazmi i Roterdamit, bëri një udhëtim në Itali, që e kishte dëshiruar shumë kohë më parë, dhe vizitoi shumë qytete të atij vendi, nga Torinoja në Romë. Si u kthye në Angli, mysafir i mikut të dashur Thomas More, shkroi esenë e famshme "Lavdërim i Çmendurisë", në të cilën, me një stil plot gjallëri e tërheqës, shprehte krizën morale të epokës së vet, duke përdorur me mjeshtëri të rrallë alegorinë e paradoksin. Protagonisti i veprës është “Çmenduria”, që flet në vetën e parë para dëgjuesve, duke marrë në analizë (mund të themi duke marrë nëpër gojë) veten e botën, pa kursyer askënd. Fjalët e saj tingëllojnë tallëse e me dy kuptime. Çfarë na qenka çmenduria? Padituria e njeriut të thjeshtë, qe rron në harmoni me natyrën, larg sofizmave të intelektualit të stërholluar, apo dituria e rreme e nderuar dhe e ngritur në qiell nga bota.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Libri i famshem albanologjik i anglezit Morton Frederick Eden , Shqipëria: Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre, përkthim i hershem i Skënder Luarasit i cli u pergatit per botim nga Petro Luarasi. Gjendemi në pragun e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kur përfaqësuesit më të lartë të republikës kërkojnë me këmbëngulje studimin, publikimin e saktë të historisë kombëtare, vlerësimin si duhet të ngjarjeve kulmore të saj dhe nderimin e personaliteteve kontribues shqiptarë e të huaj. Krahas Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, i cili ngrehu sërish pas shekujsh robërie simbolin kombëtar, flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, synohet të ndriçohen, siç e meritojnë, veprimtaritë e qindra atdhetarëve të shquar, nga tërë trevat etnike shqiptare e diaspora, të cilët me sakrifica e therrori të tejskajshme programuan, përgatitën dhe realizuan dëshirën shumëshekullore të popullit shqiptar për pavarësi. Gjithashtu synohet të njihen dhe të vlerësohen edhe të gjithë ata që kontribuan për ideimin, themelimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit sovran shqiptar.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fjalori më i pasur bashkëkohor shqip-gjermanisht: • Me rreth 50 000 fjalë të shqipes nga të gjitha fushat dhe stilet e përdorimit, me një sinonimi shumë të gjerë, me një numër të pafund shprehjesh shqip- gjermanisht. • Me një numër të qenësishëm termash. • Me një shtresëzim shumë të përpiktë stilistik dhe me të dhëna të plota gramatikore. • Me një pasuri të pazakontë fjalësh të urta. • Me një skicë të dobishme gramatikore të shqipes për të gjithë ata që duhen të orientohen drejt në fjalor dhe të mësojnë shqip. •I lehtë dhe komod në përdorim.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Duke iu përkushtuar zhvillimit të normës gjuhësore shqipe dhe kodifikimit të saj, autori në këtë vëllim merret me: një studim monografik për problemet e mbiemrave, çështje të sistemimit të shumësit të emrave çështje të sistemit foljor dhe një monografi për aspektin dhe mënyrat e veprimit foljor në gjuhën shqipe.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim autori parashtron: shkrime kushtuar normës gjuhësore në përgjithësi dhe normës në sistemete ndryshme, si nësistemin emëror, sistemin foljor, normën gjuhësore në publicistikën shqiptare, shkrime për çështje të ndryshme të kulturës së gjuhës, çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, çështje për toponiminë, referime jashtë shtetit për arritjet e gjuhësisë shqiptare dhe për aspekte të ndryshme kulturore që lidhen me shqipen e Shqipërinë, shkrime kushtuar figurave të ndryshme vendase e të huaja që lidhen me gjuhën shqipe dhe artikuj publicistikë, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme të shndërrimeve demokratike në Shqipëri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni: • Një këshillues të vlefshëm për çdo kohë dhe situatë, që lejon në çdo moment të zgjidhësh me lehtësi “me si, dhe çfarë të gatuaj”. • Rreth 600 receta, ku përfshihet një gamë shumë e gjerë gatimesh. • Një ndërthurje e eksperiencës së kuzhinës shqiptare me atë të huaj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
• Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm. • Gjithëpërfshirës dhe i lehtë në përdorim e fjalëve më të përdorshme. • Mijëra idioma, fjalë të reja dhe shprehje. • Udhëzime përdorimi.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
I pari fjalor i infermierisë në gjuhën shqipe me përmbajtje gjithëpërfshirëse nga terminologjia mjekësore. Rreth 7 000 terma nga terminologjia mjekësore që përdoren më shpeshnë shkencat mjekësore. Mund të përdoret nga tëgjithë të interesuarit për shkencat mjekësore, nxënës, studentë, infermierë, personel mjekësor dhe shëndetsor, si dhe për ata që duan të plotësojnë një kulturë të përgjithshme në fjalësin mbi fushëne mjekësisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I pari fjalor i mjekësisë në gjuhën shqipe me përmbajtje gjithëpërfshirëse nga terminologjia mjekësore. Rreth 11 000 terma nga terminologjia mjekësore që përdoren më shpesh në shkencat mjekësore. Mund të përdoret nga të gjithë të interesuarit për shkencat mjekësore, nxënës, stude-ntë, mjekë personel mjekësor dhe shëndetsor, si dhe për ata që duan të plotësojnë një kulturë të përgjithshme edhe në fjalësin mbi fushën e mjekësisë.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen artikuj të botuar në revista gjuhësore e përmbledhje studimesh gjyhësore, si dhe kumtesa të mbajtura në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Gjuha dhe veçanërisht sintaksa e saj janë vazhdimisht në një dinamikë tëpandërprerë, vetë sintaksa përfaqëson nivelin më të lartë në piramidën hierarkike të një gjuhe, prandaj nga kjo fushë do të ketë gjithmonë çështje për diskutim.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania