titleToAlt
Një përmbledhje me poezi nga autori Leonard Seiti. Ndër të cilat do të lexoni: Kur një ditë..., Grua, Hije, Babait, Prill i thyer, Ajo, Elikisir... etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Hipoteza se emri kombëtar shqiptar e ka prejardhjen nga simboli emblematik i shqiponjës duhet të vlerësohet drejt dhe jo të lihet në harresë dhe të anashkalohet. Në mbështetje të kësaj hipoteze janë rregullat gramatikore të fjalëformimit, shumë materiale të herëshme historike dhe etnografike si edhe psikologjia mbarëkombëtare. Mbështetësit e hiptezës se etnonimi shqiptar vjen nga ndajfolja "shqip" përpiqen ta mbrojnë idenë e tyre jashtë rregullsive të fjalëformimit të gjuhës amtare, gjë që natyrisht e besueshmërinë ndaj kësaj hipoteze.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie flet për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e rifitoi lirinë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas – makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të Uashingtonit, që nga kujtimet e Katharine Grahamit para një dekade…Joshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij...Ai është një nga personalitetet më interesantë në historinë e demokracisë sonë." ?Michel Kinsley, The New York Times Book Review? "Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë. Duke ndjekur harkun e jashtëzakonshëm të udhëtimit të jetës së tij për më shumë se 18 vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit "Epoka e trazirave", dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, "Epoka e trazirave" do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it. "Zbavitës dhe mendjemprehtë... Greenspan-i është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di...Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës." Chuck Leddy, The Boston Globe "Lexuesit do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit." Michael Mandel, Businessweek
Çmimi: 2000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania