titleToAlt
Ajo ishte gjyshja e dhembshur, që i këndonte aq bukur këngët në rusisht, që ecte me patina dhe fliste aq pak për të kaluarën e saj. Por kur nënë Dana vdiq, gjithë ç'mbeti prej saj ishte vetëm një pako e lidhur me një spango. Brenda saj kishte një palë puante të vjetra prej sateni, një medaljon ari dhe një tufë letrash të lidhura me fjongo. Aty ishte jeta e saj, që priste të zbulohej prej së mbesës që e donte aq shumë, por që kurrë nuk e kishte njohur në të vërtetë. Ishte fillimi i një historie që priste të shfaqej...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestsellerit të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj. Për shembull: Sa i besueshëm është rindërtimi që i bën Brown-i historisë për reagimin e konklavës pas vdekjes së papës? Kush është varrosur vërtet nën varrin e Shën Pjetrit, kryepriftit të parë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Një kod gjenial i fshehur në veprat e Leonardo Da Vinçit. Një vrap i dëshpëruar nëpër katedralet dhe kështjellat e Europës. Një e vërtetë që të lë gojëhapur fshehur në shekuj. Më në fund zbulohet. Sipas miliona lexuesve në mbarë botën leximi i Kodit të Da Vinçit është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një luftë për jetë a vdekje - një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë një herë e përgjithmonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arbën Xhaferin në këtë libër flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pësoj gjithmonë një si shkrehje në periudhë pushimesh, një mosdashje për të marrë penën e për t'u hedhur prapë në sheshin e betejave (të qena apo të mosqena) të realitetit shqiptar. Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde. Mirëpo për çudi, është pikërisht ky absurditet që na bën të hidhemi sërish në arenën e betejave të fjalës. Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unë pjesë e absurditetit mediatik-politik të një realiteti të caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirëpo ja që diku është një frikë, se po nuk e ngrite zërin, po nuk e luftove absurditetin, ai do të na përmbysë si një tsunam i paanë mendor, deri në atë pikë sa në një të ardhme të afërt do të mundim veç ta belbëzojmë gjuhën tonë të bukur shqipe. Teatër me veteranë. Jam ulur këtu, te kjo bregore e gjelbër e malit të Dajtit dhe kundroj poshtë qytetin tim, me një si barrë të ëmbël mbi zemër. Rruga e gjatë më këmbë për të ardhur deri këtu më lodhi pak, por edhe më këndelli me ngjyrat dhe ajrin e saj të kulluar. Nuk i kuptoj njerëzit që marrin teleferikun për t'u ngjitur lart, kur pylli është kaq i bukur e ftues, sidomos tani në vjeshtë, me larushinë e gjethnajës dhe drurëve halorë, me ketrat që u ngjiten tinëzak pishave dhe mështeknave, me qukapikët që trokasin diku larg shtigjeve të njeriut, me shqarthat, kunadhet e lepujt e egjër që nxjerrin kryet prapa ndonjë peme, jo të trembur, por lozonjarë, si të duan të të tërheqin në thellat e pyllit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë përmbledhje me poezi nga Bilbil Beqiri do të gjeni duke shfletuar disa nga këto poezi: Dremitje, Dëshmorit, Syrgjyn, Skëterra e shpirtit, Humbje, Jashtë, Acar, Mbase, Gjahtarë yjesh, Anije e humbur, Rrugëtar, Bota e çudirave, Pasqyrë e thyer, Syçelët e shumë të tjera.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake. Jeta e tij, e Gretës, e Anës dhe shumë personazheve të tjerë ndërthuren me fije të padukshme dhe secili prej tyre kërkon diçka tjetër. "Një tjetër" nuk është thjesht një grua tjetër, nuk është thjesht një tjetër realitet, një tjetër jetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. Gjithkush mund të gjejë veten tek personazhet e saj, të cilët mbeten shumë gjatë në kujtesë. Fragment nga libri -Dikur ne ishim bashkë Robert... Dikur... në një tjetër kohë. Tani jo më. – i foli ajo duke fshirë lotët që i rridhnin rrëke. Roberti la pijen mbi tavolinë. Duhet të ikte, por s'i bënin këmbët. Marina ishte aty, ashtu siç e kishte ëndërruar, e penduar dhe jo një përbindësh siç kishte dashur ta mbante mend për ta harruar. Kaloi pranë saj për të dalë jashtë, por nuk mund ta linte pa e përqafuar edhe një herë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten aty. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer. Kishin kaluar shumë vite që kur kishin qenë shoqe. Mes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani ç'ndjenin për njëra-tjetrën? Dashuri, apo urrejtje?
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1890 Lekë
titleToAlt
....Të tjerët kanë ikur. Janë përshëndoshur siç e kanë zakon në anët e tyre, ballin takuar, dorën e majtë mbështetur mbi supin e Hanës, mbetsh me shnet bre burrë shqiptuar me hije të rëndë. Udhëtimi drejt shtëpisë është i ngrehur si një çark pushke. Hana është ulur në ndenjësen e pasme me Jonidën, edhe pse Lila kishte ngulur këmbë ta vinte përbri Shtjefnit. Ky është i zoti në timon, nget shpejt dhe shkathët, një valltar mbi katër rrota mes pesë korsi makinash që anashkalojnë majtas e djathtas. Por është i tendosur Shtjefni, tani më se qëparë. “Unaza e autostradës është gjithmonë e rënduar,” jep muhabet dhe i zgjat Hanës një cigare. Ajo e mer, por nuk e ndez. Lila herë pas here i kthehet dhe i buzëqesh. Jonida sheh jashtë dritares, një palë kufje futur në veshë e shkëpusin nga bota, ndërsa rrahja e gjurit ku ka mbështetur kënduesin nënvizon banimin e përkohshëm në një tjetër hapësirë. Perëndimi është madhështor, një e kuqe që zhbëhet në portokalli. Hana kupton vetëm se po udhëtojnë drejt veriperëndimit, kryeqytetin po e lenë pas krahëve. Shenjat rrugore rrëshqasin tëhu si dezertorë të një ushtrie me uniforma bardhegjelbër.........
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm. Por edhe për të atin, i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga mafia ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t’i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit… Një aleancë që do t’i japë jetë një aventure të vrullshme magjike – teknologjike, të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse aksioni, ankthi nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me poezi nga autori Leonard Seiti. Ndër të cilat do të lexoni: Kur një ditë..., Grua, Hije, Babait, Prill i thyer, Ajo, Elikisir... etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Hipoteza se emri kombëtar shqiptar e ka prejardhjen nga simboli emblematik i shqiponjës duhet të vlerësohet drejt dhe jo të lihet në harresë dhe të anashkalohet. Në mbështetje të kësaj hipoteze janë rregullat gramatikore të fjalëformimit, shumë materiale të herëshme historike dhe etnografike si edhe psikologjia mbarëkombëtare. Mbështetësit e hiptezës se etnonimi shqiptar vjen nga ndajfolja "shqip" përpiqen ta mbrojnë idenë e tyre jashtë rregullsive të fjalëformimit të gjuhës amtare, gjë që natyrisht e besueshmërinë ndaj kësaj hipoteze.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie flet për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e rifitoi lirinë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas – makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të Uashingtonit, që nga kujtimet e Katharine Grahamit para një dekade…Joshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij...Ai është një nga personalitetet më interesantë në historinë e demokracisë sonë." ?Michel Kinsley, The New York Times Book Review? "Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë. Duke ndjekur harkun e jashtëzakonshëm të udhëtimit të jetës së tij për më shumë se 18 vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit "Epoka e trazirave", dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, "Epoka e trazirave" do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it. "Zbavitës dhe mendjemprehtë... Greenspan-i është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di...Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës." Chuck Leddy, The Boston Globe "Lexuesit do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit." Michael Mandel, Businessweek
Çmimi: 2000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania