Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Puthjet mizore vulosin heshtje, sanksionojnë aleanca, shpallin pafajësi dhe japin dënime. Puthje të pashlyeshme në buzë, për të farkëtuar një shpirt me shpirt, fati yt është fati im dhe për të gjithë fati është ligji i detit, ku nga gjuetar kthehesh sakaq në pre, Banda e Fëmijëve ka shtënë në dorë pushtetin, kontrollon sheshet e shpërndarjes së drogës në Forcella, por e vetme nuk mund të komandojë dot. Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O'Dajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Çdo anëtar bande, në të vërtetë, rend ethshëm pas misionit të tij: Nikolasi dëshiron të bëhet mbret i qytetit, por ka edhe hakun e të vëllait për të marrë: Dragoit i rëndon mbi supe një mbiemër i rëndësishëm, fort e mundimshme ta mbash lart me nder, Dhomçi, I ndërkryer nga dhembja, ka dalë nga grupi i zjarrit dhe tani kërkon të eliminojë Marazhanë: Biskotushit I duhet të ruajë një sekret për të shpëtuar jetën; Pot’thosha nuk ia ka mbathur shumë larg: Droni, Peshku i Flashkët, Tukani, Briatoja dhe Lollipopi i qëndrojnë besnikë Nikolasit, por ëndërrojnë një bandë krejt të vetën... Mes allishverisheve, tradhtive, hakmarrjeve dhe shantazheve, familjet e vjetra i mbështesin për të mbijetuar ose orvaten t'u vënë shkopinj në rrota, duke mbjelle përçarje bash në gjirin e bandës. Mos pritet të shpërthejë një luftë e re? Vazhdon cikli Banda e Fëmijëve dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditËve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e njË bote që asgjë s'iu fal aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Te gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT, NUK KE NGA IA MBAN. Osloja është e shtrënguar në daren e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Molleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shume personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t'i japë Holit një mundësi të fundit. "Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori krimit dhe pikë." THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja, YIli i djallit, Leopardi. Fantazma, Policia, Etje - të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nepotik (Antologjia Urbane) është një ekspozitë në xhepin tënd e cila përmban një përzgjedhje punësh nga artistë vendas dhe të huaj. Synimi i saj ështe botimi i Punëve individuale ose kolektive në numra të njëpasnjëshme (periodike). Nr. 1 është pasardhes i "Zanafillës" (publikim i pavarur), që ndjek në rend kronologjik ciklin e jetës së Radioblog Tirana në katër vitet e fundit. Antologjia Urbane është një gërshetim i botës fizike dhe asaj dixhitale që përdor ArtZine si medium shprehës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ana Kupo ose Naná kishte mbetur e gdhendur fort në imagjinatën e lexuesve, përveçe për fatin tragjik që kishte goditur familjen e saj, për bukurinë prej adoleshenteje përvijuar nga Zola me një efikasitet të padyshimtë: “E freskët dhe me lëkure të tendosur, dukej si e njomur në qumësht". Përveç kësaj, shkrimtari specialist teprimesh të mprehta, i kishte pikturuar një fytyrë qesharake si të një Karmeni kryeqytetëse: sy lëbyrës, me të cilet, hiç më pak. "...burrat do të donin të ndiznin lullen”. Vetëm pesëmbedhjetë vjeçe, në skenaret popullore të Thertores, me një grup bashkëmoshataresh të parakohëshme e të pacipa, leviz plot shpengim e përfshirë e tëra nga loja e eksperimentimit të fuqise së saj erotike mbi burrat që tashmë e kupton se është e stërmadhe dhe në njëfarë mënyre, fatale. Ajo dashurohet me veten marrëzisht. Në kapitullin e shtatë te romanit, Zola përshkruan me rezultate shumë të lumtura narcizmin e Nanásë, atë gjendje “të pezullt” që qëndron në qenien njerezore të thithur tërësisht nga ekstaza e vetvetes: “Përkulte kokën duke shikuar me vëmendje të madhe në pasqyrë, një nishan të vogël të errët që kishte në ijen e djathtë, e prekte me majën e gishtit e vinte në dukje duke u përkulur nga e majta, sepse i dukej shume i këndshëm në atë vend dhe kenaqej për të. Pastaj studioi pjesë të tjera të trupit të vet e argetuar e pushtuar nga kureshtja pak zevzeke e fëmijës. Të shihej, ishte përherë një surprizë për të; kishte pamjen e mahnitur dhe soditëse të një vogelusheje që zbulon pubertetin e vet. Ngadalë hapi krahet, duke ndehur bustin e Venerës së lulëzuar pastaj u përkul prapa mbi hel duke e shqyrtuar veten përballë dhe në shpinë duke vërejtur profilin e gjinjve, rrumbullakësinë e kofshëve.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Furtunë përmbi kokë... Emile Bouin është i sigurtë se gruaja e tij ka helmuar Joseph-in, maçokun e tij. Margarita nuk e kish dashur kurrë kafshën misterioze të burrit. Ajo donte papagallin e saj. Dhe pas gjetjes së trupit të maces së ngordhur në bodrum, rrallën e ka papagalli. Një buqetë me pupla shumëngjyrëshe të gjakosura, në vend të trëndafilave është "dhurata" zotërisë Bouin për damën e tij, një mëngjes zakonshëm parisian. Lufta është shpallur, në heshtje, me urrejtje, hamendje e trillime rreth e rrotull. Urrejtja do ta ndajë çiftin e vjetër, të martuar vonë, apo do ti bashkojë më shumë se kurrë? Çdonjëri noton në një urrejtje ndaj tjetrit, që i çon në një tunel me ditë të errëta, pa shpirt jete, ose më saktë në një monotoni shtypëse. Gjithë entuziazmi për jetën ka humbur, për tu zëvendësuar nga mungesa e besimit reciprok. Si mund të dilet nga një situatë e tillë? Simenoni sjell në perfeksion artin e "romanit gri". Vërtetësi që vret ...” –Pierre Maury, Gazeta “Le soir”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Me "Eksplozion", vëllimin e tij poetik, Albert V. Nikolla shkrimtar dhe poet shqiptar tejet impresionues, na ofron një sintezë të mendimeve të tij, thënë ndryshe vizionin e tij për Botën. Ka në këtë vargan poezish, një forcë të rrallë, një energji të pazakontë, një entuziazëm dhe dëshpërim shpërthyes dhe, mbi të gjitha, një hapje kozmike mbi jetën që na bën të mendojmë për veprën e vizionarëve gjigantë, siç ishin Arthur Rimbaud (1854-1891), Lautréamont (1846-1870) dhe Ezra Paund (1885-1972). Është një shikim parashikues që autori hedh sa mbi veten, sa mbi shoqërinë në të cilën jeton. Vepra e këtij autori, është një simbiozë e çuditshme, dhe nuk kalon pa më kujtuar gjithashtu Beoëulf, poemën më të madhe epike të letërsisë anglo-saksone, që sipas gjasave është shkruar në mes të shekullit VII gjer në fund të shekullit X, e inspiruar nga tradita orale. Koncepti themeltar i vëllimit "Eksplozion", në analogji me atë që thuhet më sipër, është në të vërtetë një shpërthim dijesh, një shpërthim humori, vullneti i pathyeshëm për të thënë ngjarjet e kohës dhe për të evidentuar ekzistencën në të gjithë format e mundshme. Është gjithashtu një transformacion i shpejtë i një materie poetike që tharmohet fjalë pas fjale, thellësisht të frymëzuara, me dendësi të madhe intriguese.” -ATHANASE VANTCHEV DE THRACY
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I vlerësuar prej shumë bashkëkohësve, romani i parë moden, i shfaqur sigurisht si kryevepra e D'Annunzio-s, Kënaqësia ngriti një skandal të madh në kohën e botimit të tij (1889). Figura e Andrea Sperelit, mishërim i përsosur i dandy-t, që çdo sensi etik, çdo vlere autentike i mbivendos vetëm shijen e tij estetike, paraqet "njeriun pa qendër" që humbur identitetin e vet duke ndjekur një ideal të bukurisë efemere e iluzive. Mbi sfondin e Romës umbertine, Spereli lëviz mes alkovave, dueleve, salloneve e jetës mondane, i ndarë mes një dashurie sensuale e një dashurie shpirtërore. Në shpirtin e tij të pamëshirshëm analitik, në dobësinë e tij morale njihet në njëfarë mënyre autori që, falë këtyre faqeve ku alternohen në mënyrë dinamike e tashmja me të shkuarën, realiteti me kujtesën, u vihet përbri tregimtarëve më të mëdhenj evropianë të kohës së vet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Alberto Moravia, pseudonimi i Alberto Pincherele (Rome, 28 nëntor 1907- Romë, 26 shtator 1990), ka qenë shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg. Konsiderohet një nga romancierët më të rëndesishëm të shekullit XX. Në veprat e tij ka trajtuar temat e seksualitetit modern, të tëhuajësimit social dhe të ekzistencializmit. U bë i famshëm në vitin 1929 me romanin "Indiferentët" dhe botoi gjatë karrierës së tij të gjatë mbi tridhjetë romane. Temat qendrore të veprës së Moravia-s janë shterpësia morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore, pazotësia e njeriut për të arritur lumturinë në mënyra tradicionale etj. Shkrimet e tij shquhen për stilin e thjeshtë, që karakterizohet nga përdorimi i një leksiku të zakonshëm, brenda një sintakse elegante e të përpunuar. "Tregime romane" të Moravia-s lidhet me traditën e filluar nga Beli me veprën e vet monumentale dhe të vazhduar nga Paskarela, Trilusa e të tjerë. Edhe këtu gjejmë personazhin anonim të popullit apo të borgjezisë së vogel romane, që tregon rastet e veta dhe ato të njerëzve të tij. Gjuha nuk është më dialekti i ngushte i Belit apo ajo e mprehta e Trilusēs, por një italishte e ngjyrosur aty- këtu me fjalë dhe shprehje romane. Qyteti dhe populli i Romës natyrisht kanë ndryshuar shumë gjatë një shekulli: nuk është më vegjëlia mendjemprehtë dhe historike e Belit në Romën e papëve, as të plebenjve të rimëkëmbjes të Paskareles me Romën e Karduçit, por Roma moderne dhe pak e çakërdisur e dekadës së parë pas luftës; një Romë e lirë, por e tehuajësuar; e shumëfishuar, vitale dhe e shpërfytyruar, plot përplasje, të papritur mntura, por edhe ankthe dhe nënshtrime. Një libër shumë i pasur, një akt i madh i komedise njerëzore të kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Duke punuar fort për projektin tim shkollor, zbulova gjithfarëlloj faktesh interesante, që nuk mi kishte marrë mendja ndonjëherë. Gjëra si: Shkak për njohjen e mamit me babin, paska qenë një copë tortë (për më shumë lexoni librin!), Macet rreth 70% të jetës së tyre e kalojnë në gjumë, Akullorja me mente thjesht nuk është akullore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një rrëfim ekstravagant, emocionues dhe gjithëpërfshirës i një ngjarjeje të pakohë, të ngërthyer në kthetrat e historisë. Në ishullin grek të Qefalonisë, dikur perënditë luanin me jetën e njerëzve dhe shenjtori vendas ngrihej hera-herës nga sarkofagu për të kuruar të marrët. Një ditë, vala e Luftës së Dytë Botërore pushton brigjet e ishullit, duke zbarkuar aty ushtrinë italiane. Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri "Kapiten Koreli" është një romani mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një përmbajtje e shkëlqyer e veprave më kryesore politike, nga Makiaveli deri në ditët e sotme.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Drejtësia si paanshmëri: riformulim, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale A Theory of Justice, 1971. Rawls-i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet etike të një shteti harmonik liberal. Pas vitesh përsiatjeje, ai riparaqet konceptin e tij kontraktualist për drejtësinë, dhe, duke e vendosur idealin e kontratës sociale si një themel më të qëndrueshëm për liritë e të drejtat e qytetarëve si persona të lirë e të barabartë, synon të na pajisë me një alternative kundrejt utilitarizmit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Gjatë periudhës që jetoi në Paris Anzhelika kishte mësuar shumë në lidhje me qeniet njerëzore. Njerëz që as ta priste mendja e që hiqeshin sikur u përmbaheshin vlerave e parimeve të forta, bënin veprime krejt në kundërshtim me to. Mendoi për vajzat që kishin punuar për të dhe pavarësisht se çfarë bënin për të fituar jetën ato kishin vlera në krahasim me disa që pretendonin se i kishin por në të vërtetë ishin të shthurur. Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. Ishte e pamundur të përfytyronte reagimin e tij për jetën që kishte ndërtuar e bija dhe nëse do ishte krenar që ajo kishte arritur të mbijetonte, apo nëse do t'i vinte thellësisht turp. Shpresonte më shumë për të parën, por kishte disa aspekte, për të cilat as ajo vetë nuk ndihej krenare.. Kishte bërë më të mirën që kishte mundur në rrethana të caktuara dhe shpresonte që nëse ai e shikonte, të arrinte ta kuptonte.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun, si përshembull: Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t’ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të dhe uroj që t’i pëlqejë edhe Gregut.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët. Kjo është arsyeja përse ky njeri të vë në siklet: ai i drejtohet gjithë botës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951 autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore. Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar nje hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Po Haxhiadèmi si i paraqit Abelin dhe Kainin? Si një problem pedagogjie. S'ka fjalë se ky problem pedagogjik ka rëndësi të madhe. Dhe në përdorimin e kësaj theme Haxhiademi është dëftuar roussean-ian, domethënë veprën e keqe të Kainit nuk ia heth natyrës së tij të keqe, po fajit të prindëvet, që donin më tepër Abelin nga ai. Symboli bilbik i së ligës, symboli manikeist i protestës, Kaini bëhet te dramaturgu shqiptar symbòl pedagogjik à la Rousseau. Çështje sensibiliteti artistik dhe psykosynthèze. Po ndër ne Shqiptarët Kaini, me veprën e tij të vëllavrasësit, mund të mishërojë edhe dramën politike e kombëtare shqiptare të pesëmbëdhjetë vjetëvet të fundit. Dhe si protagonist i kësaj drame, Kaini në një tjetër tragjedi, po të shkruhet, mund të marij edhe shtetësi shqiptare. Kainër dhe Abelër jemi një çikë që të gjithë, kush më pak kush më shumë, dhe si të tillë symbole të përjetëshme i jetojmë edhe nè: dhe si njerës dhe si shqiptarë. Edhe këtë tragjedi të re Haxhiadèmi e ka punuar me mjeshtërinë e tij të njohurë, duke respektuar règullat e tragjedisë klasike.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1940 “...me «Abelin», që asht e shtatëta tragjedi e tij dhe nji kohësisht deri më sod e fundit, zotësija e Haxhiademit mërrinë kulmin: teknika, masa, tonaliteti, rima e ritmi janë po thuej se të përsosuna. Një epërsi dalluese bjen në sy në kët vepër, në krahasim me të tjerat. «Me Abelin paraqitet si artist e dramaturg i rritur: krijesat e tij përbëjnë një botë më vehte ku duan të lëvizin me ëndje. Kur është i pajosur me fuqi artistike dhe poetike të mjaftë, auktori dramatik është vërtetë si demiurg, i afrohet një perëndije dhe kështu e mbyll rrethin midis krijesës dhe krijestarit.»” -Jup Kastrati, nga Dramatika shqiptare, 1944
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“A kemi nji dram modern Shqiptar?... Haxhiademi frymëzue prej tragjedive Greke të vjetër na ep vepra që i lexon vetëm nji pjesë e zgjedhun. Shkruen si Ulisi, Akili, Aleksandri, Diomedi vazhdon me dram historik si: Pirrua dhe Skenderbeu.” -Muhamet Bala, 1942 “...Por mbas vitit 1930 vehen gurët e parë të themelit të «dramaturgjis Shqiptare: Etëhem Haxhiademi shkruen - në nji kohë jo ma të gjatë se dhetë vjetësh, plot shtatë tragjedina; ndër të cilat tri me frymë mitologjike (Ulisin, Akiliv, Diomedi) e katër me përbajtje historike (Aleksandri, Pirrua, Skënderbeu, Abeli). Me ‘Pirrua-n’ nisë periudha historike për Haxhiademin: nga miti grek ai hidhet në lamën historike e kërkon në mes sa e save të gjejë nji fytyrë o ma mirë me thanë nji person qe lidhet ngusht pak a shumë edhe me historinë tonë të vjetër. Asht pra nji dram thellësisht psikologjik. Në tragjedinë Pirruas që ka pra një subjekt të nxjerrun nga historija kombëtare shqiptare tregohen intrigat e oborreve të mbretënve të dikurshëm t'Epirit, Neoptolemit dhe Piros, që përfundon me vrasjen tragjike të të parit.” -Jup Kastrati, 1944
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Dhe kur herë pas here largohet gjiri i Melpomenës dhe mer lyrën për të kënduar, Haxhiadèmi s'e harón humanistin dhe kështu ëndërat e tija poetike i vesh dëndur me symbolet e mythologjise greke. Këtë na provon LYRA e tij, në të cilën Haxhiademi përmbledh vjershat që ka botuar kohë pas kohe në Austri dhe në Shqipëri. Nga këto vjersha duhet të veçojmë "Nymfat e Shkuminit", qe e nderojnë poezinë shqiptare. Nuk bien poshtë edhe "Nata e Zeze", "Naim Frasherit", "Lufta e Drangojvet me kuçedren". Janë xhevaire që mallëngjejnë. Nymfat, Najadat, Driadat, Zanat, Galatea, Fåtet, Febi, Amazonat, nje botë e tërë e Parnasit helenik popullon vjershat e Haxhiademit dhe bëhet zinxhir për të bashkuar lyrën me tragjedinë në një synthezë, që e vë në dukje poetin dhe dramaturgun humanist të parë të letravet shqiptare të ditëvet t'ona.” -Vango Nirnana (Vangjel Koça), 1940 “Në një volumth me titullin LYRA dramaturgu ynë Etëhem Haxhiademi përmblodhi disa nga vjershat e tij të botuara me kohë të ndryshme. Pa dyshim nga çdo pikëpamje te ky volum na thithin më tepër vargjet e "Nymfavet të Shkuminit", nga ku flakëron për bukuri jeta prrallore e nymfave në viset e bukura shqiptare.” -Gjon Zaveri (Sterjo Spasse), 1941
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Botimi i Antologjisë së Poezisë së Nobelistëve është një arritje dhe befasi letrare... pasurim i mëtejshëm i botimeve, kryepunë e përpjekjeve... Është një qëndresë e bukur te vlerat e përhershme, që prodhojnë vlera, një ngjarje kulturore për lexuesin... 50 autorë nga ata që kanë marrë çmimin më të lartë në botë për letërsinë, që nga fillimi i këtij çmimi e deri më sot, nga të gjithë kontinentet, duke përgasur kështu atë pluhurnajë yllësore, mjegull e mistertë, një ngjitje nën to për në maja, ndërkohë dhe një zbritje mes një ndriçimi tjetër, në metropolet apokaliptike të shekullit XXI...” VISAR ZHITI
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kopshte parajse ishin sytë e Kukullës, ënderr dashurie ishin sytë e saj bLu. Sytë e Kukullës ishin pasqyra më besnike e shpirtit të saj, kurse përmasat e KukullËs me përjetësinë ishin njëlloj sikur ato të artit me letërsinë. Njëlloj si përmasat e veprës sË Balzakut me Francën, në thënien e famshme se nëse ndodh ndonjë përmbytje e Francës dhe shpëtojnë veprat e Balzakut, nuk ka ndodhur asgjë! Por nëse ndodh e kundërta, atëherë kjo do të ishte katastrofa: pra nëse do të përmbyteshin, do të humbeshin apo nëse do të treteshin veprat e Balzakut, e do të shpëtonte Franca! Është kaq e rralle një lidhje e tillë, një mishërim kaq i përjetshëm i një shkrimtari me vendin e tij, i veprës së tij me atdheun e tij. E as këtu nuk mund të ketë rastësi: Balzaku, Franca dhe letërsia franceze - njëra prej luleve më të bukura të qytetërimit. Nderkaq, sytë e Kukullës ishin dy sy si dy botët më sipërore kopshteve të parajsës. Pra, edhe nëse përmbysej bota, mjaftonte qe ata dy sy të mos mbylleshin kurrë, sepse bota nuk mund të shpëtonte ndryshe përveç se nga magjia dhe shenjtëria e ngjyrës së kaltërt. Kjo ishte sy të mos mbylleshin kurrë, sepse bota e syve është bota e shpirtit. Kukulla ishte një metaforë - një emër me zemër dielli, ndoshta një nga dëshmitë më të rralla se Zoti është poeti më i përsosur. Ajo ishte vetë vargu gjenial i Rudakit - pa dyshim një poet permasash të Fytyra jote zbardh si dita e të ringjallurve!... papërsëritshme: Fytyra jote zbardh si dita e të ringjallurve!...
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania