titleToAlt
Ejani me mua në Mbretërinë mitike të Fantazisë: veza e fundit e një dragoi është grabitur dhe raca e dragonjve rrezikon të zhduket! Do të përshkojmë kopshtin e magjepsur të Shtatë Motrave, do të sfidojmë rreziqet e Mbretërisë së Katallanëve, do të luftojmë kundër Sprijës dhe ushtrisë së saj të shtrigave! Do të jetë një udhëtim që do t'ju lërë pa frymë, për fjalën e nderit të brejtësit! Na presim shumë aventura emocionuese dhe shumë rreziqe për t'u kapërcyer e për të sjellë paqen në mbretërinë e fantazisë! KY ËSHTË NJË LIBËR SUPERMIUSHOR...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s’është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Po drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë! Një grua tirane që mendon se të gjithë fëmijët duhen zhdukur nga faqja e dheut... Kurse Matilda vetë është një vogëlushe e jashtëzakonshme me mendje magjike, së cilës tashmë i ka ardhur në majë të hundës! Kështu që të gjithë këta të rritur bëjnë mirë ta ruajnë veten, pasi ka ardhur koha që Matilda t’u japë një mësim të mirë!
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Kolë Idromeno – Babai i pikturës realiste shqiptare, Spiro Xega - Piktor figurativo-romantik i temës kombëtare, Vangjel Zengo - Artist i shquar humanist, Andrea Kushi - Piktor realist i portretit dhe mësues i artit, Simon Rrota - Piktori realist ijetës shkodrane, Vangjush Mio - Piktori i peizazhit realist e impresionist, Odhise Paskali - Babai i skulpturës shqiptare, Dhimitër Cani - Skulptor portretist realist, Abdurrahim Buza - Piktor ekspresiv, Llazar Nikolla - Mjeshtër i gdhendjes së gurit, Zef Kolombi - Piktor akademik realist, Androniqi Zengo Antoniu - Pioniere e pikturës realiste shqiptare, Hasan Reçi - Piktor dhe aktor shprehës, Janaq Paço - Skulptor i shquar monumentalist, Sadik Kaceli - Piktor i poetikës realiste, Kristina Koljaka - Skulptorja e parë shqiptare e shekullit XX, Sofia Zengo Papadhimitri - Piktore e traditës dhe e portretit realist, Nexhmedin Zajmi - Piktor i traditës, Bukurosh Sejdini - Piktor i traditës, Foto Stamo - Piktor i traditës
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar, këmbngulëse dhe pëlqen çmendurisht këngëtaren Lady Vaga dhe është shumë e dhënë pas rrjeteve sociale. Edhe shoqet e saj të ngushta, Shania, Sheri dhe Sereniti, janë fanse të fiksuara ta popstarit. Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet mbi vjedhjen misterioze të CD-së së re e të shmëpritur të Lady Vagas... Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballojnë frikërat e tyre duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Po ju njohim me mikun më të mirë të të gjithëve, qenin shkop. Ai do t’ju bëjë për të qeshur... ai do t’ju bëjë për të qarë... por mbi të gjitha, ai do t’ju bëjë të ndieni uri. Ndiqni pas qenin shkop ndërsa ai shkon në kërkimin epik të hamburgerit të përkryer. Lëvdata të merituara për Qenin shkop: “Kjo histori na bëri kaq për të qeshur, sa na doli qumështi nga hundët!”- Xheku, 7 vjeç dhe Fredi, 10 vjeç “Qeni Shkop je shumë gazmor! Po të isha brenda në librin tënd, do të të kisha dhënë një hamburger.”- Nikolla, 10 vjeç
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Të guximshëm, rebelë, revolucionarë: “Çfarë muzike”! Në të pasqyrohen të gjithë grupet legjendare të rrokut botëror e këngëtar të famshëm të muzikës Pop, përfshirë këtu Nirvana, Rolling Stones, Pink Floyd, David Bowie, Daft Punk, Michael Jackson, Madonna, Elvis Presli etj. Përmbledhjes origjinale të autores italiane i janë shtuar edhe grupet rrok më të famshme shqiptare, historia e të cilave është përgatitur nga Kozeta Kurti dhe ilustruar nga Semela Mero. Nga grupet shqiptare përmendim, Elita 5, Djemtë e detit – i paharruari Gent Demaliaj, grupi Arb – Redon Makashi, Ritfolk, grupi X – Aleksandër Gjoka, Tingulli i zjarrtë – Elton Deda etj. Për çdo këngëtar apo grup muzikor botëror, por edhe shqiptar jepet një informacion bazë mbi krijimin, zbulimin, rrugëtimin në fushën e muzikës, ndikimin që kanë pasur dhe gjurmët që kanë lënë. Pra në këtë përmbledhje ju do të mund të lexoni për gjithë jetën e tyre.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Katër motra jetojnë me nënën dhe shërbyesen pasi babai i tyre ishte nisur për në luftë. Të katërta vajzat, të cilat babai i tyre i quan “gra të vogla”, edhe pse kanë karaktere krejt të ndryshme, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato përballen me situata nga më të ndryshmet që shoqërojnë përditshmërinë dhe rritjen e tyre në kohë të vështira.
Çmimi: 595 monedha
titleToAlt
Remi, djaloshi të cilin e kishin gjetur të braktisur në një nga rrugët ku banonin të pasurit e Parisit, ishte rritur me shumë dashuri derisa ndodh diçka që e ndryshon krejtësisht jetën e tij. Zoti Vitali vendos që ta marrë Remin në trupën e teatrore dhe së bashku enden nëpër Francë duke dhënë shfaqje. Djaloshi i vogël kalon shumë vështirësi, derisa më në fund fati e bashkon me familjen e tij të vërtetë.
Çmimi: 595 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar dhe këmbngulëse. Në këtë aventurë, ajo shkon në Tokio për t’i prezantuar botës “Kufjet Dyshe” që do të ndryshojnë botën e muzikës. Si gjithmonë, mikeshat e saj të zemrës, Shania, Sheri dhe Sereniti e ndjekin pët të zbuluar se kush i ka grabitur kufjet, si dhe për ta ndihmuar t’i bëjë ballë planeve të kushëririt të saj të lig, Rufusit. A do e gjejnë vajzat fajtorin? Një histori plot emocione të bukura dhe të papritura.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Dysheme për t'u veshur me pllaka të ngjyrosura, një kurorë e artë që dyshohet se nuk është prej ari, rrufe që ndajnë në dysh pemë shekullore. Çfarë kanë të përbashkët? Janë disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.
Çmimi: 660 Lekë
titleToAlt
Si një nerd tipik, prirem të ndërthur çdo gjë qe më pëlqen! Ajo që do të lexosh është aventura ime e re, historia e një djaloshi nerd që i beson fuqisë së imagjinatës. Ashtu si thoshte Albert Einstein-i: “Logjika të çon nga A-ja te B-ja. Imagjinata të çon kudo.”
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
NXËNESI I KLASES SË SHTATË XHORDAN BENKS adhuron të bëjë vizatime mbi jetën e vet. Por në vend që ta dërgonin në një shkolleë artistike qe ai e ëndërrontem, prindërit e tij e futën atë në nje shkollë shumë të famshme, të mirënjohur për mësuesit e saj, ku Xhordani rezultoi te ishte një nga ata pak fëmijë me ngjyrë në të gjithë paralelin e vet. ndërkohe qe ai bën udhëtimin e tij të përditshëm nga apartamenti i vet në kodrinat e uashingtonit te shkolla ditore Akademia rivërdejll, Xhordani shpejt e gjen veten të ngecur mes dy botëve, ku nuk përshtatet dot me asnjërën syresh. shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështire, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënesi i porsaardhur. A do të mësoje xhordani se si te përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtoje vetveten?
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarët rezervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t’u tregojnë të gjithëve se Ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Shoqëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër ShkoIIat 9-yjeçare po stërviten për Lojërat Rinore Mbarëkombëtare. Koni është pjesëtare e skuadrës së atletikës të shkollës së saj. Kjo i dhuron kënaqësi, por i merr edhe shumë kohë. Ajo nuk dëshiron as të heqë dorë nga stërvitja. por as të Iërë pas dore shoqet e saj dhe Filipin. Teksa ajo përpiqet t'i përballojë të gjitha këto. Paulit i duhet të Iuftojë me problemet e tij. Koni dhe shoqet e shokët e saj e kuptojnë që ai ka nevqjë për mbështetjen e tyre, edhe pse ai i refuzon. A do të munden ata ta ndihmojnë Paulin?
Çmimi: 689 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë në gjuhën shqipe vepra e Mark Tëain-it e mbetur dorëshkrim. Në një hotel në paris,në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t'u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t'ia nisnin, Tueini zu t'u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të shpëtuar princin e rrëmbyer. Më pas, Tueini do të hidhte disa shënime të papërpunuara rreth kësaj historie, por përralla mbeti e papërfunduar... gjer më sot. E nxjerrë prej arkivit të Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë, në Berkelej, shënimet e Tueinit janë sot baza e një përralle me zana, e rimarrë mbi njëqind vite më pas. Me copëzat e përrallës së Tueinit dhe me një histori të ndërprerë udhës, autori Filip Sted ka shkruar një përrallë që na bën të imagjinojmë se si do të kish qenë vepra e Tueinit, po të ishte shkruar e plotë. E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, kjo është një histori që mbërrin për herë të parë te ne në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë.
Çmimi: 1355 Lekë
titleToAlt
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e odet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Një libër i mrekullueshëm. Vjersha të një niveli superior që argëtojnë dhe, njëkohësisht, arrijnë të japin mesazhe edukative. Ky libër shkathtëson dhe motivon, luan dhe mpreh imagjinatën e fëmijëve, formon shprehitë dhe i bën ata më krijues. Në kushtet e mungesës së librave cilësorë, ky botim vjen si një dhuratë e çmuar për fëmijët tanë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël - Mariana emrin ia thonë - të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit. Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!... Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen... Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne. Një djalë i vogël shpreh një dëshirë, që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie, natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë: “Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua." Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht. Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Rrugëtimi i Nikit drejt famës: ✔ Përballja me Divën ✔ Mosmarrëveshja me shoqet e ngushta ✘ E guximshmja, e cila e fiton famën falë talentit të saj.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania