titleToAlt
“Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Europa Lindore, dhe si një ndër analistët më të mirë të çdo moshe që kanë shkruar mbi periudhat e tranzicioneve politike. Analizat e tij mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike në Shqipëri janë gjithnjë profetike. Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t'i trajtuar ato ne një mënyrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifen si një influencë shumë të rëndësishme. Ne në Perëndim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar...Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqipërinë dhe Europën Lindore të cilat do të mbahen mend dhe do të perbëjnë një kontribut jetëgjatë në historinë e ideve.”- Prof. Barbara Hyens, New York University. “Në nivel personal, Fatos Tarifa reflekton elementet më te rafinuara të elegancës, sofistikimit, freskisë, gjerësisë së interesave dhe sharmit europiano-lindor. Në nivel profesional, ai është jashtëzakonisht i informuar në dy disiplina—sociologji dhe shkencë politike—dhe stimulon shkallë të lartë interesimi për një diapazon të gjerë çështjesh. Nëse përdor një fjalë, c cila në Amerikë pcrdoret gjithnjë e më shumë me nostalgji për një kohë të humbur në jetën akademike dhe letrare të këtij vendi, Tarifa është një intelektual, një intelektual i vërtetë. Ai është, mbi të gjitha, një njeri, i cili vazhdimisht gjykon duke diferencuar (për Kantin ky është testi i një njeriu kozmopolit), çka, me fjalë të tjera, do të thotënjeri i zgjuar.”- Prof. Raymond ROSFNFELD, Eastern Michigan University. “Situatat dhe talentet e Dr. Tarifës janë të rralla. Unë qëllimisht e evitova fjalën unikë pasi ka edhe të tjerë që, si sociologë dhe diplomatë, janë gjendur në një pozitë të ngjashme për të vëzhguar, komentuar dhe përdorur imagjinatën sociologjike siç ka bërë ai. Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk i ul vlerën arritjeve të tij. Përkundrazi, po të shohësh disa nga individët që i përkasin këtij grupi të vogël njerëzish, kontributet e Fatos Tarires spikasin akoma më shumë si të jashtëzakonshme.”- Prof.Jay WEINSTEIN University of Miami.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Historia e sociologjisë shqiptare dhe hapat e bëra për zhvillimin e saj nuk ndryshojnë domosdoshmërisht shumë nga ato që janë kryer në vendet e tjera. Madje, edhe pse paralelizmi mund të mos qëndrojë, në një kuptim real të fjalës mund të themi se atë rol që kanë luajtur Small dhe Ward në Shtetet e Bashkuara, Durkheim dhe Worms në Francë, Weber dhe Simmel në Gjermani, duke e bërë sociologjinë, secili në vendin e vet, një disiplinë universitare, duke themeluar dhe drejtuar revista sociologjike dhe duke kontribuar për krijimin e shoqatave sociologjike, ka luajtur edhe Fatos Tarifa në kushtet e Shqipërisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Me një eksperiencë njerëzore kozmopolite të pazakontë, të fituar gjatë një jete shumë të pasur me udhëtime e ngjarje, që rrallëkush i ka përjetuar, dhe përgjatë dy trajektoreve të veprimtarisë e të ekspertizës së tij profesionale po aq të pazakontë—në fushën akademike dhe atë diplomatike—Fatos Tarifa na shfaqet në këtë vëllim jo vetëm po aq brilant sa edhe në librat e tij më të mirë, por edhe human, emocionalisht e shpirtërisht i ndjeshëm, siç nuk e kemi parë këtë te shumë autorë të sotëm që shkruajnë e shesin punët e tyre për një lexues gjithnjë e më të pandjeshëm ndaj vlerave humane.”- Arben Lenja.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Libri më i ri i Fatos Tarifës plotëson koleksionin e librave të tij, të brendashkruar dhe shpalosur tek profili i spikatur profesional, shkencor dhe shoqëror. Fatos Tarifa është studiuesi i përkushtuar. Është debatuesi serioz. Fatos Tarifa parashtron një “dituri lëvizëse” në tekstet, ku problematika “destruktohet” (termi i Derrida-s), që shpërndarjen e temave e analizon sipas kulturës kirurgjikale për nocionet, konceptet, sipas një zhvillimi hulumtues pozitivist dhe zbulues. Ekspresioni latin kauzal “Sapere aude” bëhet një ide ftillëzuese e së vërtetës dhe jo thjesht një përfytyrim i rremë, apo një iluzion i së vërtetës. Lexuesi që do ta lexojë këtë libër do të ndodhet në pikë vluese, në një pikë inkandeshente të debatit publik, jo thjesht për shumësinë apo edhe rastësinë nominuese të personave se sa të një rendi të diskutueshëm të ideve, që gëlojnë dhe përplasen në shoqërinë shqiptare, ende në stadin e fermentimit ideor, apo galvanizimit të strukturave mendore midis prapambetjes (më shpesh retrograde, parashkencore, virtuale, folklorizante, apo të miteve vulgare urbane) dhe emancipimit të vërtetë.”- Moikom Zeqo.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t’u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike. Gjatë periudhës së njohjes fillestare frustrohen dhe tremben djemtë, por në dallim nga shumë kultura të tjera njohja fillestare nuk përfaqëson fillimisht ndonjë provë të vështirë. Vrasja praktikisht mungon; vetëvrasja është e përjashtuar. Tema e terrorit dhe rrezikut nuk është e lëvruar në mite dhe rrëfime. Nuk ekziston asnjë ndjesi mëkati, mbi të gjitha për sa i përket seksit dhe në përgjithësi dëlirësia seksuale vlerësohet negativisht. Seksi është thjesht një pikëpamje e një jetë të lumtur dhe nuk është burimi i vetëm i kënaqësisë, siç ngjet në një shoqëri më tepër agresive. Mesa duket, seksi është i qarkuar nga një brerore druajtjeje: burrat kanë frikë prej grave dhe prej marrëdhënieve seksuale me to.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit. Në fund të librit, dhe pikërisht në pjesën e tij të tretë, është thelluar një temë që e kam trajtuar në librat "Shoqëria e shëndoshë"dhe "Shpresa dhe revolucioni"– kriza e shoqërisë aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njeriu nuk është një fije letër e bardhë, në të cilën kultura mund të shkruajë tekstin e vet; ai është një gjallesë e ngarkuar me energji dhe e ndërtuar në një mënyrë të caktuar, që, duke u përshtatur, reagon në mënyrën specifike dhe të caktuar lidhur me kushtet e jashtme. Sikur njeriu t’u përshtatej kushteve të jashtme duke ndryshuar me elasticitet natyrën e vet, si ndonjë shtazë, dhe të ishte në gjendje të jetonte vetëm në kushte të caktuara, ndaj të cilave të zhvillonte një përshtatje të posaçme, ai do të arrinte në udhëkryqin e specializimit, i cili është fat i çdo lloji shtazor, pra, do të arrinte në ndërprerjen e historisë. Sikur, nga ana tjetër, njeriu t’u përshtatej të gjitha kushteve, pa iu kundërvënë atyre që vijnë në kundërshtim me natyrën e tij, ai s’do të kishte kurrë histori në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një moment të caktuar Stalini u interesua për Shqipërinë: – Ç’ndodh atje në të vërtetë? Ç’popull është ai?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kështu, pra, në qoftë se "Klasa e re" është përgjithësim i përvojës tragjike të një luftëtari, "Shoqëria e papërsosur" është fryt I përsiatjeve të gjata të një të burgosuri. Por koha bëri të vetën dhe marrëdhëniet shoqërore duke i kapërcyer teoritë, morën forma të reja. Tani "Shoqëria e papërsosur", e menduar në vitin 1956 si vazhdim i "Klasës së re", parashtrohet si një vepër më e pjekur dhe e pavarur si në koncept, ashtu edhe në formë. Atëherë, në mesin e viteve pesëdhjetë, ndryshimet shoqërore që u bënë në "Klasën e re" objekt i analizës sonë, vetëm sa kishin filluar të shfaqeshin dhe zhvillimi i tyre i mëtejshëm zor se mund të parashikohej pak a shumë me saktësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Më 28 gusht 1963 qindra mijëra njerëz u mblodhën në Uashington, në një miting për të drejtat civile, në përfundim të një marshimi njëditësh. Marshimin e kryesonte veprimtari i të drejtave civile Martin Luther King. Gjatë ditës komitetet e pjesëmarrësve në marshim u takuan me anëtarë të kongresit dhe udhëheqës qeveritarë dhe u kërkuan atyre të flisnin kundër dallimit racial dhe të mbështetnin përpjekjet për të drejta të barabarta. Mitingu mori tonin e një fushate, kur Martin Luther King mbajti nga shkallët e përmendores së Linkolnit atë që u bë i njohur si fjalimi “Unë kam një ëndërr”. Marshimi u dha energji udhëheqësve të të drejtave civile dhe ndihmoi për ta bindur presidentin John Kennedy të përdorë pushtetin e qeverisë federale për t’iu kundërvënë padrejtësive raciale në Shtetet e Bashkuara. Brenda disa vjetësh Kongresi do të miratonte disa nga ligjet.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Shtrati 13”, pa dashur të them se çfarë ka dashur të thotë autori, sepse ky nuk është as qëllimi im, do të thosha se romani i kushtohet jetës dhe dashurisë për jetën. Edhe pse vdekja është e pranishme tërë kohën. Kështu e ndjeva unë... Njeriu është në udhëtim përjetësisht, sikur është i gatshëm përherë për arratisje. Është i gatshëm përherë për sakrifica. “Shtrati 13” na pasqyron artistikisht këto përmes Ulpian Agshtegut. Ai (Ulpiani) këtë udhëtim përjetësie, këtë arratisje të përhershme e përshfaq brenda atyre shtatë netëve. Do të theksoj edhe njëherë se narracioni në këtë roman nuk flet thjesht për vdekjen dhe kompleksitetin që ka vdekja, por i kushtohet jetës me një refleksion të asaj të dëshirueshmes, të veshur me shumëllojshmërinë e ngjyrave që ngjasojnë me dhembje patjetërsisht të dashur ose dashuri patjetërsisht të dhembshme. Këtë e shohim gati në të gjitha faqet e romanit, por më e spikatur më duket del përmes figurës së babës kundrejt të birit (kur babai zgjedh lisin e gjatë dhe të birit ia lë lisin e shkurtër), pastaj kjo spikatët edhe në marrëdhënie në mes Ulpianit dhe Fjollës, përmes përshkrimit të pishës që ishte rritur në shkëmb, pastaj përmes figurës së të vdekurit pa emër dhe varrit të tij.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nëse ne kuptojmë sekretet e shprehisë, mënyrën e funksionimit të tyre, mund ta transformojme biznesin tonë, dhe jetën tonë. Ky libër ofron shumë sekrete që vlejnë në përditshmëri. Suksesi i këtij botimi dëshmohet edhe nga vlerësimet që i kanë bë mediat më të njohura në botë dhe shitjet në miliona kopje, duke u kthyer në bestseller në një periudhë rekord
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Përdoreni fuqinë e imagjinatës tuaj që të merrni çka doni nga jeta.I shitur më shumë se gjashtë milionë kopje anembanë botës
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Te libri “Blink” ai revolucionarizon mënyrën se si e kuptojmë botën tonë të brendshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky është libri më i mirë rreth të folurit dhe komunikimit publik, i shkruar nga Chris Anderson, krijuesi i platformës TED. Nëse doni të flisni bukur, dhe në modën dhe standardet e shekullit të XXI, ky është padyshim udhëzuesi më i mirë
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë. Heroi i romanit është një njeri me karakter të pastër e të fortë, është i guximshëm e i drejtë. Ai përpiqet të mos epet, rreket të përballet me të Keqen, të luftojë me të, të ngadhënjejë mbi të, por e Keqja fshihet, vepron duke vënë në lëvizje mjete tinëzare, përdor shpifje dhe bën të duket e plotfuqishme. Është dashuria ajo që nuk i lë të vyshken ëndrrat e heroit të romanit, është dashuria ajo që i ushqen atij besimin tek e Mira, është dashuria ajo që e qetëson, e çlodh, i jep forcë për të gjallëruar brenda vetes shpresën për një ditë të mirë...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë. Ky tekst shfrytëzon mjeshtërisht mësimet nga teoria dhe historia për të shqyrtuar konfliktin dhe bashkëpunimin midis aktorëve globalë, duke u ofruar kësisoj lexuesve një analizë të qartë e të qëndrueshme. Përmes sistemit global financiar dhe atij qeverisës lexuesi njihet me tërësinë e veprave klasike që janë bërë për luftërat e shekullit XX dhe ato të shekullit XXI, duke ofruar kështu një hulumtim të thukët e provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare sot.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohesh. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria. Me një mall të pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallëngjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrëfen një histori të ëmbël dhe ironike, tërheqëse si një fotografi bardhë e zi, e gjallë si një përqafim: një histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujtesës, pikërisht atëherë kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri i rrëfyeses është absolutisht i veçantë, në mënyrë të pashmangshme do të gjejë vetveten.
Çmimi: 750 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania