titleToAlt
«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!» «E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.» «Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.» «Më duket se do të ngel në provime.» «Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.» A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
KATRORI HYRJE –DALJET I BABAIT TË PASUR do të zbulojë përse disa njerëz punojnë më pak, fitojnë më shumë, paguajnë më pak në taksa dhe ndihen më të sigurt financiarisht se të tjerët. Është thjesht një çështje e njohjes se nga cili katror të punosh dhe kur. Ke pyetur ndonjëherë veten... • Cili është ndryshimi midis një punonjësi dhe një pronari biznesi? • Përse disa investues bëjnë para me pak rrezik, ndërsa shumica e investuesve të tjerë thjesht janë në prag të falimentimit? Përse shumica e punonjësve shkojnë nga puna në punë, ndërsa të tjerë ikin nga punët e tyre dhe vazhdojnë të ndërtojnë perandori biznesesh? • Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si Bill Gates, Richard Branson, Michael Dell dhe Ted Turner? Të përjashtuar të cilët sot janë super të pasurit e shoqërise.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? I shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë-qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare me të majme e vendbanimet më në modë. Nuk janë më të shkolluar se ju. As më të pashëm se ju! Ndaj dhe, si është kjo punë? Çështja qëndron në faktin se këta njerëz kanë një mënyre më të shkathët për t'u marrë me qëniet e tjera njerëzore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Carol Dweck, pedagoge në Universitetin e Stanfordit dhe psikologe e njohur me famë botërore, në rrjedhojë të dekadave hulumtimi e kërkimi shkencor rreth arritjeve dhe suksesit, na ofron një teori të vërtetë e novatore, që mund të përmblidhet me një togfjalësh të vetëm – pushteti i paimagjinueshëm që ka mendësia jonë. Profesoreshë Dweck shpjegon pse aftësitë dhe talenti që zoterojmë nuk janë të mjaftueshëm për të pasur sukses - suksesi kushtëzohet edhe nga qasja që zgjedhim për ta realizuar si synim: do bëjmë tonën mendësinë e rritjes, apo atë të ngurtësimit .Me mendësinë e duhur, jemi në gjendje të motivojmë fëmijët të permiresojnë notat, po aq sa të arrijmë synime të caktuara, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtesi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes ne çdo fushë të dijes e sektor të veprimtarisë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në shumë pjesë të botës po shfaqet një ndjesi e drejtësisë shoqërore, të cilën të parët tanë as që kanë mundur të ëndërrojnë. Nënshtrimi i një race nga një tjetër, dominimi ndaj femrave nëpër mijëra vite të patriarkatit, dhe zhvlerësimi i njerëzve në bazë të klasës shoqërore janë, për një numër në rritje nga ne, makthe të të shkuarës. Njerëzit e orientimeve të ndryshme gjinore e gjejnë veten gjithnjë e më të pranuar thjesht si njerëz. Racat martohen dhe përzihen me gjithnjë e më pak paragjykime. Eshte një vetëdije në rritje e njëshmërisë së brendshme të gjithçkaje që ekziston, kështu që gjithnjë e më shumë po e shohim një vetëdije dhe merakosje të thellë për të afërmit tanë , për kafshët e panumërta që janë bashkudhëtarët tanë, dhe për vetë planetin. Një vetëdije e tille nënkupton se vërtet ka pakësim të egos te një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve, dhe në disa pjesë të planetit më shumë se në pjesë të tjera. Ky dobësim i egos shkakton rritje të empatisë dhe dhembshurisë përtej përkatësive fisnore, racore, kombëtare, apo religjioze. Janë ato cilësi që na bëjnë vërtet njerëzorë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri botëror i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë.Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në eçurinë e jetës sonë. Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi "inteligjenë emocionale" është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohe që një me IQ mesatare t'i kapë majat e suksesit. Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpermbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenët "i mencur". Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijerisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhenie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Parimi themelor i kësaj faze të ndikimit psikik është i njohur fakti që gjëndjet mendore dhe emocionale psikike jo vetëm që shkaktojnë vibracione të ngjashme me ato që janë të ngjashme në shkallën e vibrimit psikik me një mendje tjetër, por gjithashtu priren të tërheqin dhe t'i kujtojnë personave një person tjetër që vibrojnë në një mënyrë të ngjashme, dhe ata gjithashtu kanë tendencë që të refuzojnë ata persona që vibrojnë në një shkallë vibrimi e njohur si opozitë e vibrimit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Të shkosh nëpër shtatë nivelet e vetëdijes është një lëvizje e kundërt. Në nivelin e vetëdijes personale keni përjetuar veten si një individ me një personalitet të veçantë, duke ju bërë një person të veçantë dhe të ndryshëm nga pjesa tjetër e njerëzimit. Në nivelin e vetëdijes së njerëzimit ju keni marrë pjesë në eksperiencat e të gjitha qenieve njerëzore. Vetëdija amfibe ju solli në kontakt me formen e jetës tjetër në Univ¬ers. Këtu vetëdija juaj është e përqendruar ende në një drejtim. Kur ju shikoni me sytë tuaj fizikë, ju shihni vetëm atë që është para jush. Çfarë është në të majtë, në të djathtë, lart, poshtë dhe prapa nuk është e dukshme. E njëjta gjë vlen edhe kur syri shpirtëror shikon në botet e brendshme, ose në botët shpirtërore.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Brenda vetes ju keni qëndrën tuaj, "Diellin" tuaj të brendshëm, ajo forcë e cila është gjithmonë aty duke ju dhënë jetë dhe dashuri, dhe duke gjetur qendrën tuaj, Diellin tuaj të brendshëm, dhe duke punuar me të me udhëzuesin tuaj të brendshëm është një vlerë e madhe. Nuk ka hyrje të mëtejshme që është e nevojshme për momentin, kështu që une tani do të përshkruaj metodën vetë, se si ju mund të merrni kontakt me udhëzuesin tuaj të brendshëm dhe të punoni me këto energji të ndryshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çelësi për kuptimin e brendshëm është misteri i natyrës krijuese i quajtur Sfinks.Cfarë është Sfinksi? Imazhi më i shquar dhe më i famshëm është Sfinksi i Madh i Egjiptit dhe ndoshta ne jemi më të njohur me të. Sfinksi Egjiptian, a nuk janë të gjitha Sfinkset, një kafshë e përbërë, edhe pse kjo nuk është aq evidente në shikimin e tyre. Një Sfinks është - një udhëheqës i një njeriu - me krahë shqiponje, trupin e një luani dhe bishtin e këmbët e një demi! A mos janë ata katër shenjat fikse të zodiakut? Njeriu-uji, demi-toka, akrepi-ajri, luani-zjarri? A nuk është e vërtetë, sic e kam thënë, se këto janë forcat që përbëjnë planin tonë fìzik të Tokës? Prandaj dua t'ju kërkoj të pranoni idenë se një Sfinks është një simbol okult i planit fizik.Nga ajo që ju tashmë dini për forçat thelbësore dhe manifestimet e tyre, si mund të jetë gjë tjetër?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për t'u kthyer në Shtyllën e së ardhmes. E ardhmja ekziston si një lloj hije e Botës e hedhur kundër një lloj ekrani, një ekrani të kundërt të kujtesës! Dhe, çfarë do të jetë e kundërta e kujtesës? Une do të them se ishte imagjinata, e kombinuar me dëshirën, që bën një foto-imazh, një vend ku ju mund të pro¬jektoni qendrën e ndërgjegjes tuaj dhe të lëvizni deri diku, edhe të gjallëroni, dhe të shijoni të ardhmen e gjallë deri në një masë. Duke njohur /mësuar Pemën e Jetës, ashtu si kemi, mësuar Forcat e lidhura me të, atë që ju jeni duke bërë, dhe duhet të jetë në fund të fundit e mundur që të zhvilloni disa energji elektrike të drejtimit mbi jetën tuaj dhe në këtë mënyrë të ardhmen tuaj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
NË VERËN PËRVËLUESE TË LONDRES së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botes. Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Sic pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët. Ja si u përgjigj, "Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me z. Disraeli, mendova se isha une personi më i zgjuar në Angli." E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte ai që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli. "Cabane u ofron këshilla të zbatueshme dhe një guide praktike liderëve që duan të përmirësohen, pa kompromentuar integritetin apo autoritetin." Laura Tang, CEO, Time Inc. "Cabane na ka bërë një nder të madh. Ajo ka ndërthurur shkencën e palëkundshme me rrëfimin përfshirës duke sjellë një trajtim udhëzues, të rolit të karizmës në lidership - një temë të cilën (deri tani) e kuptonim shumë pak". Robert B. Cialdini, autor i librit Influence "Miti i karizmës" është i lehtë për t'u lexuar. Ai bashkon historitë dhe studimet, strategjitë dhe zbatimet, teknikat dhe praktikat". New York Journal of Books Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur - ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, sic Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo. Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvard-in dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj. Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni. Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çfarë ka pas vdekjes? Jemi të destinuar në asgjë apo mund të shpresojmë në një tjetër dimension, në një tjetër univers jetik? Sipas dëshmive të mbledhura në këtë libër, nga persona të rikthyer në jetë pasi ishin shpallur klinikisht të vdekur, e Përtejmja ekziston dhe është një vend i mrekullueshëm.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Ekziston një force e aftë për të lëvizur objekte, edhe të renda, pa pasur asnjë kontakt me to. Një force e tillë varet vetëm nga prezenca e qënieve njerëzore".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vetëm atëherë kur dashurojmë, arrijmë të kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese. Nëse ja doni të mirën vetes, kjo do të thotë se keni mësuar sa vleni, por që njëkohësisht nuk gjykoni se vleni më tepër se të tjerët. Para se të jeni frymëzuar qoftë edhe pjesërisht nga bukuria juaj burimore, nuk ka pikën e kuptimit që të luftoni me të metat dhe problemat, sepse ato thjesht nuk keni kohë për ti zgjidhur. Kulmi i dashurisë ka të bëjë me njohjen e vetes si qenie dashurie, ku përmes të dashuruarit e përjeton thelbin e vet. Qëllimi final është që ta ndieni në vijimësi dashurinë në veten tuaj, si krijesë dashurie!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara. Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndesi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator. Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Trupi nuk është diçka thjesht fizike, pasi në të përfshihen edhe aspekte jo fizike si vetëdija dhe mendja, të cilat varen nga Prana; jeta nuk mund të ekzistojë pa to. Të gjitha qelizat e trupit tonë janë prototipat tanë dhe bëjnë të mundur prodhimin e klonit individual të secilit praj nesh. Prana është sinonimi i frymëmarrjes, e cila kërkon oksigjen dhe në këtë kuptim, oksigjeni dhe Prana mund të konsiderohem si ekuivalentë. Oksigjeni ekziston në sasi fizike dhe përmasat e molekulave të tij futen në sferën e nanoteknologjisë. Ai luan një rol thelbësor në të gjithë proceset kimike dhe metabolike të trupit, duke filluar që nga ADN-ja. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Swami Ramdevi duke vënë në funksionim përdorimin e Prana-s dhe nivelin e nano-s nëpërmjet ushtrimeve si Pranayam-i. Për shkak sasive të ndryshme të oksigjenit pranajamik të futur në trup mund të shkaktohen sëmundje serioze si goditje në zemër, angina, reumatizma e shumë të tjerë, por falë ushtrimit të Pranayam-it këto mund të trajtphen me sukses. Pranayam-i ofron sasinë optimale të oskigjenit neqelizat e gjakut dhe është vërtetuar shkencërisht se duke vënë në lëvizje dhe duke u dhënë energji pjesëve të brendshme të trupit, Pranayam-i ndihmon për një shëndet të mirë dhe një jetë pa shqetësime për shkak të sëmundjeve apo humbjes së besimit dhe mungesës së mendimeve pozitive.” - Fragment nga libri.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë e njohin një çift si Xheku dhe Grejsi. Ai është i pashëm dhe i pasur, ajo plot sharm dhe elegancë. Ai një avokat i përkushtuar që nuk ka humbur asnjë çështje, kurse ajo një shtëpiake, kopshtare e kuzhiniere e patëmetë dhe shumë e dhënë pas së motrës me aftësi të kufizuara. Edhe pse sapo janë martuar, duket sikur i kanë të gjitha. Ndoshta nuk doni t'i pëlqeni, por ja që do të ndodhë pikërisht kështu. Do të magjepseni nga qetësia dhe rehatia e shtëpisë së tyre, nga darkat e këndshme që organizojnë dhe do t ju lindë dëshira ta njihni pak më mirë Grejsin. Por kjo do të jetë e vështirë kur të kuptoni se Grejsi dhe Xheku janë të pandashëm. Këtë të tyren, disa mund ta quajnë dashuri të vërtetë, kurse të tjerë mund të pyesin veten pse Grejsi nuk përgjigjet kurrë në telefon ose pse nuk del kurrë për kafe, paçka se nuk punon. Si është e mundur që gatuan vakte aq të shijshme dhe është aq elegante? Disa, ndoshta pyesin veten se çfarë ndodh në të vërtetë pas darkave festive dhe pasi porta e shtëpisë mbyllet.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Libri “Shkenca e Pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ligji i Tërheqjes, ligj ky që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete më të mirë, bazën e ka në librin e Wallace Wattles. Ky libër është themeli i filozofisë së “Mendimit të Ri Amerikan”. Vepra të tëra janë bazuar nga ky libër i cili është botuar në miliona kopje nga botues prestigjioz si Penguin Books. Libri fund e krye bazohet në filozofinë Hindw, e tëra është një, një është e tëra.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania