Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ja vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend , të cilin mendonte se e kishtë lenë përgjithmonë pa shpine, për tu kujdesur pëe vajzën adoleshente që la pas e motra. Por Xhulsi ndjen frikë. Është shumë e friksuar, nga kujtimet që i ka varrosur prej kohësh, nga mulliri, nga bindja se Nela nuk do ta vriste kurrë veten. Dhe, më shumë nga çdo gjë tjetër i trembet ujit vendit që quajnë Pellgu i Mbytjes..
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha. Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet me të njohura në mbarë botën.Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e goroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot. Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtepine e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-t krijoi një zhaner të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze. "Gruaja me të bardha" nga Wilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi me menjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative. Fokusuar në ngjashmerinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante - Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmone me të bardha e bionde dhe Laura e pasur - "Gruaja me te bardha" pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçante në letërsinë botërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një djale+ dy zogj ninxha= grabita më e madhe e artit në histori. Njihuni me Dilan Hjunë: Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes. Ai njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç shije patatinash pëlqen secili shofer. Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Skelling është një histori sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar është libër për fëmijë, sepse ata do ta lexojnë e do ta kuptojnë me qejf, sepse edhe protagonistët janë fëmijë, por më besoni, ai është gjithashtu një libër për ju, sepse është libër për të gjithë, dhe autori e di këtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili) në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri) Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshihen edhe të tjera tekste si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni , apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave eseistike të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, po nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta zgjeruar vëllimin i ka lënë vendin sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë-vullnetit të autorit
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Peni është gati të përballet me botën, e vetme, teksa fillon vitin shkollor Noah është zhdukur, pasi e ka mbyllur më herët turneun e tij botëror dhe askush, përfshirë edhe Penin, nuk e di se ku ndodhet ai. Kështu që Peni, kur pranon ftesën për të vizituar shkollën e arteve ku studion Megani, ka një mundësi për të bërë shoqëri të reja. Ndihma ndaj të tjerëve duket të jetë mënyra më e mirë për të marrë veten. Elioti tani ka nevojë më shumë se kurrë për miqësinë e saj. Po kështu edhe Pouzi që lufton me frikën ndaj skenës. Po, a do ta hutojë sa duhet bukuroshl skocez Kallum? A mund të jetojë Peni e qetë, kur fantazma e Noah i duket se e ndjek pas gjithandej?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jojo Mojes është romanciere dhe gazetare. Ka punuar për gazetën Indipendent për dhjetë vjet,para se të largohej për t'iu kushtuar shkrimit me kohë të plotë. Romanet e saj të mëparshme janë pritur shumë mirë nga kritika dhe përfshijnë titujt: Unë më parë se ti, - një libër i mrekullueshëm -vazhdimin e të cilit rënjon edhe titulli i tanishëm «Pas Teje», Anija e nuseve, Vajza që lëmë pas, Një plus një dhe romani lirik Letra e fundit nga i dashuri yt. Jeton në Eseks me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar. Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuaie dhe me shumë seks apel, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës. Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni. Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës - dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë. Duke qenë historia e një dashurie të thelië, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shtyllat e Tokës rrëfen historinë e Filipit , kryemurg i Kingsbrixhit, një murg i devotshëm dhe i shkathët, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota ; historine e Tomit , muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet ; atë të Ledi Alienës së bukur e të pakuptueshme , që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë… dhe historinë e luftës ndaj të mires dhe të keqes , që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait. Një rrëfenjë epike , magjepsëse e ambicies , e anarkisë dhe e pushtetit absolut , e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit te dymbëdhjetë , kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it. Me këtë libër , Follet-i rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm...Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit , me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme .Duke filluar me një mister që hedh hijen e vetë , rrëfenja është një valëzim i tensionit , pasigurisë ,veprimit me ritëm të pametë ,intrigës, dhunës ,lakmisë , trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë.Nje roman që të zbavit, të meson dhe të kënaq në një shkallë të madhe . - Publishers Weekly
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndër librat bestseller më të dashur në botë , “Gruaja e togerit frëng “ është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore , në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes. Çarls Smithson , një burrë i ri në prag martese ,që gëzon një pozitë shoqërore për tu pasur zili , njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin . Ajo nuk ia ndan sytë detit ku është zhdukur togeri frëng , për të cilin të gjithë thonë se ka qenë dashnori i saj . E dënuar nga opinion publik , e pakuptuar as nga ata që i qëmdrojnë pranë , e reja mbart një sekret të madh , një pasion të papërmbajtshëm dhe një ankth për lirine që mund t’i thyejë të gjitha rregullat e hekurta të moralit viktorian .Çarlsi bie në dashuri me Sarën dhe bëhet njëherazi viktimë dhe bashkëpunëtor i këtij rebelimi . Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërise së asokohshme , ndërsa kapërcimi i pengesave do të përmbysë paragjykimet e vetë personazheve , por edhe të lexuesve . I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës angleze , romani “ Gruaja e togerit frëng “ është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të letërsisë postmoderne . I mbushur me mistere magjepsëse që kërkojnë zgjidhje , por zgjidhjet fshihen deri në faqen e fundit. Edhe më tej . Kur e mbarova , e nisa përsëri, duke kërkuar gjurmët që nuk i kisha vën re më pare , duke analizuar fillimin , tani që njihja fundin. The New York Times Një roman – lojë i mrekullueshëm , ku gjetjet e shkëlqyera postmoderne i shtohen mprehtësisë së personazheve klasike . Time Magazine Një sukses i shkëlqyer … një shkrim i zjarrtë , si dhe një shembull i patëmetë rrëfimtarie. Financial Times Edhe sikur ta lexoni disa here këtë libër , do gjeni gjithmonë diçka të re dhe do bini gjithmonë në dashuri me Çarlsin e ngratë . Daily Mail
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur të të jepet mundesia ta jetosh jetën përsëri e përsëri,deri sa , më në fund, ta bësh ashtu sic duhet? Një natë të stuhishme me dëbore ,më 1910,në Angli lindi një fëmijë dhe vdiq pa marrë ende frymën e pare. Një natë te stuhishme me dëborë,më 1910, në Angli lindi një fëmijë dhe jetoi për të treguar historinë. Po sikur te kemi nje mundësi të dytë për gjithçka ? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje ?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Secilin nga vargjet e Tagores e shoqëron një delikatesë e madhe që, në të vërtetë, është teknika kyçe me të cilën strukturohen poezitë e tij. Vargjet e tij mbarësojnë në vete copëza metafore të cilat, secila më vete, shpërfaqin copëza idesh që së bashku formojnë mozaikun e mrekullueshëm që paraqet vepra. Mozaik i cili brum ka etjen e pashuar të Tagores për liri, dashuri e paqe. Kur shkruan për Tagoren, kritikut i imponohet shumë natyrshëm butësia e çiltërsia në shkrim. Kjo ngaqë mishërimi me tekstin e tij është i paevitueshëm dhe çdo gjë që tentohet të shkruhet për veprën e tij, del si kontinuitet i ideve e motiveve të vargjeve të veprës që janë të ngjeshura me butësi e çiltërsi.”- Fatbardha Statovci. “Kjo përmbledhje e përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze nga Rabindranath Tagore fitoi Çmimin Nobel në vitin 1913, si një nga përmbledhjet më domethënë se me poezi të shkruara në histori, me arsyctimin e Komitetit te Çmimit Nobel si vijon: “Për shkak të vargut të tij thellësisht të ndjeshëm, të freskët e të bukur, me të cilin, me një afinitet të përsosur, ai e bëri mendimin e tij poetik, të shprehur me fjalët e tij angleze, pjesë të letërsisë perëndimore”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Europë, viti 1914, koha kur Fuqitë e Mëdha janë në garë me njëra-tjetrën për rritjen e influencave të tyre të çdo lloji në botë, por sidomos në Ballkan. Agjentët sekretë të këtyre vendeve veprojnë në terren, të kamufluar nën petkun e arkeologut, arkitektit, historianit apo sipërmarrësit dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të zbuluar lojën e kundërshtarëve. Pikërisht në këtë periudhë, byroja e njohur si më sekrete dhe më e respektuar e të gjitha byrove të spiunazhit botëror, me emrin Drejtoria e Përgjithshme për Hetim dhe Shqyrtim e Britanisë së Madhe, merr përsipër të hetojë nga afër një problem kyç për atë vetë. Burri i vjetër – njeriu që lëvizte në prapaskenë të gjitha fijet e agjenturës angleze të spiunazhit të asaj kohe – organizon misionin e katër agjentëve të tij në Ballkan dhe në vende të tjera të Europës. Nëpërmjet këtij misioni përpiqet të kuptojë lojën e Merimangës – kundërshtarit të tij më të fortë dhe me ndikim të madh në Berlin, Vjenë dhe në Ballkan. Ndërkohë që ky mision ende vazhdonte veprimtarinë e vet, një ngjarje e rëndë trondit botën: në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjës, vritet arkiduka Franc Ferdinandi, princi trashëgimtar i Perandorisë Austro-Hungareze së bashku me të shoqen, nga serbë të lidhur me Shërbimin Sekret Ushtarak të Beogradit. Është 28 qershori i vitit 1914. Por cili qe roli i agjenturave sekrete të Fuqive të Mëdha në këtë ngjarje, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore? Ç’fat i priste agjentët që vepruan në Ballkan në këtë periudhë? Çfarë zbuluan ata në kancelaritë e kryeqyteteve të këtyre vendeve, cilat qenë konfliktet, kush i nxiste dhe si krijoheshin opinionet për zhvillimet e ngjarjeve në këto territore në atë periudhë? Përmes historisë së tyre, autori do të na bëjë të përjetojmë një Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe Europë në prag të Luftës së Parë Botërore. Një thriller historik i mrekullueshëm nga autori anglez Robert Willton, përkthyer mjeshtërisht nga Diana Çuli.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Një aventurë Dahleske, enigmatike dhe argëtuese.”- Katherine Woodfine, shkrimtare. Durkusi nuk mund t’u besojë syve kur sheh një insekt të stërmadh të bjerë nga këmba e pantallonave të një komshiu te ri e të tmerrshëm. Ai eshtë një brumbull gjigant dhe duket sikur kërkon te komunikojë. Por, si mund të jetë një djalosh shok me një brumbull? Çfarë lidhje ka brumbulli me zhdukjen e babait të tij e me shfaqjen e Lukrecia Katërit, një grua që adhuron bizhuteritë e frikshme?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Luka ndodhej në shtëpinë mbi pemë, bashkë me vëllain e madh, Zakun, por i bëhej çiçi. Kur u kthye, vëllait të padenjë, që nuk kishte lexuar kurrë në jetën e tij asnjë libër me vizatime, i qenë dhënë superfuqi, me detyrën për të shpëtuar jo një, po dy universe. Luka u tërbua! Zakut as që i pëlqenin librat me vizatime! Por ja që duheshin shpëtuar botët dhe dikush duhej të sigurohej se Zaku do ta bënte siç duhej atë punë. Sidomos kur ai nuk vishte as pelerinë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Botimi "Çështja e çuditshme e dr. Xhekillit dhe z. Haid" është një kombinim tepër interesant i trillerit fantastik dhe i alegorisë morale, ku përshkruhet përballja e ashpër ndërmjet dy personaliteteve të kundërta të shpirtit të një njeriu: njëri në thelb i miri dhe, nga ana tjetër, i keqi. Portretizimi inteligjent dhe i ndjeshëm i natyrës së dyfishtë të njeriut zbulon në këtë rast Stevensonin si një shkrimtar mjeshtëror dhe origjinal, fuqia e të cilit, megjithëse kohët kalojnë, të mbetet gjatë në kujtesën tënde.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Ky është romani i shumëpritur më i ri nga autorja, e cila prej 2012-ës është bestseller dhe para jush ka sjellë një vepër të endur hollë e plot elegancë…” Sunday Express
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shqipërime të Shekspirit nga S. Luarasi:Mbreti Lir, Rikardi II,Rikardi III, Si ta doni,Tregtari i Venedikut, Komedia e gabimeve.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania