Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm. Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët. "
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër. Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare? Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Si të shuajmë sherrin para se të na djegin flakët e tij? Si të komunikojmë me fëmijët? Si t’i bëjmë gratë të na dëgjojnë? Si të zbulojmë gënjeshtarët? Përse gratë kurrë nuk harrojnë? Si të krijoni familjaritet që në takimin e parë? Si të dallojmë sinjalet erotike?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Psikologjia e turmave” trajton turmat dhe formimin e tyre. Kur flasim për morfologjinë e turmave, duhet të kemi parasysh se duhen dalluar forma tepër të ndryshme turmash dhe drejtime të kundërta të zhvillimit të tyre. Ka turma tepër kalimtare dhe të tjera jashtëzakonisht jetëgjata; ka turma homogjene që përbëhen nga individë të ngjashëm, dhe turma johomogjene; ka turma të natyrshme dhe artificiale, kohezimi i të cilave, veç të tjerave, kërkon edhe një shtrëngim të jashtëm; ka turma primitive dhe turma të strukturuara me një organizim tepër të lartë. Por, për arsye që ende nuk janë zbuluar, do të dëshironim të vinim një theks të veçantë mbi një dallim që në vepër është shpërfillur nga autorët tanë; e kam fjalën për dallimin e nivelit të turmave pa udhëheqës dhe turmave me udhëheqës. Dhe në kundërshtim me procedurën e zakonshme, kërkimi ynë nuk do të zgjedhë si pikënisje formimin e një turme relativisht të thjeshtë, po, përkundrazi, ai do të niset nga turma tepër të organizuara, jetëgjata e artificiale. Shembujt më interesantë të formimeve të tilla janë Kisha, bashkësia e besimtarëve, dhe Ushtria, turma ushtarake.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër trajton në mënyrë komode dhe të thjeshtë një eksperiencë të madhe botërore, të traditës dhe asaj shumëvjeçare të autores mbi rritjen e fëmijës dhe gjithashtu tregon që rritja e fëmijës në radhë të parë është zgjedhje dhe përgjegjësi e prindërve. Autorja, tregon se rritja dhe edukimi i fëmijës është i lidhur direkt me veten dhe njerëzoren, dhe sa i zoti është i rrituri ta transmetojë dhe zhvillojë më tej tek i parrituri.
Çmimi: 890 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania