titleToAlt
Haxhi Murati, krahu i djathtë i luftëtarit epik të Kaukazit, Shejh Shamilit, bëhet i famshëm për trimëritë dhe bëmat e tij në sukseset që arriti në luftën çlirimtare kundër rusëve. Por situata ndryshon nga një ngjarje, tisi i mistershëm i të cilës ende nuk është zbuluar. Haxhi Murati hyn në kalanë Vozdvijenskaja dhe u bë e ditur se ai kaloi në anën e rusëve. Sipas disave, kjo ishte pjesë e një plani të përbashkët të tij me Shejh Shamilin, ndërsa sipas disa të tjerëve, kjo ndodhi si pasojë e prishjes së marrëdhënieve midis tyre.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit. Kelile dhe Dimne, me anë të fabulave, i tregon një udhëheqësi të mirë mënyrën se si duhet të sillet ndaj popullit të tij. Kjo është një vepër me origjinë indiane dhe në sanskritisht titulli origjinal i saj është: "Karataka Damanaka". Emri i kësaj vepre është marrë gjatë përkthimit nga emrat e dy çakejve, personazhe kryesorë të disa prej tregimeve në brendësi të saj.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Mevlana Xhelaledin Rumiu është një dijetar sufi që ka jetuar në shekullin e XIII, i njohur në të gjithë botën. Vepra e tij më e rëndësishme, "Mesnevia", ka qenë burimi i frymëzimit në ndërtimin e një qytetërimi qindravjeçar, duke i dhënë vazhdimisht jetë dhe gjallëri njerëzimit. Temat që trajtohen brenda këtyre tregimeve janë pikërisht ato vlera universale, që i gjithë njerëzimi i ka pranuar si të përbashkëta. "Mesnevia" ka qenë për një kohë të gjatë motivuesi dhe fabrika e moralit për shekuj me radhë për mbarë njerëzimin.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski lindi në Moskë në vitin 1821 dhe vdiq në Petërburg në 1881. Është padyshim ndër shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm në Rusi, por edhe në botë. Kryeveprat e tij letrare si: "Krim dhe Ndëshkim", "Idioti", "Demoni", "Vëllezërit Karamazov" etj., mbeten edhe sot e kësaj dite ndër librat më të lexuar. Jeta e shkrimtarit të madh ka patur mjaft luhatje. Fillimisht u dënua me vdekje për shkak të ideve të tij përparimtare, por më pas u fal dhe u internua në Siberi. Mbas kthimit të tij, shëndetlig dhe i mbytur në borxhe, arriti të gjente tek vuajtjet e tij materialin për krijime realiste që karakterizohen nga analizat e thella psikologjike. Libri "Njerëz të varfër", është libri i parë i autorit ku menjëherë spikati forca e thellë depërtuese në psikologjinë e personazheve.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
A keni dëshirë t’i njihni nga afër pesë fëmijët e vegjël? Atëherë ejani t'u trokasim në derë dhe të bëhemi mysafirë në jetën e tyre. Jam i sigurtë që ata do të jenë shumë të kënaqur kur të na shohin. Familja Pepër përbëhej nga tri vajza dhe dy djem. Babai i fëmijëve kishte vdekur. Te gjorët fëmijë jetonin në kushte shumë të vështira. Zonja Pepër punonte natë e ditë për t'u kujdesur për fëmijët. Shpresojmë se do ta lexoni me kënaqësi historinë e nënës dhe pesë fëmijëve që përballuan me durim vështirësitë e jetës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
E. H. Porter u sëmur në moshë të vogë,duke u detyruar ta braktisë shkollën në mes. Për një farë periudhe ajo u mor me muzikë. Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj "Poljana" në njëfarë mënyre ka prezantuar jetën dhe ndjenjat e saj.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Princi i ri Eduard jetonte një jetë luksoze i rrethuar nga shërbëtorë të gatshëm t'i plotësonin çdo deshirë. Tom Kenti i kalonte ditët duke lypur rrugëve dhe netët në një kasolle nën trysninë e një babai tiran. Kur dy djemtë takohen situata komplikohet. Princi, i ngatërruar si Tomi, detyrohet të jetojë një jetë varfanjaku, ndërsa Tomi, padashur, bën jetën e një princi. Dhe nëfund, secili djalë,gjen mbretin në vetvete.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër e shkruar me qëllimin se si duhet të jetë një republikë ideale, për vite me radhë ka qenë burim i pashtershëm për shumë sisteme dhe bazë në formimin e strukturës së republikës moderne. Në dialogët e shumta të Sokratit me nxënësit e tij, Platoni shkruan me mjeshtëri për domosdoshmërinë e parimeve themelore si drejtësia dhe ligjet në themelimin e një republike.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Kishin kaluar plot 23 vjet që nga ardhja në ishull. Sikur të më thonin se do të jetoja 23 vjet i vetëm në një ishull, do ta kisha përqeshur, por isha mësuar shumë me jetën këtu. Kisha mësuar duke e jetuar se ç'mund të arrijë dhe jetojë një njeri i vetëm. Sikur mos të kisha frikë nga kanibalët, mund të jetoja në ishull deri në fund të jetës sime, i qetë dhe i lumtur."- Robinson Kruzo.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Në gjysmën e dytë të shekulli XVII Franca ishte zhytur në kaos të vërtetë, pasi mbreti dhe kardinali ishin në luftë të vazhdueshme. Përsa i përket sigurisë së jetës dhe pasurisë as që bëhej fjalë. Në këtë kohë, dalin nëpah tre mosketierët dhe një djalosh sypatrembur i quajtur D'Artanjan. Të tre mosketierët luftojnë me trimëri për drejtësi dhe liri. Në këtë vepër do të keni mundësi të lexoni ndodhitë plot aventura të këtyre që vërtiten rreth mosketierëve...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë vepër të njohur të shkrimtarit të madh Aleksandër Dyma, do të lexoni peripecitë e Korneliusit i cili merret me kultivimin e tulipanëve, por fqinji i tij cmirëzi nuk rri duarbosh dhe çdo çast mundohet ta pengojë në arritjen e qëllimit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837) poet, shkrimtar dhe dramaturg rus. Veprat e tij, ndër më të mirat e romantizmit rus, kanë frymëzuar shumë shkrimtarë, kompozitorë e artistë, rusë e botërorë. Pushkini njihet edhe si themelues i letërsisë moderne ruse. Ndër veprat e tij më të njohura mund të përmendim: "Eugjen Onjegini", "I burgosuri i Kaukazit", "Vajza e Kapitenit", "Ditari sekret" etj.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
- Mirë Vilhelm. Jeta jote dhe e djalit tënd varet nga zotësia jote. Pa provoje të godasësh një mollë mbi kokën e djalit tënd nga 100 metra largësi. Pas këtij propozimi, fytyra e Vilhelmit u zverdh e tëra. Njerëzit ishin gati për protestë dhe mezi i mbante vendi. - Imzot, mos e kërkoni nga unë një gjë të tillë! - tha Vilhelmi dhe djersët po i rridhnin nga balli. - Nuk mund t’ia bëni një babai këtë. - Babi, unë nuk kam frikë.Ti je gjuetar i zoti. Unë jam gati, - i thoshte i biri. - Mjaft! Le të fillojë spektakli, sot dua të shikoj teatër! Vilhelmi ishte zverdhur i tëri. Pa njëherë Geslerin, pastaj turmën që kishte heshtur e tëra. Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën. Gratë kishin ulur sytë përtokë, ndërsa burrat nuk gjenin guximin të shikonin.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Një jetim i cili jeton me tezen e tij Poli dhe që gjithnjë hyn në telashe. Ka një zemër fisnike dhe di të jetë shok i mirë. Me të, gjithçka është aventurë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton në një han i cili quhet "Admiral Benbou". Ai atje jeton më të atin dhe më të ëmën. Një ditë tek dera e hanit shfaqët një burë i çuditshëm. Ai u thoshte njerëzve të tjerë që ta thërrisnin vetëm "kapiten". Ai jetoi një kohë të gjatë atje. Ditën ai shkonte të vështronte tek gjiri ose ulej tek shkëmbinjtë dhe vështronte përtej detit më një dylbi prej bakri. Netëve ai ulej pranë zjarrit dhe pinte rum. Një ditë ai e hoqi mënjanë Xhim Houkinsin dhe i premtoi një monedhë argjendi në qoftë së Xhimi do ti bënte sytë katër që të shikonte një njëri më këmbë të prerë. Për të kuptuar më shumë mbi aventurën e Xhimit dhe thesarin, lexoni librin.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Historia e disa njerëzve të humbur, të cilët mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Profesori Pierre Aronnax, i shoqëruar nga Kapiteni Nemo dhe burra të tjerë realizojnë eksplorimin e shtratit të detit dhe krejt këtë e shijojnë me anijen Nautilus.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të Ietërsisë: Majkëll Hençardit. Libri hapet me Hençardin e dehur, që shet gruan dhe të bijën në një fushë ankandi dhe menjëherë, pasi bëhet esëll, e ndjek pendimi ndaj këtij akti të turpshëm, por edhe ngritja deri në pozicionin e Kryebashkiakut të Kastërbrixhit. Gjithsesi, e kaluara e turbullt e përndjek si fantazmë, kur e shoqja dhe e bija shfaqen, ndërsa pasuria e tij financiare dhe emocionale vihen në rrezik nga ngritja këmbëngulëse e rivalit të vet, skocezit finok Donald Farfre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Korrespondenca e publikuar këtu do të vlerësohet nga disa lexues si një kontribut për letërsinë moderne, si një dokument i kohës, nga të tjerët ndoshta si një roman në formë letrash, historia e një miqësie dashurore shpirtërisht e përshpejtuar dhe e një martese, kjo veçanërisht sepse letrat impulsive të gruas qëndrojnë para së gjithash në plan të parë. Ato hyjnë brenda të fshehtave, kur udhëtimet e përbashkëta dhe bashkëjetesa pak e ndërprerë nuk jepnin asnjë shkas për të shkruar. Letrat lejojnë përfundime, si të llojit personal ashtu edhe të atij teknik të veprës, të cilat edhe në kuptimin e përgjithshëm mund të jenë shumë të vlefshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Anna, soror...” është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten për autorin thelbësore e të dashura gjer në fund. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij. “Me Anna, soror...“ kam shijuar të parën herë privilegjin sipëror të romancierit, që të shkrin e të bën njësh e të pandarë me personazhet, a të lëshon të pushtohesh prej tyre. Gjatë atyre pak javëve, gjithë duke vijuar lëvizjet e duke ruajtur lidhjet e zakonshme të jetës, kam rrojtur papra brenda këtyre dy kurmeve e këtyre dy shpirtrave, duke shkarë nga Ana te Migueli e nga Migueli te Ana, me një shpërfillje ndaj gjinisë që e kanë, besoj, gjithë krijesuesit përballë krijesave të veta, dhe që u mbyll gojën me turp njerëzve që çuditen se si një burrë mund të shkëlqejë tek përshkruan emocionet e një gruaje, si Zhuljeta e Shekspirit, Roksana a Fedra e Racinit, Ana Karenina a Natasha e Tolstoit..."-Marguerite Yourcenar.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
"Sekretari Intim" është në thelb i lidhur me aventurën parisiane dhe veneciane të Zhorzh Sandit dhe Alfred dë Mysesë, gjatë viteve 1833 dhe 1834, kur edhe ngjizet romani. Intimiteti i tyre letrar është i ngushtë, shkëmbejnë ide, dorëshkrime, konspekte, punojnë krah për krah, duke lexuar së bashku Hofmanin, ndikimi i të cilit mbi "Sekretarin Intim" është i dallueshëm. Por "Ekzistojnë dy qenie brenda Mysesë: njëra e vetëkënaqur dhe plot sharm, tjetra xheloze, idhnake, e rrëmbyer", vëren Pjer Salomoni, njëri nga biografët më te hollë të Zhorzh Sandit. Romancierja, si princesha Kavalkanti në "Sekretari Intim", do të dëshironte t'i shihte miqtë e vet tolerantë. Xhelozia i udhëheq këta në dyshimet më të pamendta. Një grua mund të nxjerrë në pah pamje të jashtme mendjelehta e plot serbesllëk, duke mbetur e panjollë. "Sekretari Intim" është një piketë e rëndësishme në mendësinë feministe te Zhorzh Sandit. Ajo ngrihet kundër një xhelozie tiranike dhe të padrejtë, të cilën do ta ndeshë edhe një herë tjetër me Shopenin, tipi i princit Karol te vepra "Lukrecia Florani". "Sekretari Intim" reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, "sekretarit intim", mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe të xhelozisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Shoqëruesja” është romani i shtatë i serisë “Kronikat e Forsajtëve”, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, “Kapitulli i fundmë”, ndjek familjen Çerëll dhe “Shoqëruesja” është romani i parë i kësaj trilogjie. Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do. Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t “për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve”. “Një satirë shoqërore e përmasave epike... një komedi e tërë mbi formalitetin shoqëror, bindëse si në besnikërinë e saj ndaj jetës dhe si vepër arti.”- The New York Times. “Histori të tilla John Galsworthy i shkruan ne mënyrë të shkëlqyer; romancat e trazuara, rastet gjyqësore dhe skandalete vendosura në mesin e klasave të larta angleze janë një territor i njohur për të.”- Heavenali. “Kohërat ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë. E megjithatë, ndaj këtyre dy motrave (... Dini dhe Kler ...), mund të ndiejmë veç simpati, edhe sot, njëqind vjet më vonë.”- All books about women.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania