titleToAlt
Asnjë re nuk shihet në qiell, dhe bie një rrebesh i vertetë, dedhet nektar, sepse nektari është vetë natyra e ekzistencës. “Mendejen e pushton një gëzim i pafund” – dhe ti vallezon, i pushtuar nga gëzimi, sepse nuk ka mbetur asnjë lloj dëshpërimi. Dëshpërimi ekziston në verbërinë tënde. Dëshpërimi ekziston brenda egos tënde, brenda panatyrshmërisë tënde. Kjo gjë kalon. Duke parë kudo përreth mirënjohjen, të vërtetën, ti vallëzon, i pushtuar prej gëzimit të pafund... ...rrebesh në qiell të pastër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jeta ime mbeshtetet ne njohje dhe njohja eshte nje permase krejtesisht ndryshe. Niset nga dyshimi,jo nga besimi. Sapo te besosh ne dicka, ti resht se zhbiruari. Besimi eshte nje nga helmet qe e shkaterrojne me shume inteligjencen njerezore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Meditimi është aventurë, një aventurë në të panjohurën… aventura më e madhe që mund të ndërmarrë mendja njerëzore. E me aventurë unë kuptoj faktin se nuk mund të edukohesh përmes saj. Para së gjithash, nuk mund të dish asgjë qysh më përpara. Nëse ti nuk di, nuk mund të dish. Gjithë ç’mund të thuhet, në analizë të fundit nuk do të thotë asgj; e vërteta mbetet e pathënë. Është thënë shumë… është thënë shumë në lidhje me asgjë. Gjithsesi nuk është shprehur as dhe një fjalë e vetme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për fat të keq, deri tani nuk ka ekzistuar e nuk ekziston asnjë vend në rruzullin tokësor, asnjë shoqëri apo shtresës shoqërore, në të cilën dhembja të mos shtypet brenda vetes, pra, që të mos ndrydhet e te mos ndryhet. Të gjitha shoqëritë janë ndërtuar duke u mbështetur mbi dhembjen. Përvec dhembjes, shtypet e trysnoset edhe kënaqësia; kjo e fundit shpjegohet me faktin që, kur ju nuk jeni shumë i lumtur, nuk do të jeni kurrë as shumë i palumtur dhe as shumë fatkeq.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Per habine e vet, ai zbulon: "çfare misteri i madh fshihet te vdekja! Ajo çka une e quaj vdekje dhe ikje prej saj, ne te vertete eshte burim i nje jete me te larte". Prandaj dhe une them: hyr me deshire tek vdekja qe te arrish jeten.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të gjitha sistemet janë të mrekullueshme. Sistemet e Hegelit, të Kantit e të Marksit janë të shkëlqyera, e vetmja zbrazëti në to, d.m.th e vetmja e metë, është se ato janë të vdekura. Unë nuk kam sistem. Sistemet janë të detyruara të vdesin, ato nuk mund të jenë të gjalla. Une jam një josistematik, një përrua i crregullt; madje nuk jam as edhe nje person, jam vetëm një proces.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“… Kërkuesit se të vërtetës i duhet ta fillojë nga kjo pikënisje; cfarëdo që t’ju ketë ndikuar shoqëria, cilido që të jesh, flake këtë. Përvec teje askujt nuk i është dhënë mundësia të depërtojë në të fshehtën e qënies tënde. Askush nuk është asgjë për ty; cfarëdo që të thonë për ty, të gjitha gënjeshtra.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Për meshkujt është mëse e natyrshme lufta, ndeshja. Mashkulli njeh vetëm një mënyrë per të fituar; vetëm nepërmjet luftës. Femra njeh vetëm një mënyrë tjetër për të fituar: vetëm ndërmjet kapitullimit. Mashkulli mund të pësojë disfatë, madje edhe kur fiton, kurse femra fiton edhe branda disfatës. Ky është dalimi mes tyre – e madje tejet i bukur. Femra lëviz në drejtim të kundërt me mashkullin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vdekja është e fshehta më e madhe e jetës. Në jetë ka shumë fshehtësi, por asnjëra nuk krahasohet me vdekjen. Vdekja është kulmi, kreshendoja. Njeriu i frikësohet asaj, sepse humbet, shkrihet në të. Njeriu frikësohet për shkak të egos – egoja nuk mund t’i mbijetojë vdekjes. Ajo mbetet në këtë breg kur ti fillon të lëvizësh drejt bregut tjetër; ajo nuk mund të vijë bashkë me ty.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Trinia kristiane është një mashtrim. Zoti, Shpirti i shenjtë dhe i vetmi bir i Zotit, Jezu Krishti… janë mashtrime. Jezu Krishti në nëntëdhjetë e nëntë për qind është gënjeshtër dhe vetëm një përqind është realitet. Duke qënë njeri, ai është I vetmi nga trinia që paraqet një përqind realitet. Dhe të gjitha mrekullitë e kryera prej tij janë trillime. Ecja mbi ujë është një përrallë; ngjallja e të vdekurve është absurditet’lindja nga një virgjëreshë është mashtrim. Ai nuk ka vdekur në kryq, prandaj për kryqëzimin e tij as që bëhet fjalë. Ai thjesht është arratisur nga një shpellë dhe denimi I tij ishte një marrëveshje midis mëkëmbësit të Judesë, Pont Pilatit, dhe pasuesve të jezusit. Pont Pilati ka qënë kundër kryqëzimit te Jezusit dhe e vuajti atë dënim. Por ai nuk mundi të bënte asgje
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të jepesh do të thotë t’i jepesh jetës, t;i jepesh burimit, prej të cilit keni ardhur dhe ku, dikur do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Të jepesh do të thotë t;i besosh oqeanit. është e natyrshme, se cfarë mund të bëjë përvec kësaj vala? Vala është e detyruar t’i besojë oqeanit; i beson apo jo oqeanit, ti mbestesh pjesë e oqeanit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ekziston dicka në jetën e Jezusit, vecanërisht ne mesazhin e tij, qe ka thyer barrierat e që i jep formë realitetit psikik ku jetojmë. Nuk ka rëndësi se sa janë zhvilluar interpretimet e herëpashershme, manipulimet, paragjykimet dhe steriotipat që janë vënë kundër mesazhit të tij: pavarësisht nga të gjitha këto, fjala vazhdon të jetojë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Joga ka ekzistuar për shumë, shumë shekuj para se të shfaqej Patanxhali. Ai nuk është zbuluesi i parë, por praktikisht u bë zbuluesi i parë dhe themeluesi vetëm nga ky kombinim i rrallë i individualitetit të vet. Shumë njerëz punuan para tij dhe pothuajse gjithçka ishte e njohur, por joga priste Patanxhalin. Dhe, befas, kur Patanxhali filloi të flasë për këtë gjë, gjithçka u vu në rrugën e drejtë dhe ai u bë themelues. Ai nuk ishte themeluesi, por individualiteti i tij ishte në vetvete një kombinim i tillë të kundërtash, madje mund të themi se ai bashkonte në vetvete pikërisht këtë element të pakombinueshëm, saqë u bë themelues apo pothuajse themelues. Këtej e tutje joga gjithmonë do të jetë e njohur bashkë me Patanxhalin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"...per te qene te shendetshem menderisht duhet te kalojme shume marrezira. Duhet thjesht vetem te kuptosh, nuk ka nevoje te besh asgje. Une nuk te mesoj te besh dicka, nuk duhet bere asgje: thjesht vrojto. Vrojto gjithnje e me shume, sa me shume, me kujdesin me te madh, veshtro ne thellesi. Veshtro ngjyrimet me te holla per cdo lloj ndryshimi qe ndodh brenda teje. Vezhgo cdo gje, pa e gjykuar, pa paragjykime. Dhe ky lloj vrojtimi do te te perfshije, do te te beje te vetedijshem. Qellimi i gjithe jetes eshte dhe gjendet teresisht ketu: Te krijosh sa me shume zgjuarsi, te krijosh sa me shume ndergjegje...".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Njeriu është i dënuar, mbi të rëndon mallkimi i lirisë. Megjithatë njeriu mund ta përdorë lirinë në dy mënyra. Ai mund t’ia kundërvërë lirinë e vet vullnetit të së tërës dhe të shkaktojë konflikt. Në këtë rast jeta e tij do të mbushet me dhimbje, hidhërim e shqetësim – njeriu do të dështojë. Dikush tjetër mund ta kthejë lirinë e vet në një pikë kapitullimi para së tërës dhe jeta e tij do të mbushet me mirësi, këngë e vallëzim. Dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar? Në cdo pikëpamje ky njeri do të jetë fitimtar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Energjia gjithmonë rrjedh nga mashkullorja te femërorja. ndërkohë që s"ka rëndësi nëse kjo dukuri ndodh jashtë apo brenda trupit . Në qoftë se energjia seksuale e trupit fizik rrjedh te trupi lëndor femëror i brendshëm, atëherë ajo nuk shpërndahet. Në këto kushte ndodh brahmaçarja. Kështu. energjia rrjedh vazhdimisht brenda. Ajo mbërrin plotësisht deri te trupi i katërt. Pas trupit të katërt brahmaçarja s'ka kuptim. sepse atje s'ka asgjë të ngjashme me mashkulloren apo femëroren.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Osho flet për qënien më “ekzotike” në modelin absolutisht praktik dhe jetësor. Ku qëndron thelbi i shtatë trupave, i energjisë së Kundalinit dhe cfarë e dallon jetën pas vdekjes dhe mundësia e trupëzimit në vijim për njeriun që ka zoteruar vetë trupin e tij fizik prej atij që ka njohur trupin e dytë, të tretë e në vazhdim?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shijoje të ëmblën dhe të hidhurën, të mirën dhe te keqen, vetëdijen dhe pavëtëdijen. Gëzoju që të dyjave dhe do të gjesh ushqim e do të bëhesh shumë i fortë. Forca jote nuk do të jetë aspak e kundërta e dobësisë. Sa më i fortë bëhesh, aq edhe më i brishtë do te jesh.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Kur vjen trishtimi, pranoje. Dëgjoje këngën e tij. Ai ka dicka që mund të të japë ty. Ai ka dhuratën qe nuk mund të ta japë asnjë lumturi, pervec trishtimit. Lumturia është gjithnjë e ceket; trishtimi është gjithnjë i thellë. Lumturia i ngjan valës, pikëllimi të jep thellësinë më të madhe të oqeanit. Në trishtim ti mbetesh vetvetja, mbetesh vetëm. Në lumturi ti fillon të lëvizësh dhe te ndash ato që me njerëzit; në trishtim ti i mbyll sytë dhe zhytesh thellë në brendsinë tënde.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Të gjitha aleancat e vërteta lindin vetëm prej dashurisë. Nëse unë jam i mbushur me dashuri ndaj vetes, ashtu sic jam në të vërtetë, i mirë apo i keq, nëse e gjithë urrejtja dhe neveria janë zhdukur nga mendja ime, nëse nuk i kundërvihem vetes dhe jam i dashuruar me gjithcka që kam në tërësi, atëherë brenda meje do të lindë një personalitet unik. Kështu do te krijohet një personalitet i vërtetë, sepse dashuria, forca shtrënguese, i bashkon elementët e shumëllojshëm, dhe kur aftësitë e ndryshme shkrihen në një te vetme, brenda meje lind një forcë e mrekullueshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Seksi, mendon Osho, vërtet buron nga meditimi, por ai nuk e asgjëson energjinë, pasi energjia kurrë nuk asgjësohet, vetëm ndërron formën. Dhe kur kjo energji transformohet, pra nuk është më vetëm seksuale, lajmërohet energjia e pastër e dashurisë. "Personi seksual nuk mund të dojë" - thotë Osho. "Dashuria e atij personi ka për të qenë vetëm shou (show), shfaqje e rëndomtë, vetëm transparencë. Dashuria e tij ka për të qenë vetëm shkurtore gjer te seksi. Personi seksual nuk mund të dojë vërtet, ai vetëm mund ta eksplorojë atë tjetrin, kurse dashuria është vetëm mënyrë që tjetrit t'i ofroheni, që tjetrin ta përvetësoni". Natyrisht, që ky transformim nuk është i lehtë, pasi shkon në kundërshtim me egon e njeriut, pra qëllimi i tij është edhe shkatërrimi i egos, megjithatë, nëse i qasemi botës së brendshme përmes dashurisë së sinqertë, dashurisë hyjnore, gjithsesi që edhe barriera e egos do të mënjanohet dhe zhduket përgjithmonë. "Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore. Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë." - thotë Osho. Sipas tij, dashuri është momenti i bashkimit përfundimtar të dy qendrave, dhe për këtë ai merr këtë shembull: "Dashuria është fenomen i vërtetë alkimik - mu sikur bashkohen hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe krijohet diçka krejt e re prej atij takimi - uji. Mund të keni hidrogjen sa të doni, edhe oksigjen në sasi të mëdha, por kur të jeni të etshëm, kjo nuk ka për t'ju ndihmuar shumë. Kur dashuria ekziston dhe kur dy qendra takohen e shkrihen njëra në tjetrën - krijohet kualiteti i ri alkimik, dhe mbushullimi është aty. Sikur përnjëherësh e tërë jeta të jetë ndalur - nuk ka lëvizje. Tani ky moment i tanishëm - është i vetmi moment, dhe tani lirisht mund të themi: "Ah, kjo ëmbëlsirë qenka kaq e shijshme!" Madje as vdekja nuk ka kurrfarë rëndësie për njeriun që është duke dashuruar".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania