titleToAlt
Kështu na iku jeta- Duke u endur rrugëve që s’të çojnë askund Duke na ndjekur pas kudo ku shkuam Pendesa shekullore e një çasti. Përgjatë gjithë udhës dëgjuam Jehonën e thatë të harresës së pemëve, Lëngatën e zverdhur të diellit, pamë Si dendësohej para syve tanë Mjegullnaja e pluhurit dhe mëdyshjeve. Toka jonë qe një sferë e zbrazët, pothuaj e padukshme, Që e rrotullonim mes gishtash dhe për qiell Kishim krahë prej bakri të Zogjve të Stimfalit. Me një shkulm të lehtë e të pashmangshëm Era na vërtiti, si gjethe të plakura, Nëpër vise të tjerë, nën qiej të tjerë Po aq të njohur për ne, nëpër rrugë të reja Që ishin njëlloj si rrugët ku ecëm. Koha qe vdekja jonë, fati ynë i vetëm, Mundësia e vetme, e vetmja portë e hapur, Gjersa gjetëm më në fund këtë shtrat të ëndërruar, Ku kishim qenë të ngujuar gjithë jetën.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani, është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit. Gjuha këtu, si në prozën e Gogol -it, është një mënyrë për të krijuar nje jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysëm misterioze dhe ciklike. Hapësira në poezitë e saj, është si pika zero që mund të shohë vetëm jashtë vetes, në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Por poetja sheh brenda përtej paradoksit, dhe në vend të gjykimit, ajo gjen pranim. Një shprehje e zakonshme në këto poezi, mund të zbulojë një konkluzion abstrakt krejt të paparashikueshëm.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Plogeshtia Iliro-Trake Zëri i të vdekurve, na thotë cilët jemi, në ç’botë mendimi, nga vijmë e ku vemi. Përse mori shtrembur, sy qorrë e të vëngjër, fati i mallkuar në zinxhirin e shekujve... Për të njohur gabimet e djeshmes duhet ta shkoni në sitë të gjithë lumin për të kuptuar humbjet e Përpjekjes historinë e popujve ta zgjoni nga gjumi, kohën barbare me kulishët e saj. Të pastrojmë të sotmen, të shihni avenirin ujin mbi sitë do lërë xhevahirët. Një orë e bën një shekull i mendshmi dhe i miri. Do t’u udhëheqin t’i kaloni fqinjët, gjaku juaj i fortë, i pastërt – gjak Iliri; zini radhë të re: brezat Reformimi. I lini kështjellat: muze krenarije, ndërtoni shkolla, tempuj diturije: sa shpejt, sa më parë. Në mos paçi shenjtorë: kishe as xhamije, shkencat dhe artet, flamurë përparimi, do jetë me ju Zoti paskëtaj,- Kështu foli Balsha i parë në bjeshkë e në male iu ndëgjua kushtrimi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema "Rrugëve të Moskës" do të çojë te romani "Muzgu i perëndive të stepës", vjersha "Piramida e Keopsit" do të sillte më pas romanin "Piramida" etj. Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershën "Laokoonti". Studiuesit mund të gjejnë edhe poezi të tjera që kanë parathënë vepra të ardhshme në prozë të autorit. Titulli emblematik "Pa formë është qielli" na çon në fillimet e krijimtarisë së autorit. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakonshme. Ky varg madhështor për atë qiell socialist, jo rastësisht është vënë prej tij në titull. I shpallur si program, dukej sikur poeti 21-vjeçar kërkonte një pamje tjetër të botës, një tjetër qiell, krejtësisht të pangjashëm nga ai rrafsh pa formë, si tru idioti. Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës. Në letërsinë shqipe të atyre viteve ai erdhi si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që nuk e braktisi kurrë, arriti ta çojë fjalën poetike deri në jerm, duke prodhuar një liri që të trembte. Brenda strukturës, që mbetej gjithmonë e ashpër, ajri i poezisë mbetej i qartë si ajër mali. Ajër vjeshte e dimri që janë dhe stinët e tij të poezisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Kristal”, është pasuesi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë herë libri vjen me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej 100 poezish, që përmbajnë këto dy libra, përfaqësojnë pjesën më të mirë të gjithë krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni dyzetë poezi të zgjedhura nga shkrimtari i madh Ismail Kadare. Disa poezi edhe të kësaj përzgjedhjeje autoriale të Kadaresë kanë përfundim të papritur, paralajmërohen ngjarje, përplasje, shantazhe; na shfaqet një artikulim imagjinativ i shkallës së lartë. Por kjo duhet shikuar si një aftësi e poetit, që shqetësimeve personale u jep dimensione kombëtare.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Palimpsest”, është libër i autorit Martin Camaj që përbehet nga tre cikle: “Nema”, “Buelli” dhe “Palimpsest”. Çdo cikël përmban poezi të ndryshme. Poezia e tij rrjedh nga ato rrethana jete që autori do të kujtojë, nga gjërat e fundit deri tek jeta e hershme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Dritë që vjen nga humnera” është libër ditar dhë me poezi të autores Drita Çomo. Libri është shkruar gjatë kohës kur autorja ka qenë e internuar. Fate të përmbysura, njerëz të ndarë përjetë për së gjalli, egërsi e skajshme, mungesë mëshire, çnjerëzi e ngritur në doktrinë, janë tema trajtohen ne këtë libër të shkruar në kohën e komunizmit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Rubairat”, është një nga veprat poetike më të bukura të botës. Ato kanë lindur në tokën persiane, kanë jetuar në zemër të Azisë dhe kanë vdekur 800 vjet më parë. Një Rubai është sa një tog vëllimesh, aq modern nga mendimet dhe ndjenjat sa duket sikur autori i tyre ka jetuar në zemër të Evropës. Janë të qarta, të thella nga kuptimi dhe mund të merren vesh lehtësisht nga çdo lexues.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Zëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Të "Iliada" kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar. Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit. Tipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore. Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak - pasojë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Czestavv Mitosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë evropiane të shekullit të XX. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi. I gjithë korpusi i veprës së tij, ku përfshihen poezi, ese, prozë dhe gjini të tjera u shkruan në polonisht, kurse në periudhën e fundit të jetës së tij edhe në anglisht, përshtatur dhe përkthyer nga ai vetë në këtë gjuhë. Millosh u lind në hapësirën që sot është Lituania, për t'i shpëtuar katrahurës në Poloni. Ai shkroi në polonisht dhe ky produkt ishte e vetmja pasuri që mori me vete, kur e la vendin e tij Poloninë, si reagim ndaj pushtetit të ashpër komunist ardhur në fuqi pas Luftës së Dytë Botërore. U shpërngul në SHBA, duke i dhënë një frymëmarrje talentit të tij dhe hapësirë të vërtetës. Ajo që nuk e braktisi asnjëherë në talentin e vet natyral ishte ndjesia e peshës së madhe të historisë mbi qenien, të cilën e ndjek gjithë kohën mallkimi i fatit të keq. Megjithatë, nga ajo botë, që nuk e dinte asfare historinë e vendit të tij, përcolli si askush evropian tjetër mesazhet e fuqishme të veprës së vet. "Në Bregun tjetër të lumit", sjell poezitë e Czestevv Mitosz në origjinal në polonisht dhe anglisht dhe në përkthimin shqip të Pandeli Çinës nga polonishtja dhe Ben Andonit nga anglishtja. U redaktuan nga Astrit Beqiraj, studiues i veprës së tij.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vëllimi «Lulet e së keqes» është një rrëfim për shpresat, ëndrrat. Bodler ka thënë se detyra e tij është të nxjerrë të bukurën nga e keqja. Në vëllim ka kundërvënie ndërmjet kategorisë estetike të së bukurës, që ka për simbol lulet, dhe kategorisë morale të së keqes, që ka për simbol satanain. Modernizmi qëndron në faktin se Bodler, ndryshe nga autorët klasikë, shkruan për të bukurën duke e parë në një këndvështrim të ri: Letërsia duhet të evokojë edhe për anën absurde dhe paradoksale të jetës dhe të bukurisë. Femra në poezitë e Bodlerit është objekt kryesor mbartës i simbolizmit. Ajo është një ndërmjetëse e dy gjendjeve kontrastuese të sipërpërmendura. Femra, sipas tij, është një engjëll që të fal kënaqësi, por edhe një djall, burim i së keqes, është qenia që na i mbush ëndrrat me terrin më të madh; puthja e saj është helmuese. Simbolika e udhëtimit ka të bëjë me rrugën e njeriut në jetë, lindjen dhe zhgënjimin nga realiteti, tundimin nga djalli, dëshpërimin dhe revoltën e njeriut të vrarë dhe së fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe botën.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë vijnë në gjuhën shqipe poezitë e 40 poetëve që janë fitues të çmimit Nobel. Kjo përzgjedhje është bërë plot shije nga poeti dhe përkthyesi Faslli Haliti. Në këtë vëllim janë seleksionuar poezitë më të njohura të nobelistëve që nga fillimet deri në ditët tona, duke e kthyer këtë vëllim në një etalon të vlerave poetike të shekullit të fundit
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër i rrallë me njëqind poetë e njëqind poezi, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një antologji që i ka munguar letërsisë dhe kulturës shqiptare. Titullohet: ‘Muza e Mëmëdheut’, kurse autor i saj është poeti dhe studiuesi Agim Vinca. Botues të këtij libri janë: Shtëpia botuese “Uegen” nga Tirana dhe “Artini” nga Prishtina. Në të janë përfshirë poezi të njëqind poetëve shqiptarë kushtuar Atdheut, që nga De Rada, Naimi, Serembe, Dara i Ri, Skiroi, Doçi, Shiroka, Çajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Gjeçovi, Gurakuqi, Prenushi, Noli, Poradeci, Migjeni e deri te poetët bashkëkohorë nga tërë hapësira shqiptare. Libri hapet me poemën madhore ‘O moj Shqypni’ të Pashko Vasës dhe mbyllet me poezinë ‘Atdheu im’ të poeteshës së re nga Saranda Irena Gjoni.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Korça ... Lumja ti, moj Korç’, o lule, Që i le pas shoqet e tua, Si trimi në ball’ u sule, Ta paçim përjetë hua! Kushdo që është sot burrë Dhe Shqipëtar i vërtetë, Emëri s’i shuhet kurrë Dhe nderi i rron përjetë. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël! sa e gjerë! Sa e lehtë! sa e lirë! Sa e bukur! sa vlerë! Kjo është mëm’ e mirësisë, Që bie qytetërinë, Gasthin’ e vëllazërisë, Njerëzin’ e miqësinë. ...
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania