titleToAlt
Personazhet e fabulave të La Fonten janë zakonisht kafshë, ku secili prej tyre (me disa përjashtime), përfaqëson një klasë të veçantë të shoqërisë franceze në periudhën e mbretërimit të Luigjit të XIV-të. Luani është mbreti dhe gjithashtu, elefanti i cili përmendet më rrallë. Tigri dhe ariu përfaqësojnë fisnikët e pasur dhe zyrtarët arrogantë. Majmuni, dhelpra dhe ujku përfaqësojnë lloje të ndryshme të personave që jetojnë afër familjes mbretërore në Versajë. Qeni është zotëria në pritje të rritjes në detyrë, servil dhe fodull, që gjithmonë kthehet, ndërsa macja është hipokriti, që shikon mundësinë për avantazhe dhe përfitime personale. Në librin “Fabula të zgjedhura“ nga La Fonten mund të gjeni këto fabula: Ujku dhe qeni, Hejbetë, Dhelpra dhe cjapi, Lisi dhe kallami, Miu i qytetit dhe miu i arave, Vdekja dhe druvari, Macja që u bë grua, etj
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me Stefanin misterioz. Por Stefani fsheh një sekret, një mister të tmerrshëm që do të mundte fare mirë të trondiste përgjithmonë jetën e vajzës. Fillon kështu për Elenën, aventura më magjepsëse dhe njëkohësisht më e rrezikshmja. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, drite dhe errësire, në të cilën Stefani dhe Dejmoni, dy vëllezër vampirë, kundërshtarë në luftën e tyre mijëvjeçare, do të luftojnë për zemrën e vajzës si dhe për fatin e saj. Mes dashurish të penguara dhe miqësish fatale, vampirët zbarkojnë në lice. Të gjithë personazhet janë vërtet magnetikë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë për t'ia arritur qëllimit. Stefani është në kërkim të një fuqie më të madhe, që të jetë në gjendje të eliminojë rivalin e tij të urryer, por nuk ka ndërmend t'i dorëzohet etjes për gjak njerëzor që e mundon shpesh. Elena e di që duhet të marrë një vendim fatal: duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj Stefanit dhe tërheqjes këmbëngulëse ndaj Dejmonit. Në errësirën e shpirtit të saj, ndjenja konfliktuale luftojnë me njëra-tjetrën. Jashtë, ka shpërthyer beteja më e furishme e të gjithë kohërave, ku çdo goditje është e ligjshme dhe e lejuar...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t'u përballur me një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm. Një tërbim i ligë, i cili mund të thyhet vetëm nëpërmjet një aleance solide. Urrejtje dhe dashuri, gjak dhe hakmarrje; këto janë simbolet që shfaqen në aventurën e frikshme dhe vulosin fundin e saj. Pas "Zgjimi" dhe "Lufta", Lisa Jane Smith përgatitet të godasë direkt në zemër lexuesit e saj me një tjetër episod tronditës të Ditarit të Vampirit. Lisa Jane Smith ka filluar të shkruajë që në fëmijëri dhe romani i saj i parë është botuar sapo u diplomua. Librat e saj janë përkthyer në të gjithë botën dhe kanë dituar admirimin e dy gjenerata lexuesish. Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" po publikon në Shqipëri një nga baladat e saj më të suksesshme: "Ditari i Vampirit" (Zgjimi, Lufta, Tërbimi, Mesha e zezë, Rikthimi: Zbret nata). Saga e "Ditari i Vampirit" është tani edhe një seri e sukseshme televizive.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Pasqyra e bojës”, përmbledh shtatë nga historitë më të mira të shkurtra të Borgesit. Libri ka vetëm pak faqe që mund të lexohen në një të ulur.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Një histori dashurie në kufijtë e së pamundurës. Një rrëfim tronditës dhe origjinal në sfondin e zymtë të diktaturës. Midis baltovinës së një humbëtire ku banojnë armiq të regjimit, aty ku vdekjet janë më të shpeshta se lindjet dhe ku shpresa ngjan si një kujtim i largët e i përmallshëm, shkrep një ndienjë e fuqishme njerëzore, një dashuri thuajse qiellore, që mëton të sfidojë vdekjen dhe të zbërthejë thelbin e diktaturës. Shkrimtari Bashkim Çepele, nëpërmjet këtij romani u bën homazh të gjitha dashurive dhe ëndrrave të parealizuara nën regjimet totalitare. "Pluhur Meteorësh" është një vepër dinjitoze dhe moderne, që e lexon me një frymë dhe që të mbetet gjatë në mendje.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Arti i leximit të dorës jo vetëm që është një nga format më të vjetra të thënies së fatit, por është edhe një analizë karakteri mjaft më e thjeshtë nga sa keni kujtuar deri tani. Nuk përdoren as letra, as monedha e as tabela planetësh; vetëm dora dhe njohuritë që përmban ky libër. Në këtë udhërrëfyes të plotë dhe të ilustruar të autorit të njohur Richard Webster, do të mësoni për kuptimin e: vijave të mëdha dhe vijave të vogla, formës së dorës, gjatësisë së gishtave, shenjave dhe parregullsive, maleve të pëllëmbës, etj. Serioz apo kureshtar qoftë interesi juaj, ky libër hap një botë të re për ju, miqtë dhe familjen tuaj, si dhe për të ardhmen tuaj!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sipas disa ekspertëve, praktikisht asnjë grua nuk është plotësisht e lirë nga e keqja e celulitit. Megjithëse ky pohim duket sikur është bërë nga burrat që kërkojnë vetëm përsosmërinë, që e shohin trupin e gruas si të idealizuar dhe të pandryshueshëm në kohë, të paprekshëm nga përvojat e jetës, fakti nuk mund t'i ngushëllojë ato gra të cilave iu duhet të bien ngadalë, por në mënyrë të pandalshme, në duart e këtij armiku me emrin celulit. Megjithatë, gratë e moshës së mesme tani mund të kenë shpresa. Celuliti nuk është një shenjë e kohës që kalon e nuk kthehet mbrapsht. Nuk është vula e moshës që shkon. Celuliti godet edhe vajzat e reja, madje në masë të konsiderueshme. Mund ta quajnë si një shoqërues të përhershëm dhe "natyror" të zhvillimit të trupit femëror. Një shoqërues që mbetet i mistershëm, sepse, pavarësisht shumë studimeve, ende nuk mund të thuhet se njihet qysh në rrënjë. Ky udhërrëfyes i vogël kërkon të shpjegojë atë që dihet deri më sot rreth celulitit: do të gjeni këtu edhe këshilla të çmuara per kurat, trajtimet, masat që mund të filloni të merrni për të parandaluar dhe kuruar celulitin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet. Stili i shkrimit të Grinit është i përkryer. Asnjë fjalë nuk çohet dëm dhe libri është një shembull i shkëlqyer i krijimit letrar. Ai e jep në mënyrë të përsosur mënyrën se si luajnë psikologjitë e tre karaktereve kryesore për të ndërthurur zemrat e dy burrave me jetën e një gruaje. Mund të konsiderohet njëherësh edhe si një roman tepër shpirtëror, që ngre pyetje të mprehta, por me një ndershmëri të fortë që nuk e gjen shpesh në librat romantikë. Karakteret duken si realë, jeta e tyre nuk dramatizohet por përfshin edhe ato vogëlsitë, pakënaqësitë, dëshirën e pashpjegueshme për të pasur më tepër, gjë që karakterizon njeriun. Një rrëfimtar i shkëlqyer me një dhuratë që synon të ngjallë debate.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Që kur shoqja e saj e klasës, Xheni MeiBatler është zhdukur vite më parë, Sendi Short është e shqetësuar nga ideja e humbjes së njerëzve dhe gjërave. Gjetja e tyre është bërë qëllimi i saj. Ndoshta kjo është arsyeja pse ajo vendos t'ia dedikojë jetën kërkimit të personave të humbur, duke iu siguruar familjeve të dëshpëruara një dritëz shprese. "Vendi pa emër", një vend ku të gjithë gjërat dhe njerëzit kanë humbur, ku të gjitha ndjenjat, zërat dhe tingujt janë harruar. Aty Sendi gjen një botë magjike dhe reale, një botë paralele, objektet e humbura dhe njerëzit që u përpoq t'i gjejë gjatë gjithë jetës, duke harruar vetveten. Dhe tani, larg nga të dashurit dhe shtëpia, Sendi ka vetëm një dëshirë: të gjejë rrugën për në shtëpi. Për herë të parë në jetën e saj dhe ajo dëshiron ta gjejnë. Ndonjëherë njerëzit mund të humbin mu përpara syve tanë. Ne të gjithë humbim nga njëherë, ndonjëherë me dëshirën tonë, ndonjëherë për arsye të cilat nuk mund t'i mbajmë nën kontroll. Kur mësojmë ate që shpirti ynë ka nevojë të dijë, shfaqet rrugëzgjidhja. Ndonjëherë ne shohim një rrugëdalje, por endemi më tej dhe më thellë, pavarësisht nga ajo që duam. Frika, zemërimi ose mërzitja na ndalojnë të kthehemi. Ndonjëherë parapelqejmë të humbim dhe të endemi, ndonjëherë është më e lehtë. Ndonjëherë e gjejmë vetë rrugëdaljen, por pavarësisht nga të gjitha këto ne gjithmonë ose na gjejnë ose e gjejmë sërish vetveten.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Alber Kamy ishte thellësisht i interesuar ndaj çështjes nëse jeta ia vlente vërtet të jetohej në një univers, për të cilin ai besonte se ishte i pafe. Në këto ese që e vendosin rrjedhën e ngjarjeve në vendlindjen e tij Algjerinë, ai eksploron si bukurinë ashtu edhe absurditetin e gjendjes njerëzore.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë, gjithë vërtetësi dhe dramacitet, për ngjarjet që paraprinë dhe ndoqën "orën zero" të Kancelarisë së Rajhut III. Pjesa më e madhe e paraleleve historike të bëra mbi personin e Hitlerit, janë të pasakta. Nuk ishte Kaligula, as Neroni dhe as një Genghis Khan. Vetë Hitleri mendonte se mund të krahasohej në maksimum me Perikliun ose me Frederik Barbarosën. Mbase është më i përshtatshëm një krahasim që vjen nga letërsia: Rikardi III i Shekspirit, një figurë kjo e një ligësie me të vërtetë të fuqishme. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Rruga e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky triller i fuqishëm përdor ngjarje të jetës reale për thurjen e një rrëfimi enigmatik që e lidh lexuesin, që në kapitujt e parë të tij. Përshkrim i gjallë e i detajuar, në "Dhoma e Qelibartë" përdor me mjeshtri mjetin artistik të "spiunit të thjeshtë" të ngatërruar në intrigën e gjerë politike dhe me këtë ndërthurje eksperte, ky roman i parë premton mirë për ngritjen e autorit. Një rrëfim i një ritmi të shpejtë, i një ndjekjeje globale të thesarit të humbur, me kriminelë të frikshëm. Fansat e Kodit të Da Vinçit të Dan Brown, do të marrin atë që duan këtu. Ky është romani i parë i Berry-t, dhe shihet qartë volumi i punës së tij kërkimore mbi subjektin, zbavitje dhe dominim. Rrëfimi i Berry-t është çuditërisht i sigurt dhe i vendosur teksa merr një subjekt me interes të kufizuar dhe e kthen në një roman intrigues. Nuk janë të shumtë autorët e aftë për një gjë të tillë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu-Bekirin, bashkëshorten më të dashur të të Dërguarit të Allahut, Muhametit. Ndërkohë që "Xhevahiri i Medinës" është romani, që i kushtohet periudhës së rritjes dhe të pjekurisë së Aishes, "Shpata e Medinës" është rrëfimi mbi transformimet e para në botën islame. Ai është rrëfim kushtuar katër Kalifve të Drejtë dhe, para së gjithash, kushtuar Aishes, si një grua e pjekur, si një politikane, si një luftëtare dhe nënë e myslimanëve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1922, Francis Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar "diçka të re, diçka te jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ngatërruar në formë". Milioneri i sajuar dhe vetëshpikur Xhej Getsbi mishëron disa nga tiparet më karakteristike të Fitzgeraldit dhe vendit të tij: paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. Getsbi besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart. Po nuk ka rëndësi. Nesër do të vrapojmë më shpejt, do t'i shtrijmë krahët më larg. Dhe një mëngjes të bukur, ngjitja e Getsbit drejt lavdisë dhe rënia e tij bëhen një lloj përralle paralajmëruese rreth "Ëndrrës Amerikane". Është gjithashtu një histori dashurie dhe fatesh ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzi Bukananin. Çifti takohet pesë vjet para se të fillojë romani, kur Dejzi është një bukuroshe e hijshme nga Louisville dhe Getsbi një oficer i varfër. Ata bien në dashuri, por ndërkohë që Getsbi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun brutal e zemërgur Tom Bukananin. Pas luftës, Getsbi ia kushton veten verbërisht vënies së pasurisë me çdo mjet, si dhe ndjekjes së Dejzit. Pasi bëri miliona, Getsbi blen një rezidencë në Long Island, organizon festa bujare dhe pret që ajo të rishfaqet. Kur më në fund ajo vjen, ngjarjet shpalosen me gjithë tragjedinë e pashmangshme të një drame greke, kurse fqinji cinik Nik Karrauej shërben si një lloj kori për gjithçka ndodh.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Vajza e postës”, është një roman i këndshëm dhe një libër i shkëlqyer për ta nisur nëse je i ri me këtë romancier austriak. Është një histori e fuqishme sociale që përshkruan ndikimin social të Luftës së Parë Botërore dhe varfërinë e skajshme ku u detyruan të jetojnë shumë njerëz. Tregon sfidat e qytetërimit evropian në fillim të viteve 1930 dhe dështimin e humanizmit, ku Cvajgu besoi deri në fund të jetës së tij. Përshkruan ankthin, dyshimet, depresionin dhe shpërbërjen shpirtërore. Cvajgu ia del mbanë të përshkruajë edhe konceptet më komplekse të psikanalizës duke i sjellë ato në mënyrë të gjallë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet. Dhe ku ka gjë më të tmerrshme për një fëmijë se sa lënia pas dore nga një nënë që adhuron vëllanë e madh. E shkuara kthehet pjesë-pjesë dhe pa patosin. Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u Iind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit e tyre mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza. Që kur Aishen e fejuan në moshën gjashtëvjeçare, e kishin mbyllur në shtëpinë e prindërve, ia kishin ndaluar të vraponte e të luante jashtë, kurse me djemtë nuk i lejohej as të fliste. Por, megjithatë, ajo u bë një grua e fuqishme dhe me autoritet; u shndërrua në një bukuroshe flokëkuqe e të përmendur, me një mendje të zhvilluar dhe gjykim të mprehtë, duke u bërë një këshilltare politike me ndikim. Aishja u dallua si një luftëtare e dijetarit të fesë, duke u bërë personazh në njërën nga rrëfimet më prekëse të dashurisë që mbahen mend, si bashkëshorte e zgjedhur e Profetit Muhamed.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ndonjëherë pyes veten se çfarë librash duhen blerë për t'u argëtuar dhe për të mësuar në të njëjtën kohë? Peter Lucas e ka këtë përgjigje në romanin e tij tërheqës, emocionues dhe tepër interesant mbi luftën, intrigën dhe romancën. Çdokush që nis ta lexojë nuk do ta ketë të lehtë të shkëputet prej tij. Njohuritë e autorit mbi subjektin janë të thella, si edhe dhembshuria për njerëzit - Amerikanët dhe Shqiptarët, të cilët jetojnë në faqet e Çezarit të Ballkanit - është shumë prekëse. Romani është shkruar kaq fuqishëm saqë mund të bëhet një nga eksperiencat më magjepëse dhe më të paharrueshme të leximit tuaj. Të mbetet gjatë në mendje ashtu sikurse vetëm libri më i mirë mundet. Nëse Peter Lucasi do të krahasohej me shkrimtarë të tjerë ai do të vihej përkrah Ismail Kadaresë dhe Ernest Heminguejit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Katër mikesha fëmijërie, Mekensi, Parker, Laurela dhe Emalina kanë ndërtuar së bashku një biznes shumë të suksesshëm për planifikimin e dasmave, por, pavarësisht se kanë ndihmuar mijëra çifte për t'i bërë të lumtur, për të organizuar ditën më të madhe të jetës së tyre, të katër mikeshat janë të pafata në dashuri. Fotografja Mekensi Eliot ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe ka një marrëdhënie jo të mirë me nënën e saj, gjë që e bën atë të jetë shumë dyshuese. Por kur ajo takon Karter Mekguajrin, nuk mund ta ndalë veten për të rënë në dashuri, edhe pse ish e dashura e tij është e përgatitur të bëjë të pamundurën për ta mbajtur përkrah saj. Mekensi e kupton shpejt se duhet t'i harrojë "djajtë" e saj të së shkuarës dhe të gjejë dashurinë e vërtetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Gjerdani i firmës Bulgari" është një kronikë e dhimbjeve dhe kënaqësive të betejave mes sekseve. Është një roman i vrullshëm e mjaft i bukur rreth lakmisë dhe mashtrimit të moshave të mesme, rreth dashurisë. Në këtë roman me të vërtetë të këndshëm, ngjarjet vendosen në Londrën e ditëve të sotme. Historia e Fay Weldon-it nis me trekëndëshin proverbial dashuror. Biznesmeni i pasur por i pakënaqur Barli Salt, lë gruan e tij pa shije, Grejsin, për folësen e famshme televizive Doris Dybua. Grejsi e pranon se burri i saj "duket më pak i plakur se ajo" dhe se Dorisi "është 23 vieç më e re se mua, është më elegante dhe më e zgiuar". Greisi përpiqet ta mposhtë Dorisin, por dështon. Për fatin e saj të keq, dënohet edhe me tre vjet burg. Megjithatë, kur njihet me artistin e ri Uollter Uells, i cili parapëlqen "trëndafilin e lulëzuar dhe jo gonxhen", Grejsi i hyn një jete të re. Ndërsa jeta i merr përsëri kuptim, Barli dhe Dorisi nisin ta humbasin kontrollin e jetëve të tyre egoiste.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij, ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështje të rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit. Këtë histori autoritative, Roger Backhouse e ofron që nga Grekët e Lashtë e deri në shekullin XXI. Ekonomiksi lindi ngadalë por si një disiplinë e spikatur, jashtë teologjisë, filozofisë së moralit, administrimit dhe ligjit. Ai ka qenë thellësisht i influencuar prej teorive shkencore si ato të Njutonit dhe Darvinit, prej metodave të matematikës, siç është "Teoria e Lojrave", prej teknikave statistikore dhe avantazheve teknologjike. Dhe ai gjithmonë është përplasur për çështjet praktike të mirëqenies dhe luftës, kolonializmit dhe zhvillimit, kolapsit të komunizmit dhe tranzicionit të demokracisë kapitaliste. Me analizimin e figurave të mirënjohura duke përfshirë Adam Smithin, Maltusin, Marksin dhe Kejnesin në pozicionin e tyre historik, Backhouse sjell disa ide mbi tema të rëndësishme të patrajtuara më parë. Kjo përfshin rëndësinë e Islamit në Mesjetë; ngritjen e Ekonomiksit në SHBA; debatet e çështjeve midis dy Luftërave Botërore mbi sfidën e socializmit kundrejt tregut; ndikimin e Luftës së Dytë Botërore; dhe shtimin e fushave me brendi ekonomiksin në shekullin XX. Historia e Teorive Ekonomike ofron një panoramë përmbyllëse të këtij subjekti të rëndësishëm.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania