titleToAlt
Pasi t'i kesh kuptuar emocionet e përgjithshme njerëzore në një rol si tek Ofelia, ku ti e di se kur dhe nga se dhe pse vjen zemerata ose mbrojtja, vuajta hareja apo pëshpërima, si ta kërkoje rasti, kur gjithcka eshte e qarte, ti nis të kërkosh një kualitet themelor: Lirinë për të shprehur emocionet. Lirinë e pafund, absolute dhe ne clirim terésor, kjo liri është edhe thelbi i karakterizimit të emocioneve njeherësh. Kur struktura e brendshme e rolit tënd është studiuar e ndërtuar siç duhet, kur ti e zotëron shfaqjen e saj të jashtme, kur Shorenja e mendimeve të karakterit është në akord perfekt me mënyrën e të menduarit të autorit, ji e vëmendshme për të parë gjatë provave se kur dhe ku emocionet rriten e përndizen me vështirësi. Kerko arsyet.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për figurën e Talejranit është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet edhe sot. I mëshohet dhe jo pa të drejtë, karakterit të tij dhelparak dhe natyrës prej zhvatësi të regjur, manipulimeve dhe intrigave fantastike, shpesh të paskrupullta, për arritjen e synimeve politike. Theksohet bashkimi në një i pragmatizmit politik me amoralizmin njerëzor. Sigurisht, janë veçori të pamohueshme dhe Tarleja realist nuk i kursen penelatat më të thekshme për evidencimin e tyre. Por po aq gjerësisht dhe me ngulm, madje, pa u druajtur as përpara përsëritjeve, thekson faktin se Talejrani diplomat dhe burrë shteti njohu vetëm fitore në karrierën e tij të gjatë dhe të ndërlikuar. Librin e përshkon ideja brilante se busulla talejraneze funksionoi mrekullisht saktë dhe prandaj rruga e zgjedhur e çoi drejt fito-reve. Lajtmotiv të jetës dhe të veprës së Talejranit akademiku rus ka bërë fjalët e vetë Talejranit: “Për hir të Francës".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse keni vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike, dijeni që nuk jeni vetëm. Përkundrazi, jeni një nga miliona njerëzit që përballen me simptoma misterioze, të cilat komuniteti mjekësor ka filluar t'i lidhë me gjëndrat tiroide. Deri tani, njerëzimi ka pritur më shumë se njëqind vjet që mjekësia të gjejë zgjidhjen përfundimtare për sëmundjen e tiroideve, por nuk ka ndodhur. Edhe mjekët më të mirë nuk e kanë zbuluar ende se ç'fshihet pas vuajtjeve tuaja. Tiroiditi hashimoto nuk do të thotë se trupi po sulmon veten. Edhe për kancerin e tiroideve nuk dimë shumë gjëra. Nuk është fundi i botës, nëse nuk i ke më tiroidet. Sëmundja e gjëndrave tiroide nuk është e trashëguar. Diagnozat e ditëve të sotme nuk i shpjegojnë aspak gjithë ato vite vuajtjeje nga simptoma misterioze. Kuptimi që fshihet pas sëmundjes së tiroideve, një sëmundje kaq e përhapur së fundmi, është shumë më i thellë nga sa dimë ne. Të dhënat që do të lexoni në këtë libër, as i keni lexuar dhe as i keni dëgjuar më parë. Ka ardhur koha ta merrni situatën nën kontroll dhe të bëheni ekspert për gjëndrat tiroide. Zbuloni arsyet e vërteta dhe rrugën e shërimit për dhjetëra simptoma dhe gjendje, si: dhimbjet, ankthin dhe depresionin, sëmundjet autoimune, turbullirën mendore dhe mungesën e përqendrimit, kancerin, virusin epstein-barr, ndërlikimet gjatë shtatzënisë, mbilodhjen, mononukleozën, fibromialginë dhe sindromën e lodhjes kronike, rrallimin dhe rënien e flokëve, tiroiditin hashimoto, dhembjet e kokës dhe migrenën , aritminë, marramendjen, hipertiroidizmin, hipotiroidizmin, simptomat e menopauzës, shtimin e papritur në peshë, çrregullimet me gjumin, shpimet e mpirjet etj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
""Rënkime shpirti", është një kryevepër, një skenar filmi me mesazhe të mëdha. Tema, që trajtohet në këtë novelë, është shumë e rëndësishme, aktuale, të rrënqeth e të mbush me emocione, që rrallë i ke provuar në jetë..." Tinka Kurti
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shumë nga ne besojnë se jemi të lirë t'i japim formë fatit tonë. Po sikur vullneti i lirë të mos ekzistonte? Po sikur jetët tona të ishin në pjesën më të madhe të tyre të paracaktuara, të skalitura në trurin tonë - zgjedhjet tona se çfarë do të hamë, me kë do të biem në dashuri, madje edhe ato që besojmë, të mos jenë vërtet zgjedhjet tona? Neuroshkenca po sfidon çdo gjë që mendojmë se dimë rreth vetes, duke nxjerrë në pah mënyrën se si i marrim vendimet dhe formojmë realitetin tonë, të pavetëdijshëm për rolin e pjesës së pandëgjegjshme të mendjeve tona. Hannah Critchlovv, një nga emrat më në zë të neuroshkencës, pasqyron në mënyrë të gjallë jetën e përditshme të saj dhe ekspertëve të tjerë të fushës, si potencialin e jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe rreziqet, të cilat lindin si pasojë e të qenit në gjendje të parashikojmë të ardhmen tonë të mundshme - dhe mënyrat se si mund të ndryshojmë atë që tashmë është përgatitur për ne. Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbreslënëse, Shkenca e Fatit revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi - dhe na fuqizon në ndihmën për të t'i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht. Autori i kishte premtuar gruas se një ditë do festonin muajin e mjaltit në Paris. Natyrisht ishte një premtim i dhënë në çaste frymëzimi, që harrohej shpejt. Por kjo ndodhi krejt rastësisht dhe ajo javë magjepsëse bëri që të shkruhej ky roman. I ndihmuar shumë edhe nga një rastësi. Fjalia e parë u shkrua në hotel, pikërisht në atë dhomë ku kishte jetuar Heminguej me të shoqen. Në qendër të romanit është jeta e një tregtari që nuk e gjeti veten asnjëherë në shoqëri. Para luftës ai provoi dramën, pas saj komedinë, sepse i duhej të përshtatej në rrethana absurde që të arrinte të mbijetonte. Shpesh në kohë tragjike të vjen në ndihmë maska e arlekinit, sepse buzëqeshja e zbut ndëshkimin. Ky roman lexohet si një komedi dhe lë mbresën e një tragjedie.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi grupi tea sistersl Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi shoqe shumë të veçanta, madje më shumë se shoqe... Motra! Një grup i njohur i muzikës pop ka ardhur të regjistrojë albumin e ri në miushford! Do të jetë një rast i papërsëritshëm për të dëgjuar shumë muzikë të mirë dhe për të lidhur miqësi të reja, duke zbuluar edhe talcntc të fshehura...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me zhdërvjelltësi stilistike, ngaqë autori prej pesë dekadash e koncepton shkrimin e poezisë jo si pauzë meditimi, por si një proces të pandërprerë navigimi në galaksinë e mundësive shprehëse.” Gëzim Basha
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Suedi, vitet '70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar "Deri në frymën e fundit". Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Sward nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s'mund të jetojnë pa njëri-rjerrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty. Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i Iidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë. “Seks dhe pikëllim, në një përzierje të dëshpëruar. Tërhiqesha duke thënë jo. Ti gjithmonë thua jo, më thoshte vështrimi i tij, Më do, nuk më do, më do, por me çlloj dashurie? Mes nesh nuk mund të kishte seks.” “Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur: seks, vdekje, fëmijëri të humbur; por dallohet për rrëfimin mbresëlënës.” -Daily Mail “Psikologjikisht i thukët... Anne Sward rrëfen rrjedhshëm për dashurinë, tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut.” -Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Dua të divorcohemi." Mjaftuan pesë fjalë që universi i Polinës të tronditej. E strehuar me të birin katërvjeçar te prindërit e saj, ajo i lë ditët të rrjedhin duke pritur që dhimbja të venitet. Deri në çastin kur vendos të marrë në dorë jetën e saj. Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t'i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t'i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura në lot. Një histori universale.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Gjatë gjithë jetës Evën e kanë mbajtur larg meshkujve. Larg të vërtetës, të së shkuarës së saj. Por me të mbushur të gjashtëmbëdhjetat Evës i duhet të përballet me fatin e vet. Për të janë përzgjedhur tre kandidatë të mundshëm. E ardhmja e njerëzimit tashmë është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Do që të jetë e lirë. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës nierëzore? "Eva e njerëzimit" është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Agim Nesho është diplomuar në inxhinieri elektrike dhe më pas në drejtësi. Ka punuar si asistent profesor në Universitetin e Tiranës, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për dokumentacionin Shkencor e Teknik - në Akademinë e Shkencave dhe më pas President i Fondacionit për Çështjet Europiane. Në vitin 1997 ka qenë këshilltar politik i Kryeministrit dhe më pas emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York. Për një periudhë njëvjeçare mbajti edhe detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 2009 bashkëthemeloi Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë. Kontribuon në shtypin ndërkombëtar si në Foreign Policy, The National Interest, Fox News International etj. Botimeve të tij të mëparshme, «Në mirëbesim: Shënime të një Ambasadori» 2006 dhe «Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme»; Për një diplomaci aktive në shekullin XXI» 2013, i shtohet edhe eseja «Një marrëveshje në lojë-shahun e Fuqive të Mëdha. Ballkani në shekullin XXI» që keni në dorë...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pak fjalë për autorin: LAZËR SHANTOJA u lind në Shkodër më 2 shtator 1892. Studimet e larta i kreu për Teologji ne Insbruk dhe në vitin 1915 u shugurua meshtar. Shantoja ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe një ndër esperantistat e parë shqiptar. Fletoret e tij janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto. Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e parë të P. Anton Harapit në punimet dhe botimin e së përkohshmes, "Ora e Maleve", së bashku me Luigj Gurakuqin, duke u bërë dhe redaktor në një nga firmat e saj kryesore. Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimorë, kulturor e ironik, fejtonë, poezi të vetat apo të përkthyera. Në fillimin e viteve 40, ai mbështeti plotësisht qeverinë e Mustafa Krujës dhe bashke me të, Ernest Koliqin, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën e disa të tjerë themeluan në Tiranë 'Institutin e Studimeve Shqiptare'. Menjeherë me ardhjen në fuqi te regjimit komunist, më 4 shkurt 1945 u arrestua në Sheldi, ku ishte strehuar prej pak kohësh e më pas dërgohet në burgun e Tiranës, duke u bërë kështu një ndër priftërinjtë e parë të arrestuar nga forcat e ndjekjes të regjimit. Më 5 mars 1945 Dom Lazer Shantoja u pushkatua në rrethinat e Tiranës, mbas një gjyqi farsë. Në vitin 2016, është shpallur i lum nga Kisha Katolike, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua shkëmbejnë një lidhje të fuqishme klandestine. Ai, i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t'u kapur në çdo kohë. E lajmëron me një telefonatë kurdo që i ofrohet mundësia për të kaluar kohë së bashku. Takimet që vijojnë janë të shkurtra, me dashurinë që shkëmbejnë mes aktesh torturuese të përndjekura prej parandjenjës së ndarjes. Pastaj ajo e vëzhgon tek ai vishet e largohet, e që aty rinis - pikërisht aty ku kishte mbetur - ajo pritje obsesive: për të, për një telefonatë, për një kapërthim të ri trupash e dëshirash. Kur historia përfundon, burri dhe gruaja ndërp-resin plotësisht çdo kontakt. Mbeten si një stampë e shënjuar në trup shenjat e seksit, dashurisë, pritjes. Treguesit e një pasioni të thjeshtë.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania