titleToAlt
Në Stambollin e shekullit të 16-të, në një kaleidoskop personazhesh historikë dhe imagjinarë, Xhahani është një mahaut, një kujdestar elefanti, gënjeshtar dhe oportunist, një djalë tinëzar me prejardhje të errët. Pasi arrit me anije në qytetin e shtatë kodrave, për të shoqëruar Çotën, elefantin e bardhë që shehu i Hindustanit ia dërgonte sulltan Sulejmanit, jeta e tij mbeti brenda kufijve të stallave, mes tigrave, luanëve, gazelave e gjirafave. Xhahani do të mbetej përgjithmonë në rangun e shërbëtorit të privilegjuar, duke iu përkushtuar Çotës, kafshës që, me ekstravagancën e saj, zbukuronte kopshtin privat të kafshëve të pallatit mbretëror. Por fati bëri që t’i tërhiqve vëmendjen Sinanit, kryearkitektit mbretëror, i cili e mori si çirakun e tij. Sinani ishteburrëi urtë, i shtruar dhe i ndjeshëm; Xhahani nuk kishte ku të gjente mësues më të kujdesshëm dhe të pasionuar dhe, nën udhëheqjen e tij, fitoi një punë të nderuar, hoqi dorë nga zakoni i vjedhjes dhe u rrit. Historiae tij është ajo e një suksesi të ndërtuar me durim dhe përkushtim, njësoj si xhamitë dhe urat e mjeshtër Sinanit. Por jeta nuk pranon të skicohet dheprojektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta, gjithnjë gjigand, besnik dhe i fortë. Në sfond, kryeneç si një aktor që kërkon gjithë hapësirën, qëndron Stambolli, shumëngjyrësh dhe mashtrues, magjepsës dhe i pakapshëm: një qytet që të grabit zemrën dhe ta mbështjell fort në mjegullat e tij, në perëndimet e diellit dhe në të fshehtat e tij, pa ta kthyer më kurrë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Kujtimet e piktorit francez Louis Dupre që takoi dhe Ali Pashen gjatë udhëtimit të tij në Janinë dhe Athine, janë dëshmi të gjalla historike për shqiptarët. Përmes gjuhës shqipe, në studimin e tij, Luan Rama n’a shpalos gjithashtu jetën e këtij artisti të madh francez.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fjalë nga autori: «Në njëfarë mënyre, koha sot është e përcaktuar. Është një kohë e botës, e lëvizjes së yjeve, e sistemeve qiellore, një kohë e zhvillimit, e jetës, e ripërtëritjes. Lëvizje në kohë, ngjarje në kohë, e megjithatë në botën e shpirtërave duket se kjo kohë, me një drejtim të caktuar, jeton në një gjendje tjetër, jo fizike. Ajo herë zgjatet në kufijtë e së përjetshmes apo është konstante, herë shkurtohet. Madje dhe historia e një dite apo e një jave merr dimensionet e të gjithkohshmes, një vlerë të gjithkohshme apo absolute...». Tre romane në një: “Eleonora”, “Nata e gjatë e Alberto Savianit” dhe “Burri që donte të vdiste”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Nata e gjatë e Alberto Savianit" botohet në vazhdën e rreth 50 librave botuar nga ky autor, disa prej të cilave, romane. Një histori e dhimbshme dhe e jashtëzakonshme dashurie që lidh dy epoka, luftën, emigrimin dhe kërkimin e ethshëm të një dashurie. "Pas pak avioni doli nga retë e dendura dhe tani po fluturonte në një kaltërsi qielli të pafund. Poshtë ishte deti Adriatik. Mbylli sytë. Ndjente një lloj lumturie që e kishte pushtuar të tërën. I vdekuri, dashuria e saj e madhe dhe e humbur, tashmë ishte ringjallur... "
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Poezi nga libri Bija ime/ Sikur mos të të kisha Ty/ do kisha fjetur më shumë,/ do kujdesesha më shumë për vetveten,/ do vizitoja vende të mrekullueshme,/ por, pa asnjë surprizë,/ pa emocione të ndryshme,/ nuk do isha kurrë e plotë,/ plot me dashuri,/ plot me gëzim,/ plot me ty! Figlia mia/ Se non avessi avuto te,/ Avrei dormito di piu,/ avrei avuto piu cura di me stessa /avrei visitato piu posti meravigliosi ma senza nessuna sorpresa/ senza nessuna emozione diversa/ ma non sarei stata mai piena/ piena d’amore/ piena di gioia /piena di TE!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shumë përralla me vinça, traktorë, motorë e kantierë të ilustruara nga Nina Cuneo
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike fantastike të ilustruara nga Gian Kuca Oliveri. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Këpucët e ngrëna të ballos, Piter Pani, Pinoku, Shtatë korbat, Hirushja si dhe Zanat Pupëlore.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Claudio Cernuschi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Borëbardha, Kësulëkuqja, Hirushja si dhe Bambi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike me zana të ilustruara nga Augusto Vecchi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Zana Kaltëroshe, Serenela, Princesha Sisi e shumë të tjera.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Claudio Cernuschi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Pinoku, Shpata në shkëmb, Libri i xhunglës si dhe Piter Pani.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Claudio Cernuschi. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Tre derrkucët, Maçoku me cizme, Rosaku i shëmtuar si dhe Gishtoja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike të ilustruara nga Gian Luca Oliveri. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla të mirënjohura si: Kësulëkuqja, Hanseli dhe Greteli, Pinoku, Piter Pani dhe Aladini.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Përrallëza klasike me kafshë të ilustruara nga Francesca Pesci, Umberto Fizialetti, Paola Migliari si dhe Lisa Francia. Libri përcjell lexuesit e tij të vegjël në përralla si: Rosaku Romeo, Dordoleci Tom dhe shokët e tij, Lepuri Uilli dhe Arushi i vogël Oskar.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kësaj here Xhorxhi dhe Haroldi ia kane dale mbanë vërtet... Kanë krijuar NJË PËRBINDËSHE! Ajo është më e shpejtë, më e zgjuar dhe me e ligë nga gjithçka që ka pare bota deri më tani: është Zonja Ribëll! Me ndihmën e robotë've të saj të tmerrshëm dhe modelit të llahtarshëm të flokëve ajo do t'i futë një tërheqje të fortë brekësh kujtdo që i del përpara, ndër ta edhe Kapiten Brekushit. A do të arrijë Zonja Ribëll të shpallë fundin e heronjve tanë? Duhet të lexoni librin qe ta mësoni. Dhe ndërkohë... hapni sytë!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi nuk janë djem të këqij. Ata duan vetëm "t'i gjallërojnë pak gjërat" për të gjithë. Per fat të keq, shakatë e matura futin Xhorxhin dhe Haroldin në telashe. Hera-herës edhe në telashe TË MËDHA. Dhe kur Profesor Pi-Pi bëhet mësuesi i tyre i ri i shkencës... hëm, Xhorxhi dhe Haroldi gati sa nuk shkaktojnë që i gjithë planeti të pushtohet nga shkencëtari i çmendur i futur brenda kostumit të robotit! Kush do ta ndalojë komplotin e rrezikshëm të Pi-Pit?!!? Kjo duket si punë-për Kapiten Brekushin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Për kerë të pare Xhejms Melori dke krushqit e tij Andersonët bien dakord në diçka: ka ardhur kolia të marrin shpagim ndaj rrëmbyesit, i cili kishte guxuar të rrëmbente vajzën e dashur të Xhejms dke Xhorxhina Melorit, Xhekin, edhe pse ajo kishte mundur t’i ikte pa u dëmtuar. Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin per në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive. Gjërat nuk shkojnë sipas planit dke Xheki përfundon sërish e zënë në kurth dhe e ngujuar në një anije që po largohet nga brigjet e Anglisë. Ajo e kupton shpejt se ai që e ka kapur nuk ësktë një pirat, por një fisnik i vendosur për të zgjidhur një çështje të vjetër me babanë e saj dke ajo që e rrezikon më shumë është rritja e flakës së pasionit midis tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhada e di mirë që është një vajzë me karakter mjaft të vështirë, prandaj nuk habitet aspak kur e gjen veten në një fazë të jetës kur nuk shkon mirë me askënd... Me të dashurin e saj historik, gjendja varet në fije të perit, kurse për marrëdhëniet me prindërit... më mirë të mos flasim. Por Xhada ka një objektiv shumë të qartë: të diplomohet me notat më të larta dhe sa më parë të jetë e mundur. Problemet e tjera mund të kalojnë në plan të dytë. Kështu besonte, të paktën deri sa praktika në një firmë konsulence në Milano e vuri përballë atij që, për të, kishte qenë gjithmonë prototipi i djemve që duhen shmangur po aq sa edhe murtaja: Ariberto Kastelit, përfaqësues krenar i asaj pjese të shoqërisë që i bën këmishët me porosi dhe mban pulovra firmato. Dhe, mes tyre, kishte një precedent tepër trazues që mund të sjellë një ngatërresë nga ato që asaj nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend...
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania