titleToAlt
“Cvetajeva është një ndër katër- pesë eseistët më të mëdhenj të shek. XX.” –Roberto Calasso Pjesë nga libri: Monumentin e Pushkinit unë e desha për të zezën – e kundërta e së bardhës të zotave tanë shtëpiakë. Ata kishin sy krejt të bardhë, kurse Monumenti i Pushkinit – krejt të zinj, krejt të plotë. Monumenti i Pushkinit ishte krejt i zi, si një qen, edhe më i zi se një qen, sepse edhe tek më i ziu prej tyre përherë poshtë syve ka diç të verrdhë ose në ngushë diç të bardhë. Monumenti i Pushkinit ishte i zi si një piano. Dhe nëse mua më pas nuk do të më tregonin se pushkini është zezak, unë do ta kuptoja se Pushkini - është zezak.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dëgjoj zemrën tek tronditet/ Nga valë shpirtrash që më prekin./ Befas, muza më ndizet të shkruaj/ për dashurinë - muzikë të gruas,/ Pa shkëlqim e bujë,/ pa etje për famë e për emër./ Vetëm të shkruaj dua, për lotin që rrjedh/ Nga dhimbjet e plagëve të plasaritura,/ E ëndrrave të djegura në jetë. Nuk di si mund të quaj ty, Grua!/ Në truallin e shpirtit je lulja që grish,/ Që kërkon të të njohin, aromën të të ndjejnë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Një drrtare drejt qiellit për banorët e Porto Palermos, për të burgosurit që brenda asaj kalaje apo Kështjelle, nëpër ato guva e galeri nëntokësore, dëgjonin dallgët dhe nuk i shikonin dot... Sipër kokave të tyre veç një burim i dritës qiellore dhe dielli që s'mund ta gëzonin. Vetëm ajo dritë i çonte drejt ëndrrës, shpresës, lirisë..."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Gjithë natën/ Eci nëpër ëndrra/ Në mëngjes/ S'më dhembin këmbët/ Por zemra...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Jorgos Seferis u lind më 13 mars 1900, në Smirnë (Izmiri i sotëm). Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, familja e tij u vendos fillimisht në Athinë, ku J.S. kreu gjimnazin, dhe pastaj në Paris. Më 1924, u diplomua për drejtësi. Punoi si diplomat për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shërbeu si konsull, këshilltar ambasade e ambasador në Londër, Korçë, Kajro, Pretoria, Ankara e Bejrut. Botoi dhjetë përmbledhje poetike, si dhe një numër të madh esesh, të cilat janë grumbulluar në tre vëllime. U nderua me çmimin Nobel për letërsi më 1963 dhe me një sërë çmimesh të tjerë ndërkombëtarë. Përktheu në greqisht disa prej zërave më të rëndësishëm të poezisë franceze dhe asaj angloamerikane të kohës së tij, si Valëry, Eliot, Pound, Yeats, Claudel, Gide, Jouve, Auden etj. Vdiq më 20 shtator 1971, në Athinë. Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të-J.S. të sjellë gjithashtu nga Pika pa Sipërfaqe, në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim, si dhe të disa vargëzimeve që vetë autori, duke i shkruar për të eksperimentuar a për t'u argëtuar, i vlerësonte si të dorës së dytë dhe që nuk u përfshinë tek asnjë nga përmbledhjet e botuara në gjallje të tij, por vetëm - si shtojcë - në botimin e veprës së plotë poetike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mark Simoni: Valentina e ka vokacion egzistencial poezinë. Asaj i vjen si një jehonë e vetëdijes dhe ndërgjegjes së brendshme, dhe aty, në laboratorin e saj krijues, frymëzimi kthehet menjëherë në artin e vargut. Pikërisht kjo gjendje është garanti më i sigurtë i një letërsie të bukur, fine, elegante, delikate, si vetë fryma, ashtu siç është njëkohësisht dhe një furtunë revolte, zjarmi gjendjesh, zë i lartë qielli. Ky libër ka dinjitetin e vet që të rri me krenari në rreshtin e librave të mirë, me subjekte, imazhe, tema sa interesante aq dhe të veçanta. Simon Vrusho: Kur po lexoja E-maili-in e Valit për librin e saj të fundit me poezi, syri, në vend që ta lexonte si titull togfjalëshin "Libri i katërt", e lexoi "Libri i kaltër". Dhe ky titull, si një mirazh ofronte kaltërsi, kthjelltësi, një parandjenjë që shpalosej bashkë me leximin e poezive, ku shpaloset jeta, përjetime poetike, përjetime ritmike ku pulson fjala, detaji, metafora, paralelizmi dhe, siç dihet, ku ka pulsim, ka jetë... Naunka Lengu: Një vellim I ri poetik. Një sukses ri për poeten Valentina Aliaj Skënderaj, me librin e saj të kater me poezi. Jeta për poeten ështe vetëm dashuri, për çdo gje të bukur, e të brishtë. Ajo e përjeton me ndjeshmëri e finesë femërore, çdo gjë të bukur dhe fisnike për nënën, fëmijet dhe babanë që jeton me të, në kujtime të ëmbla.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ka lindur më 20 maj 1965, në Tiranë. Kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë së saj në këtë qytet. Ka kryer studimet e mesme në gjimnazin "Sami Frashëri" dhe ato të larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Pas vitit 1992 jeta e saj u shtjellua jashtë atdheut, në Itali ku vazhdon të jetojë dhe të shkruaj poezi e prozë poetike.Adhuron kafshët e ka pasion udhëtimet, kujdesin për lulet,detin,dëgjimin e muzikës (sidomos asaj blues) me një gotë verë dhe kohën që kalon me miqtë sa herë kthehet në atdhe.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike. Kasandra e Dimitriadisit është një anti-Kasandër, një grua e dhënë totalisht pas joshjes dhe dashurisë me Apolonin, e cila pohon dhe ripohon shprehjen e njohur të Niçes: “Trupi ka më shumë të drejta se dituria më e madhe”. Kasandra e Dimitriadisit është një rrëfim në retrospektivë e ndjesive seksuale të përjetuara nga ajo pas bashkimit të saj me Apolonin dhe shndërrimit të jo-së së saj të dikurshme në po.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Pjese nga libri: Bije mbrëmja... Bije mbrëmja e mbulon/kodra, male dhe dete./ Bota s’duket/Njësoj mbetet/ Si kujtimi marramëndës/ Në një cep me muzg të zemrës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ndodh të kthehesh prapa/prapa në hapa shekujsh/në një udhëtim mes malesh/ku akrepat e ores kane vdekur.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Arjana Fetahu (Gaba) ka lindur në qytetin e Fierit në një familje intelektuale. Arsimin 8-vjeçar dhe atë të mesëm i kreu në Shqipëri. Më 1996-ën familja e saj emigroi në ShBA, ku ajo përfundoi studimet për estetikë në Parisian Beauty Academy në Nju Xhersi Dashurinë për artin, kulturën dhe letërsinë në veçanti e ka shfaqur që në fëmijëri. Në vitin 1993 mori pjesë në konkursin e zhvilluar nga Qendra Internacionale Kulturore Artistike Letrare në Brindisi të Italisë, ku fitoi Çmimin Internacional me krijimet e saj. Krijimtarinë e saj e vazhdoi më tej edhe në emigracion, duke shprehur me nota të forta dashurie mallin për atdheun, fëmijërinë, shoqërinë dhe çdo gjë të lënë pas... Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arjana Fetahu (Gaba) është përkrahëse e të gjitha lëvizjeve politike, organizimeve apo tubimeve në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe Çamërisë. Vëllimi me poezi, Më zgjo në shpirtin tim një flutur është libri i saj i parë, i cili premton shumë për të ardhmen.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Adela Vllamasi lindi në Durrës, më 21 Tetor 1986. Kreu studimet pranë' Universitetit të Tiranës. duke u Diplmuar me rezultate të larta. Zhvilloi Masterin dy-vjeçar pranë Universitetit Katolik 'Zonja e Këshillt të Mirë" dhe rendit pjesmarrjen në trajnime, konferenca, konkurse e ëorkshope brenda dhe jashtë vendit, duke ofruar gjithashtu ekspertizë, facilitim dhe konsulencë mbi organizimin strategjik për një sërë organizmash kombëtarë e ndërkombëtarë. Ajo spikali që në shkollë të mesme në lëndën e letërsisë. Pasioni i saj për literaturën u materializua në librin me poezi "Trëndafili i Vjenës". Është adhuruese e autorëve shqiptar si lsmail Kadare, Lasgush Poradeci, Fan Noli e Dritero Agolli, si dhe e autorëve të huaj si Sharl Bodler -për poezinë dhe Sveva Casati Modignani - për prozën.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Poezi nga libri Bija ime/ Sikur mos të të kisha Ty/ do kisha fjetur më shumë,/ do kujdesesha më shumë për vetveten,/ do vizitoja vende të mrekullueshme,/ por, pa asnjë surprizë,/ pa emocione të ndryshme,/ nuk do isha kurrë e plotë,/ plot me dashuri,/ plot me gëzim,/ plot me ty! Figlia mia/ Se non avessi avuto te,/ Avrei dormito di piu,/ avrei avuto piu cura di me stessa /avrei visitato piu posti meravigliosi ma senza nessuna sorpresa/ senza nessuna emozione diversa/ ma non sarei stata mai piena/ piena d’amore/ piena di gioia /piena di TE!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Antologji përrallash e fabulash plot imagjinatë dhe mësime për të vegjlit tuaj. Ilustrime vivide dhe mesazhe mbresëlënëse.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri Zjarr syve, prush buzëve Dhe shiu binte, kaq butshëm, atë mbrëmje. S’mbanim as çadër, as mushama hedhur. prej dore ecnim, s’kuptonim ç’na ndodhte. Unë ndieja ngrohtësinë, dalë trupit tënd, vjedhur! E kokën mbështeta, supit tënd të lagur. Flokët m’i puthje, thua lule kishin çelur. Qëndrove e mbi trupin tënd më mbështete. Zjarr syve e prush buzëve, ti, mua më dogje!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Poezi nga libri: Pëshpëritje shpirti E strukur brenda shpirtit tim, jam këtë natë. Dëgjoj rrahjet e zemrës, përçart, flasin ngadalë. Pëshpërisin me lotët çurgë, që mjekrës pikojnë, për shpirtin e robëruar nga dashuria jote, mister!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Anton (Ndoc) Papleka lindi më 10 janar 1945 në Lekbibaj, në Shqipërinë e Veriut. I mbetur jetim nga babai në moshën dyvjeçare, u rrit me vështirësi e mungesa. Pasi mbaroi shkollën shtatëvjeçare në vendlindje dhe shkollën pedagogjike në Tiranë, u emërua mësues në Kërnajë të Tropojës. Më 1968, u diplomua si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Punoi si mësues në shkollën tetëvjeçare në Bujan të Tropojës dhe më vonë në shkollën e mesme të përgjithshme në Qytetin Bajram Curri. Që nga viti 1983 deri në vitin 1992 kur u nxor në asistencë, punoi si redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Më 1994, filloi punën në Institutin e Kulturës Popullore ku fitoi gradën doktor i shkencave dhe titullin profesor i asociuar. Ka botuar përmbledhje me poezi, me tregime, me studime, dy romane dhe disa libra për fëmijë. Ka përkthyer disa vepra të autorëve francezë dhe botërorë. Është dekoruar me medaljen Naim Frashëri për punën e tij si mësues. Më 1974, mori çmimin e parë në Konkursin Kombëtar Letraro-Artistik me rastin e 30 - vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Më 2007, iu dha Çmimi Liburna në Festivalin Ndërkombëtar Poeteka. Poezi të veçanta të këtij autori janë përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, italisht, katalanisht, kroatisht, maqedonisht, rumanisht, spanjisht, suedisht.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mund të përshkruaj me hollësi gjithçka të asaj dite: datën, muajin, orën, diellin përvëlues, sesi ai po fshihej pas ndërtesës së spitalit, edhe pse nuk e kishte kohën të ishte i tillë. Por kurrsesi nuk do të arrij dot të përshkruaj sytë e asaj gruaje të përhumbur, Valentines. Sapo zbrita nga makina ndjeva hapa të tendosur në rrugë që po më afroheshin ngadalë. Nuk arrita të bëja rrotullimin për të parë kush po më afrohej, pasi ndjeva krahë pa jetë të më mbështilleshin rreth qafës. Nuk bëra as përpjekjen më të vogël të kërkoja fytyrën, emrin e atyre duarve që m'u mbështollën ashtu. Jo vetëm nuk kërkova, por zgjata dhe unë duart, e shtrëngova fort rreth mesit dhe... ndenjëm gjatë ashtu pa fjalë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Malliështë lajtmotivi kryesor i këtij libri. Ai, për poetin, është një lloj burgu që, megjithëse e ke lirinë, s'të lejon të kesh atë çfarë dëshiron të kesh; "Si mundet, në zinxhirë malli ta ndiesh veten, përsëri në burg"... Autori i këndon mallit për fëmijërinë e lënë pas. për përqafimet e nënës, për trotuaret e qytetit. Koha e humbur, orët e ikura, thinjat, rrudhat, largësia nga vendlindja, janë shqetësim i përhershëm i vargjeve të poetit, Xhemal Gora. Në vargjet e tij gjen edhe dashurinë e paster, edhe dashurinë e ikur, edhe dashurinë sublime, gjen lulet dhe lotët, gjen pritjet dhe ikjet, gjen ardhjet e përhershme e ikjet e përjetshme. Poetin e shqetëson fati i atdheut. Edhe pse larg fizikisht, mendjen e shpirtin i ka të lidhura e rrënjët e truallit të vet. Ai jeton me dhimbjen, tek e sheh vendin e tij të kalojë mes dhjetra peripecish dhe, befas, këtë dështim të madh, ia faturon asaj që ai e quan "koha e burrave të veckël". Edhe heshtja, sipas është varr kolektiv... E përhershme, si konstante që nuk lëviz dhe ekuilibron botët, mbetet dashuria, dashuria universale, së pari, por edhe ajo burrë* - grua. Dashuria, sipas autorit, nuk njeh moshë teksa përsiat mes raportit të dashurise si ndjenjë dhe si moshë: "Nëpër rrathë moshe, s'ftohet zjarrijdjeg si prush, se brenda ndezw rri/,mjqfton tëfiyjnë pak kujtime mallijnisin shpërthejnë vullkanet përsëri". Libri "Shtigje dashurie", është ndërtuar në një bote, por mbështetet në pika të ndryshme, ku do të veçoheshin lirikat e dashurisë, të cilat. poeti di t'i sjellë me mjeshtëri dhe kreativitet. Janë lirika me ndjenjë e pasion dhe përjetohen si të tilla edhe nga lexuesi. Metafora dhe oksimoroni si dhe kompozitat e neologjizmat, janë një sistem i tërë figuracioni, i ndërtuar me përkushtim, me shije estetike.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania