titleToAlt
Pasi vuan një dënim pesëvjeçar në burg, për një gabim me pasoja tragjike, Kena Roani kthehet në qytetin ku gjithçka mori tatëpjetën, me shpresën për t'u bashkuar me vajzën e saj katërvjeçare, mirëpo urat që ajo shembi dikur duket se nuk mund të ngrihen më. Të gjithë ata qe janë tani pjesë e jetës së saj, e kanë ndarë mendjen të mos e pranojnë Kenën, pavarësisht nga përpjekjet e saj për t'u vërtetuar se është e denjë për të bijën. Njeriu i vetëm që nuk ia mbyll derën plotësisht është Lexher Uardi, pronari i një lokali dhe një nga lidhjet e pakta që i mbeten Kenës me vajzën. Sikur të merret vesh se Lexheri dhe Kena pak nga pak po afrohen me njëri-tjetrin, të dy rrezikojnë" të humbasin besimin e njerëzve të rendësishëm për ta. E me gjithë rrethanat e pafavorshme romanca e tyre zhvillohet. Bashkë me të, edhe rreziku. Kena duhet të gjejë një mënyrë për të shlyer gabimet e së" shkuarës, nëse do të ketë një të ardhme të qetë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Marr frymë thellë dhe ndaloj kur më godet një aromë e dobët kimikati. Bëhet më e fortë "ndërsa zbres shkallët dhe drejtohem për në oborr. Me shpinën nga dritat, nuk mund të shoh shumë dhe thuajse pengohem mbi diçka të hedhur në bar. Përkulem dhe e marr. Është nje kanoçe boje me spruco, së cilës i mungon kapaku. Kete po nuhas: bojë e freskët. Po nga vjen? Kthehem përsëri drejt qendrës kulturore. Pjesa e jashtme e ndriçuar mirë duket njësoj si më parë. Nuk ka asgjë tjetër afër që mund të jetë Iyer së fundmi, perveç... Tabela e qendrës kulturore ndodhet në mes të fushës me bar, midis ndërtesës dhe rrugës. Ndodhem praktikisht mu mbi të, përpara se të mund të shoh qartë në shkëlqimin e zbehtë të hedhur nga drita më e afërt e rrugës. Shkronjat e kuqe mbulojnë pjesën e prapme të tabelës nga lart poshtë, të errëta në krahasim me drurin e zbehtë:
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Teksas 1921: kohë bollëku. Lufta e Madhe ka mbaruar, toka është pjellore dhe Amerika është në prag të një ere të re, por Elsa Uollkoti është e destinuar të mbetet lëneshë në një kohë kur martesa është zgjidhja e vetme e një vajze. Kjo, derisa njihet me Raf Martinelin dhe vendos të ndryshojë rrjedhën e jetës. Pasi reputacioni i saj shkatërrohet, i mbetet veçse një zgjedhje: martesa me një djalë që pothuajse nuk e njeh.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Dashuria është e vështire dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubano-amerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit knban. Havanë 1958: bija e një baroni sheqeri, nëntëmbëdhjetëvjeçarja Elisa Perez është pjesë e shoqerisë së lartë, ku jeton e sigurt nga trazirat politike të vendit... derisa bie në dashuri me një revolucionar pasionant. Majami 2017: gazetarja Marisol Ferrera është rritur duke dëgjuar historite romantike të Kubës nga gjyshja e saj, Elisa, e cila kishte qenë e detyruar të arratisej nga vendi gjatë revolucionit. Para se të vdesë, Elisa i lëamanet Marisolit qe t'ia hedhë hirin në vendlindjen e saj, në Havanë, me premtimin se vendin e duhur Marisoli do ta kuptoje vetë kur të jetë atje. Me të mbërritur në Havanë, Marisoli përballet me kontrastin mes bukurisë tropikale e të pakohë të Kubës dhe klimës së rrezikshme politike. Teksa hedh çdo ditë e më shumë dritë në historinë e familjes, edhe ajo vetë tërhiqet nga një djalë që gjithashtu ka të fshehtat e tij...
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Vjenë, viti 1933. Për Hejdi Kisllerin, aktore e re hebreje, bukuria e saj qe shpëtim dhe vuajtje: ajo e mbrojti nga nazistët, por e çoi në nje martesë tiranike me trafikantin e armëve të Hitlerit dhe Musolinit. E nënvleresuar nga i gjithe rrethi i saj, ajo dëgjonte planet sekrete të Rajhut të Tretë kur shoqëronte të shoqin në festa dhe ballo. Vendosi të ikte ne Hollivud me një emer të ri: Hejdi Lamar. Shumë shpejt u bë ikonë e kinemasë amerikane. Askush në jetën e saj të re nuk dyshonte se ajo kishte informacione konfidenciale për nazistët apo se ajo vetë mbante një sekret edhe më të madh: ajo ishte një shkencëtare e aftë për te zhvilluar teknologjinë e nevojshme për t'i dhënë fund menjëherë luftës. Nëse do ta dëgjonin, sigurisht.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Robert Galbraith rikthehet me një rast të ri, magnetik, në historinë e Robinit dhe Strajkut, një nga çiftet e detektivëve më të dashura ndonjëherë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t'i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë. Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksshme Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ikona e filmave të Hollivudit Evelin Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani? Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lenë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t'i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta perdorë këtë mundësi për t'i dhënë një" shtysë përpara karrierës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zjarri që shkatërron pothuajse krejt fermën e familjes Sinkler, s'është asgjë në më shumë sesa një fatkeqësi tjetër që mbetet t'i shtohet malit të problemeve të saj. Përgjatë dy viteve të fundit, Parker Sinkleri ka mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë e rritjes së motrës dhe të vëllait, pas vdekjes së parakohshme të prindërve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Për shumë vjet, autorja që renditej në listat e librave shumë të shitur sipas gazetës "New York Times", i ndrydhi pakënaqësitë e saj. Pastaj, një ditë, në" një konferencë, i zuri syri një grua dhe në kokë i vërshuan këto fjalë: ja tek është! Fillimisht Glenoni hamendësoi se fjalët erdhën nga jashtë, por shpejt kuptoi se i buruan së brendshmi. Ky ishte zëri që ajo kishte groposur për dekada me radhë përmes veseve dhe kornizimit social. Glenoni vendosi të distancohej nga pritshmeritë e shoqërisë kundrejt saj dhe të donte vetveten, tanimë të çliruar nga kafazi.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Mathew Keating, një ish pjesëtar i Forcave Speciale dhe ish - president e ka mbrojtur gjithmonë familjen me të njëjtën forcë që ka mbrojtu dhe atdheun. Por tani ndihet i sulmuar personalisht. Melaninë vajzën e tij adoleshente ia rrëmben një i çmendur.
Çmimi: 1690 Lekë
titleToAlt
Një histori dashurie për Krishtlindje nga mjeshtri i romaneve për festat e fundvitit, Richard Paul Evans.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhozi Bianki humbi jetën vite më parë, në një sulm terrorist, por motra e saj Kiti, mjeke urgjence në Santa Kruz, e shikon një ditë gjatë transmetimit të një iajmi për zjarrvënie në Okland, në Zelandën e Re. Ngjashmëria është e pabesueshme... dhe e pagabueshme. Bashkë me ato pamje, Kitit i vijnë një valë emocionesh të fuqishme: zemërim, humbje dhe brengë...
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Pasi mbetet jetime, në moshën tetë vjeçare, Beth Harmon dërgohet në një jetimore. Shpejt, aty, ajo zbulon dy mënyra për t'i shpëtuar zymtësise së ambjentit: të luajë shah dhe të marre pilulat e vogla të gjelbra, që i jepeshin fëmijëve për t'i mbajtur ata nën kontroll. Por shumë shpejt, bëhet e qartë se ajo ka një talent të jashtëzakonshem në shah dhe ndërsa përparon drejt kreut të renditjes, i krijon vetes mundësine për një jetë të re.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lidia Perez jeton në qytetin e Akapulkos, në Meksikë. Ajo ka një library që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. Një ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit. Lidia nuk e di, por ai është shefi i kartelit më të ri të drogës në qytet. Mes te dyve lind një miqësi shumë e veçantë, e cila e bën Lidian të besojë në mirësinë e atij njeriu. Në një qytet që drejtohet nga një kartel droge, miqtë mund të bëhen armiq brenda një nate dhe Lidias nuk i mbetet veçse të arratiset nga qyteti, bashkë me të birin. Rrugëtimi është i rrezikshëm, jo vetëm për ata, por edhe për shumë të tjerë që do të njohin pergjatë tij. Kujt mund t'i besojë dhe sa e përgatitur është Lidia per te sakrifikuar gjithçka?
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
"Oriksi dhe Krejku" është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një" botë postapokaliptike. Njeriu i Deborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhe. Ai vajton për humbjen e shokut te tij të ngushtë, Krejkut, dhe te Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilen ishin të" dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Debores ndërmerr një udhëtim - me ndihmën e Krejkerve, fëmijeve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e perbindshme e Krejkut - përmes natyrës së harlisur, qe jo shumë kohë më parë pat qenë nje qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe te pakontrollueshme mutacionesh gjenetike.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Që në fillim të ngjarjes, në një shpat shkëmbor të bregdetit italian në vitin 1962, nga ku një hotelist i ri, plot ëndrra e iluzione për të ardhmen, pikas një vajzë të mistershme në një barkë që po avitet drejt tij, "Rrënoja të bukura" të shfaqet si një roman sa dalldisës po aq edhe njerëzor, ku ngjarjet dhe njerëzit vërtiten si në një karusel të marrë fati dhe kohe. Nga skenografia luksoze e xhirimeve të filmit "Kleopatra" në Romë, tek skenat mjerane të Festivalit të Edinburgut, dhe prapaskenat bashkëkohore të Hollivudit amerikan. shpaloset mjeshtërisht një narrativë inovative thurur me imagjinatë e surpriza pafund ku njerëz sa të papërkryer aq edhe mbresëlënës vozisin të pasigurt drejt brigjeve të jetëve të tyre, teksa mbahen dëshpërimisht pas ganxhave të ëndrrave të rrënuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nuk ka familje pa probleme, por familja Plamb qëndron përmbi të gjitha, edhe mes më problematikeve. Vite të tëra tensioni dhe mosmarrëveshjesh arrijnë kulmin kur Melodia, Beatrisa dhe Xhek Plambi mblidhen për t'u përballur me vëllanë e tyre të pandreqshëm, Leon, i cili sapo ka dalë nga një qendër rehabilitimi. Disa muaj më parë, në gjendje të dehur dhe të droguar, ai bëri një aksident të rëndë automobilistik bashkë me një nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ky aksident vuri në rrezik trashëgiminë e familjes Plamb, të cilën vëllai dhe motrat mezi prisnin ta shtinin në dorë, për të zgjidhur secili problemet e veta familjare. A do fë mundet Leoja t'i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë. Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D'Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkafërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë. Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Romani më i shitur i një historie alternative të Philip Rothit - historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit! Në një vepër të jashtëzakonshme narrative, Philip Rothi imagjinon një histori alternative të Amerikës, ku Franklin D. Roosevelt humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 1940 dhe president i Amerikës bëhet aviatori heroik dhe izolacionisti i tërbuar Charles A. Lindbergh. Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një "mirëkuptim" të përzemërt me Adolf Hitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor. Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit. Dhe ndërkaq, një familje hebrenjsh në Newark, familja Roth, zbuion se nuk janë aq sa duhet amerikanë për shijet e presidentit të ri dhe fillon të frikësohet se edhe vendi i tyre, Amerika, do të kthehet në një mbretëri terrori. Mes kundër historisë dhe autobiografisë, portreti i Amerikës në formën e një makthi.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kut u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deeptuater Horizon, apo kur autorizon Operacionin ' Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t'i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi. Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t'u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç'duhet... Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua. Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t'u shpëtuar detyrimeve shoqërore. Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla... Me dhjetëra miliona kopje të shitura, seria "Brixhërtonët" nga shkrimtarja Julia Quinn, është përkthyer duke thyer rekorde në mbarë botën.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania